Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 97
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    A do të transmetohet filmi që kritikon Kuranin?

    Geert Wilders, kryetari i Partisë Holandeze të Lirisë (PVV- e djathtaekstreme) është duke shkaktuar ankth në Holandë me një projekt të filmit i cili me sa duket e prezanton Kuranin si “libër shumë fashist”. “Provokimet e Geert Wilders janë përhapur në qarqet Arabe shumë shpejtë”, shënon ditorja. “Sipas ekspertëve, në shtetet Arabe ku çfarëdo kritike është e pamundur, nuk bëhet dallimi në mes mediave të lira dhe botës politike. Për këtë arsye nëse qeveria lejon transmetimin e filmit anti-Kuran të Wildersit, do të supozohet se mendimet e tija janë të njëjta me atë të qeverisë. Deri tani radiot publike dhe stacionet televizive nuk janë treguar të gatshme të shfaqin këtë film... Por nëse transmetuesit publik vendosin të bojkotojnë filmin, Wilders prapë mund të shpreson në transmetimin nga TV Nederland1, i cili iu jep kohë për transmetime partive politike. Në këso lloj programesh, partitë janë udhëheqësit e përmbajtjes për tre minuta. Andaj, të enjten, në ora 17.50, radha do të jetë e PVV-së të Geert Wilders.

    Kush eshte Geert Wilders
    http://en.wikipedia.org/wiki/Geert_Wilders
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 24-01-2008 më 15:52
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    lere jo me mire se do plasi lufta 3 boterore.

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Fatkeqesisht ne perendim (tani se fundmi) vetem islami ka imunitetin nga sulmet e medias, te gjitha besimet tjera sidomos krishterimi kritikohet dhe satanizohet pra deri ne ate shkalle qe edhe Jezusi pikturohet si homoseksual. Kurani eshte liber racist, por racizem fetar sepse ben thirrje qe ata qe nuk e besojne Muhamedin te vriten dhe te poshterohen. Ne vendet islamike bandat fetare nese te zene me Bibel ne dore ti mund te denohesh me vdekje. Ky film pra edhe nese shfaqet do te perdoret vetem si pretekst nga bandat fetare islamike qe te vrasin edhe me shume njerez. Edhe islami pra ka hyre ne valle qe me 11 shtator 2001 e pa 'u perfundu kenga sun e lshon vallen'. Ne 20 a 30 vitet e ardhshme Evropen e pret nje lufte civile nese perendimoret nuk bejne asgje qe t'i rezistojne fashizmit arabo-islamik pra qe tani ose do te kthehen ne shek. e 7 dhe do te humbin jeten dhjetera here me shume njerez e femijet e tyre do ta ndjekin nje abuzues femijesh. Fale organizatave terroriste islamike partite e ekstremit te djathte kane rritjen me te madhe politike ne Evrope.

    Keshtu qe shkoni puthne gurin e Mekes (paganizem klasik), e ndoshta shpetohemi. Nje pagan qe mendonte se ekstistonte nje Zot, e coi 1 te 4 e botes ne mallkim.

    http://images.google.com/images?hl=e...-8&sa=N&tab=wi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2007
    Postime
    244

    Anetar i parlamentit hollandez ka bere nje film per Kuranin

    me te vertet ky film do te hapi shume problematika te medhaja, por do doja qe muslimanet te mos biene pre e ketij provokimi delikat.

    thote Allahu:"E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqar".Es Saf 7

    thote Allahu: " Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare". Ali Imran 186

    Suhejb Err Rrumi – kënaqësia e Allahut qoftë me të – ka thënë: Ka thënë Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të –: " Është interesante çështja e besimtarit ku çdo çështje e tij është e mirë. Kjo është vetëm për besimtarin dhe për askënd tjetër. Kur e kap ndonjë e mirë falenderon dhe ajo është e mirë për të. Kur e kap ndonjë e keqe duron dhe kjo është e mirë për të" Muslimi

    nga burimi te sigurta i eshte kerkuar drejtuesve te larte shtetit qe ta ndalin kete film. Ata jane shprehur qe nuk mund ta ndalim fjalen e lire.

    Thote Allahu: "Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët"
    "Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë"
    Es Saf 8-9

    Ebu Hurejra – kënaqësia e Allahut qoftë me të – ka thënë: Ka thënë Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të –: " Shëmbulli i besimtarit është sikur shëmbulli i degës ku era nuk ndalet së përkuluri atë dhe besimtarin vazhdon ta preki sprova. Shëmbulli i hipokritit është sikur shëmbulli i degës së orizit ku nuk lëkundet vetëm atëherë kur korret" Muslim dhe Termidhi
    Muslimanet te jene krenar per Kuranin qe ndjekin, sepse pa te do te kishin humbur.
    Allahu thote: " Eshtë e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh" El Isra 9
    "Kur ti e lexon Kur’anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme." El Isra 45
    " Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim" El Isra 82

    Muslimanet duhet te nxjerrin mesim prej cdo sprove, sa do qofte madhesia e saj, dhe asnjeher nuk duhet te tejkalojn kufijt e percaktuar prej Krijuesit te tij, duke dal neper demostrime aq me keq duke e shfaqur hidherimin me vepra te shemtuara.
    Thote Allahu: " Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij" Hixher 9
    Thote Allahu: "E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!” El Furkan 63

    Durim se pas veshtiresis vjen lehtesimi
    Arma me e mire per muslimanin sot eshte durimi dhe dija

    Thote Allahu: " O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët." El Bekare 153
    Thote Allahu: " Pasha kohën!
    "Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt."
    "Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm
    " El Aser 1-3

    Ali bin Ebi Talibi ka thene: " Dijeni se durimi ne ceshjtet eshte ne graden si koka te trupi. kur koka ndahet nga trupi, trupi shkaterrohet dhe kur ceshtjet ndahen nga durimi shkaterrohet durimi"

    kjo eshte pasqyra jone

    faleminderit
    Ndryshuar për herë të fundit nga eri3000 : 25-01-2008 më 10:33

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Keqtrajtohet kurani?
    ke te drejte, a nuk njohin ata te drejtat themelore te librave....

    Na jep pak ti eri3000 pse nuk duhet lejuar ky film?
    keni frike nga kritika?

    Nese filmi eshte thjesht nje shpifje , atehere besoj se nuk ka problem se e verteta do duket, apo e verteta djeg.

  6. #6
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Ky film mund te hapi po aq problematika sa c'kane hapur dokumentaret per biblen qe hetojne edhe sterhollojne duke e quajtur nje liber te genjeshtert.
    Cfare rendesie ka cfare thone per nje besim apo nje tjeter?
    Perderisa besimet jane te ndryshme normalisht qe njera pale do akuzoje tjetren per mos vertetesi...
    A e lekund besimin e njerezve kjo... dhe te myslimanve ne ratin specifik? Jo?
    Atehere ku eshte problemi dhe provokacioni ketu njerez te nderuar?

  7. #7
    Ke shume te drejte, mendo se çfare kane shpikur tek L'ultima cena..., Kodiku i Da Vincit..., etj. Sa histori jane trilluar, gjoja duke u bazuar ne apokrifet...!
    Por asnje nuk u grind. Ja çeshte demokracia dhe budallenjte kane te drejten e fjales, sikur te ishin me te zgjuarit. Por me budallenj ata qe i vene pas!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2007
    Postime
    244
    Ajo qe me shqeteson me teper eshte se flitet per toleranc. te drejtat e fese individit, etj, etj

    kam citur se si duhet te qendroj besimtari perball kesaj " tolerance. te drejtave etj" dhe citoj
    qe muslimani ne keto rrethana duhet te jet i durueshem dhe i qendrueshem ne rrugen e tij.
    per vete nuk i frikesohem asnje gjeje. perkundrazi, shikoj qe Islami do perkrahet me shume nga vet perendimi per shkak te problematikave qe hasen aty.

    thote Allahu: " Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur". Muzemmil 10
    " Po ti me durim përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para perëndimit madhëro me falënderim Zotin tënd" Kaf 39

    " Ti pra bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Ne ose do të bëjmë të shohish diçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen".Gafir 77

    " Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është i vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartësoje me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes." Gafir 55

    " Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujto robin Tonë Davudin, të fuqishmin (në fé e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut". Sad 17

    " O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.
    "
    Llukman 17


    " Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!" Nahl 128

    kjo eshte keshille per te gjithe muslimanet

    thote Allahu: " E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. " El Inshirah 5

    faleminderit

  9. #9
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Na trego me shum se cfar keqtrajtimi behet fjale.....edhe une per vete nuk e quj te arsyeshme qe demokracia te perdoret si mjet cenues integriteti fetar.....



    Musliman e botes ekstreme ata do bojn namin...Hollanda me kto shtete do ta ket keq.

  10. #10
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga eri3000 Lexo Postimin
    Ajo qe me shqeteson me teper eshte se flitet per toleranc. te drejtat e fese individit, etj, etj
    Tolerance ? Jo vllajo nuk ka mo tolerance. Qe sot e tutje do ju themi te verteten dhe vetem te verteten; Keni nevoje per trajtim. Kura nuk eshte as e gjate as e dhimbeshme, e vetmja gje qe duhet te beni eshte te lexoni nja dy libra.
    Hmmmm.... E terheq mbrapsh fjaline e fundit dhe e riformuloj; E vetmja gje qe duhet te beni eshte te mesoni te lexoni.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si duhet ta komentojmë Kur'anin?
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 09:54
  2. Kuranin me sunetin, Kuranin me familjen ose vetëm Kuranin!
    Nga faruk9 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 09:48
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Teuta Arifi kritikon qeverine ne Maqedoni
    Nga Cimo në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 20:07
  5. Ceshtje shqetesuese per Kuronin¬
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •