qe kisha dhe xhamia nuk protestoi kunder filmit indiana jones.Postuar më parë nga Ihti
ku i dihet pse ...
qe kisha dhe xhamia nuk protestoi kunder filmit indiana jones.Postuar më parë nga Ihti
ku i dihet pse ...
Nje gje po ve re une...Qe dhe andej nga Evropa, Lindja e Mesme ashtu sikurse dhe ketu ne Amerike, disa po e mesojne historine ( dhe ne kete rast dhe historine e fese)nga Holliwood-i....Kush perton me i hap librat....frap....ja ku e ka telekomanden dhe nderron kanalin....Kur mori dhe Michael Moore Oscar e Palmen e Arte per dy filma fiction qe i paraqiti si dokumentare, cfare pret nga masat e thjeshta...Ketu "intelektualet" po mundohen te te mbushin mendjen se ajo qe shikon e degjon nuk eshte reale...Masat e thjeshta i ka marre lumi me kohe...Na bekofte Zoti te gjitheve!
Ndryshuar për herë të fundit nga Toro : 24-05-2006 më 10:51
ky si liber ka ofenduar ne te njejten kohe si myslimanet dhe kristianet.....per mua dhe per shume kritike letersie qe kam degjuar ne tv esht thjesht nje fiction prej nje shkrimtari deshtak qe deshte cik publicitet duke shkruajtur kete contraversial liber....
nje gje me ben pershtypje ketu ama se qysh thashe pak me lart ofendohne myslimanet dhe kristianet me kete liber [pervec cifuteve]
si esht e mundur qe dan brown esht cifut me orrigjine ,po ashtu dhe rregjizori i filmit dhe aktori kryesor gjithashtu?????
hmmmm e cuditshme
e cuditshme, thua..Postuar më parë nga Smth_Poetic
po pse nuk te duket e cuditshme qe vete Krishti 'ishte' (nese ishte sikunder permendet nga legjendat) cifut? Po keshtu, si eshte e mundur qe 95 % e pejgambereve te vete kuranit te jene te tille?
darwin ku e kam fjalen un ku e ke ti ....ik aman lexo ndonje liber si u be majmuni -njeri , e si u be mamuthi -darwin
aha, ku e paske fjalen ti.. asgjekundi.
mire popull, qe te pakten te mos te te drejtohem me here tjeter..
adios
kur nuk kane ç'te thone njerezit,Postuar më parë nga Smth_Poetic
po ke te drejte, ai eshte nje shkrimtar deshtak qe shkruajti nje bestseller.
tani une nuk e di se si i ndan ti shkrimtaret ne deshtak e jo-deshtak.
Fakti qe nga ky liber ofendohen katolike,orthodoks e myslimane eshte normale sepse i kane rrenjet e perbashketa se edhe myslove u djeg se ata pretendojne se kurani eshte i pagabueshem, dhe meqe kurani eshte dakord me biblen ne shume pika perveç asaj "biri zotit" sikur kjo e Holy Grail te jete e vertete i bie qe libri i tyre i shenjte te mos jete gje tjeter perveç nje hibridi midis teuratit, ungjijve gnostik, dhe historise se muhamedit.
Dhe mendoj se nje i krishtere i paster i cili beson ne krisht e jo ne "kishe" nuk duhet te ofendohet apo te skandalizohet nga kjo gje sepse te kesh nje grua e te kesh pasardhes eshte bekim, eshte njerezore ashtu si ishte edhe krishti, nje njeri , por nje njeri i madh.
Edhe Moisiu kishte femije dhe grua,
edhe davidi po ashtu
edhe abrahami
edhe te tjere
perse atehere mos te kishte dhe jezusi?
mos eshte mekat te kesh bashkeshorte? JO
thjesht kjo duhet tu djege vetem atyre qe kane genjyer per 2000 vjet me rradhe e vazhdojne te genjejne, qe shfarosen me mijera besimtar kristiane sepse idete e tyre nuk ishin si ato te kishes orthodokse, ata te cilet shiten indulgjencat te varferve, e plot bema te tjera.
Tani dyshoj se nje institucion qe per dy mijevjecar vetem ka genjyer e ka qene armiku nr 1 i dijes, qe ka mbjelle injorancen, te thoje tani te verteten apo me keq akoma ta kete ruajtur te verteten.
Kush beson ne Jezu krisht te besoje ne jezu krisht , ne veprat e tij qe ai la, ne fjalet e tij , dhe nuk duhet tu interesoje shume jeta e tij private.
Kush eshte pa mekat le te hedhe gurin e pare
Ketu po hedhin te gjithe gura , me sa duket shyqyr Zotit ky forum nuk ka mekatare.
ore x-files nuk e mohoj faktin qe te gjithe profetet kan pase gra e fmije ,keshtuqe pse te mos kishte dhe jezusi .
por ne nuk ecim nga llogjika jone ketu.historia nuk bazohet nga llogjika e njeriut duke shembelluar nje figure historie me nje tjeter.
te flasim pak me qarte tani . historinanet e kohes se jezusit [me te afermit e kam fjalen dhe qe e kan permendur te paret] kane qen ,tacitus dhe josephus.
tacitus tek annals dhe josephus tek the jews ....
keto jan veprat e para ku jezusi permendet dhe jan shkrujt ne shekullin e pare te eres sone...
tani annals-tacitus un kam lexuar pjeset ne mos gabohem 10:9 kur permendet jezusi dhe skam lexuar aty valle qe ai u martua dhe la trashegimtar.
po ashtu te njejten gje edhe tek josephus-the jews.
tani qe te pretendosh nje gje te tille qe thot d-brown duhet te kesh fakte historike or ti djale jo futja kot me kot .duke u nis nga dredheria e vatikanit si institut dhe interesi e kishte konstandini duke bere kete fe fene zyrtare ne romes,smundesh ti tani te ngresh hipoteza ngaqe ky institut si dredharak qe esht mund te kete genjyer per keto fakte historike. por edhe nqs ky insititut ka genjyer ,ti qe po na sjell te verteten ku i ke provat ?ku je bazuar? kush jan historianet e asaj kohe qe e kan shkrujt kete gje?emrat e tyre? zinxhiri i transmetimeve te gojedhenave te njerezve?nje gje te tille un as qe e pashe tek ky shkrimtar .ai thjesht mblidhte informacione rreth librave te shkrimtareve te pranuar nga kisha si shkrimtaret korrekt te biografise se jesuzit[qe un citova me lart]dhe nje informacion ai e perpunonte ne mendjen e tij dhe e bashkengjiste me nje info tjeter nga nje liber tjeter .bile paskan qen dhe kode sipas atij ,qe kjo mua mu duk aq absurde dhe shume e papranueshme ne gjuhen e historise .
tani nqs ne do debatojme qe historia esht nje fenomen 50/50 ateher hapen shume vrima te tjera rreth shume shkaqeve historike ,jo vetem te kesaj ndodhie, dhe te gjithe dalim genjeshtar bashke me d-brawn vete.
Ndryshuar për herë të fundit nga Smth_Poetic : 25-07-2006 më 15:23
Nji vështrim mâ i vemendshëm ndaj “Kodit të Da Vinçit”
Nga: P.Gerald O’Collins
Përktheu prej anglishtes: Arben Marku
“Kodi Da Vinci” i Dan Brown-it âsht nji kallëzim dinamik, i ndërthurun mirë i nji vrasjes misterioze që e përshkon lexuesin përmes Louvrit, në nji natë të gjatë vrasjesh dhe nji gjurmimit policor prej Parisit, deri në Londër, në nji mëngjes të lagësht. Këtu në kapitullin e Abacisë së Westminsterit zbulohet edhe identiteti i “Mjeshtrit” djallëzor që âsht ideatori i vrasjeve.
Tue përdorë si fakt kryesor në hetime “Darkën e Mbrame” të Leonardo da Vinçit, shkrimtari Brown shfaq mendimin se figura në të djathtë të Krishtit nuk âsht dishepulli i dashtun, por Maria Madalenë, e cila u pat martue me Jezusin dhe i pat lindë nji fëmijë. Ajo, simbas shkrimtarit âsht Graali i Shenjtë (kupa me të cilën piu Krishti për herë të fundit në darkën e mbrame me dishepujt. Shenjimi ynë) i gjakut të tij e se Jezusi donte që ajo t’u printe ndjeksave të vet. Simbas Brown-it Kisha e fshehu të vërtetën e lidhjes mes Jezusit dhe Marisë Madalenë dhe bani gjithçka mundi për me e paraqitë Marinë Madalenë si nji prostitutë. Qe, pra, se çfarë shpërblimit për nderimin e madh që Etnit e Kishës si Hipoliti, Gregori i Madh e Leoni i Madh kanë pasë për të si “apostullen e apostujve”, “përfaqësuesen e Kishës” dhe “Evën e re që nuk u lajmon vdekjen por jetën” dishepujve meshkuj!
Në libër lexojmë se qysh prej shekullit XII, nji shoqni sekrete e quejtun Prijësia e Sionit, e cila praktikon orgjina seksuale, ka ruejtun sekretin “e vërtetë” të Graalit të Shenjtë: pra që Jezusi ishte i martuem me Marinë Madalenë e se trashigimtarët e tyne jetojnë ende sot.
I kërcnuem nga humbja e prelaturës personale në duert e nji papet të ri e liberal, ipeshkëvi që drejton Opus Dei-n, i premton ndihmë sekretarit të shtetit, çuditërisht i quejtun “Secretariat Vaticana”, i cili âsht edhe koka e “Secretariat Council” (nji grup që nuk ekziston në Kurien Romane). Nji pjestar i Opus Dei-it, nji kriminel i penduem, lihet i lirë me ua heqë nga duert drejtuesëve të Prioratit të Sionit kripteksin që përmban sekretin sensacional përmbi Jezusin dhe Marinë Madalenë.
Në fakt nuk parashikohet asnji vrasje por planet nuk shkojnë ashtu siç duhet. Mjeshtri misterioz pajisë ithtarin (numerarin= anëtar laik i Opus Deit) me nji revole dhe e shtyn me vra katër drejtues të naltë të Prioratit si edhe nji mungeshë e cila përpiqet me mbrojtë nji vend të fshehtë në Kishën e Sh’Sulpicit.
Në fillim të këtij viti (2004) në gazetën “The New York Times”, Bruce Boucher paraqiti absurditetin ekcentrik përmbi Leonardon që maskohet si nji ekspertizë e re. Por ka edhe mâ shumë për me u thanë përmbi orvatjen me diskreditue Krishtënimin tradicional dhe me ekzaltue shejtëninë femnore, e cila gjoja na qenka vorrosë prej udhëheqësave mâ konsekuent të Kishës.
Vetëm pak vjet mâ përpara disa shkrimtarë ushtruen haptas dorën e tyne “me provue” nji lidhje ndërmjet Jezusit dhe Marisë Madalenë si Michael Baigent, Richard Leigh dhe Henry Lincoln te “Gjaku i Shenjtë, Graali i Shenjtë” (1982). Këta shkrimtarë mbanin për të vërtetë se shumë familje mbretnore Europiane (por jo Windsorët) kanë rrjedhë prej Jezusit dhe Marisë Madalenë. Kurse Brown-i âsht mâ i kujdesshëm dhe përmend vetëm Merovingët si trashëgimtarë me gjakun e Krishtit ndër dejë. Krejt teoria e tij mbështetet te zbërthimi i kodit të afreskut të Leonardos. Por ky interpretim, sikurse Boucher dëshmon, âsht “skajshmënisht ekcentrik” e me thanë të drejtën edhe i keqinformuem.
Te “Kodi i Da Vinçit” brufullojnë keqinformime historike. Pohimi se perandori Konstandin e spostoi ditën e Krishtenë të Adhurimit të dielën (fq.232) âsht thjeshtë rrenë. Fakte prej Sh’Palit dhe Akteve të Apostujve dëshmojnë se qysh prej fillimit të veprimit të Krishtenë, të krishtenët e zavendësuen ditën e Shtunde me ditën e Diele si ditë Adhurimit. E dielja ishte dita kur Jezusi u ngjall së vdekunish.
Ajo çka perandori Konstandin bani me 3 mars 321 ishte thjesht dekretimi i së Dieles si nji ditë pushimi e jo pune. Ai nuk e bani të dielën ditë adhurimi për të Krishtenët; ajo ishte e tillë qysh prej shekullit të parë.
Brown-i thotë se nën presionin e Konstandinit, Krishti ishte deklarue si Hyjnor në Konçilin e Nikesë në 325. “Deri në atë moment në histori Jezusi ishte quejt prej ndjeksave të vet si nji profet i vdekshëm... nji njeri i madh e i fuqishëm, por nji njeri në fund të fundit.”
A kishte me pasë mirësinë z. Brown-i me lexue Ungjillin simbas Gjonit, në të cilin Sh’Toma e quen Jezusin “Zoti i em e Hyu i em” e ku shprehet hyjnia e Jezusit në shumë rreshta të tjerë? Disa dhetëvjeçarë para se me u përfundue Ungjilli i Gjonit, letrat e Sh’Palit papushim pohonin besimin në Krishtin si hyjnor. Konçili i Nikesë nuk e shpiku besimin në hyjninë e Krishtit por shtoi nji tjetër (gjysmë-filozofike) mënyrë të të shprehunit të këtij tipari hyjnor — tue deklarue “Qenien e Tij si të njigjajtë me Atin e Vet.”
Kur zgjon çashtjen e shenjtnisë femnore e adhurimin e kultit femnor, Brown-i len në harresë shkencën e sotme dhe i bân në asgja rrâjët hebraike të Krishtënimit. Ai vetë na siguron se “në të vërtetë të gjitha elementet e ritualit katolik - mitra, elteri, doksologjia dhe kungimi, akti i «ngranjes së Zotit» — janë marrë fill prej besimeve misterioze mâ të hershme pagane”.
Po a nuk e din Brown-i se elterët u përdornin edhe në adhurimin hebraik, te i cili i ka rrâjët edhe rituali i kshtenë? Doksologjia e kshtenë (“Kjoftë Lumnija e Atit e Birit dhe e Shpirtit të Shenjt”) âsht e mbështetun në disa prej Psalmeve hebraike (psh. Psalmet 8, 66, 150). Kungimi i Shenjt i ka rranjët në kalimin hebraik dorë në dorë të Shujtës, kungim i cili u celebrue prej Krishtit e dishepujve natën para se ai me vdekë.
Përsa i përket hebraizimit Brown-i shfaqë disa gabime të guximshme përmbi seksin ritual dhe Zotin. Studjuesit e Testamendit të Vjetër janë dakord mbi faktin se kajherë prostitucioni u pat përdorë me sigurue pare për tempullin, por absolutisht nuk âsht e vërtetë se burrat hebre vinin në tempull për përvoja hyjnore e me marrë shenjtní shpirtnore tue pasë marrëdhanie seksuale me priftnesha, sikur thotë Brown-i (fq.309). Në të njejtën faqe, Brown-i shpjegon se Shenjti i tanë Shenjtënve “përmbante në vetvete jo vetëm Hyun por edhe të barabartën e Vet të plotfuqishme femnore Shekinah-ën”. Fjala Shekinah që nuk gjendet në Bibël por në disa shkrime rabinike të mâvonshme, i referohet afërsisë të Zotit me popullin e vet e nuk ka të bâjë me nji bashkëshorte femën.
Âsht gjithashtu nji marrí shqeto me pohue si “fakt” se “tetragrami i shenjtë YHWH, ka rrjedhë prej Jehovah-it, nji bashkim fizik androgjinal mes emnit mashkullor jah dhe atij parahebraik të Evës, Havah.” YHWH shkruhet në hebraisht pa zanore. Çifutët nuk e shqiptonin emnin e shenjtë, por “Yahweh” ishte me sa duket vokalizimi i drejt i katër bashtingëlloreve. Në shekullin e XVI disa shkrimtarë të krishtenë futën skajin “Jehovah” tue mendue gabimisht se zanoret që ata përdornin ishin të drejta. Jehovah âsht nji emën artificial i krijuem mâ pak se 500 vjet mâ parë e sigurisht aspak nji emën androgjin i lashtë prej të cilit YHWH na paska rrjedhë.
Mundemi me vazhdue mâ e mâ tue kallëzue me gisht gabimet historike te “Kodi i da Vinçit”. Edhe nji shembull të fundit. Vrasjet e të ashtuquejtunave shtriga janë krime të tmerrshme në historinë e krishtënimit, por me thanë se Kisha Katolike ka djegë në turra drush “pesë milionë gra” (fq.125) âsht jashtëmendsh. Nji egërsi e atyne përmasave do të kishte shpopullue Evropën. Përkundrazi ekspertët japin nji shifër rreth 50.000 viktima gjatë tre shekujve në të cilët u patën zhvillue gjuetitë e shtrigave prej katolikëve dhe protestanëve. Por tonit të romanit të Brown-it i shkon për shtat me i shumëzue shifrat me 100.
Keqinformimi historik âsht vue në gojën e zuzarit Sir Leigh Teabing, kërkuesit të kamun të Graalit të Shenjtë, nji ish historian mbretnor britanik (a ka ndonji post të tillë?) si edhe në gojën e heroit dhe akademikut, Robert Langdon-it, nji “profesor i simbologjisë” (fushë krejt e re kjo për mue). Tue pasë pa spektaklin ku marrin pjesë këto personazhe, unë nuk do t’u kishe dhanë asnjenit prej tyne ato vende punet që kanë, lene mâ me i njohtë Langdon-it vendin e profesorit universitar.
Me pak fjalë, kënaquni me leximin por mos i jepni peshë subjektit. Dan Brown-i nuk u shton fakte të reja orvatjeve të mâparshme të dështueme të cilat përpiqeshin me provue se Jezusi u pat martue me Marinë Madalenë e sa pat fëmijë prej saj.
Át Gerald O’Collins S. J, autor apo bashkëautor në botimin e 43 librave mes të cilëve edhe Catholicism: The Story of Catholic Christianity (Oxford Univ. Press), âsht profesor teologjijet në Universitetin Gregorian në Romë.
Forumista të dashur,
nëse Dan Brown me kodin e tij ju intrigon me mashtrime të sajuara bukur, atëherë për ta besuar dhe kuptuar ashtu siç duhet, kini mirësinë të lexoni edhe këtë libër tjetër, i cili i sqaron më së miri mistifikimet e Dan-it dhe të vërtetën katolike.
Mirëinformimi është detyrë e çdo njeriut,
keqinformimi është detyrë e djallit.
NoName![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga NoName : 11-08-2006 më 19:42
Krijoni Kontakt