Close
Faqja 18 prej 22 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 213
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Muslimanet ne perkrahje te krishtereve kunder tematikes se Kodi DA Vinqit....

    Edhe dijetarët kundër kodit të Da Vinqit

    Dy-tri fjale per te gjithe...
    Une,si i nje muslimanit,nuk kam futur temen qe te bej ndonje gej,por vetetm e vetem me nje qellim per te treguar se armiku i perbetuar i Allahut.xh.sh. nuk sulmon dhe ofendon Muhamedi.a.s. ,ai gjithashtu ofendon edhe te tjere.Pra le te bashkohemi dhe te luftojm armikun ton te perbashket....
    Armiqet,dje ofenduan Muhamedin a.s.,sot İsa .a.s.,kjo deshmon per ata qe nuk e kan ditur se armikui nuk njehe kufi....

    Organizata autoritative e dijetarëve islam në Indi premtuan se do t’i ndihmojnë grupet krishtere të protestojnë nëse autoritetet shtetërore nuk e parandaljonë shfaqjen e filmit “kontraverz” Kodi i Da Vinqit”.



    Protestat kundër këtij filmi deri tani ishin të intenzitetit të dobët, por disa grupe katolike janë kërcënuar me demonstrata në rrugë, bile edhe me mbylljen e kinosallës e cila do ta shfaq këtë film.



    Kësaj rradhe krishterëve i janë bashkangjitur “dijetarët” autoritativ islam duke paralajmëruar se ‘Kodi i Da Vinqit’ është një blasfemi dhe njëherit përhap gënjeshtra për “Krishtin”, Isain a.s.



    “Kur’ani e pranon “Krishtin” si pejgamber. Ky libër i ofendon krishterët dhe muslimanët”, tha Molana Mansur Ali Kan, sekretar i organizatës sunite të alimave Xhamijat-ul-Ulema. “Muslimanët në Indi do t’i ndihmojnë vëllezërit krishter në protesta ndaj sulmeve në besimet tona të përbashkëta religjioze.”
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #172
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Në sallat e kinemasë ka nisur të shfaqet filmi
    tepër i diskutueshëm “Kodi da Vinçi”,
    i cili u prit ftohtë nga kritika në Festivalin e Kanës.


    Elizabeta Lev, historiane arti






    Doli dje në sallat e kinemasë të të gjithë botës, me një reklamë të bujshme, filmi “Kodi da Vinçi”, i frymëzuar besnikërisht nga romani i Den Braunit. Filmi, që ka kushtuar 125 milionë dollarë, është pritur me ftohtësi dhe ironi në Festivalin e Kanës. Ndërmjet falsifikimeve më të dukshme që përmban romani, e edhe filmi, spikat falsifikimi i vetë figurës së Leonardo da Vinçit. Historiania e artit, Elizabeta Lev, na shpjegon falsifikimet e Den Braun për figurën e Da Vinçit:

    Përgjigje: - Dy gjëra më bëjnë përshtypje: së pari, mungesa e plotë e kërkimit shkencor. Të gjitha interpretimet dhe shpjegimet janë dhënë prej një njeriu që memëzi ka lexuar ndonjë biografi dosido të Leonardos. Por ama këto gabime themelore e shtrembërojnë domethënien e pikturave të Mjeshtrit të madh, në një kohë kur kemi të bëjmë me një kuptim të thellë fetar, tepër të rëndësishëm për vetë Leonardon, por edhe për njerëzit që e kanë porositur veprën. Sipas disa interpretimeve që bien në sy në veprën ‘Kodi da Vinçi’, historia e madhe e jetës dhe e artit të Gjeniut, kthehet në një histori tëpër të zbehtë, gati-gati mjerane. Më vjen tepër keq të shikoj një artist si Leonardon, të katandisur në makinë që përdoret për t’i bërë reklamë një libri të klasit të tretë, madje të katërt.

    Pyetje: - Një tjetër nga aspektet e romanit është hamendja, sipas së cilës Leonardo ka mbajtur qëndrim armiqësor ndaj Kishës…

    Përgjigje: - Autori luan me shumë probleme të viteve tona. Të thuash se Leonardo ishte homoseksual e, si i tillë, kundër Kishës, kjo është një sjellje që mund të ketë një farë kuptimi në ditët tona, në vitin 2006. Por s’ka të bëjë fare me mendësinë e viteve 1500. Autori përpiqet me të gjitha mënyrat të krijojë idenë se Kisha duhet të na përshtatet neve, në sa Leonardos as nëpër mend nuk duhet t’i ketë shkuar që Kisha t’i përshtatej atij.

    Pyetje: - Atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me një element antikatolik?

    Përgjigje: - Në këtë vepër ka manipulim, dmth është menduar se po të prekej ky tast, më pas do të besohej gjithçka do të thuhej për Leonardon.

    Pyetje: - Nga katolikët që e kanë lexuar këtë libër në mënyrë të përciptë, ndoshta ka edhe të atillë që e kanë pëlqyer.


    Përgjigje: - Kjo shihet tepër në Amerikë, ku ka lindur libri e ku edhe ka pasur më shumë sukses. Shumë katolikë sot kanë ide tepër moderne për Kishën, mendojnë se Kisha duhet t’u përshtatet atyre, dmth nuk duhet t’i konsiderojë mëkate, ata që sipas Kishës janë vërtetë mëkate. Në këtë pikë Braun arrin kulmin e suksesit, aq sa t’i shtyjë shumë katolikë, natyrisht vetëm për emër, të thonë: “Edhe Leonardo mendonte kështu, edhe Leonardo ishte si unë!”. Po Leonardo nuk ishte kështu, as në jetën personale. Ai i përkiste artit të vet. Dëshironte të krijonte një art të ri, por jo në kuptimin e ndryshimit të historisë. Me artin e tij ai nuk desh ta ndryshojë, por ta psurojë historinë.

  3. #173
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Irfan
    Edhe dijetarët kundër kodit të Da Vinqit

    Dy-tri fjale per te gjithe...
    Une,si i nje muslimanit,nuk kam futur temen qe te bej ndonje gej,por vetetm e vetem me nje qellim per te treguar se armiku i perbetuar i Allahut.xh.sh. nuk sulmon dhe ofendon Muhamedi.a.s. ,ai gjithashtu ofendon edhe te tjere.Pra le te bashkohemi dhe te luftojm armikun ton te perbashket....
    Armiqet,dje ofenduan Muhamedin a.s.,sot İsa .a.s.,kjo deshmon per ata qe nuk e kan ditur se armikui nuk njehe kufi....

    Organizata autoritative e dijetarëve islam në Indi premtuan se do t’i ndihmojnë grupet krishtere të protestojnë nëse autoritetet shtetërore nuk e parandaljonë shfaqjen e filmit “kontraverz” Kodi i Da Vinqit”.



    Protestat kundër këtij filmi deri tani ishin të intenzitetit të dobët, por disa grupe katolike janë kërcënuar me demonstrata në rrugë, bile edhe me mbylljen e kinosallës e cila do ta shfaq këtë film.



    Kësaj rradhe krishterëve i janë bashkangjitur “dijetarët” autoritativ islam duke paralajmëruar se ‘Kodi i Da Vinqit’ është një blasfemi dhe njëherit përhap gënjeshtra për “Krishtin”, Isain a.s.



    “Kur’ani e pranon “Krishtin” si pejgamber. Ky libër i ofendon krishterët dhe muslimanët”, tha Molana Mansur Ali Kan, sekretar i organizatës sunite të alimave Xhamijat-ul-Ulema. “Muslimanët në Indi do t’i ndihmojnë vëllezërit krishter në protesta ndaj sulmeve në besimet tona të përbashkëta religjioze.”
    Po ti ofendohesh me parapagim keshtu? Jo per gje, po librin nuk besoj ta kesh lexuar....Filmin po nuk e ke pare se dje doli ne kinema ne Amerike....Atehere perse duhet te ndihesh i ofenduar ti per nje gje te cilen as e ke pare, as te detyron kush ta shikosh?! Si mund te gjykosh per dicka per te cilen as nuk e ke pare, as nuk e ke lexuar, as nuk ke dijeni per te?
    Zoteri, mos u perpiqni ti fusni te krishteret ne te njejten tufe me alabaket islamike te cilet per hir te karikaturave te Muhamedit vajten e vrane njerez!
    Ne Perendim liria e shprehjes eshte e mbrojtur me ligj! Ju pelqen apo jo juve apo cilido tjeter qe "ofendohet" ( qofte i krishtere , qofte mysliman), askush nuk ju detyron te shkoni ne kinema e te shikoni filmin....Feja eshte dicka personale dhe jo publike....Sic adhuron ti Allahun, tjetri Zotin, nje i trete mund te adhuroje Shejtanin apo Satanin.Dikush tjeter do Buden, e te tjere nuk duan te besojne fare....Autori i librit ( Don Braun) imagjinon se Maria Magdalena ishte gruaja e Jezuit...Per disa Muhamedi ishte profet, per te tjere thjesht nje hajdut e pedofil....Kjo eshte e drejta e secilit te besoje se cfare te doje dhe nuk besoj se i takon dikujt e drejta e imponimit e besimit.

    Nuk ka perse na duhet perkrahja juaj!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toro : 20-05-2006 më 20:53

  4. #174
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Hedh nje "budalla" nje gur ne liqen ....1 milion te "mencur" nuk e nxjerrin dot....Budallai u be milioner se perse e hodhi gurin...."te mencmit" akoma vazhdojne e kerkojne gurin!

    Po Maria Magdalena ishte e martuar me Jezusin....Madje dhe kishat katolike ne France kane strukture mbeshtetese te bazuar ne formen e vagines.Per te adhuruar MM!!!!...UFO-t na kane vizituar qe ne 1947 po qeveria e mban sekret....Special agents Mulder dhe Scully i zbuluan sekretet e qeverise dhe Don Brauni ato te Opus Deit.....Holokausti nuk ka ndodhur kurre, e krijuan cifutet per tu marre parate njerezve...And I'm seeing ninjas in my back yard trying to kill me.....HELP!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toro : 20-05-2006 më 21:37

  5. #175
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ore ti qe ke rreshkitur e kam ditur me kohe(Te ka faj gruaja qe te largoi nga shoqnia ) po qe te ishe budallepsur edhe te gjykoje nje liber qe per me shume ka te stampuar ne cover fjalen FICTION s'ma merrte mendja.

    Me ka pelqyer nje interviste e D. Brown ne Harvard ku pyetjes se pse reagimet e librit supozojne nje degradim komplet te kishes i eshte pergjigjur:
    Kisha katolike ka rezistua 2000 vjet lufte edhe konspiraci besoj se s'do kete probleme ti mbijetoje penes se nje romancieri nga Massachusetsi.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  6. #176
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga bayern
    Ore ti qe ke rreshkitur e kam ditur me kohe(Te ka faj gruaja qe te largoi nga shoqnia ) po qe te ishe budallepsur edhe te gjykoje nje liber qe per me shume ka te stampuar ne cover fjalen FICTION s'ma merrte mendja.

    Me ka pelqyer nje interviste e D. Brown ne Harvard ku pyetjes se pse reagimet e librit supozojne nje degradim komplet te kishes i eshte pergjigjur:
    Kisha katolike ka rezistua 2000 vjet lufte edhe konspiraci besoj se s'do kete probleme ti mbijetoje penes se nje romancieri nga Massachusetsi.
    Oh mire qe ma the o Qazo se nuk e dija....Dmth dhe King Kongu e Gonxilla nuk kane ekzistuar? Jo per gje po ato nuk e kane pasur te shkruar FICTION ne faqe te pare....Po Superman? Po Rambo? As ata? ....Me rrezove token per kembesh te marrte e mira te marrte....Dhe une besoja se cdo gje qe nuk shkruan FICTION eshte e vertete!

    Po une e di qe o fiksjon o Qazimooooo..Une e lexova librin para 1 viti....Po keta te mencmit e tjere qe duan me organizu protesta me duket se nuk e dine....Po ve bast se nese shkruante ndonjeri ndonji liber FICTION si ky per Uncle Mo....deri ne gju te deves kishte per te shku gjaku or tej.....Ketu shkoi ne gju te gamorit per 10 karikatura....

  7. #177
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Avash, avash se na mbushe menjen tashina. Po kur u shkrujt libri i Selman Rushdies 'Verset Satanike' nuk u derdh gje gjak deri ke gju te devese. Ne fakt me shume mundesi ka gjaku te derdhet nqs ka potencial per nafte diku po thuj mos ti hyjme politikes.
    Pastaj Brown eshte kristian per vete me duket kshuqe kur nuk jeni ne gjendje te gdhendni kopene tuaj c'fare prisni nga te tjeret Mono?
    Edhe qe supermeni eshte perralle perralle eshte kshuqe fli i qete edhe boll u hodhe nga divani duke e imituar.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  8. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    kjo puna e librit eshte me spec se nese provohet qe jezusi ishte i martuar del fallco dhe feja myslimane.
    prandja ju djeg islamikeve jo se i plasi shume per krishtin.

    o NoName,
    ne nje organizate ku papa quhet mekembesi i zotit ne toke dhe papa ka te drejte te ndryshoje ligjet e fese per tiu pershtatur koherave, e plot absurditete si keto psh qe po te shkisheroi papa nuk hyn ne parajse, e vetmja gje qe mund te them per KK eshte qe KK eshte prej djallit e jo prej krishtit, e nuk ka asgje te perbashket me Zotin. Tani ti ose e ke trurin e shpelare nga ideologjirat, ose nuk do te shohesh realitetin qe kisha jote eshte organizate politike 2000 e mos me teper vjeçare qe perdori fene si mjet per te mbijetuar, dhe perdori popullsine injorante per tu pasuruar.

  9. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Per NoName: Tani ti ose e ke trurin e shpelare nga ideologjirat, ose nuk do te shohesh realitetin qe kisha jote eshte organizate politike 2000 e mos me teper vjeçare qe perdori fene si mjet per te mbijetuar, dhe perdori popullsine injorante per tu pasuruar.
    me qe ja fillove qysh prej 2000 (e ma shume!!!) vjeteve po shkojme ne ate kohe. Shen Pjetri u kryqezue per me u pasunue?!

    xfiles, s'ka tru ma te shperlame prej ideologjise se sa ai i kundershtareve te kishes e s'ka perdorim ma te madh te injorances se sa ne luften kunder kishes.
    Ideologjia e injoranca jane shtyllat mbi te cilen mbeshtete lufta kunder kishes.

  10. #180
    Une mbreme vajta ne kinema dhe pashe kete film....me ka pelqyer!!
    Per mendimin tim ishte film mjaft terheqes e mjaft interesant....mendimi i pare kur mbaroi filmi ishte:-do blej patjeter librin!
    Librin nuk e kam lexuar keshtuqe nuk bej dot nje krahasim mes filmit dhe librit,por perderisa me pelqeu filmi patjeter do me pelqeje edhe libri!!!

Faqja 18 prej 22 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Kadare: Poshtërimi i Ballkanit
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •