Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 92
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Greket kanė pasur kishė kombėtare, me qendėr nė Stamboll (edhe sot aty ėshtė). Serbėt po ashtu kanė pasur kishė (Patriarkana e Pejės).

    Ndėrsa shqiptarėt s'kanė patur fare kishė kombėtare, qė t'i mbronte, biles kanė qenė tė ndarė mes kishės Romanike, dhe kishės Bizantine Lindore. Aq mė tepėr qė osmanėt kanė dashur qė rajonet kufitare tė perandorisė, dhe sidomos ato qė konsideroheshin si porta, tė ishin myslimanė, nė mėnyrė qė tė kontrolloheshin mė lehtė. Shqipėria ka qenė porta hyrėse e Perėndimit, dhe normal qė politikat fe-konvertuese do tė ishin mė tė forta. Gjithashtu po tė tė ofroheshin privilegje ekonomike s'do ta ndėrroje fenė ti? Do ta ndėrroje qė ēke me tė, bile edhe sot feja ndėrrohet kundrejt privilegjeve.

    Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe pėr boshnjakėt, qė ishin nė rajon kufitar, aq mė shumė qė i pėrkisnin njė sekti "heretik"(bogomil, nė mos gaboj).

    P.S. Hungarezėt????? Hmm.
    Privilegjet ishin te njejta per te gjith, kush behej musliman kishte privilegje, po nuk e kuptoj kur thua qe Shqipria ishte port hyrese, anuk mund te ishte Greqia apo Serbia&mali i zi porta hyrese, dhe me spjegon qkan lidhje portat hyrese me konvertim ?


    Mua, jo privilegje, po kejt boten me ma dhon se ndrroj fen, ska bir none qe ma ndrron fen.


    p.s - mesa un edi historin, edhe Hungaria ishte per nje periudh nen pushtimin Osman

  2. #42
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga celyy Lexo Postimin
    Privilegjet ishin te njejta per te gjith, kush behej musliman kishte privilegje, po nuk e kuptoj kur thua qe Shqipria ishte port hyrese, anuk mund te ishte Greqia apo Serbia&mali i zi porta hyrese, dhe me spjegon qkan lidhje portat hyrese me konvertim ?
    Kjo tregon se t'i s'ja ke idenė fare se pėr ēar flitet. Lexo postimin tim tė mėsipėrm, ose kėrko nė google apo diku tjetėr.




    p.s - mesa un edi historin, edhe Hungaria ishte per nje periudh nen pushtimin Osman
    Faktikisht nė histori je zero. Hungaria ka qenė pjesė e Perandorisė Osmane deri nė 1699, dhe s'ke si e merr si shembull vendin qė ka ndejt mė pak nėn P. Osmane.
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Kjo tregon se t'i s'ja ke idenė fare se pėr ēar flitet. Lexo postimin tim tė mėsipėrm, ose kėrko nė google apo diku tjetėr.






    Faktikisht nė histori je zero. Hungaria ka qenė pjesė e Perandorisė Osmane deri nė 1699, dhe s'ke si e merr si shembull vendin qė ka ndejt mė pak nėn P. Osmane.


    deri ne ket vit as shqiptaret nuk kan qon kthy akoma ne musliman

    islamizmi ne mas vazhdoj ne mesin e shkeullit te 18
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  4. #44
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    islamizmi ne mas vazhdoj ne mesin e shkeullit te 18
    Islamizimi ne mase i katolikeve filloi pas luftes Turko-Austriake dhe Marreveshjes se Karlowitz-it. Ushtria turke e thye ne kete lufte (duke humbur mjaft territore) ndersa Austria u konsolidua si perandori me synime territoriale ne Ballkan (me vone mori edhe Bosnjen), synime qe do te vazhdonin deri ne fillim te Shek te 20). Gjate kesaj lufte, ushtria austriake arriti deri ne Kosove dhe shume shqiptare katolike (rreth 6000 luftetare-stergjysher te ketyre xhihadisteve te forumit , sipas arkivave austriake) iu bashkangjiten (p. Bogdani ishte nxites i ketyre kryengritjeve) ne lufte kundra turqve. Pas terheqjes austriake nga Kosova, turqit kishin kuptuar se katoliket e Ballkanit (qe deri atehere ishin thjesht burim financiar nepermjet takses-xhizje) mund te perbenin rrezik potencial permanent, nen ndikimin austriak, dhe se islamizimi i tyre ishte nevoje imediate. Pikerisht ne kete kohe, fund i Shek te 17, fillim i Shek te 18 u ngrit presioni mbi katoliket (zhvarrosja e Bogdanit ne Prishtine, trupi te cilit iu dha qenve per ushqim, ishte tregues i klimes qe mbizoteronte) , te cilet filluan konvertimet ne mase gjate ketij shekulli (shumica e Kosovareve, paraardhesin e tyre te fundit katolik e gjejne diku nga rreth viteve 1750-1800).

    Gjate kesaj kohe, orthodokset e Ballkanit (edhe Shqiptaret orthodokse, mes tyre) gezonin deri diku tolerimin e otomaneve (ne fakt, krysisht sepse perbenin burim te ardhurash per shtetin feudal osman). Gjendja ndryshoi shpejt me fuqizimin e Rusise (qe shpalli veten "mbrojtese te orthodokseve te Ballkanit") dhe luftes Ruso-Turke ne fund te Shek te 18. Pasoje e kesaj lufte ishte qe Turqia te vazhdonte te tkurrej, duke humbur Krimene dhe zoterimet e Detit te Zi, ndersa orthodokset e Ballkanit filluan levizjet e tyre separatiste, cka do te thoshte se tanime shtrohej si nevoje gjeopolitike islamizimi i tyre, duke rritur presionin mbi ta ne menyra te ndryshme. Karakteristik eshte fakti se, nga fundi i Shek te 18, kreret e fshatrave te Laberise i dergojne leter Katerine se Madhe te Rusise per t'i ndihmuar (si orthodokse te ishin) ne kryengritjen e tyre kunder Portes se Larte. Vetem pak dekada me vone, nga mesi i Shek te 19, fshatrat (dhe mbiemrat e njerezve) qe permenden ne kete leter figurojne tashme si myslimane.

    Konvertimet e dhunshme ose nen presion vazhduan, mgjs filluan te beheshin me te rralla pas mesit te Shek te 19 (prania e gjere dhe presioni e konsujve te fuqive evropiane luajti rol te rendesishem). Konvertimet u nderprene plotesisht pas largimit te administrates otomane nga rajonet shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D@mian : 01-05-2008 mė 22:09
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23
    Teza e ngritur pėr "shqiptarėt u islamizuan me pahir e jo me hir" ėshtė njė tezė qė nuk pi ujė pėr shumė arsye, por ato qė unė do tė vecoja janė.

    1. Transformimi mė i madh nė Shqipėri ishte transformimi fizik

    Njerėzve u pėlqen tė flasin pėr transformimet shpirtėrore, por harrojnė qė shqiptarėt e sotėm nuk janė tė gjithė pasardhėsit e shqiptarėve tė djeshėm. Transformimi mė i madh mes shqiptarėve gjatė 500 viteve tė pushtimit turk ishte transformimi fizik: vetėm pas vdekjes sė Gjergj Kastriot Skėnderbeut, gjysma e gjithė popullsisė shqiptar u shpėrngul nė brigjet italiane tė Adriatikut ose nė jug nė gadishullit ballkanik drejt Greqisė. Transformi gjatė viteve vazhdoi mė tej ku shqiptarėt u kthyen nė kontigjentin mė tė mirė tė ushtarėve tė perandorisė dhe u degdisėn nė tė gjitha cepat e perandorisė otomane. Transformimi vazhdoi edhe mė tej me ndarjen e shqiptarėve nė 4 vilajete multi-ethnike, ku gati asnjė vilajet nuk pėrbėhej 100% nga shqiptarė. Dhe tė gjitha ato prona e shtėpi qė lanė pas shqiptarėt e shpėrngulur, ngelėn nė duart e njerėzve qė solli Sulltani nga cepat e tjerė tė Perandorisė Otomane. Prandaj pėrpara se tė gjykoni transformimet shpirtėrore mes shqiptarėve, gjykoni mė parė transformimin fizik pasi nuk mund ta marrim pėr tė qenė faktin qė kushdo qė sot ka shtetėsinė shqiptare ėshtė shqiptar. Jo mė kot arbėreshėt e arvanitasit identifikohen me "gjaku i paprishur shqiptar", pasi emigrimi pėr ta ishte mėnyra se si i shpėtuan jo vetėm pushtimit e asimilimit, por ishte mėnyra se si ruajtėn edhe gjakun e traditėn e tė parėve.

    2. Jo tė gjithė shqiptarėt e sotėm u bėnė myslimanė gjatė pushtimit turk

    Shumė nga ju harroni qė nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni jeton mes shqiptarėve njė minoritet turk, qė nuk janė dhe nuk kanė dashur e nuk do tė duan ndonjėherė tė jenė shqiptarė. Kėta janė "safi turq" jo vetėm nė emėr e mbiemėr por edhe nė tradita e zakone. Mė me nam mes tyre janė turqit e Shkodrės, Prizrenit, Gostivarit, Elbasanit. Kėta janė ata qė kanė ngelur nė Shqipėri nga 500 vitet e pushtimit turk si ish-funksionarė tė perandorisė otomane si nė administratė edhe nė ushtri. Nuk ėshtė rastėsi qė Shkodra ka qenė dhe vazhdon tė jetė njė nga vatrat mė tė ndezura tė fėrkimeve ndėrfetare; nuk ėshtė rastėsi qė xhamia mė e madh nė Ballkan ėshtė ndėrtuar nė Shkodėr para 10 vjetėsh; nuk ėshtė rastėsi qė Partia Islamike Shqiptare e ka qendrėn nė Shkodėr; nuk ėshtė rastėsi qė kur ish-presidenti Moisiu mbajti fjalimin e tij nė universitetin e Oxfordit, vatrat tradicionale tė minoritetit turk nė Shqipėri ishin ato qė ngritėn zėrin tė protestonin. Ashtu sic nuk ėshtė rastėsi qė Kosova ka turqishten si gjuhė zyrtare dhe nė pazarin e Prizrenit edhe sot e kėsaj dite flitet turqisht. Ashtu sic nuk ėshtė rastėsi qė ish-kryetari i bashkisė sė Gostivarit, nuk ngriti vetėm flamurin shqiptar por edhe atė turk pas marėveshjes sė Ohrit qė u garantonte shqiptarėve liritė kushtetuese.

    Kėta janė "safi turq" dhe "puro myslimanė" dhe nuk janė konvertuar nė Islam gjatė viteve tė pushtimit turk. Duke qenė se kėta tė gjithė sot janė shtetas shqiptarė, pėrpjekja pėr t'ia veshur islamizimin e dhunshėm gjithė shqiptarėve nuk qėndron.

    3. Ēfarė e mbjell dhuna e shkatėrron liria

    Arsyeja pėrse unė i shoh teza tė tilla si humbje kohe dhe njė vetėshfajėsim i dėmshėm, lidhet me atė qė kam shkruajtur mė sipėr. Cfarė e mbjell dhuna, e shkatėrron liria! Nėse ajo tezė qė pėrqafojnė disa se Islami u qenkėrka imponuar me dhunė shqiptarėve nga pushtuesi otoman ėshtė e vėrtetė, atėherė duhet tė jetė cėshtje kohe qė shqiptarėt tė heqin dorė nga Islami, ashtu sic hoqėn edhe nga komunizmi. Sot shqiptarėt jetojnė nė epokėn e lirisė, nuk ka mė perandor, sulltan, mbret apo diktator qė tė flasi nė emėr tė popullit apo tu imponohet atyre: sot cdo shqiptar flet pėr vete dhe zgjedh tė besojė apo mos besojė fare, tė jetė i krishterė apo mysliman, budhist apo induhist.

    4. Nė qendėr tė kėsaj propagande ėshtė "konvertimi politik"

    Po tė tregoheni pak tė kujdesshėm se kush e qarkullon kėtė tezė, keni pėr tė parė qė nė shumicėn e rasteve kėta janė ose intelektualė tė mirėnjohur e tė pafe, sic ėshtė rasti i Ismail Kadaresė, apo si mė lart, Kisha Katolike, e mirėnjohur pėr pėrpjekjet e saj shekullore nė njė Ballkan orthodhoks pėr tė kryer konvertime politike.

    Ironia e propagandimit tė kėsaj teze nga Kisha Romano-Katolike ėshtė se dalja nė skenė e Perandorisė Otomane dhe pushtimi i Konstandinopojės nga turqit, u pa nga Roma nė 1443 si njė "bekim nga lart" pasi ja tek mori fund shkėlqimi 11 shekullor i qytetėrimit bizantin, dhe ja tek i erdhi shansi pėrsėri nė dorė Romės pėr tė fituar shkėlqimin e humbur hershėm. Shembulli mė famoz i konvertimeve politike tė kesaj kohe mes shqiptarėve ishte ai i familjes sė Engjėjve, njė familje e mirėnjohur perandorake bizantine, qė me rėninen e Konstandinopojės, i kthye syte nga Roma pėr mbėshtetje politike.

    Nė tė njėjtėn linja disfatiste mendimi ngrihet edhe teza e shumė shqiptarėve: le tė konvertohemi nė tė krishterė meqė aspiratat tona politike si popull janė integrimi evropian, dhe meqė evropa ėshtė e krishterė, le tė bėhemi edhe ne si Evropa! Pra kemi tė bėjmė me njė njehsim tė aspiratave politike me identitetin shpirtėror tė njė populli. Ky pretendim nė vetvete ėshtė cmenduri pėr shumė arsye, por unė do tė rendis vetė ato qė unė mendoj janė thelbi i kundėrargumentit.

    Kushdo qė pėrpiqet tė njehsojė aspiratat politike me aspiratat shpirtėrore tė njė populli, ėshtė duke dėshmuar nė mėnyrė tė ndėrsjelltė se ky popull nuk ka njė identitet shpirtėror, nuk ka njė traditė, nuk ka njė moral. Interesat e momentit diktojnė identitetin shpirtėror, traditėn apo moralin. Pardje u bėmė myslimanė se kishim njė sulltan nė krye, dje u bėmė ateistė se i kthyem sytė nga Lindja komuniste, sot po bėhemi tė krishterė se i kemi kthyer syte nga Perėndimi i krishterė, nesėr do tė bėhemi budhistė me daljen nė skenė tė Kinės, dhe pas pasnesėr do tė bėhemi hinduistė me ngritjen e Indisė. Dhe ajo qė e bėn qesharak nė kulm kėtė argument ėshtė fakti se Evropa Perėndimore nuk ėshtė e krishterė, Evropa Perėndimore ISHTE dikur e krishterė. Sot Evropa Perėndimore ėshtė pushtuar plotėsisht nga shekullarizmi nė atė shkallė, sa kushtetuta e Evropės sė Bashkuar as nuk e zė nė gojė traditėn mijravjecare te krishterė.

    Dhe pėr ata qė zėnė nė gojė togfjalėshin "kthim nė identitet" kjo nuk nėnkupton kthimin nė identitetin e gjermanėve, italianėve apo francezėve, kjo nėnkupton kthimin nė identitetin e tė parėve tanė. Por ky kthim nuk duhet perceptuar kėshtu qorrazi, me njė ndryshim emri apo me njė proklamim sipėrfaqėsor tė jashtėm. Krahasimi nuk bėhet "me botėn" apo "me shtetet evropiane", krahasimi bėhet me trashėgiminė shqiptare, atė qė unė kam trashėguar nga tė parėt e mia, e kam ruajtur sic duhet dhe a ua kam lėnė trashėgimi tė pacėnuar fėmijėve tė mi?!

    Rreziku mė i madh i konvertimeve politike ėshtė se do tė vrasi edhe tė vetmen karakteristikė dalluese me tė cilėn ne shqiptarėt mburremi, harmoninė fetare midis komuniteteve fetare. Lėrini shqiptarėt tė lirė tė jetojnė dhe tė besojnė ashtu sic e shohin tė arsyeshme, dhe kushdo qė do tė ndihmojė nė lartėsimin shpirtėror tė tyre, maksimumi qė mund tė bėjė ėshtė dhėnia e shembullit personal nė besim nė shoqėri e kudo.

    Albo

  6. #46
    Jam dhe une i mendimit se ne pergjithesi shqiptaret nuk u konvertuan me pahir. Po te shohim per nje moment vendet e tjera te ballkanit do te verejme se shume prej tyre ende trashegojne fene e te pareve te tyre edhe pse ishin te pushtuar nga osmanet per shekuj me rradhe. Kjo te le te kuptosh se zgjedhja e shqiptareve per te ndryshuar fene nuk ka qene si pasoje e ndonje detyrimi me zor, por nje zgjedhje tipike oportuniste. Ky i fundit "virtyt" qe s'na ka munguar kurre.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  7. #47
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga only truth Lexo Postimin
    Shumica e Shqiptarve e ka ndrruar fene veēse me ju ik dinakerive te grekut e shkaut.

    .
    Kurr nuk e kam kuptuar kete logjike se shqiptaret u bene musliman per ti shpetuar sllavizimit apo greqizimit. Po kush e sundonte grekun dhe serbin ne ate kohe? Te gjithve turku na sundonte. Te gjith i paguanim taksa turkut. Po cfar influence kishin grekerit dhe serbet mbi neve ne ate kohe? Qesharake jane keto hipoteza dhe me shume u perngjajne arsyetimeve te pa baza qe burojne te kompleksi i njerezve. Pra konvertimi ka qene me dhune, e ne qofte se ka qene pa dhune atehere edhe me keq, ka qene tradhti kombetare. Ketu nuk ka dileme........

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga Traboini Lexo Postimin
    Kurr nuk e kam kuptuar kete logjike se shqiptaret u bene musliman per ti shpetuar sllavizimit apo greqizimit. Po kush e sundonte grekun dhe serbin ne ate kohe? Te gjithve turku na sundonte. Te gjith i paguanim taksa turkut. Po cfar influence kishin grekerit dhe serbet mbi neve ne ate kohe? Qesharake jane keto hipoteza dhe me shume u perngjajne arsyetimeve te pa baza qe burojne te kompleksi i njerezve. Pra konvertimi ka qene me dhune, e ne qofte se ka qene pa dhune atehere edhe me keq, ka qene tradhti kombetare. Ketu nuk ka dileme........
    tradheti kombtare se ndrro fene? kur paska dal ky ligj i ri?

    un e kam ndrru fen nga feja qe kam pas jam kthy ne ateist. a quhem tradhtar un?
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  9. #49
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoēit
    Postime
    573
    Myslimanizmi u imponua, siē qenė imponu dhe katolicizmi me ortodoksizmin. Po ajo qė nuk shpjegojn dot kta fetart lart me kto formulat e tyne patetike ideologjike ėshtė fakti se si nodh qė vetėm nė Shqipėri nuk e rrunte njeri pėr fenė sa qė e ndrrote ēdo 30 vjet. Ja kto na sqaroni ju fetart ta morim vesh ne i her. Ho i her.

    (Se nqs shqiptart nuk e rrushin pėr fen, atėhere ju fetart duhet tė kontrolloni dobiēat e kujt pushtusi jeni.)

  10. #50
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga D@mian Lexo Postimin
    Islamizimi ne mase i katolikeve filloi pas luftes Turko-Austriake dhe Marreveshjes se Karlowitz-it. Ushtria turke e thye ne kete lufte (duke humbur mjaft territore) ndersa Austria u konsolidua si perandori me synime territoriale ne Ballkan (me vone mori edhe Bosnjen), synime qe do te vazhdonin deri ne fillim te Shek te 20). Gjate kesaj lufte, ushtria austriake arriti deri ne Kosove dhe shume shqiptare katolike (rreth 6000 luftetare-stergjysher te ketyre xhihadisteve te forumit , sipas arkivave austriake) iu bashkangjiten (p. Bogdani ishte nxites i ketyre kryengritjeve) ne lufte kundra turqve. Pas terheqjes austriake nga Kosova, turqit kishin kuptuar se katoliket e Ballkanit (qe deri atehere ishin thjesht burim financiar nepermjet takses-xhizje) mund te perbenin rrezik potencial permanent, nen ndikimin austriak, dhe se islamizimi i tyre ishte nevoje imediate. Pikerisht ne kete kohe, fund i Shek te 17, fillim i Shek te 18 u ngrit presioni mbi katoliket (zhvarrosja e Bogdanit ne Prishtine, trupi te cilit iu dha qenve per ushqim, ishte tregues i klimes qe mbizoteronte) , te cilet filluan konvertimet ne mase gjate ketij shekulli (shumica e Kosovareve, paraardhesin e tyre te fundit katolik e gjejne diku nga rreth viteve 1750-1800).

    Gjate kesaj kohe, orthodokset e Ballkanit (edhe Shqiptaret orthodokse, mes tyre) gezonin deri diku tolerimin e otomaneve (ne fakt, krysisht sepse perbenin burim te ardhurash per shtetin feudal osman). Gjendja ndryshoi shpejt me fuqizimin e Rusise (qe shpalli veten "mbrojtese te orthodokseve te Ballkanit") dhe luftes Ruso-Turke ne fund te Shek te 18. Pasoje e kesaj lufte ishte qe Turqia te vazhdonte te tkurrej, duke humbur Krimene dhe zoterimet e Detit te Zi, ndersa orthodokset e Ballkanit filluan levizjet e tyre separatiste, cka do te thoshte se tanime shtrohej si nevoje gjeopolitike islamizimi i tyre, duke rritur presionin mbi ta ne menyra te ndryshme. Karakteristik eshte fakti se, nga fundi i Shek te 18, kreret e fshatrave te Laberise i dergojne leter Katerine se Madhe te Rusise per t'i ndihmuar (si orthodokse te ishin) ne kryengritjen e tyre kunder Portes se Larte. Vetem pak dekada me vone, nga mesi i Shek te 19, fshatrat (dhe mbiemrat e njerezve) qe permenden ne kete leter figurojne tashme si myslimane.

    Konvertimet e dhunshme ose nen presion vazhduan, mgjs filluan te beheshin me te rralla pas mesit te Shek te 19 (prania e gjere dhe presioni e konsujve te fuqive evropiane luajti rol te rendesishem). Konvertimet u nderprene plotesisht pas largimit te administrates otomane nga rajonet shqiptare.
    ky shkrim eshte me i sakti,dhe tregon egzaktesisht ēfare ka ndodhur.
    shqiptaret ishin reziku me i madh per osmanet,prandaj ata vendosen qe te islamizonin Shqiptaret,por pa ja arritur dot kurre,Shqiptaret u islamizuan sa per sy e faqe.
    mjafton te shohim realitetin e sotem shqiptar,mbi 80% jane ose ateiste,ose afetare.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Komuniteti Mysliman dhe legjislacioni
    Nga Iliriani nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 12:26
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Bashkimi Katolik i Publicisteve Shqiptare - UCIP
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-03-2006, 18:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •