Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Cilat jane tiparet e bejne nje besimtar te jete fanatik ?!!

    Me intereson mendimi i juaj te nderuar forumista sa i perket fanatizmin.
    Cilat veti kurr i shikoni tek nje besimtar ( pa marre parasysh se kujt besimi i takon) juve mendoni se ai person eshte fantik ?!!

    Me Respekt GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Fanatizmi lind atje ku besimi ėshtė i vdekur. Me besim tė vdekur kam parasysh mos-pėrjetimin e misterit tė Perėndisė. Njerėzit bėhen besimtarė pasi duan tė njohin Perėndinė e plotfuqishėm, krijuesin e tyre me tė njėjtin zell qė ai fėmija jetim kėrkon tė njohi prindin e tij biologjik nga i cili ėshtė ndarė qė nga lindja. Njerėzit nuk mund ta shohin, ta prekin apo ta perceptojnė Perėndinė qė ėshtė njė natyrė krejt tjetėr dhe superiore nga ajo njerėzore, por njerėzit i ngrejnė duart nga qielli dhe i luten Perėndisė qė Ai tė bėhet pjesė e jetės sė tyre, e ti ndricojė, udhėzojė, ndryshojė, ndihmoje ashtu sic dėshiron Perėndia. Me pak fjalė besimtari e vendos jetėn e tij nė duart e Perėndisė dhe pret qė me jetėn e re nė besim ai tė mund tė rilindi e tė rritet shpirtėrisht. Kjo rritje shpirtėrore vėrehet nė ndryshime tė jashtme e tė brendshme: njė mjekėr, njė kryq nė qafė, apo ndryshimi i moralit, sjelljes e botėkuptimit tė brendshėm.

    Kur Perėndia ėshtė pjesė e jetės tėnde, e ka prekur shpirtin tėnd, cdo besimtar pėrjeton paqen, gėzimin, urtėsinė qė vjen nga lart. Por kur Perėndia nuk ėshtė pjesė e jetės tėnde, edhe pse ti mund tė mbash tė gjitha rritet fetare, edhe pse mund tė lutesh e tė lexosh pėrditė, besimi yt ėshtė besim i vdekur. Ti nuk je duke pėrjetuar misterin e Perėndisė, Perėndia po tė qėndron larg, nuk po rritesh shpirtėrisht, shpirti yt nuk pėrjeton mė paqe e dashuri por trazira dhe urrejtje.

    Pėr ta ilustruar kėtė qė shkruajta mė lart:

    Po mė tregonte njė ditė njė burrė se si kish njė mik tė vjetėr i cili vite mė parė kish qenė ateist, mirėpo sipas kėtij burrit "ai ishte i krishteri mė i mirė qė ai kish njohur edhe pse ishte ateist nė bindje, pasi ndryshe nga tė krishterėt e tjerė, ky ateisti praktikonte nė jetėn e tij shumė prej virtyteve dhe mėsimeve tė krishtera". Kaluan dekada dhe vite, dhe miku i tij ateist u kthye nė tė krishterė tė devotshėm. Njė ditė, pas kaq kohėsh, ky burri i thotė mikut tė vetė tė krishterė: "Kur ishe ateist ti ishe i krishteri mė i mirė qė unė njihja pasi jeta tėnde e dėshmonte kėtė gjė. Tani qė u burre i krishterė, nuk shoh nė jetėn tėnde ato virtyte tė krishtera qė shikoja vite mė parė kur ishe ateist." Dhe miku i vetė i krishterė i thotė: "Po ti nuk arrije tė shihje se cfare fshihej nė zemrėn time, ti shihje vetėm anėn e jashtme tė gjėrave. Kur isha ateist, zemra ime ishte e rėnduar nga urrejtja! Ky ėshtė ndryshim i madh e i brendshėm pėr mua midis tė qėnit ateist dhe tė krishterė!"

    Urrejtja ėshtė burimi i fanatizmit

    Njė zemėr pa flakėn e besimit tė ndezur nga Perėndia, ėshtė njė zemėr e ftohtė dhe e errėt. Kėto janė kushtet qė diktojnė qė paqja tė kthehet nė luftė, dashuria nė urrejtje, ndricimi nga lart nė njė mashtrim tė qoftėlargut. Njerėzit e kanė mė tė lehtė tė shprehin atė qė kanė nė mendje, por e kanė mė tė veshtirė pėr tė zbuluar dhe shprehur atė qė kanė nė zemėr. Vetė misioni i besimtarit ėshtė clirimi i zemrės nga urrejtja, pasi duke e pastruar zemrėn nga urrejtja bėn vend pėr dashurinė e paqen e Perėndisė qė vjen nga lart.

    Besimtarėt fanatikė janė ata qė kur u vdes besimi dhe zemra u mbushet me urrejtje. Urrejtja u drejtohet gjithmonė besimtarėve me besim tė ndezur, pasi nė atė zemėr ku nuk mbretėron Perėndia, nė atė zemėr mbretėron qoftėlargu. Dhe realiteti njerėzor nuk ėshtė gjė tjetėr vecse njė reflektim i atij realitetit shpirtėror qė ne nuk na e sheh syri. Dhe kėta fanatikė arrijnė nė atė shkallė sa marrin pėrsipėr qė tė flasin nė emėr tė Perėndisė duke bllasfemuar dhe duke u vetėshpallur zot.

    Pėr fanatikėt, nėse Perėndia nuk i dėgjon lutjet tona pėr ndihmė dhe gjendja jonė nuk ndryshon, atėherė ne e marrim pėrsipėr qė ta vendosim vetė vullnetin e Perėndisė duke u kthyer nė zotėr tė vetes: kėshtu kryen akte makabre, luftra, vriten e priten popuj tė tėrė, kėshtu merr fund bashkėjetesa ku fqinjėt e besimeve tė ndryshme bien nė darkė tė flenė si miq e zgjohen nė mėngjes si armiq.


    Fanatizmi gjėlon mes injorancės

    ....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Muhammedi a.s. ka thene: "Mos ia ben tjeterkujt ate qe nuk ia do vetes". Kjo te nxit ne drejtesi gati perfekte. Fanatik eshte ai qe vazhdimisht ia mban anen kauzes vetanake, ne te drejte si dhe ne padrejtesi. Qofte si individ apo si pjesetar i nje grupimi me te madh. Kuptimi tjeter i fjales fanatik sipas meje eshte edhe ajo kur nje besimtar pershkohet nga nje ndjenje e tille terbimi sa smund ta kontrolloje veten.

  4. #4
    Atehere kur e drejta fetare behet nje rruge qe te ben te ndihesh me superior apo me i mire se cdo kush tjeter.

    Ata qe jane te bindur se vetem besimi i tyre eshte i drejte dhe se vetem ata/ato jane te shpetuar dhe se te gjithe te tjeret qe nuk i takojne besimit te tyre do te shkojne ne ferr.

    Ata qe mundohen ta lartesojne fene e tyre duke e perulur nje fe tjeter.

    Ata qe nuk lene hapesire per ndonje mendim tjeter, dhe jane ekstrem ne shprehjet dhe veprat e tyre, si besimtaret teist njashtu edhe ateiste.

    Fanatizmi ne besim rrjedh nga injoranca, dhe injoranca rrjedh nga mospjekuria, dhe eshte me te vertete per te ardhur keq se si njerezit nuk e kuptojne se mu per Ate qe ata behen fanatike i sjell largimin nga Ai.

    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 01-05-2008 mė 20:18
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

Tema tė Ngjashme

  1. Asnjė nga ju nuk do tė jetė besimtar i vėrtetė...
    Nga Explorer nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 18:49
  2. Nga ndyshon njė besimtar nga njė mosbesimtar
    Nga "ABI" nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 17:32
  3. Si mund te behesh besimtar i Zotit?
    Nga Roneo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 19:24
  4. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •