Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Nafta në Shqipëri, çmimet më të larta se në Europë

    Gjatë viteve të fundit, çmimi i naftës te ne është rritur shumë më tepër sesa në tregun ndërkombëtar

    Gjatë viteve të fundit, çmimi i naftës te ne është rritur shumë më tepër sesa në tregun ndërkombëtar
    Çmimet e karburantit në Shqipëri, gjatë katër viteve të fundit, janë rritur afërsisht dy herë më shumë sesa rritja e çmimit në tregun ndërkombëtar. Një studim i disa studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit Ekonomik në Tiranë ka marrë parasysh rritjen e çmimit në tregun ndërkombëtar, faktorin e kursit të këmbimit dhe çmimin në tregun vendës, dhe kanë dalë në konkluzionin se rritja e çmimit për konsumatorin ka qenë shumë më e madhe.

    “Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ka pësuar një rritje prej 85.6% nga janari i vitit 2003 deri më sot. Duke llogaritur efektin e dobësimit të dollarit, në tregun shqiptar kjo rritje është pasqyruar në masën 123%”,- thotë Adriatik Kotorri, pedagog në UT dhe drejtues i grupit të punës së studentëve që bëri llogaritë.

    Në janar të vitit 2003, çmimi i naftës bruto në botë ka qenë mesatarisht 32 dollarë për fuçi. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kursi zyrtar i këmbimit në janar të viti 2003 ka qenë 1 USD = 133.72 ALL. Po të bëjmë llogaritë, çmimi i një fuçie nafte të konvertuar në lekë, është: 32 USD * 133.72 = 4.279 ALL për fuçi. Aktualisht, çmimi i një fuçie në tregjet ndërkombëtare është mesatarisht 101 dollarë. Duke ditur që kursi i këmbimit lek-dollar është 1 USD = 79 lekë, atëherë çmimi i një fuçie nafte konvertuar në lekë, është: 101 * 79 = 7.979 lekë për fuçi. Pra, sipas llogarive, çmimi i një fuçie naftë, gjatë 5 viteve të fundit është rritur nga 4.279 lekë në 7.979 lekë, duke shënuar një rritje prej 86.5%.

    Kjo rritje e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare është transmetuar këtë mënyrë në tregun shqiptar: nga 65 lekë për litër që ishte çmimi i naftës në fillim të vitit 2003, në muajin janar të vitit 2008, çmimi i një litri naftë shkoi mesatarisht 145 lekë për litër, duke shënuar një rritje prej 123% në 5 vjet.
    Vetëm rritje

    Një faktor tjetër që tregon se tregu vendës nuk ndikohet vetëm nga kërkesë-oferta por edhe nga faktorë të tjerë, është se nëse shikon grafikun e ecurisë së çmimit në tregun ndërkombëtar, vëren se ka rritje por ka edhe ulje. Në grafikun e çmimit në Shqipëri shënohet vetëm rritje ose stanjacion. Një litër naftë kushtonte 69 lekë në fillim të vitit 2003. Arriti kulmin në mars të këtij viti, kur u shit për 150 lekë për litër.
    Mungesë konkurrence
    Që prej shumë vitesh akuzohet se kompanitë e naftës në Shqipëri veprojnë në kushte oligopoli, ku një grup i vogël kompanish ka në dorë shumicën dërrmuese të furnizimit të tregut. Që në vitin 2002, kur një legjislacion i ri vendosi kushte të rrepta për licencimin e kompanive të importit të naftës, u dhanë shenjat e rritjes abuzive të çmimeve. Legjislacioni kërkonte vlera investimi prej shumë milionë dollarësh, për të marrë të drejtën e importit. Shumica e kompanive shqiptare të kohës nuk arritën t’i plotësonin këto kushte. Disa vite më vonë, kushtet e licencimit u lehtësuan dhe më shumë operatorë filluan të hyjnë në treg. Megjithatë, sërish abuzimet mbetën.
    Hetime për mungesë konkurrence
    Vitin e kaluar, Autoriteti i Konkurrencës hapi hetime për tregun e hidrokarbureve. Ekzistenca e një shoqate që prezantohet si përfaqësuese e tregtarëve të hidrokarbureve qe shkas për të dyshuar se marrëveshje të fshehta shërbenin për koordinimin e sjelljes së tregtarëve në treg. Problemi është se disa nga tregtarët e mëdhenj të naftës nuk ishin as të informuar se marrëveshje të tilla janë të paligjshme. Në rast se gjenden fajtorë, kompanitë rrezikojnë gjoba nga 2 deri në 10% të xhiros së tyre vjetore. Pasi u themelua në vitin 2004, Autoriteti i Konkurrencës ka shqyrtuar disa çështje dhe ka vendosur disa gjoba. Por shumica e këtyre gjobave nuk janë mbledhur nga Administrata Tatimore, e cila refuzon të konsiderojë detyrim ligjor mbledhjen e gjobave të vëna nga një institucion tjetër.
    Çmime më të larta se në rajon e botë
    Çmimet e karburantit në Shqipëri rezultojnë më të larta se në vendet fqinje, Kosovë, Mali i Zi apo vendet evropiane, si Gjermania apo Italia. Disa nga operatorët thonë se kjo diferencë është shkaktuar nga një akcizë më e lartë në Shqipëri, (rritja e akcizës për karburantet, ka qenë metoda e parapëlqyer e qeverive shqiptare për mbushjen e deficiteve buxhetore gjatë viteve të fundit) si dhe vështirësitë në importim. Në Kosovë, nafta sot kushton 1 euro, rreth 123 lekë. Në Maqedoni dhe Mal të Zi, çmimi është po kaq. Në Shqipëri, 1 litër kushton 145 lekë, ose rreth 20% më shumë.
    Krahasimi me Gjermaninë, përveç çmimit më të ulët, duhet të marrë parasysh edhe cilësinë më të lartë të naftës së standardit europian.
    Fitime minimale
    Kompanitë e naftës kanë deklaruar gjatë viteve të fundit, norma fitimi përtej logjikës ekonomike. Sipas një analize konfidenciale të tatimeve, kompanitë e naftës deklarojnë norma fitimi neto 4 apo 6% ndërsa ka shumë kompani që shpallen me humbje. Kjo normë fitimi e deklaruar bie ndesh me parimin e leverdishmërisë ekonomike. Në botën e sotme, paratë mund të investohen pa lodhje dhe pa rrezik, me norma më të larta fitimi sesa fitimet e deklaruara nga kompanitë e naftës.
    Rritje e fortë në vitin 2007
    Importet e naftës në Shqipëri arritën në 218 milionë euro gjatë viti të kaluar, me një rritje 31.5% në krahasim me vitin 2006. Kjo qe rritja në vlerë e shkaktuar nga rritja e çmimeve në tregun ndërkombëtar.

    Marr nga Gazeta "Emigranti"

  2. #2
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Aktualisht cmimi i naftes ka arritur ne 154 leke litri.
    Ky eshte tregues i fillimit te nje rrenimi global, nese nuk merren masa te shpejta per gjetjen dhe hedhjen ne treg te burimeve te tjera alternative.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  3. #3
    Një gjë nuk kuptoj unë, pse për Europen llogaritet çmimi për fuçi dhe për Shqipërinë llogaritet çmimi për litër?

    Mesa kam parë këtu në Amerikë, nuk është gjithmonë në lidhje të drejtpërdrejtë.

  4. #4
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Mjere populli i shkrete thuaj!
    Ishalla po nxjerrin ndonje mjet me uje se lumenj kemi plot ne ndryshe do shkojme prap ne origjine, mjeti me komod i transportit do te jete gomari
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •