Maqedonia, nyja e pazgjidhur e Ballkanit

Presionet e SHBA-ve dhe bashkėsisė ndėrkombėtare janė shtuar ndaj Shkupit dhe Athinės pėr ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė, ndėrsa deri nė korrik pritet tė lėkunden pozicionet e palėve nė bisedime dhe pėrfundimisht tė zgjidhet ēėshtja e emrit.

Pėr tė ruajtur ekuilibrin e brendshėm dhe pėr t`i ikur subversioneve, Maqedonia ėshtė ajo e cila e para duhet tė tregojė gatishmėri kompromisi, sepse pozicionet e saj nė arenėn ndėrkombėtare karshi Greqisė janė nė disproporcion tė theksuar.

Pagėzimi i Republikės sė Maqedonisė vazhdon tė mbetet ēėshtje akute pėr procesin e saj tė integrimit nė NATO, BE dhe pėr stabilitetin e rajonit.

Nuk pritet zgjidhje e pėrshpejtuar sepse kriza politike nė vend dhe zgjedhjet e parakohshme kanė vendosur nė status quo procesin e negociatave.

Pėrgatitja e platformės shtetėrore pėr emrin dhe nė tė njėjtėn kohė organizimi i zgjedhjeve tė lira dhe demokratike nė kohėn kur nuk funksionon Parlamenti janė tė papėrballueshme pėr lidershipin aktual.

Tensionet e fundit qė shfaqen nė parafushatėn e zgjedhjeve tė parakohshme rrezikojnė shtyrjen e datės pėr fillimin e negociatave mė BE-nė. Lidershipi shqiptarė nė Maqedoni gjatė fushatės elektorale duhet tė demonstrojė kulturė demokratike qė situata tė mos eskalojė, sepse direkt dėmton shtetin e Kosovės i cili duhet tė reflektojė paqe dhe stabilitet nė rajon.

Dilema e Qeverisė sė re e cila duhet tė zgjidhet deri nė muajin korrik ėshtė “NATO apo emri Maqedoni”. Dhe kjo dilemė do tė zgjidhet nė favor tė vendit nėse nuk vazhdojnė tendencat absurde tė maqedonasve dhe grekėve pėr tė mbajtur nė pronėsi ekskluzive emrin dhe trashėgiminė e Maqedonisė sė lashtė.

Palėt duhet tė pranojnė se ky emėr dhe nocion i cili gjeografikisht pėrfshinė pjesė tė territorit grek, bullgarė dhe shqiptarė nuk duhet tė jetė padrejtėsisht monopol i grekėve dhe maqedonasve.

Kjo logjikė rrezikon tė ardhmen dhe perspektivėn e qytetarėve tė Maqedonisė dhe stabilitetin e rajonit nė pėrgjithėsi. Emri "Maqedoni" interpretuar nė mėnyrė tė drejtė nėnkupton pretendime jo vetėm ndaj territorit grek siē parapėlqen tė deklarojė Athina, por edhe ndaj atij shqiptarė dhe bullgarė.

Propozimet “Maqedonia e Re” dhe “Maqedonia e Epėrme” nėse pranohen nga pala maqedonase sqarojnė kėtė ēėshtje dhe pretendimet e mundshme territoriale.

SHBA dhe Kombet e Bashkuara pėr arsye strategjike dhe pėr hir tė stabilitetit rajonal pritet t’i japin fund kėtij procesi.

Maqedonia nė NATO ėshtė i vetmi shpėtim pėr zgjidhjen e problemeve tė papunėsisė, problemeve tė brendshme ndėretnike si dhe pėr vetė ekzistencėn e kėtij shteti multietnik nė miniaturė.

Ēėshtja ėshtė mjaft e komplikuar sepse nėse ndodh ndryshimi i emrit, atėherė automatikisht pasojnė edhe goditjet pėr ndryshimin e identitetit nacional.

Menjėherė duhet tė fillojnė procedurat pėr ndryshimin e programeve mėsimore shkollore, historia, gjuha e cila nuk mund tė quhet mė “gjuha maqedonase”, por gjuha e Maqedonisė sė Re apo Epėrme.

Tė gjitha kėto interpretime dhe elemente kanė futur nė konfuzion lidershipin maqedonas, i cili duket qartė se nuk ka njė strategji veprimi nė kėtė proces.

Pėr tė dalė nga kjo situatė nuk ndihmon as referendumi pėr ndryshimin e emrit, sepse sipas anketave tė fundit nuk do tė pėrkrahet nga shumica maqedonasve.

Vendi shkon drejtė izolimit total dhe nė njė situatė tė brishtė, e cila megjithatė nuk do tė arrijė kulminacionin pėr shkak tė pėrkujdesjes nga ana e SHBA-ve.

Marrėveshja tekniko-ushtarake mes SHBA-sė dhe Maqedonisė qė do tė nėnshkruhet mė 7 maj ėshtė njė garanci e fuqishme pėr vet ekzistencėn e vendit dhe procesit tė integrimeve euroatlantike.

Deri nė arritjen e marrėveshjes pėr emrin, Greqia si anėtarė e NATO-s dhe BE-sė do tė vazhdojė tė shfrytėzoje autoritetin e saj pėr tė shantazhuar dhe penguar Maqedoninė duke shkelur edhe detyrimet juridike, tė cilat rrjedhin nga rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė cilat kanė tė bėjnė me kontestin pėr emrin.

Situata pritet tė ndryshoj kahun dhe nė muajin korrik kur Kroacia dhe Shqipėria do tė nėnshkruajnė protokollin pėr anėtarėsim nė NATO, sinjalizohet se do tė merr pjesė edhe Republika e Maqedonisė.

Emri dhe shqiptarėt nė Maqedoni
Ndryshimi i emrit kushtetues ėshtė sfidė e ardhshme e Maqedonisė prej tė cilės varet anėtarėsimi i saj nė NATO dhe fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian. Pas Samitit tė NATO-s lidershipi dhe Akademia e Shkencave Maqedonase medoemos duhet t’i nėnshtrohen rishikimit tė historisė dhe identitetit tė tyre.

Nė kėtė drejtim edhe pala greke duhet tė zbusė qėndrimin nė procesin e negociatave tė cilat deri mė tani janė zhvilluar nė Washington, Athinė dhe Shkup. Kontesti nuk ėshtė i lehtė, komplikimet shfaqen pasi qė mungon baza, njė normė e pėrcaktuar ku palėt negociuese do t’i pėrqendronin interpretimet e tyre.

E Drejta Ndėrkombėtare nuk parasheh ndonjė dispozitė decidive se si rregullohet ēėshtja e emrit apo emėrimit tė njė shteti, por popujt kanė te drejtėn qė tė zgjedhin emrin vetė, kuptohet emėr i cili buron nga kultura tradita dhe vlerat historike. Bazuar nė kėtė fakt nuk kanė tė drejtė as grekėt dhe as maqedonasit, sepse nuk kanė ndonjė lidhje direkte me emrin Maqedoni.

Sidoqoftė, deri mė tani disa raunde negociatash mes diplomacisė maqedonase dhe greke janė zhvilluar dhe do tė zhvillohen nėn ombrellėn e Kombeve tė Bashkuara. Nė kėtė cikėl negociatash ėshtė pėr ēudi dhe bie nė sy njė fakt, se si diplomacia maqedonase nuk pėrfshiu as edhe njė pėrfaqėsues tė shqiptarėve nė kėtė proces.

Bazuar nė anketat e fundit popullata shqiptare nė Maqedoni qind pėr qind pėrkrahė integrimin e Maqedonisė nė NATO dhe BE. Pėr hir tė kėtij procesi shqiptarėt vazhdojnė tė deklarohen pėr ndryshimin e emrit kushtetues pėr tė mirėn e Maqedonisė.

Me apo pa shqiptarėt, deri nė muajin korrik pritet njė situatė e re rreth ēėshtjes sė emrit, e cila pėrcakton ose anėtarėsimin nė NATO ose zhvillime tė paqarta brenda vendit.

Aspekti i kronologjik i problemit
Shikuar nė aspektin kronologjik kontesti rreth emrit dhe marrėdhėniet me Greqinė pėr dy dekada me radhė kanė pasur rėnie dhe ngritje. Republika e Maqedonisė pas pavarėsimit tė saj nė vitin 1991 u ballafaqua akuzat e menjėhershme tė fqinjit jugor Greqisė duke mohuar disa fakte historike tė cilat rėnduan marrėdhėniet fqinjėsore mes dy vendeve.

Pas shpalljes sė pavarėsisė Greqia kundėrshtoi ashpėr dhe nuk pranoi disa nga vlerat kulturore dhe historike tė Maqedonisė si emrin kushtetues, flamurin dhe simbolet me tė cilat identifikohej ky shtet. Qeveria e Greqisė pėrmes presioneve tė vazhdueshme diplomatike si dhe mė vonė me vėnien e sanksioneve ekonomike nė vitin 1994 detyroi ndryshimin e flamurit, duke e hequr Diellin Virgjinia.

Sipas grekėve "Sun of Virginia" paraqet lindjen e shtetit grek dhe i takon Filipit tė II babait tė Aleksandrit tė Madh. Kjo ishte vetėm fillimi kur Maqedonia filloi dalėngadalė tė zhvishet nga vlerat historike dhe kulturore tė popujve etnik tė Ballkanit.

Tensionimi i marrėdhėnieve mes dy vendeve vazhdoi edhe mė tutje derisa nė vitin 1995 dy vendet nėnshkruajnė marrėveshje pėr ēėshtjen e emrit kushtetues tė Republikės sė Maqedonisė. Bazuar nė kėtė marrėveshje Greqia fitoi tė drejtėn e plotė tė pengojė anėtarėsimin e Maqedonisė nė organizatat ndėrkombėtare dhe multilaterale me emrin kushtetues.

Qė nga kjo periudhė Maqedonia zyrtarisht nga shumica e shteteve dhe organizatave ndėrkombėtare njihet si FYROM. Me kėtė emėr deri mė tani ka zhvilluar tė gjitha marrėdhėniet kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Mė 4 nėntor 2004 emri kushtetues i Maqedonisė u njoh nga SHBA-tė, mė pas emrin e Maqedonisė e njohėn Kina, Rusia, Turqia dhe mbi 100 shtete nė botė.

Kur gjithēka dukej tė kishte marrė epilogun sėrish nė skenė shfaqet Greqia me akuzat dhe kėrcėnimet pėr tė bllokuar integrimin e Maqedonisė nė BE dhe NATO nėse nuk pranon tė ndryshoj emrin e saj. Sė shpejti pritet tė filloj raundi i ri i bisedimeve ku edhe palėt nė negociata shpresojnė tė arrijnė kompromisin pėrfundimisht pėr tė mbyllur kėtė ēėshtje.