Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 60
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611



    Arta Dobroshi nė tapetin e kuq

    Njė ditė para festivalit, aktorja shqiptare pėrflitet si pretenduese pėr kategorinė e aktores mė tė mirė nė Festivalin e Kanės. Me rolin e Lornės nė filmin "Heshtja e Lornės" e vėllezėrve Dardenne, emri i Dobroshit vėrtitet nė listėn e 10 pretendenteve si Xhulian Mur, Katerinė Dėnėv apo Anxhelinė Zholi

    Elsa Demo
    Mar, 13 Maj 2008 10:35:00

    http://www.shekulli.com.al/news/53/A...008-05-13.html



    Me rolin e Lornės nė filmin "Heshtja e Lornės" e vėllezėrve belgė Dardenne, Arta Dobroshi ėshtė e para shqiptare qė shkel "si e barabartė" nė tapetin e kuq tė Festivalit tė Kanės. Ėshtė protagoniste dhe duhet tė mbajė mbi supe gjithė filmin e Luc dhe Jean-Pierre Dardenne-ve i cili ėshtė futur nė konkurrimin zyrtar tė festivalit, ndėrmjet 18 tė tjerėve. Dobroshit i ėshtė besuar roli i njė shqiptareje qė pėrgatit njė plan diabolik pėrtė fituar me ēdo kusht shtetėsinė belge dhe pėr tė pėrmbushur ėndrrėn pėr tė blerė njė dyqan nė Ljezh. E nxitur nga i dashuri i saj Fabio, ajo vendos tė kryejė njė "martesė pėr letra" me Klodin, njė burrė qė ėshtė nė varėsi tė drogės (Jeremie Renier). Lorna shpreson se Klodi nuk do ta ketė tė gjatė, por ndodh qė atij t'i kthehet dėshira pėr jetėn dhe t'i shpėtojė varėsisė nga droga.

    Lorna thur plane qė kur tė ketė marrė shtetėsinė tė martohet me mafiozin rus qė edhe ky tė zgjidhė problemet e emigracionit. Por kjo martesė e dytė ėshtė e mundur vetėm nėse realizohet plani i Fabios pėr tė vrarė Klodin. A do tė heshtė Lorna nė prag tė krimit? Sėrish vėllezėrit Dardenne si dhe nė filmat paraardhės, janė fokusuar tek njė dilemė morale.

    Nė "Heshtjen e Lornės" janė pėrfshirė Jérémie Renier aktor qė Dardenne-t e kanė pasur nė filmat "Premtimi" dhe "Fėmija"; Fabrizio Rongione aktor nė filmat "Rozeta" dhe "Fėmija" dhe Dobroshi, aktorja kosovare e cila ėshtė zbuluar nga suksesi qė ka patur nė filmin "Syri magjik" i regjisorit shqiptar Kujtim Ēashku, ku ka interpretuar sė bashku me Alban Ujkėn, mikun e saj qė e shoqėron edhe tek "Heshtja e Lornės".

    Pėr Luc dhe Jean-Pierre Dardenne qė janė edhe autorė tė historisė, ky ėshtė filmi i gjashtė artistik i xhiruar nė Wallonia, aty ku janėndėrtuar gjithė filmat e tyre.

    Luc Dardenne pat shkruar pėr karakterin e Lornės: "Ndoshta filmi ynė i ardhshėm do tė jetė pėr njė vajzė e cila i ka tė gjitha arsyet qė tė jetė e dėshpėruar dhe qė vazhdon tė besojė se gjithēka ėshtė e mundur. Njė lloj besimi, edhe pse zoti ka vdekur... Si ka mundėsi qė njė grua qė nuk beson nė zot mendon se gjithēka ėshtė e mundur? Nga i vjen kjo shpresė e ēmendur? Ajo ėshtė ēuditshme, jo e rėndomtė. Njė karakter i krijuar qė duket sikur gjithmonė noton kundra rrymės."

    Ėshtė njė bashkėprodhim belgo-franko-italian i realizuar me njė buxhet prej 4 milionė eurosh. Ėshtė xhiruar nė 12 javė. Zgjat 105 minuta.

    Filmi pėrfaqėson Belgjikėn. Ėshtė hera e katėrt qė vėllezėrit Dardenne konkurrojnė nė Festivalin prestigjioz tė Kanės, pas filmave "Rozeta", "Fėmija", "Premtimi". Asnjėherė nuk kanė dalė duarbosh nga kėtej. Me "Rozetėn" mė 1999, fituan Palmė tė Artė pėr aktoren mė tė mirė (Emilie Dequenne);me "Biri" mė 2002 fituan ēmimin pėr aktorin mė tė mirė (Olivier Gourmet) dhe me "Fėmijėn" mė 2005 fitojnė Palmėn e Artė pėr filmin mė tė mirė.

    Nė edicionin e 61-tė Festivalit tė Kanės, marrin pjesė nė konkurrim 19 filma: "Tre majmunėt" i regjisorit tė njohur turk Nuri Bilge Ceylan, "Njė pėrrallė Krishtlindjeje" i francezit Arnaud Desplechin, "Kėmbimi" i Clint Eastwood-it, "Adhurimi" i Atom Egoyan-it, "Vals me Bashirin" i regjisorit Ari Folman nga Izraeli, "Kufiri i agimit" i regjisorit francez Philippe Garrel, "Gomorra" i italianit Matteo Garrone, "Qyteti 24" i regjisorit kinez Jia Zhangke, "Synecdoche, New York", i regjisorit amerikan Charlie Kaufman, "Magjia ime" i Eric Khoo-sė nga Singapori, "Gruaja pa kokė" i regjisores nga Argjentina Lucrecia Martel, "Serbis" i Brillante Mendoza nga Filipine, "Delta" i Kornel Mundruczo-s nga Hungaria, "Kufijtė e udhėtimit" i Walter Salles dhe Daniela Thomas-it nga Brazili, "Che" i regjisorit amerikan Steven Soderbergh, "Divi"i italianit Paolo Sorrentino, "Leonera" i Pablo Traperos nga Argjentina dhe "Gjahu i Palermos" i regjisorit tė njohur gjerman Wim Wenders.

    Ėshtė garė e fortė pėr oskarėt e ardhshėm. Garė e fortė edhe pėr aktoret pėr tė cilat jepet gjithnjė njė Palmė e Artė pėr interpretimin mė tė mirė femėror. Njė ditė para hapjes sė festivalit 14-25 maj, kanė nisur komentet edhe pėr kėtė kategori. Pėrmenden emra tė njohur e tė panjohur. Nė listėn e kandidateve tė pėrfolura janė aktoret Julianne Moore, Angelina Jolie, Amy Ryan, Franka Potente, Catalina Sandino Moreno. Aktorja mė e mirė ėshtė ndėr ēmimet kryesore tė Festialit tė Kanės juria e tė cilit pėr kėtė vit kryesohet nga aktori dhe regjisori Sean Penn, me anėtarė aktoren franceze Jeanne Balibar, regjisor Rachid Bouchareb, aktorin italian Sergio Castellito, regjisorin Alfonso Cuaron; aktoren gjermane Alexandra Maria Lara; aktoren Natalie Portman; regjisoren Marjane Satrapi dhe regjisorin Apichatpong Weerasethakul.

    Xhulian Mur shihet si pretendente e fortė pėr interpretimin tek "Blindness". Martian Gusmanit, po ashtu i jep paraprakisht shanse tė mėdha. Nė vijim ėshtė aktorja franceze Anne Consigny e cila interpreton pėrballė Catherine Deneuve-it dhe kjo e fundit ėshtė njė kandidaturė e fortė. Nuk mund tė pėrjashtohetr treshja e aktoreve kineze Joan Chen, Tao Zhao, Liping Lu, as amerikania Angelina Jolie nė filmin "Kėmbimi".

    Nė listat e fansave tė kinemasė ėshtė klasifikuar nė vend tė tetė aktorja shqiptare Arta Dobroshi pėr rolin e Lornės duke e vlerėsuar pozitivisht faktin qė Dobroshi vjen tek ky rol protagonist pas interpretimit nėdisa filma shqiptarė, "Syri magjik" i Kujtim Ēashkut, "Lutje dashurie" i Artan Minarollit apo "Trishtimi i zonjės Shnajder" i Piro Milkanit. Kandidatura e saj cilėsohet "E favorshme". Pozitiv pėr tė ėshtė fakti qė personazhi i saj duket tamam pėr t'u vlerėsuar me ēmim edhe ngase ėshtė realizar nga regjisorė tė cilėt janė kurorėzuar mė parė nė Kanė me Palmėn e Artė nė veēanti pėr aktorėt.

    Njėlloj si protagonistja e filmit "Fėmija", edhe Dobroshin e quajėn rishtare, prandaj ėshtė pėrgjegjėsi e madhe qė duhet tė mbajė me personazhin e Lornės.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Disa foto nga festivali i CANNES
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Te tjera foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Vazhdimi i fotove
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Foto ne Canne
    Te me falni , por nuk kam foto me Arta Dobroshin.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pseudo : 16-05-2008 mė 17:18

  6. #16
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ne artikullin qe eshte shkruar ne NY Times me rastin e hapjes se festivalit, ilustrimi me foto behet me nje foto te Arta Dobroshit ne rolin e saj ne film. Prezantimi i filmit behet te henen, data 19.05.

    http://www.nytimes.com/2008/05/14/mo....html?ref=arts


  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Prezantimi u be para disa minutave, e shiqovova ne direkt, poashtu kritika profesinale e filmit do thote nje lloje pronostike apo si e quajne ketu Kanometėr, Filmi i vllezeve Darden "Heshtja e Lornes" eshte pritur shkelqyeshem me 9 Nota ndaj 10-shes.
    Megjithese keta dy sineast deri me tani kane korru dy Palma te arta, ketej pershperitet; asnjehere 2 pas 3 !

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Per momentin nuke kemi foto origjinale, na duhet te shkojmi edhe me metoda tjera...


    [IMG]http://img140.imageshack.us/img140/619
    /artadobroshinekan004wn8.3701ff2211.jpg[/IMG]


    Prezentohet bukur ne mes vlezerve Dardenne...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 19-05-2008 mė 16:48

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    La silence de Lorna, imazhe nga filmi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    http://jt.france2.fr/20h/
    ne minuten e 30 japin reportazh ne lajmet e 20 H a TF2 France per Filmin Le silence de Lorna
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pseudo : 19-05-2008 mė 19:57

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 10-06-2008, 04:50
  2. Filmi nga Kosova fiton Grand Prix ne Cannes
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-05-2003, 23:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •