Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e arius
    Anėtarėsuar
    02-12-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    16
    bimba!
    do te me interesonte ai kremi prandaj nese ia mban mend emrin ma shkruaj mundesisht edhe cmimin.
    flm
    "Get all fools around you, and you will be elected to everything"

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Pėrbėrja e lėkurės:

    Lėkura pėrbėhet nga tri shtresa; Epiderma, Derma dhe Ipoderma shtresa nėnlėkurore e emėrtuar ndryshe subkutane.
    Epiderma: Ėshtė shtresa e jashtme e lėkurės (ajo qė shihet dhe preket). Vetė epiderma pėrbėhet nga 4 shtresa. Llojet e ndryshme tė qelizave tė lėkurės formohen nė shtresėn mė tė brendėshme tė epidermės (shtresa germinative) dhe dalin nė shtresėn mė tė sipėrfaqshme (shtresa korneale). Gjatė kėtij procesi, qelizat e gjalla shndėrrohen nė tė vdekura. Qelizat e vdekura nė sipėrfaqe bien vazhdimisht duke i lėnė vendin qelizave tė reja qė vijnė nga poshtė. Shtresa korneale e epidermės ėshtė shtresa e parė mbrojtėse e organizmit.
    Derma: Pėrbėn bazėn e lekurės. Ajo pėrmban enė gjaku dhe limfatike, gjėndra djerse, folikula qimesh, gjėndra sebace dhe mbaresa nervore. Tė gjitha kėto lidhen sė bashku nga kolagjeni dhe fibrat e elastinės tė cilat i japin lėkurės forcėn dhe fleksibilitetin.
    Shtresa nėnlėkurore (subkutane): Ėshtė njė shtresė dhjamore qė jo gjithmonė konsiderohet pjesė e lėkurės. Gjithsesi mirqėnia e saj ndikon drejtpersedrejti nė mirqėnien e dermės dhe tė epidermės.

    Tipat e lėkurės:
    Nė pėrgjithsėsi ato janė: normale, e yndyrshme, e thatė dhe e kombinuar. Ato pėrcaktohen nė vartėsi tė nivelit tė yndyrės dhe thatėsise. Zakonisht tipi i lėkurės varet nga madhėsia e poreve.
    Lėkura normale: Ka njė pėrbėrje tė ekuilibruar uji dhe yndyre. Poret janė mesatare.
    Lėkura e yndyrshme: Ka njė teksturė tė trashė. Zakonisht zonat yndyrore shkėlqejne. Fytyra e yndyrshme rezulton nga ekzistenca e gjėndrave dhjamore hiperaktive, yndyra shkakton mbajtjen e qelizave tė vdekura nė folikujt e qimeve. Poret janė mė tė mėdha.
    Lėkura e thatė: Ka njė teksturė tė ashpėr. Nuk ka zona tė ndritshme, nė tė kundėrt lėkura duket e fjetur. Poret janė zakonisht tė vogla sepse sasia e yndyrės ėshtė e pakėt. Me kalimin e moshės, lėkura e thatė ėshtė e prirur tė krijojė rrudha.
    Lėkura e kombinuar: Ėshtė njė pėrzierje midis zonave tė thata e tė yndyrshme nė shkallė tė ndryshme. Zakonisht zona T, (balli, hunda dhe mjekra) janė tė yndyrshme, ndėrsa mollzat dhe qafa janė tė thata.

    Pastrimi i fytyrės
    Ky trajtim konsiston nė mirėmbajtjen e lėkurės sė fytyrės, pastrimin e qelizave tė vdekura, heqjen e pikave tė zeza, trajtimin e komedonėve, korigjimin e ovalitetit dhe poreve tė zmadhuara, skuqjeve masive, kompensimin e mungesave tė lėkurės sic janė; mungesa e lagėshtires, imuniteti i dobet, asfiksia etj. Pastrimi i fytyrės ėshtė njė trajtim tradicional, tashmė i kompletuar falė aparaturave dhe produkteve profesionale qė stimulon metabolizmin e lėkurės. Procesi pėrmban shumė faza duke filluar nga pastrimi i lėkurės eksfolimi, trajtimi me avull, ozon, maska, serume, vacuum, lifting, e deri tek produktet finale dhe zgjat rreth 1 orė 30 minuta, kjo varet nga sasia e pikave tė zeza. Ky trajtim ėshtė i pėrmuajshėm. Kėtij trajtimi nuk mund t'i nėnshtrohen gratė shtatzana dhe ato qė vuajnė nga sėmundje tė zemrės. Gjithashtu nuk kėshillohet edhe gjate ciklit menstrual.

    Egzaminimi domosdoshmėri
    Vihet re njė tendencė e klienteve. Ato janė tė prirura tė konsumojnė produkte shumė tė kushtueshme, tė blera me porosi jashtė shtetit. Cilėsia kushton por nė kėtė rast mungon sugjerimi i estetistes i cili ėshtė i bazuar nė njohuritė dhe eksperiencėn e saj. Fytyra kėrkon kujdes dhe ajo nuk mund tė trajtohet me produkte tė hamendėshme ose tė sugjeruara nga persona inkompetentė. Askush nuk ėshtė i aftė tė pėrcaktojė karakteristikat e lėkurės sė fytyrės me sy tė lirė, madje as specialisti, pa ndihmėn e skanerit tė posacėm i cili plotėson tė dhėnat dhe ėshtė i pagabueshėm. Kėtij egzaminimi i nėnshtrohen detyrimisht klientet qė nė takimin e parė. Lind nevoja qė herė pas here tė bėhet ky egzaminim sepse faktorė te ndryshėm ndikojnė ndjeshėm dhe lėkura e fytyrės mund tė shfaqė probleme tė paparashikuara. Nga eksperienca mund tė them se nė tė gjitha egzaminimet e fytyrave, janė konstatuar dy ose mė shumė cilėsi. Me sy tė lirė mund tė konstatojmė njė fytyrė mikse ose tė yndyrshme. Cilėsitė e tjera qė fsheh lėkura zbulohen me skaner i cili i paraprin detyrimisht trajtimit. Nėse neglizhojmė kėtė fakt, rrezikojmė tė pėrdorim produkte tė papėrshtatshme qė nuk e ndihmojnė lėkurėn.

    Karakteristikat e lėkurės sė fytyrės
    Karakteristikat pėrcaktohen nga geni. Ato gjėnden tė kombinuara nė forma tė ndryshme si p.sh.

    Fytyrė sensibėl + e yndyrshme
    Fytyrė sensibėl + e thatė
    Fytyrė kuperoze + e thatė
    Fytyrė kuperoze + e yndyrshme
    Fytyrė mikse + sensibėl
    Fytyrė kuperoze + mikse + sensibėl
    Fytyrė kuperoze + e thatė + sensibėl etj

    Pėrshtatja e trajtimit
    Nė kėto raste i paraprihet problemit mė delikat duke pėrdorur produktin e pėrshtatshėm tė kombinuar. Ndėrhyrja ėshtė delikate sepse nė rast se lėkura ekspozohet nė avull me shumė se sa duhet, pasojat janė tė pakorigjueshme. Gjithashtu edhe trajtimi me produktin e gabuar mund tė stimulojė dehidratimin, yndyrėn deri ne superprodhim ose tė asfiksojė lėkurėn.

    Pėrjashtimet nė trajtim
    Kėtij trajtimi nuk mund t'i nėnshtrohen gratė shtatzana, pavarėsisht nga domosdoshmėria e trajtimit pėr arsye se avulli dhe jonoforesis (kontakti me cilindrin metalik), ndikojnė negativisht tek fetusi.
    Klientet me probleme kardiake (semundje tė zemrės) gjithashtu nuk mund t'i nėnshtrohen kėtij trajtimi. Edhe gjatė ciklit menstrual ky trajtim nuk kėshillohet.
    Pėr kėto kategori ka zgjidhje tė tjera ku nderhyrja bėhet nėpėrmjet masazheve, maskave etj.

    Procedura e trajtimit

    Faza pėrgatitore
    Pasi jemi siguruar qė klientja nuk i pėrket pėrjashtimeve, bėjmė egzaminimin e lėkurės. Karakteristikat regjistrohen nė kartelė. Ato mund tė ndryshojnė nė vartėsi tė disa kushteve si agjentėt atmosferikė, ndjeshmėria ndaj dritės, mėnyra e tė ushqyerit etj. Para trajtimit kėshillohet klientja tė heqė bixhutė metalike; unaza, vathė, varse, byzylyke, piercing etj. Pėr shkak tė aksesorėve tė aparatit elektronik qė pėrdoren gjatė procesit.

    Pastrimi
    Pastrohet makiazhi i syve, faqeve dhe buzėve me xhelė pastruese.Mė pas lėkura trajtohet me late (qumėsht pastrues) dhe pėrfshin dekoltenė, supet, qafėn dhe fytyrėn. Pėrthithja e produktit shoqėrohet me masazh i cili mėson klienten tė relaksohet. Disa minuta mė pas operojmė me njė disketė pambuku tė lagur me tonikun e pėrshtatshėm pėr tė larguar papastėrtitė e mbetura nė poret e lėkurės. Etapa e pastrimit pėrmban edhe eksfolimin e lėkurės me peeling kimik. Nė raste tė vecanta mund tė ndėrhyhet edhe me peeling mekanik (furcė dhe njė produkt special). Produkti penetron me ndihmėn e furēės e cila masazhon fytyrėn me rrotullime tė ngadalta dhe ndihmon lėkurėn tė fitojė elasticitet. Kėshtu ajo vibron mė mirė.
    Hapja e poreve realizohet nga ndėrhyrja me avull. Distanca e avullit nga fytyra ka njė kriter qė ndryshon sipas llojit tė lėkurės. Gjithashtu edhe koha e ekspozimit. Ky trajtim kombinohet me ozon pasi oksigjeni ėshtė kėrkesė e domosdoshme pėr lėkurėn.
    Trajtimi vijon nė vartėsi tė llojit tė lėkurės. Heqja e pikave tė zeza kryhet me ndihmėn e njė aparati tė kompjuterizuar qė mundėson daljen e tyre nėpėrmjet vakuumit nė tubin prej qelqi, i cili i jep mundėsinė klientes t'i shohė qartė ato. Ėshtė e rėndėsishme qė ky proces tė kryhet pa shkaktuar traume tek klientja (efekt i ndėrhyrjeve me duar) dhe pa e shkėputur atė nga gjėndja e relaksit. Ndodh qė ajo reagon keq kur sheh pikat e zeza nė tubin transparent. Sado e mirėmbajtur tė jetė lėkura, prania e pikave tė zeza ėshtė e pashmangshme pasi ky proces ėshtė fiziologjik dhe i pa paevitueshėm. Nė kėtė trajtim nuk mund tė pėrjashtohet procesi lifting qė realizohet me ndihmėn e njė aksesori prej qelqi, posacėrisht pėr tė trajtuar zonėn e rrudhave. Ky instrument funksionon me vacuum dhe bėn tėrheqjen e lėkurės nė kėtė zonė. Nė kėtė fazė fytyra ėshtė plotėsisht e pastruar dhe detyrimisht duhet ndėrhyrė me maskat dhe serumet pėrkatese. Serumi plotėson hidratimin e lėkurės. Ėshtė ushqyes perfekt gjithshtu tonifikon lėkurėn. Ai detyrohet tė penetrojė nė shtresat e brendėshme tė lėkurės me ndihmėn e cilindrit i cili njėkohėsisht nxjerr nė sipėrfaqe jonet metalike tė makiazhit. Ky instrument komandohet nė njė limit tė caktuar intensiteti. Ndėrhyjmė pėr tė kompensuar mungesat e lėkurės me maskat specifike nė vartesi tė mungesave. Ėshtė i rėndėsishėm pėrdorimi i HF (frekuencė e lartė). Ky instrument elektronik rrezaton infra tė kuqe dhe ultraviolet nė tė gjithė zonėn e trajtuar. Shėrben pėr tė rregulluar metabolizmin, rrit efektin absorbues tė produkteve dhe pėrēon temperaturė nė tė gjitha shtresat e lėkurės. Ky aksesor sterilizon poret dhe stabilizon frymėmarrjen e lėkurės. Ka efekte tė kėnaqshme mbi pucrat tė cilat pėrthahen dhe zhduken pas disa orėsh. Pėrpara pėrdorimit tė tij duhet tė sigurohemi qė produktet e pėrdorura tė mos kenė bazė alkooli.

    Produktet finale
    Mund tė pėrdorim kremin e syve ose xhelen me efekt tė trefishtė (kundėr rrudhave, borsave dhe rrathėve tė zinj nėn sy). Kremin e ditės ose tė natės, sipas rastit. Nuk kėshillohet pėrdorimi i produkteve ose larja e fytyrės tė paktėn pėr 2 orė pas trajtimit. Ky trajtim kėrkon profesionalizėm sepse produktet kombinohen dhe nė njė lėkurė shumė tė ndjeshme (reaktive) nuk mund tė pėrdoret ēdo lloj produkti.

    Marre nga SPEKTRI. Mgjte per cdo pyetje drejtohuni Mines sepse ajo eshte ekspertja

  3. #13
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    OK... kam dhe une probleme me lekuren, tani.
    Gjithnje e kam patur krejt te paster e te bute. Kalova edhe adoleshencen pa pucra. Tani ka ca kohe qe e kam shume te ashper. Me thone nga qe e laj shpesh me sapun ose produkte te ashpra, exfoliating-gerryes, dhe qe permbajne alkol. Ne fillim, kur e laja e gerryeja akoma me shume, qe te zhvishja shtresen e ashper e ta kisha te bute... qe zgjaste 1 dite. Perdor kremra zbutes, por s'po me ndihmojne. Vura edhe vazeline (heavy duty stuff!) dhe s'di sa te pres. S'me dha rezultat.
    I kam dhene vetes kohe edhe nja 2 muaj para se te shkoj ne nje dermatolog. Ndoshta do me duhet te bej zhveshje kemikale te lekures se ashper (chemical peel).
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #14
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Produktet e ashpra, abrazivet keshillohen kur lekura eshte e thate per ta eksfoljuar me mire ate, ndersa alkooli e stimulon thatesiren dhe zakonisht e demton lekuren, produktet e mira cilesohen alkool free. Edhe ne lekurat e yndyrshme alkooli ben dem sepse per momentin duket sikur pakeson sekrecionet yndyrore por pas kesaj fshihet efekti negativ qe stimulon gjendrat e yndyres te prodhojne sekrecione mbi norme. Nese e ke te thate lekuren nuk do te rekomandoja kurre peeling profesional (acid glikolik etj) sepse ndikon negativisht. Duhet kuruar si fillim problemi qe ke, qe mendoj se eshte mungesa e lageshtires, me pas mund te pesh peeling, gjithmone te orientuar nga specialisti.
    Me keqardhje them se ndonjehere mjeket gabojne ne orientimin e trajtimit te lekures. Te jesh dermatolog i mire nuk do te thote te jesh edhe estetist i mire. Kam nje rast: Nje kliente qe vjen per te trajtuar fytyren. Ne pamje te pare dukej normal, kur i bera pastrimin nga make-up, ve re qe ne zonen T kishte skuqje dhe lekura ishte shume e brishte dhe e keqtrajtuar. I them qe nuk me dukej ne gjendje normale por klientja qe ngulte kembe ne te sajen dhe ishte shume skeptike ne kete drejtim. Ishte e fiksuar pas mjekut. Ideja eshte qe nje fytyre qe trajtohet, te ndihet me mire se me pare dmth e kuruar, pa probleme dhe te mund te qendrosh edhe pa fondotinte (krem puder). Ne rastin konkret, klientja thoshte se ndihej mire dhe kishte vene shume krem puder, duke maskuar problemin. U zgjata pak por mendoj se eshte me mire te preferosh estetisten sesa mjekun. Mjeku eshte i domosdoshem ne rastet kur kemi te bejme me patologji te lekures.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 14-12-2004 mė 07:40
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    Kam pak te dhena por mendoj se jane te mjaftueshme per te konstatuar qe ke lekure te ndjeshme. Per te parandaluar rrudhat eshte mire qe trajtimi te filloje mbi moshen 25 vjec (vetem ne disa raste). Eshte nje gje; kur i thua klientes qe duhet te fillosh terapine antimoshe ajo frikesohet dhe ndihet keq. Kjo nuk do te thote qe lekura e fytyres se saj ka marre fund. Ky koncept nuk eshte i mirepritur,
    pavaresisht nga mosha e femres. Nuk eshte thjesht krem hidratues por nje set me kremra e maska dhe konsiston ne ngopjen e lekures me ushqim. Te tera nen lekure veprojne dhe e tendosin ate. Pakesojne rrudhat dhe zvogelojne poret. Nuk duhen bere trajtime te renduara ne kete moshe.
    Kremi i perditshem mund te vendoset sipas nevojave dhe specifikes se lekures. Kur ndjen thatesire dhe asfiksi lekure, normalisht duhet nje produkt ndihmes sic eshte kremi.

    Teta Mina, tani qe ke filluar ta heqesh censuren mbi permendjen e firmave te kremrave, ben te rekomandosh ndonje krem dite e nate per kete lekuren time qe shpjegohet me lart?

    Faleminderit.

  6. #16
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Se pari: Nuk me pelqeka fare te me thuash teta! Se dyti: Censuren nuk e kam hequr sepse eshte rregull i perhershem. Per lekuren tende duhet te te ekzaminoje specialisti. Nuk jepet keshilla pa u pare lekura! Keshilla ime e vetme eshte qe te perdoresh produkte profesionale. Ato kane saktesisht perberje bimore, keshtu kane aftesi te penetrojne ne shtresat e tjera vec epidermes dhe nuk skadojne kurre. Kane nje numer serie poshte nga i cili mund te konfirmosh origjinalitetin e tyre duke kontaktuar ne e-mail, me distributorin qendror.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400


    Ku te ka humbur sensi i humorit, mi...teta? :-)

    Censura si e hequr m'u duk mua se kam pare te permenden emra produktesh neper forum. Mgjte nuk dua ta zgjoj ujkun brenda teje , prandaj zere se s'e lexove.

    Te specialisti nuk kam c'te ekzaminoj se lekuren e kam super te mire. Por nga ty, si specialiste ne distance, doja te dija c'kremra dite/nate rekomandohen per perdita e per lekura normale.

    Psh ti permend produkte profesionale? Kush quhen te tilla, se te tera qe shiten neper farmacira me nr distributori poshte, jane...

  8. #18
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Nuk ekzaminohen vetem lekurat me probleme. Te gjitha lekurat duhen ekzaminuar per te pershtatur tipin e trajtimit dhe llojet e produkteve. P.sh. ne nje lekure te yndyrshme nuk mund te perdoresh produkte per te stimuluar yndyren. Shpresoj te me kesh kuptuar! Produktet profesionale mund t'i gjesh vetem neper qendra estetike. Ato rekomandohen nga specialisti i lekures.


    Nuk eshte se jam pa humor por e kam tepruar paksa me humorin ne forum kohet e fundit. Je e ftuar ne MP per humor te pafundem!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 22-12-2004 mė 11:53
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #19
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Kuqke, une perdor vetem hidratant.
    Edhe une kam nje lekure te bardhe dhe te lemuar, dhe hidratanti me mjafton. Por duket perdorur rregullisht.

    Tjetra eshte te marresh sa me shume vitamina nepermjet frutave(une dikur haja nje kg molle ne dite, tani 2 banane cdo mengjes e ndonje frut tjeter me vone) e vegetables si dhe maskave natyrale me fruta, molle, banane.
    Nje gote qumesht every morning helps too.
    Sepse nuk eshte problemi vetem tek kremrat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 22-12-2004 mė 12:30
    HAKUNA MATATA

  10. #20
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Ti teto Mina pse na i heq emrat e kremrave? Si do shkembejme informacion pa emra?

    Kuqke me kane dhuruar nje parfum. Ja vlen ta hap, me demek eshte ndonje cik i mire apo ta bej dhurate, lol. Ai qe ma dha e kishte blere ne Paris i ziu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 23-12-2004 mė 07:59
    HAKUNA MATATA

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ushtrime per muskulaturen e fytyres dhe te qafes dhe te gjoksit.
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-04-2011, 07:30
  2. Efekti i leshit te fytyres dhe rruajtjes se tij mbi lekuren e fytyres?
    Nga Aragorn I nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 15-09-2008, 19:17
  3. Pas fytyrės sė qeshur fshihet xhelozia-interesi!
    Nga Tironce_Moderne nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-09-2008, 16:28
  4. Lėkurat delikate, si t'i kurojmė
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 10:16
  5. Produkte te fytyres (meshkuj)
    Nga FЯODO nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-09-2005, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •