Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e arius
    Anėtarėsuar
    02-12-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    16

    Lekura e fytyrės

    hi !
    kam nje problem, te themi, me lekuren e fytyres.
    une jam pake a shume bjond dhe kam gjithashtu nje lekure shume te bardhe, gje qe mua me pelqen. por kam nje problem me fytyren pasi edhe pse lekuren e trupit e kam te bardhe sic thashe, durt dhe fytyren i kam te skuqura (jo nga dielli apo nga ndonje infeksion). karaste qe edhe me zbardhet por ne pergjithesi e kam te kuqe, tamam ashtu sic skuqemi kur kemi turp apo per ndonje shkak tjeter. madje kur jam me emocione ajo me skuqet aq shume aq sa bie ne sy.
    nuk e di nese ka ndonje krem apo ndonje dicka tjeter te ketij lloj qe te ma largoje kete pasi eshte shume e bezdisshme.
    flm
    "Get all fools around you, and you will be elected to everything"

  2. #2
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Eshte e veshtire te percaktosh llojin e lekures pa perdorur skaner. Megjithate do te perpiqem te te jap alternativen e mundshme. Duhet te konstatosh mollezat me vemendje, nese kapilaret jane te dukshem, atehere lekura e fytyres tende eshte delikate (ki parasysh qe eshte problem genetik). Perderisa kapilaret jane te dukshem, lekura eshte e holle dhe duhet evituar kontakti me temperatura te larta si uji i ngrohte, qendrimi me diell te forte etj. Me i mundshem eshte varianti qe lekura jote te jete sensibel, perderisa je bjond. Nese vendos te perdoresh produkte ne fytyre, te keshilloj te jene profesionale sepse kane efekt dhe trajtojne specifika te ndryshme, ne rastin tend duhet nje krem dhe nje maske per fytyre sensibel. Maska perdoret 1-2 here ne jave dhe mbahet per rreth 10-15 min, me pas shplahet mire. Ndersa kremi eshte i domosdoshem te perdoret 1-2 here ne dite. Produktet kozmetike, trajtojne vetem siperfaqen e lekures ndersa produktet profesionale, penetrojne ne brendesi te saj! Mund te me kerkosh sqarime te metejshme!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Mina,

    une lekuren vazhdimisht e kam pasur si te nje femije te vogel; shume te paster dhe te bute si mendafsh (te pakten keshtu me thone, lol). Por dua te parandaloj (deri diku, sa te jete e mundur) problemet qe mund te vijne me kalimin e viteve (rrudha etj). Psh, ne cfare moshe duhet te filloje femra te perdore moisturizer per fytyren (hidratant? kremi i perditshem dmth).

    Gjithashtu, skadojne kremrat? Ne nje fushate per te harxhuar sa me shume leke, bleva kremra te ndryshme po s'i kam perdorur asnjehere dhe kam frike mos skadojne.

    Po Toner-i si perdoret dhe a eshte i nevojshem? Kam nje me vitamine C, po pasi e perdora nje darke (me teper se kishte arome te mire, lol), te nesermen ne mengjes pashe qe me ishte acaruar lekura.

    ---------------------------------------

    Problem tjeter eshte qe sado kohe te rri ne diell, nuk nxihem ashtu sic dua (jam shume bardhoshe dhe bjonde). Ekzistojne produkte qe ndihmojne ne nxirje?

    faleminderit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 19-05-2003 mė 15:59

  4. #4
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kam pak te dhena por mendoj se jane te mjaftueshme per te konstatuar qe ke lekure te ndjeshme. Per te parandaluar rrudhat eshte mire qe trajtimi te filloje mbi moshen 25 vjec (vetem ne disa raste). Eshte nje gje; kur i thua klientes qe duhet te fillosh terapine antimoshe ajo frikesohet dhe ndihet keq. Kjo nuk do te thote qe lekura e fytyres se saj ka marre fund. Ky koncept nuk eshte i mirepritur,
    pavaresisht nga mosha e femres. Nuk eshte thjesht krem hidratues por nje set me kremra e maska dhe konsiston ne ngopjen e lekures me ushqim. Te tera nen lekure veprojne dhe e tendosin ate. Pakesojne rrudhat dhe zvogelojne poret. Nuk duhen bere trajtime te renduara ne kete moshe.
    Kremi i perditshem mund te vendoset sipas nevojave dhe specifikes se lekures. Kur ndjen thatesire dhe asfiksi lekure, normalisht duhet nje produkt ndihmes sic eshte kremi.
    Kremrat skadojne dhe duhen blere aty ku ka shume klientele dhe konsum sepse aty qarkullojne me shpesh.
    Termin Tone-r nuk e kam ndeshur asnjehere, ndoshta e ke fjalen per fondotinten ose krem-puder ne ngjyre roze. Fondotinta perdoret rralle. Sherben per t'i dhene tonalitet lekures. Nuk te keshilloj ta perdoresh shpesh. Ne disa raste ajo pengon frymemarrjen e saj. Femrat me fytyre me probleme e kane mani perdorimin e fondotintes dhe eshte e sigurte qe agravohet situata e lekures. Ideja e fshehjes se problemeve nepermjet fondotintes eshte e gabuar sepse ato jane evidente.
    Lekura jote merr pigment aq sa mundet. Nese e tepron me ekspozim ne diell, e djeg dhe e demton lekuren. Nuk duhet te krahasohesh me ezmeret. Produkte per nxirje egzistojne dhe mund t'i perdoresh. Praktikisht njihen me emertimin autobronzant. Aplikohen ne lekure te paster.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Arius, pyet doktorrin. Mund te kesh nje semundje lekure qe quhet Rosacea, dhe qe te skuq lekuren (por kjo ndodh me fytyren keshtu qe s'di c'te them per duarte). Une lekuren e kam te bardhe, dhe vjet, kur kisha shume stres, me skuqeshe fytyra me shume. S'ka sherim, por kane kremra qe ta kontrollojne skuqjen.

    Kuqalashja, neve me lekura te bardha nuk nxihemi dot lehte. Duhet te jesh ne djell c'do dite per disa ore qe te te mesohet lekura dhe te te marri ngjyre. Megjithate, kane produke qe ndihmojne qe te nxish lekuren, sic te tregoi Mina. Vetem nje gje mos e bej, te perdoresh baby oil. Nje shoqja ime qe e provoi u dogj aq keq sa qe nuk duronte dot asnje gje t'ia prekte trupin; flinte me peshqira te lagura... qe i nderronte naten c'do 2 minuta. S'ia vlen.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    marre nga SPEKTRI

    Dėshironi njė lėkurė tė shkėlqyer? Provojeni me maskat e sallatės




    Me ardhjen e dimrit, nė fytyrė dhe nė trup dalin nė pah difektet e para tė lėkurės, si rrudha apo ē'ngjyrosje tė lėkurės vende-vende. Pėr tė riparuar gjithēka mjafton qė tė ndiqen recetat e specialistėve tė cilėt janė kujdesur dhe pėr lėkurėn e Milly Carluccit.
    Nė fotografi Milly Carlucci qė ka ndjekur kurat e shpjeguara nė kėto faqe. Recetat e saj janė tė gjitha me baza natyrale si sallata, ananasi dhe argjili.
    Dimri tashmė ka ardhur dhe sė bashku me tė tė gjitha problemet pėr bukurinė nė qė sjell ndryshimi i stinės. Nxirja qė kemi marrė gjatė verės tashmė ėshtė zbehur shumė dhe lėkura e trupit nuk ėshtė mė e bukur si mė parė dhe ka nevojė qė ta ndihmojmė me pėrkujdesje mė tė mėdha. Dhe sa hėrė qė jemi nė krizė pėr pamjen tonė tė jashtme u kėrkojmė ndihmė specialistėve dhe ata kėshillojnė. Para sė gjithash fjala ēelės ėshtė peeling. Eleminimi i qelizave tė vdekura i dhuron lėkurės njė ngjyrė tė bukur dhe mbi tė gjitha i lehtėsn ajrosjen. Fillojmė nga trupi, duke kujtuar qė sidoqoftė peeling ėshtė njė veprim agresiv ndaj lėkurės ndaj dhe duhet tė bėhet nė mėnyrė tė butė dhe delikate. Pėrsėriteni pėrsėri nė qoftė se e shikoni tė arsyeshme por me njė distancė prej 8-10 ditėsh. Nė qoftė se keni pak probleme ėshtė i kėshillueshėm njė pastrues i lehtė qė ėshtė dhe zbutės. Pėrdoreni kėtė solucion duke e hedhur nė njė shami teli tė cilėn pasi tė keni lagur trupin ta pėrdorni nė vend tė fėrkueses sė zakonshme. Nė qoftė se lėkura juaj ėshtė shumė e tharė pėr shkak tė rrezeve tė marra nė stinėn e verės, ėshtė e nevojshme njė kurė mė e fortė qė tė lagojė tė gjitha qelizat e vdekura. Pėr kėtė rast nė fėrkuesen prej teli tė butė duhet tė hidhni njė tas tė vogėl miell misri integral, njė tas tė vogėl me miell bajamesh tė ėmbla dhe njė tas tjetėr me sambuko. Mė pas proēedohet si herėn e parė duke e fėrkuar lėkurėn pėr njė kohė tė gjatė por nė mėnyrė delikate. Do tė shikoni qė lėkura do tė bėhet e butė dhe elastike si kurrė ndonjėherė. Nė qoftė se bėni pjesė tek ato fatlume tė pata tė cilat e kanė kaluar verėn pa u dėmtuar nga rrezet e diellit i lejoni vetes njė banjo tė kėnaqshme pėr tė patur njė lėkurė kompakte dhe elastike. Hidhni 3 litra qumėsht nė ujin e ngrohtė tė vaskės dhe qėndroni pėr 20 minuta. Do tė shikoni qė lėkura juaj do tė jetė e butė dhe e kėndėshme ashtu siē keni ėndėrruar gjithmonė.
    Njė dekolte si njė star
    Qafa ėshtė njė pikė qė lihet disi pas dore pėrsa i pėrket kujdesit tė lėkurės. Atėherė ja njė maskė e jashtėzakonshme: Merrni njė sallatė tė tėrė, lajeni me kujdes dhe grijeni. Mė pas aplikojeni sallatėn e grirė nė tė gjithė qafėn dhe nė pjesėn e krahėrorit. Mbajeni pėr 20 minuta. Sallata pėrmban shumė vitamina dhe ėshtė efikase pėr tė gjitha llojet e lėkurės.
    Duart nė plan tė parė
    Mos i harroni kurrė. Janė gjithmonė nė plan tė parė tė ēdo lloj xhesti qė ju mund tė bėni. Merrni njė patate tė patrajtuar, qėrojeni, grijeni dhe pėrdoreni pėr tė mbuluar sipėrfaqen e duarve tuaja pėr tė paktėn 20 minuta. Ditėn tjetėr nė njė enė tė gjėrė dhe tė thellė hidhni njė litėr qumėsht tė cilės do ti shtoni gjysmė limoni tė shtrydhur. Futini duart nė kėtė pėrbėrje dhe mbajini 20 minuta duke i masazhuar butėsisht gjatė kėsaj kohe. Nė qoftė se i keni nė gjendje tė rėndė merrni argjil pėrziejeni me pak ujė tė pastėr pėr tė pėrfituar njė pėrbėrje nė formė kremi dhe lyejini duart me tė. Mos lani duart tuaja deri kur argjili tė jetė thithur krejtėsisht nga lėkura.
    Nė fytyrė bajame dhe ananas
    Nė qoftė se do tė bėjmė peeling nė fytyrė ky duhet tė jetė shumė i lehtė. Sigurisht qė gjithēka varet nga gjendja e lėkurės suaj dhe nga dėshira juaj. Nė qoftė se pėlqeni qė tė reagoni me njė farė energjie merrni bajame tė ėmbla tė grira hollė dhe pastaj bashkojini me aq ujė sa mjafton pėr tė krijuar njė maskė kremi. Pėrbėrjen aplikojeni nė fytyrė duke e masazhuar lėkurėn por jo pėr njė kohė mė tė gjatė se sa dy minuta.Mė pas lajeni. Nė qoftė se lėkura e fytyrės suaj ka vetėm njė shtresė mjaft tė lehtė qelizash tė vdekura, pėrdorni lėngun e ananasit i cili ka aftėsi tė mira pėr tė zhvilluar peeling. Kėshtu pasi tė keni shtrydhur njė gjysmė ananasi shpėrndajeni nė tė gjithė fytyrėn. Mbajeni jo mė tepėr se 5-6 minuta dhe lajeni fytyrėn. Pėrsėriteni tė njejtėn gjė tre javė me rradhė duke e aplikuar njė herė nė javė. Nė kėtė pikė jeni gati pėr tė pėrballuar dimrin me njė lėkurė tė bukur dhe tė rigjeneruar mirė.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Postuar mė parė nga Ekzekutuesja
    Kuqalashja, neve me lekura te bardha nuk nxihemi dot lehte.
    Une jam kam gjetur anen me kremra artificiale. Si gabelke e bukur jam dimer e vere

  8. #8
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Kam vene re qe shume persona qe nuk kan mundesin te vejne ne plazh....perdorin kremra artificial.....ku per ca kohe vertet lekura merr nje pamje te bukur...dhe shpesh here me shkon mendja te perdor dhe une kete lloj kremi(dite e nate po te rri ne diell nuk nxihem fare..me mban per 1 dite po perseri shkon ne gjendjen e meparshme...por nga ana tjeter kam degjuar qe me vone te krijohen ca pulla te vogla...gje qe nuk e deshiroj...Si thua ti Mina a eshte e vertete kjo gje??

  9. #9
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Mendoj se behet fjale per lekuren e fytyres. Une nuk te sugjeroj te perdoresh AUTOBRONZANT ne fytyre sepse fytyra eshte delikate dhe here here merr disa njolla ne zona te ndryshme. Ato shpesh jane te padukshme me sy te lire. Ne kete rast fytyra do te marre pigment nga ky produkt dhe presupozohet qe nxirja behet e njetrajteshme. Ne zonat me njolla pigmenti behet me i theksuar dhe keshtu efekti eshte i pakenaqshem.
    Sa per trupin, do te thoja qe ky produkt eshte i pershtatshem por para aplikimit duhet te besh banje ne menyre qe lekura te jete absolutisht e paster. Pasi thahesh mire me peshqire mund ta aplikosh produktin duke e shperndare me masazh te lehte ne te gjithe siperfaqen e lekures. Eshte mire te kerkosh ndihmen e dikujt sepse eshte e pamundur te besh vete shperndarje uniforme te produktit. Produkti duhet perdorur dy here radhazi dhe cdo dite ose cdo 48 ore derisa ti te kesh ngjyren e preferuar ne lekure. Nese je shume e bardhe (e varfer ne pigment), mos mendo se AUTOBRONZANTI do te beje mrekullira sepse nuk mund te arrish nxirje te plote sikurse arrihet ne nje lekure ezmere.
    KUJDES: Gjate aplikimit duart marrin shume ngjyre keshtuqe lind nevoja te drejtohesh tek specialisti.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #10
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    94
    un mund te te them nje krem per skuqjet kur ke turp ose....
    un jam esmere por kur kam turp per ndonje gje skuqem ne fytyr dhe doktoresha me ka dhen nje krem..po deshe te jap emrin..

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ushtrime per muskulaturen e fytyres dhe te qafes dhe te gjoksit.
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-04-2011, 07:30
  2. Efekti i leshit te fytyres dhe rruajtjes se tij mbi lekuren e fytyres?
    Nga Aragorn I nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 15-09-2008, 19:17
  3. Pas fytyrės sė qeshur fshihet xhelozia-interesi!
    Nga Tironce_Moderne nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-09-2008, 16:28
  4. Lėkurat delikate, si t'i kurojmė
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 10:16
  5. Produkte te fytyres (meshkuj)
    Nga FЯODO nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-09-2005, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •