Rrefim shokues. (i vertete)
eh shikome tani si me ka shkuar halli!
Vetem pak kohe me pare isha nje scarface i vertete, ndersa tani, tani jam bere loloje e pordhacit te pare qe me hase ne rruge. Me humbi dinjiteti e autoriteti qe kisha fituar me bemat e mia te jetes keqadashese.
Po pse te ti them ty keto gjera, ti e njeh mire historine time.
A te kujtohet ditelindja ime e njezet e peste? Ishe dhe ti ne feste kujtoj, apo jo?
A te kujtohet rralla e bagjellave qe ziheshin per tme lepire kepucet e per te thithur pak nga ai miell i bardhe, qe mi vrau te gjitha qelizat me te mira te trurit. Truperojet e atij vendi dridheshin edhe perpara hijes sime. Ishte kulmi atehere. A te kujtohet, sa langareēe qe ishin te ftuar ne ate feste ne Old Fascion? Te gjithe qe me rrinin rrotull si mizat rreth qenefit, duke pritur ndonje myse apo urdher prej meje, veēuar ty dhe Mondin sigurisht; ju jeni njerez mundi dhe djerse, siē ju quaj une. Ju ishit shoket e pjeses se bardhe te jetes sime. Isha bere vertet nje Al Capone atehere, i rendesishem ne ate rreth.
e si e nisa! Ti e di mire si e nisa. Per hall e nisa.
Nenes sime i duhej nje zemer e re, perndryshe do te vdiste e une ndihesha dhe isha i pafuqishem per te perballuar nje situate te tille si ekonomikisht ashtu edhe emocionalisht, qysh pas vdekjes se babait. Nuk arrija te gjeja nje zgjidhje te ndershme. Gimi ishte i futur ne kete mesele qe me kohe dhe une e dija, prandaj shkova te ai dhe i fola per hallin tim. Ai me ndihmoi; ma futi ne ēmime, por me ndihmoi. Nje rrenje e vogel me duhej, nuk doja te futesha krejtesisht ne valle. Nisa te shperndaja si mesatare, tre-kater gram ne nate, me nje mase sigurie ekstreme dhe me rregulla strikte me klientet e mi. Me gjithe punen ne fushen e ndertimit arrija te kurseja ne fund te muajit reth gjashte mije euro. Punet po fillonin te shkonin mire. Nenen e kisha sjellur ne Itali dhe po bente te gjitha vizitat e duhura ne pritje te gjetjes se zemres qe i pershtatej asaj.
Nuk e dinte askush pjesen e jetes sime te erret, shqiptaret mergimtare ne Milano me pershendesnin me respekt e me nderimin qe i duhet dhene nje punetori. Me ne fund arriti dhe lajmi se zemra e pershtatshme me grupin e gjakut te nenes u gjet. U gezova pa mase. Shkuam ne Gjermani ku u be dhe operacioni, por pas nje dite nena me vdiq. Doktoret me thane se zemra ish qene teper e fuqishme per nje moshe te thyer si te nenes. U acarova dhe permbysa ēdo gje qe me doli perpara, por me kot, asgje sme ngushellonte dot. Kisha shume pyetje, te cilave nuk u gjija dot pergjigje. Ishte ky ēasti kur une bera hapin me te gabuar te jetes sime: fillova te thith nga ai miell i bardhe, i mallkuar. E fillova me doza te vogla, por shpejt dola jek e jek me kursimet, derisa kursimet nuk me mjaftuan. Pa pasur me ēte humbisja, vendosa ti futem ketij sporti me dendesisht, doja te behesha idhull per te gjithe shperndaresit e droges ne mbare boten. Fillova te transportoj nga Amsterdami ne Milano me ngarkesa te medha e fitime te medha. Sfidoja shumkend e pa skrupuj. Ketu pata fat pasi nuk me kapen e nuk me eliminuan. Pastaj ua kalova punen dy kelysheve qe me jargaviteshin dhe une merrja nje perqindje te mire nga fitimi i tyre. Siē eshte edhe shprehja; gur pas guri behet kalaja; ashtu qe, ashtu e ngrita edhe une kalane time. U ktheva ne leggende te gjalle brenda nje kohe te shkurter neper ate metropol siē eshte Milano. Parate filluan te dyndeshin ne llogarite e mia ne Zvicerr nderkohe qe ne hunden time hynin shume vila me jaguar te parkexhuar perballe. Dy kelyshet qe po i beja te pasur, vendosen te me tradhetonin. Me futen ne burg. Akuza ishte; nente kilogram kokaine dhe armembajtje pa leje. Shpenzova gjysmen e kursimeve te mia ne avokatet me me kellqe te atij vendi dhe pasi korruptova krejt gjykaten, dola brenda dy muajsh. U habita kur pashe sesa shpejt kish ndryshuar jeta perjashta. Trafiku im kishte ngordhur. Vetem pak persona me ishin akoma besnike. Trafiku tani drejtohej nga dy kelyshet. Pagova profesioniste qe ti eliminonin ata kelyshe tradhetar dhe ashtu u be. Lavdia, nese keshtu mund ta quajme, mu rikthye serish. Por tani kisha bere shume buje dhe me ndiqte interpoli. Nuk zgjati shume e me zune serish. Me rrasen mbas hekurave per vrasje dhe trafikim droge mes shume akuzave te tjera kalimtare. Harxhova te gjitha parate e mia ne avokate, kesaj rralle. Kur dola pas dy vitesh, bera nje shqyrtim te vogel ndergjegje. Kisha guxuar shume e ne menyre te gabuar, prandaj mendova ti rikthehem jetes se ndershme, per aq sa do mundja. Vendosa te le edhe drogen. Teper vone!!! Tre persona te maskuar me moren nje nate dhjetori, me ēuan ne pyell dhe mi shtypen topet me ēekiē, ma laskaruan lekuren me biēak e me ngopen me shkelma. Ne spital doktoret e paafte arriten te shpetonin vetem njeren nga topet e mia. Tani bej ndonje gje te vogel, te jashteligjshme, por me frike se po me kapen me kalbin brenda. Tani ndjehem edhe me pak mashkull gjithashtu.
Duke bere moralin e historise se jetes sime mund te themi se jam: nje ish Boss i droges, me nje tope te vetme e pa nje grosh ne xhep ne moshen tridhjete vjeēare, duke lene menjane varesite e mia kundrejt droges e veseve te tjera.
* Historia u shkruajt mbi bazat e rrefimit, pa u ndalur ne trillime e zbukurime te metejshme.
Gjykoni vete!
Krijoni Kontakt