Misioni i Berishes ne politikën shqiptare është "integrimi evropian" që përfshin anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në BE. Ky është objektivi i Berishës që e mban ende në politikë dhe në krye të shtetit shqiptar. Dhe nga zhvillimet e fundit, punët e integrimit po ecin me hapa impresionuese.
Shanset që Berisha të humbasi zgjedhjet e 2009 janë 0.01% por edhe nëse ai i fiton zgjedhjet, ky do të jetë mandati i tij i fundit politik pasi mosha bën të sajën. Përsa i përket largimit të tij nga politika shqiptare, ky largim do të krijojë një vakum të thellë brenda së djathtës dhe partive të qëndrës që nuk do të kenë më një shtyllë kurizore moralo-politike, ashtu sic do të bëjë që të majtët të mos bëjnë më dot politikë, pasi politika e tyre deri më sot përkufizohej me fjalët "anti-Berisha".
Dhe ndryshe nga cfare besohet si e vërtetë në opinionin publik, pas largimit të Berishës nga skena politike, nuk do të jetë ai që do ta ndjejë mungesën e pushtetit, do të jenë shqiptarët që do të ndjejnë mungesën e Berishës, njeriut të vetëm që ka prodhuar politikë në Shqipëri në këto 2 dekada.
Albo
Krijoni Kontakt