Kryeministri është pyetur dje nga një panel analistesh për çështjet me delikate politike
Pse i miratuat me kaq nxitim ndryshimet dhe pse nuk i hidhni në popull këto ndryshime për t'i legjitimuar dhe të shuani zërat?
Ky ndryshim erdhi për shkak të NATO-s dhe vetë NATO-s, sepse NATO është një projekt të cilin qytetarët e thjeshtë shqiptarë e perceptojnë më shumë se çdo projekt tjetër të vendit të tyre. 4 muaj më parë u shpall se do të angazhoheni në çdo reformë dhe u fillua me ligjin e drejtësisë.
Pse me dy aktorë?
Sepse dy aktorët përfaqësojnë mbi 60 % të qytetarëve shqiptare dhe përbëjnë konsensusin më të gjerë të mundshëm. Që ti bëje partitë e vogla të gjitha në mbështetje të kësaj, ishte e pamundur. Ne ishim të përgatitur edhe për mazhoritar, por kërkuam me insistim për proporcional rajonal... Ne nuk mund të pranonim me Dushkun dhe zotimin për ta hequr Dushkun e kishte edhe Rama
Pse nuk i çoni në referendum?
E para vetë Kushtetuta parashikon se kur ajo do të kalojë në popull. Në rast se është për mënyrën se si kemi vepruar ne, nuk mund të kalojë në popull, por nëse do të mblidhen firmat atëherë le të bëhet. Por referendumi kushtetues është i vetmi që nuk ka pasur vlerësim ndërkombëtar. Unë pata ndershmërinë që të pranoja humbjen dhe unë e kam pranuar humbjen e Kushtetutës në atë kohë
Ju keni deklaruar për president të zgjedhur nga populli pse nuk i qëndruat asaj?
Unë e kam kërkuar një gjë të tillë vjet, por unë Sali Berisha kur jam zgjedhur President Republike, kam pasur një shumicë që nuk ndodh më, dhe kemi bërë ligjin për zgjedhjen e presidentit me të cilin u zgjodh edhe presidenti Meidani që mori më shumë se 71 vota dhe ai kishte një figurë të vetën, edhe ai ishte sekretar i PS-së. Në maj-prill kur unë thashë president nga populli, Blushi tha se nuk e pranojmë sepse kur ne kërkuam zgjedhjen nga populli, Berisha ka kundërshtuar edhe është e vërtetë që kam kundërshtuar. Nëse opozita do të pranonte ne do të ishim dakord. Opozita kundërshtonte sepse në një Republikë parlamentare presidenti duhet të zgjidhet nga Parlamenti.
Pakënaqësitë e Topit ndaj Kushtetutës a e kanë thyer marrëdhëniet tuaj me Topin?
Aspak. Sepse unë një armë kam ndershmërinë dhe sinqeritetin. Unë u thashë deputetëve se nëse Sali Berisha e realizon është për presidentin nga populli. Por nga komunikimi që kishim e dija që opozita ishte kundër…
Keni pasur komunikim me Ramën?
Sigurisht që për këto punë kemi pasur komunikim me Ramën sepse këto punë kërkojnë komunikime… Por të vazhdojmë me tej. Unë thashë në grup që nëse ju bindni PS, 54 votat e PD-së i keni. Unë nuk mund të pranoja që të shkoja në votim me Ilir Metën dhe Skënder Gjinushin. Këtë se pranoja sepse kjo do të thotë të fusja thikën, kjo nuk është marrëveshje dhe nuk është e ndershme. Marrëdhëniet e mia me presidentin të garantoj që janë shumë të mira dhe presidenti nuk ka asnjë dyshim se unë isha për presidentin nga populli, por me 3/5 unë nuk mund të isha dakord, sepse vendi rrezikon.
Pse reagoi në atë mënyrë Topi?
Tek firma pati një keqkuptim por gjithçka është kthjelluar. Bashkëpunimi është i pacenueshëm
A keni komunikuar me Topin në atë periudhë?
Pasi jam kthyer nga Anglia jo më parë. Sepse nuk kishte kristalizim të ideve.
Mos deshët të harrohej Gërdeci dhe bëtë këto ndryshime?
Ndryshimet kanë nisur që katër muaj më parë dhe është vazhdim i një procesi të nisur katër muaj më parë që nuk mund ta pengonte askush sepse ishte një kërkesë e NATO-s. Gërdecin unë nuk e harroj deri në momentin e fundit edhe mbrëmë unë kam bërë një mbledhje për Gërdecin.
Kemi 3 të prangosur për Gërdecin dhe 8 të arrestuar për vjedhjen e 24 gëzhojave. Një kryebashkiak i Jugut sillet në mënyrën më të çuditshme dhe ju nuk e kërkoni shkarkimin e Bollanos. Ndërkohë kemi edhe një Drejtor Tatimesh që ka një problem shumë të madh dhe ju nuk e shkarkoni...?
Unë jam kryeministër dhe më takon që të garantoj qytetarët, se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për një hetim të plotë të procesit të ngjarjes së Gërdecit. Unë nuk mund të heq sigurinë që kam tek prokuroria dhe janë shumë prokurorë që po hetojnë për këtë çështje. Të jeni i bindur se përgjegjësia do të shkoje deri atje ku shkon dhe do të ketë mbështetje e plotë të kryeministrit aq sa i takon.
A duhej edhe dorëheqja juaj veç Mediut?
Nëse unë do të kisha pasur dijeni mbi bazën e ligjeve dhe nëse ligjet nuk më përjashtonin mua nga ky problem, nëse shërbimet e vendit do të kishin sjellë tek unë rrezikun natyrisht që unë do të kisha dhënë dorëheqjen.
Z.Kryeministër një kryetar bashkie në Jug të vendit vazhdon në vijimësi të sfidojë shtetin dhe shqiptarët, duke iniciuar incidente. Ku është forca e shtetit?
Këtu ka një gjë. Nëse ti del dhe thua se e ndjen veten kanadez unë çfarë do të them ty. Dhe ata dalin e thonë se janë grek fund e krye. Unë s'kam çti bëj. Emrat i ndryshojnë vëllezërit dhe motrat tanë të cilët e bëjnë këtë për të siguruar jetën e tyre në Greqi. Të them unë ty pse në SHBA Xhemali quhet Xhim.
Z.Berisha ndryshe nga qeveria socialiste ju keni lejuar që në këtë zonë të hapen shkollat greke e shumë favore të tjera për këtë popullsi, duke prekur shpesh herë ndërgjegjen e shqiptarëve..
Shkollat private unë nuk mund të ndaloj të hapen Ligji nuk mund të ketë dy standarde.
Pse nuk shkoni ju në Çamëri? Vendi që ju e konsideroni të lirë vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës....
Mos abuzoni me ligjin e Luftës. Ligjin e luftës e ka hequr regjimi i mëparshëm komunist dhe presidenti i asaj kohe në Greqi.
Do ta shkarkoni Bollanon?
Nuk më është bërë asnjë kërkesë për shkarkimin e Bollanos nga autoritetet vendore rajonale.
Kam një merak demokratik. Në rast se do të humbisni zgjedhjet në vitin 2009 do të jepni dorëheqjen? Së pari të garantoj se kam vendosmëri absolute që të respektoj çdo verdikt të qytetarëve shqiptar. Kjo është jashtë çdo lloj diskutimi. Ditën që ata të rrëzojnë me votën e tyre Sali Berishën, unë pa asnjë diskutim që nuk do të kem më veprimtari të organizuar politike, do të mbetem një fans i politikës, por do të riorganizoj jetën time në një mënyrë tjetër. Por ky është problem i zgjedhësve.
Burimi i Lajmit!
Krijoni Kontakt