Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    GAFURR ADILI: Të gjithë shqiptarët së bashku në një listë zgjedhore..!

    GAFURR ADILI: Të gjithë shqiptarët së bashku në një listë zgjedhore..!


    Gafurr ADILI


    Arsyeja themelore përse shqiptarët duhet të votojnë në një listë të përbashkët zgjedhore është fakti që, në "Maqedoni" ende nuk është zgjidhur problemi i të drejtave kombëtare. Në "Maqedoni" shqiptarët edhe pse janë mbi 40 përqindë e popullsisë, nuk janë popull me të drejta shtetformuese. Atje "në Maqedoni" nuk ka as barazi gjuhësore, nuk ka as përfaqsim proporcional në organet e legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit, dhe as në media. Në "Maqedoni" ka një regjistrim të deformuar të popullsisë shqiptare, ka një zhvillim të pabarabartë, jo vetëm ekonomik, por edhe politik, kulturor dhe social. Ka një mohim flagrant të të drejtave të shqiptarëve mbi simbolet kombëtare shqiptare.

    • Çfarë ju intereson sllavo-maqedonasve?!

    Atyre iu intereson që, shqiptarët t'i hanë kokën njëri tjetrit. Pra, që ata (shqiptarët) duke qenë të përcarë, të bëjnë të mundur që pakica sllavo-maqedonase në zonat shqipëfolse, të shndërohet artificialisht në një maxhorancë.

    Nuk ka ndodhur kështu deri tani?
    Shqiptarët me një popullsi prej të paktën 800 mijë banorësh marin 27deputet, kure ata munden , po të jeshin të bashkuar në një Union apo Front Unik të merrnin 35 ose 40 deputet.

    Hallall”ju qofte sllavo-maqedonasve, kur ata gjejnë politikanë shqiptarë , mendjemëdhenjë, kokëbosh dhe të shitur, dikush te LSDM (BDI e Ali Ahmetit) dhe dikush te VMRO (PDSH e Menduh THACIT apo Bardhyl Mahmutit), i cili nuk dihet se nga do të shkoje, sepse qëllimi i Tij, sipas porosisë së Z. Hashim THACI të Prishtinës është që doemos të futet në kolaborim me sllavo-maqedonasit, vetëm e vetëm që ta mbajë pushtetin nën UNMIK-istan dhe ULEX-stan në të ashtuquajturën "Republikë e Kosovës", e cila gjithcka mund të jetë, ashtu sic ishte edhe "Republika e Kosovës" së rahmetliut Rugova, por kurrën e kurrës shtet i pavarur dhe sovran, sic përpiqen t'ia paraqesin popullit shqiptar kofirillaket shqipfolës të Tiranës, të Prishtinës dhe të Tetovës.

    • Çfarë ju intereson shqiptarëve?

    Ju intereson ajo që nuk ju intereson sllavomaqedonëve. Të jenë politikisht të bashkuar, ku dallimet programore partiake te shikohen si dytësore përball ineresave kombëtare. Ekziston mundësia që edhe pse të bashkuar në një listë zgjedhore partitë politike shqiptare të ruajne kapacitetet dhe vlerat rreale të përfaqsimit .
    Shqiptarët në zgjedhjet e ardhëshme duhet të dalin jo vetëm si parti me kërkesa sociale por, në radhë të parë si një bllok që perfaqëson dhe mbron të drejtat kombëtare të tyre.
    Përse deri tani, partitë politike shqiptare nën "Maqedoni" kanë votuar jo me listë të përbashkët elektorale?
    Sepse krerët politik Arbër Xhaferi, Ali Ameti, Mendu Thaçi e të tjerë, kanë vënë si përparësi interesat e tyre personale dhe të klaneve që përfaqësojnë mbi interesat kombëtare.

    Është absurde por edhe amorrale që Mendu Thaçi të jetë aleat i Gruevskit, një klysh ky i shërbimeve intelegjente sërbe, dhe njëkohësishtë të demostrojë një gadi urrejtje patalogjike ndaj shqiptarit tjetër Ali Ameti.
    Por, nuk duhet haruar denigrimi që ky i fundit i ka bërë Arbër Xhaferit kur ishte në pushtet në koalicion me socialdemokratët e quajtur LSDM, i cili "Marreveshjen e Ohrit" nga një marrëveshje me monitorim ndërkombëtar, ndër të tjerat, e shndërroi në një marrëveshje ndërpartiake midis BDI-së së Tij dhe LSDM-së së Branko Cërvenkovskit.

    Ana më negative e këtyre politikanëve qëndron në faktin se realizimin e aspiratave kombëtare të shqipëtarëve i shikojnë tek “mirkuptimi” me faktorin politik sllavo-maqedonas dhe jo te interesat kombëtare të kombësise shqiptare nën "Maqedoni".
    Ata tremben të flasin dhe të krenohen për indetitetin e tyre kombëtar dhe aq më tepër për integrim dhe bashkim mbarëshqiptar.
    Por, kujt i duhen këta kalander që po e deklarojnë me mburrje servilizmin e tyre politik, dhe ndaj kujt?! Ndaj një shteti që edhe pas 17 vjetëve nuk ka emër.

    Të dashur vëllezër e motra të idealit kombëtar!

    Kjo Shqipëria jonë që shtrihet në Arbëri, në Dardani, Sanxhak. Iliridë, në Malësi dhe në Çamëri ka bërë dhe do të bëjë gjithmonë pa secilin nga ne.
    Por, asnjëri nga ne kurrën e kurrës sdo të mundemi të bëjmë pa Shipërinë.
    Është, jo vetëm për tu përshëndetur, por edhe për t'u përkrahur nga faktori mbarëshipëtarë nisma e Partisë së BDK (Bashkimi Demokratik Kombëtar) të kryesuar nga atdhetari i spikatur z,Hysni Shaqiri, i cili ashtu siç Hasan Prishtina që dikur lëshoi Parlamentin e Turqisë dhe iu bashkua kryengritësve shqiptarë në Malet e Kosovës, edhe Hysni Shahiri (në vitin 2001) lëshoi Parlamentin sllavo-maqedonas të Shkupit dhe iu bashkua kryengritësve shqiptarë të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare (UÇK) dhe I cili përmes një thirjeje ka kërkuar nga partitë shqiptare nën "Maqedoni" të dalin në zgjedhje me një liste zgjedhore të përbashkët, me synimin për ta çuar vendin drejtë një federalizmi nacional, pasojat e të cilit do të conin në plotësimin e standarteve që kërkon faktori ndërkombëtar, si dhe në demokkratizimin e shoqërisë, nga ky process do të përfitonin të gjithe, mbi të gjitha do të garantohej stabiliteti i vet shtetit maqedon.
    Unë Z. Ali Ahmeti dhe zoti Menduh Taçi do të votoj, por votën time nuk do t'ia jap atyre që i shërbejnë nacionalizmit obskurantist maqedon që më mohon flamurin, që më vjedh historinë dhe më shkel të drejtat më elementare njerzore.
    Çfare duhet të bëjnë intelektualët atdhetarë?

    Le ti bashkangjitemi të gjithë kësaj lëvizjeje, le ta bëjmë të njohur vlerën e saj kombëtare, të inkurajohen nismëtarët, të mos jetë ai një zë në shkretëtirë, të diferencojmë ata politikanë që pa argumenta e refuzojnë këtë nismë, të ndëshkohen kolltukofaget me armën e votës, çka kërkon që haka të vejë tek Thirja e zgjedhësve, le të jetë

    NJË KOMB NJË QËNDRIM DHE VEPRIM

    Unë vëllau juaj, Gafurr ADILI nga fshati Aranjell i Kërçovës, ju bëj thirje të shkoni në votime dhe votën ta hidhni në favor të partisë Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK), të kryesuar nga Z. Hysni Shaqiri nga Hotla e Kumanovës.

    Tiranë,24 prill 2008.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Me falni nese ka mundesi Administratori te fshije njerin nga keto tema qe e kam postuar 2 here me gabim....
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •