Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 101
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Shqipëria dhe Kosova me një abetare

    Autoritetet arsimore të Shqipërisë dhe të Kosovës janë duke bashkëpunuar për aplikimin ë një programi, që njehson tekstet që përdoren në nivelin e shkollave fillore të të dy vendeve. Grupe të ekspertëve do të nisin me përplimin e një Abetare të njëjtë dhe gradualisht procesi do të përfshijë dhe librat e lëndëve të tjera bazë.

    Projekti për hartimin e një teksti Abetare-je të përbashkët që të përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse është shumë afër realizmit, njofton DW. Zyrtarët e arsimit në Tiranë, Prishtinë e Shkup kanë një marrëveshje kooperimi që do të shtrihet dhe për tekstet e lëndëve të tjera nga sistemi shkollor fillor. Zëvëndësministrja e Arsimit të Shqipërisë, Nora Malaj, duke veçuar marrëveshjen që ekziston mes Shqipërisë dhe Kosovës thotë se unifikimi i teksteve është një proces i natyrshëm, që zbatohet me lehtësi pasi, sipas saj, edhe vetë strukturimi edukativ publik në të dy shtetet ka ngjashmëri. Atëhere një standartizim sipas modelit europian do të ndihmonte të gjithë ata nxënës dhe prindër të tyre që lëvizin nga Shqipëria në Kosovë, ose anasjelltas.

    Kjo vjen nga hapja e tregjeve dhe lëvizja e lirë, thotë Nora Malaj për DW. “Duke patur parasysh që një pjesë e bizneseve të shqiptarëve në Shqipëri janë të lidhura me ato të bizneseve në Kosovë dhe ju krijohet mundësia, që fëmijët e familjarët e tyre të ndjekin shkollën pa asnjë problem dhe të krijojnë një mobilitet brenda rajoneve shqipfolëse.

    Malaj shton se standartizimi kap disa elementë thelbësorë, siç janë njehsimi i kurikulave dhe programeve dhe burimet njerëzore të kualifikuara të mësimdhënies. Për këtë të fundit do të ketë një program intensiv për trajnimin e mësuesve sipas planeve të reja mësimore. Zëvendësministrja e arsimit thotë për DW-në se niveli i bashkëpunimit nuk është institucionalizuar vetëm me Kosovën, por dhe me Maqedoninë. Ky akord sipas saj është dhe në nivelin e diplomimit të të rinjve, sipas standarteve europiane, duke patur në qëndër modelin e Kartës së Bolonjës. Nora Malaj përmend disa nga aspektet e bashkëpunimit. “Nga të treja ministritë e arsimit është vendosur një plan afatgjatë marrëveshjes që të krijojë mundësinë në realizmin e diplomave të përbashkëta, në realizmin e një kurikule të standartizuar të përbashkët për të tre shtetet, në realizmin e modelit të alter tekstit, sic është në Shqipëri, në realizmin e programeve të përbashkëta që do të shkojnë më pas në realizmin e teksteve, të përgatitur nga autorë shqiptarë që janë brenda Republikës së Shqipërisë, por dhe nga ata që janë nga të gjitha trevat shqipfolëse”.

    Albano Zhapaj, drejtor në departamentin e arsimit të lartë në këtë ministri thotë për DW-në se bashkëpunimi Shqipëri - Kosovë do të shoqërohet dhe me liberalizimin e pranimeve, që do të bëhen në universitet publike. Duke ju referuar shifrave konkrete në sistemin universitar të Shqipërisë studjojnë rreth 700 të rinj nga trevat, nga Mali i Zi, nga Lugina e Preshevës dhe nga Maqedonia. Sa i takon studentëve nga Kosova nga viti i ri akademik pranimi i tyre do të jetë pa limit. Por Zhapaj tregon për një tendencë të pranimeve të këtij kontigjenti.

    “Do të ketë më shumë kuota për ciklin e dytë dhe të tretë. Kjo do të thotë që do ti jepet prioritet, ose më mirë të themi ata i japin prioritet masterave dhe doktoraturave, se sa ciklit të parë të sistemit Bachelor”.

    Albano Zhapaj duke treguar preferencat e studentëve nga Kosova, shton se ata ndjekin më shumë degët në universitetin e Tiranës, në atë të Shkodrës dhe të Gjirokastrës etj. Por një kontigjent nga të rinjtë kosovarë frekuentojnë dhe sistemin universitar privat në Shqipëri, kryesisht për drejtësi, mjekësi, ekonomik, marrëdhënie ndërkombëtare etj.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #2
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Nje marrveshje qe une mendoj qe eshte shume shume e mire.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin

    e ce do? me shume fjale te huaja sesa fjale shqiptare

    ti nenvizoj fjalet e huaja ne kete shkrim besoj se 1/4 (e mos me) do te jene fjale ne gjuhe te huaja...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Shume e von,por me mir von se sa fare,kete gjest do te duhej ta ndjekun edhe federatat e sportit,sistemi i drejtesis,i shendetesis i bankave i policis i ushtris dhe nje dit te bukur vere ta okupojm shqiperin dhe te bashkohemi kjo eshte rruga

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Ky do te jet GABIMI ma i madhe HISTORIK i SHQIPETAREVE.Gjuha Shqipe do te fshihet nga dheu.Plote 40 vjet jemi deshmitare te shkatrimit te gjuhes dhe kurkushit nuke i interson kurgja.MJERA SHQIPNI E MJERA SHQIPNI nji ALFABET TE MIRE E KI POre me ket gjuhe qe folet nuke e kupeton kurkushi,me shtrembimin e gjuhes shqipe,hajte rnofshe oj shqiperi .

  6. #6
    Abetaren e pare te njesuar do te kisha shume deshire qe t'ua jipte dikush atyre te Levizjes Vetevendosja qe shkruajne ne kete forum!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga thirsty Lexo Postimin
    e ce do? me shume fjale te huaja sesa fjale shqiptare

    ti nenvizoj fjalet e huaja ne kete shkrim besoj se 1/4 (e mos me) do te jene fjale ne gjuhe te huaja...
    Fjalë në gjuhë të huaja, por që i gjen edhe në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe (përveç mobilitet, kurikul, alter). Futja e fjalëve të huaja e pasuron edhe më fjalorin e gjuhës tonë dhe nuk duhet të kuptohet si veprim që e dëmton a zhduk origjinalitetin e fjalës së pastër shqipe. Është trajtuar kjo çështje gjerë e gjatë në këtë forum sa i takon fjalëve të huaja, diskutim ky që ka pasuar me dy përfundime; për përdorimin e fjalëve të huaja brenda gjuhës shqipe dhe mospërdorimin e tyre. Sa e sa shekuj kemi qenë nën okupimin e sunduesve të ndryshëm, por prapë e ruajtëm gjuhën, traditat e dashurinë për kombin.

    Citim Postuar më parë nga kutje Lexo Postimin
    Ky do te jet GABIMI ma i madhe HISTORIK i SHQIPETAREVE.Gjuha Shqipe do te fshihet nga dheu.Plote 40 vjet jemi deshmitare te shkatrimit te gjuhes dhe kurkushit nuke i interson kurgja.MJERA SHQIPNI E MJERA SHQIPNI nji ALFABET TE MIRE E KI POre me ket gjuhe qe folet nuke e kupeton kurkushi,me shtrembimin e gjuhes shqipe,hajte rnofshe oj shqiperi .
    Ku e shihni ju se gjuha shqipe po fshihet nga dheu? Na shpjego dallimin në mes të shqipes së para dyzet viteve dhe asaj gjatë këtyre dyzet viteve!?

    Juve ju ka mllefosur historikisht Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972). Ku mbetën intelektualët e gjuhëtarët që lejuan në tekstet shkollore të shkruhej sipas normave të drejtshkrimit të dala nga ky Kongres?! Gjuha lokale mbeti aktive, por jo edhe nëpër tekstet shkollore e universitare.

    Gjuha evoluon, sikur evoluojnë ndryshimet shoqërore. Dhe, koha e arkaizmave ka përfunduar.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Abetaren e pare te njesuar do te kisha shume deshire qe t'ua jipte dikush atyre te Levizjes Vetevendosja qe shkruajne ne kete forum!
    Në çfarë kuptimi, kujt dhe pse?

    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga kutje Lexo Postimin
    Ky do te jet GABIMI ma i madhe HISTORIK i SHQIPETAREVE.Gjuha Shqipe do te fshihet nga dheu.Plote 40 vjet jemi deshmitare te shkatrimit te gjuhes dhe kurkushit nuke i interson kurgja.MJERA SHQIPNI E MJERA SHQIPNI nji ALFABET TE MIRE E KI POre me ket gjuhe qe folet nuke e kupeton kurkushi,me shtrembimin e gjuhes shqipe,hajte rnofshe oj shqiperi .
    Pse do fshihet gjuha shqipe? Ne tekstet e shkollave eshe perdorur gjithmone gjuha e paster shqipe, ajo letrare, e jam e bindur qe do vazhdoj keshtu. Per mendimin tim do jete gjuha qe flasin shqiptaret e kosoves apo e trevave te tjera shqiptare qe do "shuhet", pasi femijet do mesojne te shkruajne e te lexojne ne nje gjuhe te paster shqipe.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  9. #9
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Une mendoj se kjo eshte nje nga nismat me te mira te Shqiptareve ne rajon. Besoj se ky eshte nje afrim me i madh shpirteror mes Shqiptareve.

    Perpos kesaj, mendoj se duhet studiuar me kujdes dhe duhen futur disa nga fjalet e gegenishtes ne fjalorin e gjuhes letrare, dhe kjo duhet filluar qe me abetaren e njehesuar mendoj. Por kjo kerkon nje pune akoma edhe me e madhe.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Se pari dallimi ashte shume i madhe.NUKE DO TE KET SUKSES,sepse gjuha shqipe ende nuke i dihet FILLIMI,PROCESI i ZHVILLIMIT dhe PERFUNDIMI,po te kishim keto tri komponente atehere nuke do te kishin KONGRES te vitit 1972.PRANDEJ QABEJ, XHUVANI, DEMIRAJ ,mirepo edhe shkrimtaret qosja kadare,JANE E ZEZA E ZEZEZES se gjuhes SHQIPE.Se bashku me ENVERIN E MADHE DHE GJUHEN E TINA.KUPETIMI I GJUHES ASHTE TUE HUMBUN.Dhe pikerishte me uar dhe me r Duhet perdorun r dhe uar mirepo jo gjithekund.Krejt kupetimi fjaleve shqipe ashte tue humbur dhe po vjen nji SALLAT E GJUHES SHQIPE.anmiku i gjuhes shqipe vet SHQIPETAR po ik prej gjuhes,me ABETARE.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •