per deri sa malazezet vete e mohojne se nuk kane asgje te perbasket me shqiptaret,atehere ti perse insiston qe te i beshe shqiptare ata,apo te na besh nevet te ngjashem me ta????
dhe sa per dienin tende,malazezet dhe Serbet jane me nder me thane si me nda nje m***t per gjysem!!
Unë nuk këmbëngulë që ata t´i bëjë shqipëtarë, porse vetëm shtroj argumente se malazezët, në një të kaluar më të afërt, apo edhe më të largët, ishin më të afërt me shqipëtarë, ose fundja kanë një rrënjë, rrënjen e përbashkët ilire! Argumentet i shtrova dhe shtro ti kundërargumente!
E sa për atë m...që do ta ndashë në dy pjesë, të propozoj që ndaje në katër pjesë, një pjesë të jetë e atyre që the dhe e dy pjesë të tjera le të jenë të turqve dhe arabëve! Armiq për shqipëtarët janë edhe sllavët, edhe turqit edhe arabët! Edhe zëdhenësit e tyre!
ti me duket se po i ngaterron gjerat!!
me keta mbiemra qe ti na sjelle ketu,keta ju perkasin shqiptarve te cilet jetojne ne trojet e tyre etnike ne malin e zi,dhe keta jane shqiptar100% flasin shqip sikur ti dhe une prandaj mos kerko ti ngaterrosh me malazezet!!nuk ka malazez qe te kete mbiemera shqiptaresh!!malazezet kane mbiemra si Zariq,Dragoviq,BULLatovic,etj,etj!!
Nuk flasim për shqipëtarët në Mal të Zi, por malazezët të tjerë që janë sllavishtfolës dhe që kanë prejardhje të përbashkët me shqipëtarët! Një pjesë e madhe e tyre, do thoshja gati gjysma e tyre i thonë vehtës "boshnjak",ose "musliman", por që, pos gjuhës shqipe që tashmë e kanë harruar, ose ende e belbëzojnë, gjithëcka kanë shqipëtare. Kjo pjesë e popullsisë ka humbur gjuhën shqipe pas Kongresit të Berlinit, madje edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Dicka e tillë ka ndodhur, në faza të mëhershme, ose edhe më të vona, edhe me fiset e shumëta malazeze, sidomos pas themelimit të shtetit të vogël malazez, me qendër në Cetinje, këtu e dyqind vite më parë! Që nga ajo kohë kisha ortodokse, nënë trysninë serbe e ruse, ka punuar shumë, madje edhe duke ua ndërruar edhe mbiemërat malazezëve që kanë tingëlluar shqip, ose katolik shqipëtarë. Edhe sot mund të dëgjosh mbiemëra malazezësh (Bukumiroviq, Shoshkiq, Gjukanoviq ...) që tingëllojnë shqip, por edhe mbiemëra tërsisht sllav. Kam pasur rastin, ndonjëherë të flas me malazez dhe ata e kanë pikë të dobët, pra e kanë merak, porsi edhe shqipëtarët, të kaluarën e tyre fisnore
dhe me deshirë flasin. Njëri, nga ata, mbiemërin e kishte Brajoviq, familje e njohur në Mal të Zi, thoshte se Brajoviqët janë Bjellopavleviq (Palbardhajt e famshëm të Malësisë), janë të fisit Gash dhe rrjedhin drejtëpërdrejtë nga Lekë Dukagjini! Thoshte se gjuhën e flasin sllavisht, porse me serbët i lidhë vetëm gjuha dhe feja, ndërsa traditat dhe zakonet i kanë krejtësisht porsi shqipëtarët! Një tjetër, me emër Tomica thoshte se babai i tij kishte emërin Lekë dhe janë shaljanë...! Merre si shembull Balshajt e Ulqinit! Shqipëtarët thonë se Balshajt ishin shqipëtarë, malazezët e njohin atë si Balshiq dhe krenohen me të! Pra histori e përbashkët, rrënjë të përbashkëta, anipse në 200 vitet e fundit u bëmë armiq të përbetuar me ata, me malazezët, ata duke na quajtur ne turq, e ne ata shkije! Pra kisha dhe xhamija na ndau dhe na copëtoj, na bëri mish për top për interesa jo shqipëtare! Sllavët na ortodoksizuan dhe sllavizuan, turqit na islamizuan dhe turqizuan, na ndanë në ty e më shumë taborre dhe na përgjakën dhe armmiqësuan egër mes veti!
Po, fundja, more Behar, ti në bazë emërash arab, pers e turq që mbajnë ne, një pjesë e shqipëtarëve, si Hajdar, Bilall, Behar, Zenel, SHaban, Sadik, Muharrem, Ajet... na klasifikon neve si të ngashëm me turq e sudanezë....?! Populli, ndër shekuj, e kishte dhe e ka edhe sot, një emër të bukur LUL, të cilin turqit e e shëndërruan në BEHAR dhe në mënyrën e tyre e coroditën edhe sllavët, porse emëri LUL edhe sot d¨´egjohewt jo rrallë në popull!
heheeeeeeee,me ne fund e nxorre koken!!perse nuk i bie troc muhabetit,dhe te thuash se ti DardanG na qenke i krishtere,dhe urren myslimanet,dhe shkaku qe ti don te na besh ne shqiptarve te ngashem me serbo malazezet eshte pikerisht urrejtja qe ti ke per Islamin!!thuaje shqip ore burr mos na loll kot!!
Krijoni Kontakt