Hajri e daftë!
Ja po e nis edhe une nje leter per ne kozmos, gjer tek jashtetokesoret e mbledhur ne nje kend qe e mban emrin magjik Forumishqiptar.
Eshte mese kenaqesi e madhe te jem ketu, qofte mes atyre qe jane bashkemendimtare te mij, qofte edhe mes atyre me te cilet nuk i ndaj te njejtat besime e mendime. Por, une besoj se kjo eshte formula e ketij Forumi: Diversiteti i madh i kulteve te vogla brenda nje kulture te pergjithshme.
Vendlindja/ Vendbanimi - Une vij nga Kosova. Jam lindur ne Prishtine, ne kohen e Revolucioneve ne Miniature. Jam shkolluar atje, i kam kryer te gjitha shkollat ne Prishtine, dhe kam jetuar per gati tri vjete ne Turqi. Tani jam ne Amerike, dhe ketu mirrem me Shkencat Politike (dua te doktoroj ne ate drejtim).
Mosha - Jam i moshuar aq sa te mundem ti perceptoj me qetesi ato te vlefshmet qe thuhen ne kete Forum.
Planet - E them haptaz, synoj Nobelin. Vecse kategorine nuk e kam zgjedhur ende.![]()
Kombi - Jam patriot i flakte. Nuk besoj ne dhune, madje jam totalisht kunder saj. Por, pasiqe i pata pare trupat e te masakruarve sa endesha maleve te Kosoves, me kishte lindur ideja t'ia nxirrja trute (qe s'i kishin kurre) ndonje shkau...
Prejardhja - Mua me quajne ... ... dhe sic thashe vij nga Prishtina. Familja ime, ose farefisi vjen nga Gjirokastra dhe vendoset nje pjese ne Peje e nje pjese ne Viti. Pjesa qe i takon Pejes eshte farefisi im me i ngushte, kurse ajo qe eshte ne Viti eshte me e larget. Ndersa prejardhja e vertete, ose vendqendrimi i pare i familjes sime para vendosjes definitive ne Peje/Viti ka qene Perzereni. Prandaj, mund te thuhet se atje jane rrenjet tona ne Kosove.
Hobite - Me pelqen futbolli (Europian), shahu, leximi dhe sidomos letersia. Letersine e konsideroj si fundament te shpirtit tim.
Fizicus - Jam diku rreth 1.90 cm i gjate dhe peshoj 79 kg. I kam flokte te zeza ne bojekafe, syve smundem tia gjej ngjyren, kurse kur flas nuk bej levizje te shpeshta me dore.
Pershendetje njerezore!![]()
AsgjëSikurDielli
Post Scriptum - Une dikur isha me nickun StarCraft, por mendova se ne nje Forum strikt shqiptaresh, pseudonimet e huaj nuk do ishin te "qelluar", duke e ditur se i kemi mijera fjale te bukura ne shqipe.
Krijoni Kontakt