Duhet te kesh parasysh qe te dyja menyrat jane te lidhura dhe ndikojne mbi njera tjetren .
Nje dicka duhet te kuptosh rreth menyres se dyte.
Nje efekt i tille krijohet vetem nese objekti qe do fotografosh eshte ne levizje. Sa me e shpejte te jete levizja e objektit (njeri, kafshe, makine etj) aq me i trubullt eshte sfondi nga prapa, dhe sa me larg te jete sfondi nga objekti ne levizje, aq me i trubullt do dale. Nese objekti nuk eshte ne levizje, atehere nuk do arrish te krijosh depth of field nese perdor shkrepje te shpejte.
Ne kete rast gjithcka varet nga apertura dhe distanca e fokusimit. Apartura e madhe (f2.8 ) dhe distanca e vogel e objektit kryesor ne fokus, krijon sfond te zbehte te gjithckaje ne distance te larget nga objekti kryesor. Fotografia e David Beckham duhet te jete marre me lente telephoto, ne te cilen eshte perdorur zom, dhe mbase aperture f8.0 apo dhe me e vogel dhe shpejtesi shkrepje ne varesi te shpejtesise se levizjes se David, per te nxjerre figurene David ne fokus (dhe kjo arrihet duke e ndjekur ne objektivin e aparatit) dhe sfondin te zbehte.
Fotografija e atij me flamur Shqiptar mendoj se eshte bere duke perdorur menyre automatike, por ngaqe fotografi vete ka qene ne makine, dhe makina ka qene ne levizje...kjo ka ndikuar ne zbehjen e sfondit nga pas.
Te dyja keto aperture dhe kohe shkrepje jane te lidhura njera me tjeteren dhe po ashtu ndikojne ne ISO qe eshte histori tjeter dhe e gjate.Ja nje shembull si jane te lidhura apertura me shpejtesine e shkrepjes, dhe ndryshojne ne baze te densitetit te drites dhe kushteve ne te cilat fotografon.
Fjala vjen, ne kushte me ndriqim djellor dhe hije nese gradon aperturen ne f22 atehere shpejtesia e shkrepjes do jete 1/60. Po ashtu nese i jep prioritet shpejtesise se shkrepjes dhe e gradon ne 1/60, atehere apertura do jete f22.
Mos harro se me aperture f22 diafragma e lentes eshte pothuajse e mbyllur, dhe kerkohet kohe e gjate ne shkrepje. Psh nese deshiron te krijosh efektin e zgjatur te fishekzjarreve naten, apo vazhden e stergjatur te dritave te makines naten, apertura e vogel kerkon kohe te gjate shkrepje. Psh, apertura f22 ne kete rast i duhet nje kohe e gjate shkrepje (62 sekonda), por ama nese perdor aperture te madhe, fjala vjen f2...atehere shpejtesia e shkrepjes mund te jete me e shpejte dhe konkretisht 1/2 per kushtet e lartpermendura.
Nuk eshte e lehte per tu kuptuar spjegimi ne nje forme te tille, menyra e mire eshte te fillosh e te eksperimentosh vete me kamer. Vetem duke praktikuar arrin ti mesosh keto gjera qe keshtu ne teori mbase mund te duken gogol. Keto qe thashe mundesohen ne kamerat DSLR, SLR.
Krijoni Kontakt