Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Anëtarësimi i Kosovës ne NATO

    Pershendetje anetare te nderuar.

    Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, ashtu sic kaloi edhe Shqiperia do te kaloj edhe shteti i dyte shqiptar Kosova, rrugen e gjate drejt anetaresimit ne NATO.

    Shume shpejt pas shpalljes se pavaresise, nisen fjalet dhe bisedimet e zyrtareve te ndryshem kombetare dhe nderkombetare reth anetaresimit te Kosoves ne NATO ne te ardhmen.

    Vendosa qe te hap kete teme dhe te diskutojme se bashku reth ketij caku te rri qe duhet te arrij Kosova pasi zyrtarisht edhe te njihet si shteti me i rri i botes.

    Nje artikull te tille si ky me posht lexova sot dhe ishte nje nder arsyet qe hapa kete teme, qe mendoj se ja vlen per tu diskutuar.

    Kuci: Ne 2015 Kosova do jete anetaresuar ne NATO

    Keshtu ka deklaruar zv.kryeministri kosovar Hajredin Kuci ne nje interviste per Reuters. Sipas tij me 2012 Kosova do nenshkruaje marreveshjen e Stabilzim Asociimit dhe me 2015 do behet anetar i plote Version multimedial i ketij lajmi

    PRISHTINE-Kosova ka vendosur si prioritet kryesor anetaresimin ne BE dhe synon qe te behet anetar i bllokut me 2015. Keshtu ka deklaruar zv.kryeministri kosovar Hajredin Kuci ne nje interviste per Reuters. Kosova shpreson shume tek takimi i Ministrave te Jashtem qe do te mbahet ne Luksemburg javen qe vjen per te matur situaten brenda BE-se ne lidhje me kete shtet te ri. Ne fakt ky takim i BE do t’i kushtohet me teper Kosoves dhe misionit qe BE do te dislokoje ne kete vend per te zevendesuar autoritetet e UNMIK qe administruan per 9 vjet. “Nga ky takim ne presim sinjale te qarta per rrugen e Kosoves drejt BE- ka thene Kuci. Sipas tij qeveria po ben maksimumin per t’u fokusuar tek reformat dhe per te mos bere te njejtat gabime qe bene gjate tranzicionit vendet e tjera ish komuniste, perfshi dhe Shqiperine. Kosova deshiron nje harte rruge me Brukselin. Kuci eshte optimiste se misioni i BE qe do te dislkohet ne Kosove do favorizoje rrugen e anetaresimit. Sipas tij me 2012 Kosova do nenshkruaje marreveshjen e Stabilzim Asociimit dhe me 2015 do behet anetar i plote. Keto jane afate shume ambicioze per nje shtet te ri si Kosove, te njohur nga rreth 38 shtete zyrtarisht. Qeveria e Kosoves e pranion se duhet bere shume pune, ne drejtim te formimit te institucuioneve, integrimit te minioriteteve etj. Nderkohe politikanet serbet synojne qe vendi i tyre te hyje me pare ne BE, qe te ndalin nje anetaresim te mundshem te Kosoves.

    (News24/Balkanweb)

    Mendimet tuaja reth kesaj ceshtje jane te mirepritura.

    Si mendoni do te arrije edhe kete qellim me lehtesi Kosova?

    Do te shkoj gjithcka ne regull dhe ajo pasi disa vitesh do te jete pjesetare e NATO-s ?

    Do te jete Kosova e gatshme per tu bere pjestare e NATO-s pas ca vitesh?

    Sa do te ndikoj vet Shqiperia ne anetaresimin e Kosoves ne NATO apo ska ndikim fare kjo e fundit ne kete ceshtje?


    Ju lutem shprehni mendimet dhe beni analizat tua, mendimet e secilit qe kane te bejne me kete teme jane te mirepritura, duke ndjekur si udhezim disa nga pyetjet qe bera me lart.


    Debate te kendshme.


    Rapsoul
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Deri tani, ftesa qe i behet nje shteti per t'u anetaresuar ne NATO eshte unanime, qe do te thote se te gjithe shtetet anetare te organizates duhet te japin miratimin e tyre. Per momentin, nje vend i NATO-s si Greqia apo Spanja, nuk e njohin Kosoves shtet sovran. Prandaj, ne momentin qe po diskutojme, eshte teper e veshtire te besh parashikime te tilla. Pra, une mendoj se nuk mund te arrihet ne asnje perfundim qe eshte pothuaj i sakte per t'u nxjerre. E vetmja gje qe eshte pothuaj e sigurt eshte domosdoshmeria e njohjes se Kosoves nga keto shtete anetare te NATO-s, ne menyre qe kjo e fundit te ftohet ne NATO. Por, pervec kesaj, duhen edhe kushte si nje ushtri me nje numer te caktuar ushtaresh qe permbush standarde te paracaktuara.

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    Deri tani, ftesa qe i behet nje shteti per t'u anetaresuar ne NATO eshte unanime, qe do te thote se te gjithe shtetet anetare te organizates duhet te japin miratimin e tyre. Per momentin, nje vend i NATO-s si Greqia apo Spanja, nuk e njohin Kosoves shtet sovran. Prandaj, ne momentin qe po diskutojme, eshte teper e veshtire te besh parashikime te tilla. Pra, une mendoj se nuk mund te arrihet ne asnje perfundim qe eshte pothuaj i sakte per t'u nxjerre. E vetmja gje qe eshte pothuaj e sigurt eshte domosdoshmeria e njohjes se Kosoves nga keto shtete anetare te NATO-s, ne menyre qe kjo e fundit te ftohet ne NATO. Por, pervec kesaj, duhen edhe kushte si nje ushtri me nje numer te caktuar ushtaresh qe permbush standarde te paracaktuara.
    Posacerisht keto te fundit qe i ceke, mendoj se ja vlejn te diskutohen, se a do te arrije ndonjeher Kosova p.sh te krijoj nje ushtrim e nje numer te caktuar ushtaresh dhe te permbush standarde te paracaktuar?

    Kjo me interesoi me shume dhe qe mendoj se ja vlen te shqyrtohet dhe te debatohet gjere e gjate.

    Gjithashtu edhe mendimet e analisteve dhe artikujt qe kane te bejne me kete ceshtje e kane vendin ketu.


    Rapsoul
    Sui generis

  4. #4
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Qfar thot politika kur se behet por diplomacin kush din ta udhheq

    Ne nje ceremoni koktelli qe moren pjes disa ministra te kosoves dhe dipllomat te lart t evendeve antare te bashkimit evropian dhe natos kishte vetem fjal dhe fragmente,aty nje belg tha ju kam then se do te jem per pavarsin e kosoves ne kosov dhe kam henger torte dhe shampanjo pavarsija kjo ishte diqka e pa pershkrushme tha ai sepse ne nuk kemi pas mundsi ta perjetojm nje moment te till ,mas andej ai u ndal tek politika balkane dhe avropiane shkurimisht permendi edhe rastin e shkeputjes se BELGJIKES nga HOLANDA ku pasuan 9 vjet per ta njohur holanda belgjiken edhe pse gjysma e belgjikes esht holandeze e gjysma frnaceze.
    Mendoj se vetem kushtzimi i kosoves kundera serbis shkon me hapa te shpejt sepse kohet kan ndryshu,kosoves i duhet edhe maqedonija dhe mali i zi ta njoh dhe ne jemi atje para serbis shqipris dhe greqis ne dominim ne ballkan per evrop kundera rusis;
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABytyqi : 24-04-2008 më 17:52
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  5. #5
    Syrigana Maska e Kujtim Demiri
    Anëtarësuar
    04-12-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    150
    une mendoj se Kosova do te kete nje fat ndryshe nga vendet e tjera te rajonit persa i perket anetarsimit te saj ne organizatat supranacionale, e ne kete rast ne NATO

    Kosova ne nje fare menyre eshte pjese e NATO-s pasi qe ajo nuk ka te drejte te kete nje ushtri apo mund te kete nje ushtri por jo te plote, dhe keshtu eshte nen mbrojte te NATO-s. dhe nese dikur Kosova e ben nje ushtri ashtu siq duhet atehere ajo do te jete e formuar nga vete NATO dhe me standarde te saj, fakt ky qe na le te kuptojme se jemi shume afer antersimit ne NATO.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Une mendoj se fakti qe NATO gjendet ne Kosove nuk perben nje premise per aludime mbi anetaresimin e shpejte te Kosoves ne kete organizate, e cila nuk eshte supranacionale, ashtu sic nuk eshte BE nje organizate e tille. Keto organizata (Nato + BE), per momentin, jane nderqeveritare, sepse asnje shtet nuk i ka transferuar pushtetet e veta primare neper keto organizata. Pra, nuk mund te arrish ne konkluzionin se, meqenese Kosova ka nje fat ndryshe nga shtetet e tjera, atehere anetaresimi i saj do te ndjeke procedura te ndryshme nga shtetet e tjera (pra, do te anetaresohet me shpejt), sepse shumica e vendeve qe jane ne NATO e njohin Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran, gje qe e ben Kosoven jo me ndryshe se sa shtet e tjera sovrane dhe te pavarura.

    Pika qe te shtyn te nxjerresh premisa te tilla eshte pikerisht fakti qe Kosoves i nevojiten disa kushte paraprake per te marre ftesen per ne NATO. Pervec ekonomise stabel, shtetit me te ri i duhet nje ushtri e nje permase te caktuar (ne kuptimin e armatimit dhe te numrit te ushtareve), e cila do te kete nje funksion sic do te kete ushtria e Shqiperise - operacione shpetimi e te atij spektri, sepse permasat e tyre do te jene te vogla relativ me vendet me te fuqishme te Natos. Nga kjo arrijme ne perfundimin se Kosova do te duhet te kete nje ushtri me atribute te caktuara. Dhe nese kjo ushtri do te formohet e mirembahet nga NATO, atehere nuk eshte e thene qe anetaresimi ne NATO eshte de facto i vulosur. Perkundrazi, Nato shqyrton edhe atribute te tjera te nje shteti, sic eshte standardi ekonomik (psh., nje ekonomi stabel), nje shoqeri ne emancipim, etj.

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •