
Postuar mė parė nga
iliria e para
Gilmana Bushati
Pėrfaqėsuesit e komunitetit katolik nė Tiranė nuk duket tė kenė qenė tė interesuar pėr librin "Tė jetosh nė ishull", e Ben Blushit, i cili dy ditė mė parė shkaktoi reagime negative nė mesin e komunitetit mysliman. Don Henri Welkamp, pėrfaqėsuesi zyrtar i kėtij komuniteti, i kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare" u shpreh se "nuk di gjė pėr librin nė fjalė", por mė pas kėrkoi tė merrte edhe mendimin e autoriteteve tė tjera tė kėtij komuniteti. "Ne s'kemi koment pėr librin, ende nuk e kemi lexuar, pasi kemi plot punė tė tjera pėr tė bėrė", - tha Welkamp, i kontaktuar sėrish. Ndėrsa sa i takon njė prej temave qė trajton libri, lidhur me faktin e kthimit nė besimin mysliman tė shumė shqiptarėve nga pushtuesit turq, por me imponim, siē shkruan Blushi nė librin e tij, Welkamp shprehet se "kjo ėshtė njė gjė qė dihet". Kaq ishte reagimi i Komunitetit katolik nė Tiranė, ndėrkohė qė komuniteti mė i madh, ai mysliman, reagoi dje me anė tė nėnkryetarit tė tij, i cili ėshtė shprehur se janė mendimet e tij personale, se kjo tezė nuk ėshtė e vėrtetė. "Iluzionet dhe paragjykimet keqdashėse se Islami ka depėrtuar me dhunė nė Shqipėri, janė pseudo "teza" me tė cilat mund tė spekulohet dhe mbillet intolerancė fetare nė vendin tonė", - ėshtė shprehur Saimir Rusheku nė artikullin e dy ditėve mė parė nė "Gazeta Shqiptare".
Reagimet e Komunitetit mysliman lidhur me kėto teza, apo me tė ngjashmet me kėto, nuk janė tė vetmet. Ky komunitet reagoi ashpėr pas njė fjalimi tė nėntorit tė 2005-ės, tė presidentit tė atėhershėm, Alfred Moisiu, fjalim qė ai e mbajti mė 9 nėntor nė Bashkimin e Oksfordit nė Londėr, ku dhe hodhi po tė njėjtat teza si Blushi nė librin e tij. "Islami nė Shqipėri nuk ėshtė fe burimore, por e sjellė nga faktorėt ushtarakė turq", citohet deklarata qė bėri personazhe tė debatit komunitetin mysliman dhe vetė presidentin. Reagimi dhe qėndrimi i komunitetit mysliman, 5 ditė pas mbajtjes sė fjalimit ishte se "bindjet fetare janė pranuar nė mėnyre tė ndėrgjegjshme nga shqiptarėt ndėr shekuj, prandaj askush nuk ka tė drejtė t'i paragjykojė apo t'i keqinterpretojė ato".
Krijoni Kontakt