Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Studimet në Itali: vështirësohen procedurat

    ---------------------------------------

    Djemte dhe vajzat qe deshirojne te ndjekin studimet e larta ne Itali, duhet ta fshijne nga projektet e tyre kete vend, pasi autoritetet kane vendosur numer te limituar pranimesh qe nuk mjaftojne as per vete italianet. Per kete, java ne vazhdim eshte mbushur me protesta, te cilat pritet te zgjerohen ne te gjithe Italine, me manifestime kunder ligjit te miratuar.

    Dr. Xhani Firera, Konsull i Shqiperise prane Presidentit te Republikes se Italise, pohon se per shkak te vendimit te marre, ai ndodhet ne krye te nje grupi intelektualesh dhe perfaqesuesish te organizatave te ndryshme, per te denoncuar hapin qe kufizon te drejten e studimit permes numrave te mbyllur (kuota te limituara). Firera thekson se ky vendim sigurisht qe u mohon shqiptareve, ne rastin konkret, mundesine per te studiuar nga ky vit akademik dhe ne vazhdim, ne universitetet shteterore italiane. Kjo natyrisht qe de jure nuk eshte bere si nje mase enkas per shqiptaret, por vete vendimi percakton nje numer te limituar pranimesh ne universitete. Keto limite jane te mjaftueshme vetem per shumicen derrmuese te te rinjve dhe te rejave italiane. Te gjithe te tjeret, pra studentet nga vendet jashte Italise, tani e tutje do ta kene mundesine e studimit ne vendin pertej Adriatikut, si nje "molle te ndalueme". Vitet e kaluara disa dhjetera mije djem dhe vajza nga Shqiperia, nisen studimet ne universitete te ndryshme te Italise. Vetem vitin e kaluar, u pranuan tremije te rinj dhe te reja, te cilet aktualisht jane ne vitin e pare te universitetit ne Itali. Me vendimin me te fundit, duket se ata jane dhe studentet e fundit qe nisen studimet atje.

    KJ
    ---------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Plus qe me ardhjen ne pushtet te LegaNord , aha........ keq punet per cdo te huaj ne ate vend
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  3. #3
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Reforma per universitetet eshte bere para disa muajsh dhe kjo reforme lejon trasferim te pakufizuar te studenteve nga 1 kurs ne tjetrin te njejtit fakultet pa rekuperuar asnje lende shtese sic ishte me pare. Psh ne ekonomikun keshtu do jete duke u nisur nga viti akademik 2008/2009. Gjithashtu eshte eleminuar Numri i kufizuar i hyrjeve dmth qe jane pa limit.Per te huajt ka qene dhe eshte parashikuar 1 numer i kufizuar , pshe 3 shqiptare, 1 kinez......etj por qe nuk nenkupton se nuk do te kete me te Huaj ne universitetet italiane.
    Fakultetet me numer te kufizuar parashikojne Testin e hyrjes te cilin mund ta japi edhe 1 i huaj,edhe nqs e kalon ka te drejte te rregjistrohet.

    Pastaj Lega Nord nuk ka pune me studentet apo me Stranieri por Bazohet tek Clandestini.Mos i ngaterroni gjerat.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  4. #4
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin

    Pastaj Lega Nord nuk ka pune me studentet apo me Stranieri por Bazohet tek Clandestini.Mos i ngaterroni gjerat.
    Kjo nuk do te thote qe s'mund te ndryshoje legjislatura dhe te nderlikohen praktikat per pranimin ne universitet te studenteve te huaj.... perkundrazi. Nje grup qe ka antipati per vete italianet,mendo ca mund te beje per te tjeret. Personalisht nuk jam aq optimist sa ti
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  5. #5
    Fakultetet me numer te kufizuar parashikojne Testin e hyrjes te cilin mund ta japi edhe 1 i huaj,edhe nqs e kalon ka te drejte te rregjistrohet.
    Neqoftëse është kështu atëhere nuk më duket e padrejtë. Do të hyjnë ata që e meritojnë më shumë.

  6. #6
    Wilma Maska e xhuliana
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    Citim Postuar më parë nga Diesel Industry Lexo Postimin
    Kjo nuk do te thote qe s'mund te ndryshoje legjislatura dhe te nderlikohen praktikat per pranimin ne universitet te studenteve te huaj.... perkundrazi. Nje grup qe ka antipati per vete italianet,mendo ca mund te beje per te tjeret. Personalisht nuk jam aq optimist sa ti
    Legjislatura ndryshohet nga parlamenti dhe jo nga nje qeveri! duhet ta dish kete!
    La Lussuria, La Superbia e L'Avarizia ostacolano il Pentimento

  7. #7
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Gjeje kush e ka shumicen ne paralment xhuliana!
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  8. #8
    Wilma Maska e xhuliana
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    Citim Postuar më parë nga Diesel Industry Lexo Postimin
    Gjeje kush e ka shumicen ne paralment xhuliana!
    EPO ajo shumica eshte nje schieramento dhe jo nje parti e vetme!
    E vetmja gje qe mund te bejne eshte te ndalojne miratimin e dekreteve te flukseve immigratorie qe miratojne cdo vit!

    Mos i ngaterroni gjerat o njerez! procedurat i komlikojne ata nga ana e shqiperise qe te kerkojne lloj lloj dokumentash!!! e zeme psh se nje student ka mbaruar te mesmen ne shqiperi dhe ndodhet ne itali ,jo per motivi di studio por psh per motivi di lavoro, ky student mund te regjstrohet ne cilin fakultet te doje mjafton te paraqese certifikaten e gjimnazit te perkthyer dhe te legalizuar!
    Pra problemi mbetet tek hyrja ne itali dhe leshimi i nje permesoje dhe jo tek kufizimi i universiteteve per te huajt!
    La Lussuria, La Superbia e L'Avarizia ostacolano il Pentimento

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Diesel Industry Lexo Postimin
    Gjeje kush e ka shumicen ne paralment xhuliana!
    Deri tash e majta!
    Parlamenti i dalun prej zgjedhjeve te fundit nuk asht mbledhe ende.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Shpjegime mbi proçedurat e fituesve të llotarisë amerikane
    Nga klodi_Y në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2009, 04:51
  4. ILIR HYSA pedagogu shqiptar ne Nju Jork
    Nga JaCk_DaniELs në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-07-2006, 18:10
  5. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •