Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Topi sot mbush 51 vjeç, zbulohen detajet e ditëlindjes

    Një vit më parë në një lokal të Tiranës, miqtë e Bamir Topit veç 50-vjetorit i uruan që të ulej në karrigen e kreut të shtetit. Pas 12 muajsh, dëshira e miqve dhe ëndrra e Topit është realizuar. Ka nëntë muaj President dhe sot është 51-vjetori i ditëlindjes së tij. Nëntë muaj janë pak për të provuar një burrë shteti, por 51 vite mjaftojnë për të vlerësuar një njeri. Ca e kishin harruar këtë përvjetor të Topit, një pjesë kishin ditë që mendonin për dhuratën, ndërsa të tjerët preferuan të qëndrojnë diskret deri në momentin e fundit për surprizën. Këtë pesëdhjetë e një vjetor Topi pritet të marrë më shumë urime se kurrë, sepse mes tyre është dhe doza e të qenit në pushtet. Gazeta "Tirana Observer" zbulon urimet që pritet të marrë Bamir Topi për herë të parë si kryetar i shtetit.


    Shumë urime Presidentit!

    Mes agjendës së ngjeshur, kryeministri nuk e ka harruar ditëlindjen e bashkëpunëtorit të tij të dikurshëm. Burime nga stafi i kreut të qeverisë bëjnë të ditur se Berisha ka porositur 51 trëndafila për t'ia dhuruar Presidentit Topi. Bashkë me lulet, ngjyra e të cilave nuk bëhet e ditur, do të jetë dhe një kartolinë. Edhe kryeparlamentarja Topalli nuk e ka lënë pas dore ditëlindjen e ish-kolegut të saj në Partinë Demokratike. E kujdesshme për detajet e ceremonive, Topalli nuk e zbulon se cila do të jetë dhurata për kreun e shtetit. Por të njëjtën ide me kryeministrin ka dhe deputeti Nikoll Lesi, për t'i dërguar një tufë me 51 trëndafila. Një urim më të veçantë ka zgjedhur ministri i Ekonomisë, Genc Ruli. Ai nuk e zbulon se cila do të jetë dhurata, megjithatë urimi nuk është vetëm si koleg politikan, por edhe si bashkëmoshatar. "I uroj suksese e dinjitet në jetën e tij politike e personale. Si gati bashkëmoshatar e shok i gjimnazit i them se na bën të ndjehemi krenarë dhe si brez".

    Urimi i së majtës

    Nuk kanë vetëm shprehjen "Shumë urime për Presidentin", por edhe pak politikë brenda. E si mund të jetë ndryshe urimi i njerëzve që Bamir Topin e kanë njohur 18 vite më parë si politikan. Kreu i LSI-së, bashkë me urimin "100 vjet", i kujton edhe atë që ndodhi në Parlament pak ditë më parë me Kushtetutën. Ndërsa më pas shpreh dhe vlerësimin për Topin dhe familjen e tij. "I uroj mikut tim Topi që si President i Republikës të mos pajtohet me dhunimin që i bëri çifti antishtet Rama-Berisha Kushtetutës. Vetëm në këtë mënyrë ai do të meritojë të përfaqësojë institucionin e Presidentit në të ardhmen, njëkohësisht i uroj jetë të gjatë dhe të lumtur familjare së bashku me zonjën Teuta dhe dy vajzat e tij të mrekullueshme, që Monika ime i ka pikë të dobët", thotë në urimin e kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërsa kreu i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, i uron Presidentit dhe një mandat të dytë në krye të shtetit. Vetëm se këtë herë Ceka këshillon që Topi të zgjidhet me votim nga populli. E në të njëjtën linjë është dhe kreut i grupimit më të ri politik, "G 99", Erion Veliaj. Ka menduar diçka origjinale që i shkon për shtat postit të Presidentit. Veç urimit, Veliaj mendon t'i dërgojë dhe një dhuratë. Dhe bëhet fjalë pikërisht për një kushtetutë të ndryshuar në parim me nenet e reja.

    Sali Berisha
    Kryeministrit Berisha nuk i ka lënë pas dore ceremonitë private. Aq më tepër që në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për kreun e shtetit, por dhe për ish-kolegun e tij në PD. Burime nga stafi i thonë se Berisha do i dhurojë Topit një buqetë me 51 trëndafila.

    Jozefina Topalli
    Mes urimeve që kreu i shtetit do të marrë sot nuk mund të mungojnë dhe ato të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Së bashku me buqetën e luleve, kryeparlamentarja do të dërgojë dhe kartolinën e saj për kreun e shteti.

    Ilir Meta
    "I uroj mikut tim Topi që si President i Republikës të mos pajtohet me dhunimin që i bëri çifti antishtet Rama-Berisha Kushtetutës. Vetëm në këtë mënyrë ai do të meritojë të përfaqësojë institucionin e Presidentit në të ardhmen, njëkohësisht i uroj jetë të gjatë dhe të lumtur familjare së bashku me zonjë Teuta dhe dy vajzat e tij të mrekullueshme, që Monika ime i ka pikë të dobët".

    Genc Ruli
    "Ky përvjetor i 51 viteve të moshës së tij na rikujton që kemi President ende të ri e me energji të shumta në përmbushjen e detyrës së lartë shtetërore. I uroj suksese e dinjitet në jetën e tij politike e personale. Si gati bashkëmoshatar e shok i gjimnazit, i them se na bën të ndjehemi krenarë dhe si brez".

    Neritan Ceka
    "Uroj që të fitojë dhe një mandat të dytë, por me zgjedhje nga populli". Ky ka qenë urimi që Presidenti i Aleancës Demokratike, Neritan Caka ka bërë për kreun e shtetit Bamir Topi në 51- vjetorin e lindjes.

    Nikoll Lesi
    Kryetari i Partisë Lëvizja Demokristiane, Nikoll Lesi ka vendosur që kreut të shtetit t'i dhurojë një buqetë me lule. Për çdo vit të Presidentit nga një trëndafil. "Do i dhuroj Presidentit Topi 51 trëndafila të kuq", tha deputeti Lesi.

    Erion Veliaj
    Idenë më të veçantë duket se e ka Erion Veliaj. Bashkë me urimin ka zgjedhur t'i dërgojë dhe një Kushtetutë me nenet e reja që miratoi të hënën Parlamenti. "E vetmja gjë që do t'i dhuroja Presidentit është një Kushtetutë, por me nenet e ndryshuara në parim", tha Veliaj.



    "Pamje nga Tirana", dhurata e miqve për Topin

    Një kryetar shteti nuk merr urime vetëm në rrugë zyrtare. Si gjithmonë janë familja dhe të afërmit e tij ata që nuk kanë munguar në çdo përvjetor. Bashkëshortja dhe vajzat kanë zgjedhur t'i ruajnë surprizat deri në momentin e fundit. Ndërsa miqtë e tij, ata që janë larg qarqeve politike dhe që nuk i drejtohen Topit me parashtesën President, kanë kohë që mendojnë për dhuratën e mikut të tyre. Për shkak të impenjimeve që ka, Presidenti nuk pritet të ketë ndonjë ceremoni fikse. Megjithatë familja mund ta festojë në një ambient privat.
    Familja
    Teuta Topi, bashkëshortja e Presidentit, nuk e ka zbuluar dhuratën e saj. Megjithatë, "First Lady" që shquhet për gustot e saj në zgjedhjen e veshjeve, edhe këtë herë ka bërë një zgjedhje të tillë. Edhe vajzat e Presidentit kanë vendosur të mos e zbulojnë surprizën që kanë përgatitur për babanë deri në fillimin e ceremonisë familjare që do të organizojnë sot.
    Miqtë
    Mes agjendës së zënë që ka dita e një politikani, Bamir Topi do të gjejë dhe pak kohë për urimin e miqve të tij. Janë disa prej tyre që nuk kanë munguar në shumicën e ditëlindjeve të Bamir Topit. E kanë uruar kur ka qenë një qytetar i thjeshtë, më pas deputet dhe numri dy i Partisë Demokratike, dhe sigurisht, nuk kanë arsye të mungojnë dhe tani që është politikani më i lartë në vend. Myrteza Ulqinaku, Nestor Jonuzi, Petraq Pecani, Skënder Kamberi, janë miqtë artistë të Topit që e kanë zgjedhur prej kohësh dhuratën. Bëhet fjalë për një pikturë të zgjedhur me kujdes nga piktorët Myrteza Ulqinaku dhe Nestor Jonuzi. Tabloja titullohet "Pamje nga Tirana" dhe duket se Topi ka shprehur vlerësimet për të në një nga ekspozitat në kryeqytet. E për një tirans të vjetër mbase dhuratë më të mirë nuk do të gjendej.

    Jeteshkrimi

    Emri: Bamir

    Mbiemri: Topi

    Atësia: Myrteza

    Ditëlindja: 24 prill 1957

    Gjendja Civile: I martuar me Teuta Topin.
    Ka dy vajza, Nada dhe Etida

    Arsimimi: Universiteti Bujqësor Tiranë.
    1988-1990: Kryen studimet pasuniversitare në Itali
    1990-Drejtor i Studimeve Veterinare

    Grada Shkencore:
    Doktor Profesor
    Karriera politike
    1996- Zgjidhet për herë të parë deputet i Kuvendit
    1996- Emërohet Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit.
    1998- Zgjidhet nënkryetar i Partisë Demokratike
    2007- Zgjidhet President i Republikës
    Është zgjedhur tre herë deputet i Parlamentit.

    Bashkëshortja
    Ka vendosur të mos e zbulojë dhuratën e bashkëshortit për 51-vjetorin e lindjes. Megjithatë, "First Leidi" ka menduar diçka të veçantë që dëshiron ta mbajë surprizë deri në momentet e fundit. Bashkëshortja e Presidentit, Teuta Topi, edhe dje ka qenë duke u marrë me detajet e ceremonisë private.

    Vajzat
    Pika e dobët e kreut të shtetit janë dy vajzat e tij, Nada dhe Etida. Por edhe idhulli i tyre është babai që tashmë është President i vendit. Si çdo ditëlindje edhe për këtë përvjetor vajzat e kreut të shtetit kanë menduar t'i bëjnë një dhuratë të veçantë.

    Miqtë
    Miqtë e tij, Mujo Ulqinaku, Nestor Jonuzi, Petraq Pecani, Skënder Kamberi, kanë menduar t'i bëjnë një dhuratë paksa më origjinale. Në tablo e madhe e titulluar "Pamje nga Tirana". E për një tirans të vjetër mbase dhuratë më të mirë nuk do të gjendej. Miqtë e tij që janë larg ambientit të politikës kanë menduar që t'ia dorëzojnë dhuratën sot Topit në ambientet e Presidencës.

    Presidenca

    Prokuroria
    Ka qenë një nga sprovat e para në detyrën e Presidentit. Vetëm pak ditë pasi u ul në karrigen e kreut të shtetit, Bamir Topit iu desh të përballej me akuzat e opozitës për shkarkimin e Theodhori Sollakut.

    Gërdeci
    Tragjedia e Gërdecit është çështja që vuri në pozitë të vështirë gjithë politikanët. E në këtë listë nuk mund të ishte jashtë as kreu i shtetit. Megjithatë ishte ndër të parët që deklaroi se përgjegjësit duhet të dalin dhe t'i dorëzohen drejtësisë.

    Kushtetuta
    Mund të quhet si përballja e parë e Presidentit Bamir Topi me kryeministrin Berisha. Për herë të parë deklaratat e Topit nuk aprovonin vendimet e mazhorancës, pjesë e së cilës kish qenë më parë.

    Opozita
    Përveç pickimeve nga zëra me peshë të opozitës, deri më sot kreu i shtetit nuk është vënë në qendër të sulmit opozitar. Takimi me liderët e partive pas zgjedhjes në korrik, duket se i qetësoi ujërat e politikës në lidhje me Presidentin.

    Topi: T'i kthejmë sytë nga libri
    Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, kreu i shtetit ka bërë apel që shoqëria të kthej vëmendjen e saj të libri dhe kultura. Në një takim të zhvilluar dje me shkrimtarë, akademikë dhe botues të njohur në vendin tonë, Topi kërkoi që industria e kulturës të vihet në lëvizje për të ndikuar në nivelin e vendit. Gjatë bisedës Presidenti Topi theksoi edhe nevojën thellimit të komunikimit me librin, sidomos tek brezat e rinj, për të përhapur dijen, për të forcuar urat e lidhjes dhe dialogut mes njerëzve, për të shprehur vlerat e etikës.


    T.O
    Sui generis

  2. #2
    ////////////////////
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #3
    Hajde 100 Topit, dhe......... te na rroje sa malet
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Edhe 100 Topit, por, shpresojme mos shkrehe pa dashje me shpejt se cduhet.. E kam fjalen ne lidhje me Gerdecin, mbase i eshte lagur ndopak dhe 'baruti' (shaka gjithsesi)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Politikanet tane i urrej por per Topin kam pas gjithmon simpati. te ma gezoc ditelindjen topo.

  6. #6
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Edhe 100 topit edhe mot me shume leke te marre nga arka shtetit.100.000 Euro i ka dhurate per ditelindje nga ana ime :P
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Urime Topit! Ne kete dite te shenuar, kryeministri dhe lideri shpirteror i topave te republikes, i dhuroj nje incentive modeste nga buxheti i shtetit me rastin e 51 vjetorit! Nderkohe, eshte hapur edhe nje llogari bankare per kontribute...

  8. #8
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    .......................
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    urime bamirit ditlindjen e suksese ne detyren e larte..

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    E ftoj humoristin Agron Llakaj te beje nje monolog efemer, koherent (jo korent), persistent, iluminishent, inkludues, asimilues, prezantues, helio-rrezatues, sali-rrena-absorbues per Presidentin Topi ...

    =============
    Gazeta Kritika 25/4/2008

    Gëzuar Ditëlindjen Agron Llakaj!


    Eshtë tepër e thjeshtë për këdo që ulet e mer mundimin për të shkruajtur rreth Universalit Agron Llakaj. Ai njihet tashmë si një nga personalitetet më të njohura dhe më të shquara të humorit shqiptar. Afirmimi i tij e tejet popullor nuk është aksidental, por as sekret. Ai rrjedh në sajë të një interpretimi të larmishëm artistik e tëpër orgjinal, me karakteristikat e veçanta dalluese, gjë që përkon me lindjen e një talenti të rrallë.Talenti Agron Llakaj ka lindur më 24-Prill-1960 në qytetin Memaliaj të rrethit Tepelenë. Shkollen 8-vjecare e mbaroi në vendlindjen e tij. Arsimin e mesëm e filloi në shkollen ushtarake "Skënderbej" në kryeqytet, ku përgjatë studimeve të tij skënderbegase, në vitin e dytë u përjashtua, jo për arsye thyerje note në sjellje, por për shkak të luftës së klasave. Ai si nipi i z. Veli Llakaj, ish fuksionarët e instancave më të larta, më detyrat e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe zv. Ministri i Parë i Mbrotjes së Ushtrisë Shqipëtare, i akuzuar verbërisht deri në persekutim, bëri që kjo valë të ndërpriste edhe studimet e Agronit.

    Me t'u kthyer në vendlindje, mbaroi gjimnazin. Si shumë të rinj, frontet e punës në minierën e qymyrgurit Memaliaj ishin të pa shmangshme për atë kohë, dhe në vitet 1978-1987 ka qënë i punësuar po aty. Përgjatë këtyre viteve ka pasur një gamë të gjerë aktivitetesh si, ka luajtur me instrumentin trompë në bandën simfonike të qytetit, është aktivizuar futbollist me ekipin e të rinjëve të Minatorit nën drejtimin e (e përkujtojmë) trajnerit të talentuar e mjeshtrit të sportit z. Karafil Asllan Caushi, në vitet '77, '78, ' 79, ku kanë qënë vitet më të arta të këtij Klubi, pasi për herë të parë në historinë e tij kanë debutuar në kategorin e parë. Por prirjet e Agronit synonin ngjitjen në skenën e teatrit.

    Humori i tij që në fillimet ka qënë shumë fin, i këndshëm, tërheqës, nëpër rrethin e tij të ngushtë shoqëror dhe kolektivit ku ai punonte. Njeri i dashur, gjithmon të dhuronte ambient vellazëror, bujari, buzagaz dhe ngrohtësi prej zemërgjerësisë së tij artistike dhe atë njerëzore që e bënin të gëzonte respekt të veçante tek kushdo. Ai që në fillimet e tij të para u prezantua si këngëtar i të gjitha zhanreve.

    Zëri i tij, i cili kapte me lehtësi edhe oktavat mbi pentagram, u mirëprit shumë shpejt, si nga publiku vendas dhe atij përgjatë turneve nëpër Republikë. Siç dihet, talentet nuk zbulohen, por shpërthejnë vetvetiu. Ato fillojnë që nga nuancat të mbarsura plot vlera shpirtërimi artistik e deri sa marin formën e kompletuar. Siç dihet, mbas vitit 1945 krahas zhvillimit të skenës teatrale, si domosdoshmëri, një hov të madh mori edhe teatri variete ku për publikun njiheshin si "estradat" i bazuar në humorin e hollë tradicional shqiptar. Në këtë rrymë u shtua dhe inteligjenca artistike e Llakaj, ku vrulli i talentit të tij individual i dhuroi mundësi të reja, duke zbuluar skaje të pa prekura më parë nga skenat shqiptare. Shumë shpejt filloi njëkohësisht të dilte para publikut me repertorë parodikë, duke iu dhënë shanse të plota për shpalosjen e humorin të tij karakteristik. Po aq të befasuar nga orgjinaliteti por dhe aq fuqishëm u ngrit peshe salla nga duartokitjet e pafundme që kërkonin të risillnin në skenë duke brohoritur sërish në ritme korale, Agroni... për të riinterpretuar imitimet si, prezantuesin e parashikimit të motit z.Petrit Leka, spikerët e transmetimeve të lajmeve, këngetarët profesionistë, aktorët, komentatorët e ndeshjeve sportive etj. Tashmë Agroni kishte fituar statusin "I pa zëvendësueshëm" pasi asnjëherë nëpër ekranet bardhe - zi të TVSH nuk ishin parë të tilla imitime aq orgjinalite.

    Në qytetin e Memaliajt ishte tepër e vështirë të të dhuronin duartrokitje, sidomos në atë të humorit. Them e vështirë të merreshin duartrokitje, pasi në këtë qytet artdashës, në ç'do rreth shoqëror ishte i pranishem, alegria, humori miqësor, batuat efektuese, barcaletat, grupe të rinjsh të polifonisë labe që këndonin parqeve (vetëm në Memaliaj i shikoje) dhe të tjerë me serenata kitarash të hedhur krahëqafë e duke kënduar përgjatë brigjeve të lumit Vjosë, ironia fine me sens humori, shprehjet alegorike të shoqëruara me plastika të ndryshme deri tek ai i prezencës komike, bënë të mundur përveç trupës kryesore të pallatit të kulturës ku bënte pjesë dhe Agroni, në pesë lagjet ekzistuese të qytetit u ngritën tek secila trupë estrade ku konkuronin me njëra - tjetrën! Këto aktivitete të detyronin që të kishe një prezantim më cilësor dhe dinjitoz e spektakular për të shkatuar duartrokitje të gjata frenetike. Këto duartrokitje vlerësuese, të përzemërta dhe artdashëse u bënë shumë shpejt pronë e universalit Agron Llakaj, qënë prezantimet e para të tij. Nën drejtimin e regjizorit Agim Likaj ishte ndërtuar një bërthamë e mirë e cila njihej gjithandej sidomos në qytetet jugore si "Humori Memaliot" me shumë humoristë të tjerë ku udhëhiqeshin nga Medin Malkaj (..sot humorist dhe aktor profesionist, njihet tek publiku me rolin e xha Brahos), Myzafer Abedini (ka luajtur në spektaklet e Telebingos me profesionistët, Koço Devolen dhe Agron Llakaj), vete regjizori Agim Lika, dhe i pazëvendësueshmi Agron Llakaj, ishin këta që mbanin peshën e varieteve. Këtë virtyt befasues folklorik, rastësisht e kam zbuluar tek Agroni.

    Edhe pse isha në një moshë të vogël gjeta përkrahjen e regjizorit Agim Likaj ku më dha shanse të menjëhershme për t'ju bashkuar dhe unë trupës kryesore të "Estradës", duke debutuar (për një kohë të shkurtër..) me numra shpejtësie si "Prestigjidator". Përgjatë udhëtimeve drejtë skenave jugore, rrugës dëgjohej dhe kënga labe e kënduar me aq ligje burrërore nga Agroni, të cilën e interpretonte me aq debulesë dhe orgjinalitet, ku të dridhuart e zërit labëror të afronin me vetë lashtësinë e kësaj mrekullie që ka mbritur edhe në ditët tona. Më shkonte shpesh në mendje, pse mos të jetë dhe ky një nga solistët e "Ansamblit Kombëtar"! Por talenti kishte lindur i shkruar! Ai duhej të bëhej aktor! Vitet 1982-1984 të cilat ishin kohët e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk u bënë shkas për ta shkëputur nga rruga e artit.

    Talenti dhe interpretimet e tij të shquara të një niveli profesionist e rikthyen në kryeqytet, por kësaj here për të vazhduar studimet e Akademisë së Arteve të cilën e mbaroi në vitet 1987 -1991. Aktivizimet e tij kanë qënë intensive si i ftuar special në programet e "12 ne Hollivud", "12 vallëzime pa një të shtunë", dhe "12 javë rreth fatit" etj. Në transmetimet e spektakleve televizive më të shikuara si ajo e "Telebingo" ka qënë prezente prej viteve 1996 -2002. Një bashkëpunim i shkëlqyer i një harku kohor 1996-1998 me humoristin tjetër të njohur Koco Devole u gjendën si dy tregues e më pas përçues për të kapërcyer krizën që kishte mbërthyer skenën e humorit shqiptar. Agron Llakaj bëri atë që çprangosi humorin shqiptar nga pengesat burokratike, duke i çliruar artistët bashkë me artin shqiptar. Duke u nisur nga strategjia se "Rrugët e artit janë të vetmet institucionë që përcjellin mësëmiri mesazhet në popull". Ai mori guxim të drejtëpërdrejtë duke imituar e goditur tek pushtetarët, kujtesën e mentalitetit të vjetër dhe atij bashkekohor. Ai nuk e kurseu talentin e tij për ti dhuruar një frymëmarje më të gjerë dhe një fillim të ri, artit shqiptar. Imitimet e tij orgjinale për disa qeveritarë, bënë atë që përveç popullaritetit, të vetëduartrokiteshin dhe nga këta. Ka bashkërealizuar filmin "Titaniku" me TV Klan në vitin 1998 dhe si drejtor artistrik i "Portokalli", prezantues, moderator dhe aktor. Aktualisht vazhdon krijimtarinë dhe interpretimet po tek ky spektakel. Duke bashkëpunuar me Top Chanel, është duke përgatitur sinopsin e një metrazhi të gjatë filmiko-humoristik "Rrofte Shqipëria jo e lirë".

    Agron Llakaj nëpërmjet zotërimit më të lartë të shkallës imituese është në gjendje të binjakëzojë në zera këdo, madje një numur të konsiderueshëm njerëzish. Mungesën e imitimeve të tij e kanë ndierë edhe skenat teatralo-antike Ilire, si qëndrat më me zë të kohës, ajo e Teatrit Bylis i shek të III- të p.e.s, shfaqjeve letraro-muzikore të shek të II-të p.e.s që zhvilloheshin në odeonin e Apollonisë, Butrintit, Sofratikë, Dyrahu, Nikopoia, Orik, Foinika. Sikur të jetonin brez pas brezi artistë të tillë, gjëja e parë do që t'ju kërkoja, do të ishin zërat e stërgjyshëve tane, si të Homerit, Aristotelit, Pirros së Epirit, Gentit, Agronit, Konstandinit, Skenderbeut, Ali Pashë Tepelenës, Ismail Qemalit etj. Prezenca e humorit "Llakaj" falë transmetimeve televizive ka qënë në ç'do trapezë gëzimesh, ditëlindjesh, festash, ndrimevitesh, dasmash etj.

    Humori tij duke ndërmarë turnera, ka mbritur pranë shumë komuniteteve shqiptare që përbëjnë disporen. Tashmë artisti Agron Llakaj është një nga aktoret shqiptar më të kompletuar. Ai i përket një kalibri të lartë interpretuesi, ku plastika e jashtme e fytyrës dhe e lëvizjeve, sa alegorike e gazmore, zëri i përshtashëm i ç'do situate, manipulimi i zërave me veshje të vështira, kostumografia e personazhit, e shoqëruar me një grim sa më fuksional në vartësi të rolit, rëndësia e një improvizimi të natyrshëm, batutat me vend, intuita artistike si veti dhe shprehje e brendëshme të vetë aktrimit të një skenari të goditur, vlerat artistike të cilat i përshtaten karakterit të aktorit që do të luajë në një skenar të caktuar, përbëjnë një talentë të fuqishëm i lindur por dhe i pasuruar gjatë eksperiencës së tij në vite. Ai është mjeshtri i lëvrimit të satirës, skecit e cila është lloji më i shkurtër por dhe bazë e estradës, pantonimat, kupleti, monologjet, grimcat humoristike, vodvili, paroditë..ejt, e bëjnë të shpallur dhe të pazëvendësueshëm popullaritetin e universalit Agron Llakaj.

    Nga Edmond Ismailati, Brooklyn, NY.

Tema të Ngjashme

  1. Zbulohen dy gurë të rrallë në afërsi të Mirditës
    Nga RaPSouL në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 31-01-2012, 15:30
  2. Zbulohen me shume se 1000 specie te reja ne Azi
    Nga BARAT në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 04:22
  3. Zbulohen 4 "martirët" e dështuar
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-07-2005, 06:05
  4. Zbulohen eshtrat e humbura të Isa Boletinit
    Nga Hyllien në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 02:18
  5. Zbulohen Eshtra Emigrantesh
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 06:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •