Nazmije KAMBERI
Kumanovë, 5 shkurt - Nuriahmet dhe Mevlija Emërllahu, njëri 18 e tjetri 17 vjeç vijnë nga qyteti i Kumanovës, por që të dy janë analfabetë. Bota e tyre dhe e babait të tyre, Ekremit, sillet në një shtëpi tejet të katandisur që ka një dhomë, korridor, por jo edhe banjë. Të tre bien në gjumë me rroba dhe zgjohen me to. Nëna, e cila ishte boshnjake, kishte ikur për në Sarajevë kur Mevlija ishte pesë muaj.
"Nuriahmeti dhe Mevlija pasi u regjistruan, u dëbuan nga shkolla dhe prej atëherë nuk dinë as shkrim e as lexim, përveç disa shkronjave që i kanë mësuar vetë nga abetaret në shtëpi", rrëfen Ekremi. Ai thotë se fëmijët e tij gjithmonë kanë qenë të përbuzur se nënën e kanë boshnjake.
"Edhe sot askush nuk i do fëmijët e mi, nuk shoqërohen me asnjë njeri, nuk lozin me askënd", thotë ai. Nuriahmeti, tani për tani në afërsi të shtëpisë së tij vijon zejen e zdrukthëtarisë. Thotë se një gjë të tillë e bën që të kalojë monotoninë dhe të mësojë diçka. Ndërkohë që Mevlija, tërë kohën qëndron e mbyllur, kujdeset për shtëpinë, babanë dhe vëllain. Dëshira e fundit e saj ishte që të shkonte në ndonjë sallon ondulimi dhe atje të praktikonte këtë zeje, që më vonë të punonte si parukiere. Por, thotë se kjo për të ka ngelur vetëm një ëndërr. Jetën Ekremi e përshkruan si katastrofale, pasi që përveç një ndihme të vogël parash që merr nga Enti Social, nuk ka të ardhura të tjera.
"Më herët kam punuar, por tash nuk mundem më, nuk jam mirë me shëndet, ndërkaq nga ana tjetër, duhet të kujdesem për ushqimin e fëmijëve të mi", thotë babai i Nuriahmetinit dhe Mevlijes. Ai shton se, nganjëherë ndodh që të mos hajë e mos pijë asgjë deri në darkë, siç thotë për t'i evituar shpenzimet.
"Ka pasur raste kur kam ngritur, madje zërin ndaj fëmijëve që të mos hanë shumë bukë, që ajo t'u ngelet edhe për të nesërmen", thotë ai. Ekrem Emërllahu thotë se më shumë se kurrë ka nevojë për ndihmë nga cilido qoftë.
====================================
MOS KISHTE QENE TETOVA ME USHT DHE UEJL TE JU ARSIMOJ JUVE, JU DO TE ISHIT SI ATO MAJMUNAT NEPER SHPELLA O KUMANOVARE. EJA MANDEJ E SHAJ TETOVEN QE JU KA BERE NJEREZ.
Krijoni Kontakt