Artan Shkreli
Kur i apasionuari Auron Tare, alias cerberi i Butrintit, mė tregoi hartėn venedikase qė po botojmė kėtu, mbeta i shtangur dhe pata
njė impuls tė papėrmbajtur tė bėja publike disa fakte nė lidhje me tė si dhe me kohėn e botimit tė saj. Me njė vėshtrim pak tė kujdesshėm, merret vesh se kjo hartė ka dalė nga dorė e kartografit tė njohur Vinceso Maria Coronellit (1650-1718). Ai punoi kryesisht nė Venetķ duke lėnė pas, veē tjerash, hartat me tė detajuara tė kohės pėr Arbėninė. Disa konsiderata mbi personalitetin e franēeskanit tė madh, At Coronellit i pata shprehė mė herėt nė njė shkrim timin mbi Kartografinė pėrrallore tė Arbėnisė Coronelliane, dhe pėr kėtė nuk dua tė zgjatem mė kėtu, por dua tė qėndroj ca mbi hartėn e tij tė Butrintit.
Harta paraqet Butrintin me rrethina dhe ėshtė botuar nė vitin 1688, pra para 320 vjetėsh. Nga sa duket harta bėn pjese nė pėrmbledhjen pishtullore (pishtull=fashikull) titulluar Citta, fortezze, ed altri Luoghi, principali DellAlbania, Epiro e Livadia, e particolarmente i posseduti da Veneti (Qytete, fortesa dhe vende te tjera te rendesishme te Arbėnisė, Epirit e Livadisė e veēanerisht zoterimet e Venedikut) botuar nė Venecje. Por grafika tė tilla do tė gjejmė edhe nė vepren tjeter tė Coronellit Dete, gjinj, ishuj, plazhe, porte, qytete, fortesa e vende tė tjera tė Istrisė, Kvarnerit, Dalmacjes, Arbėnisė, Epirit e Livadisė, vepėr e cila do tė bėhej bazė tė dhėnash pėr njė a dy breza kartografėsh nga e Evropa Qendrore e Perėndimore.
Teknika e punimi tė kėsaj harte-gravure, ėshtė me stampim, e incizuar nė fletė bakri, dhe e botuar pa ngjyra - sikurse tregohet mė poshtė. Formati i grafikes ėshtė, si gjithnjė, nė pėrputhje me standardin 44.7 x 59.8 cm, tė fletės sė ashtuquajtur perandorake, (dhe nėnfish i saj). Vizatimi eshte i plotė dhe brenda formatit; kjo theksohet nėpėrmjet njė kornize tė skicuar me dopio-vizė.
Harta, e cila mban nr. 57 (?), ėshtė relativisht e varfėr nė pėrshkrime, pasi territori qė ajo pėrfshin ėshtė i kufizuar. Veriu shenohet nė kartė me shigjetė harku dhe pėrputhet bukur mirė me drejtimin real tė topografisė sė vendit, ndėrsa shkalla e hartės jepet sipas njėsive tė vjetra tė matjes tokėsore, me passi (hapa). Njėsia bazė, e dhėnė nė skalimetrin krahasues nė fund tė fletės, ėshtė 700 hapa, dhe duke pėrllogaritė (pas doracakėve tė vjetėr) se 1 hap (passo) H 1.4 m, del se 700 hapa H 980 m, pra afėr 1 km. Si rrjedhim, saktėsia nė shenimit e kėtij territori ėshtė e shkallės sė lartė.
Mikrotoponimet e shenuara janė vetėm tetė, tė cilėsuara si mė poshtė:
1. Acque morte; 2. Butrintņ; 3. Canale di Corfł; 4. P. Dalmura; 5. P. Vatģ (?); 6. Palude (2 here); 7. Poulla F.; 8. S. Dimitri.
Duke gjykuar nga shenjat diakritike tė germave latine tė pėrdorura, kuptohet se dialekti i shkrimit ėshtė italishtja e Venetisė. Mėnyra e shkrimit (germa kapitale ose jo, apo shkronja te medha ose te vogla) pėrcakton edhe rėndėsinė e toponimit nė hartė. Ky rend duket se nuk ėshtė i rastėsishėm, pėr arėsye se Coronelli nuk qe thjesht njė kartograf i mirė; katėr vjet para se tė hartonte kėtė kartė, mė 1684-en kish formuar tė parėn shoqėri gjeografike nė botė emėrtuar Akademia Kozmografike e Argonautėve. Afėrmendsh njė ndėr detyrat e kėsaj shoqėrie, ish dhe normimi e standartizimi i shenjave grafike ndėr harta, si dhe krijimi i njė gjuhe teknike tė kuptueshme pėr tė gjithė. Ky ėshtė motivi pse shkrimi mė i rėndėsishėm kėtu ėshtė CANALE DI CORFŁ. Ashtu veprohet edhe sot.
Kėtė vit pra, mbushen plot 320 vjet nga realizimi i kėsaj harte (e cila do ribotohej me sukses edhe mė 1706-en), por qė atėherė morfologjia e territorit tė Butrintit duket se ka ndryshuar fare pak:
1. Acque morte Ujra tė Vdekura; me kėtė term Coronelli shėnon anėn e djathtė, pėrtej kanalit qė bashkon detin Jon me liqenin e Butrintit. Duket se nė kohė tė tij kjo pjesė ka qenė e mbuluar prej ujerave tė detit, por nė njė thellėsi tė paperfillshme; aq sa tė konsiderohej si zone me ujra tė vdekura (ndenjura). Kėshtu nė terminologjinė e kohės shėnoheshin cektinat e skajme, ku nuk mund tė afrohej barka pasi rrezikonte ngecjen nė ranishte. Coronelli nuk na jep hollėsi tė tjera pėr kėtė pjesė, por nė harta tė mėpastajme shihet se venedikasit e pėrdorin kėtė xhep tė amullt tė detit pėr peshkore (rezervat peshku). Kjo verehet nė hartat e fundit tė 700-ės, e sidomos nė hartėn e Kontit Guilleminot mė 1826, ku shėnohet edhe rrethimi i peshkores nga ana e detit. Me kalimin e kohės, nė 2-3 shekuj, kuota e tokės eshte ngritur nė kėtė vend dhe njė vegjetacion i lehtė e ka shoqeruar kėtė ngritje. Ky fakt i pat nxitė bonifikuesit e socializmit pėr ta shndėrruar tokėn e re nė tokė buke, e pėr kėtė u drenuan ujrat me ndihmėn e njė hidrovorit. Por duket se pėrpjekja nuk pati ndonjė sukses (mgjth pėr vite aty u mbollėn kultura bujqėsore): kripa e asaj toke dhe pėrmbytja e hera-hershme e saj nga ujrat e larta tė detit bėnė qė pas viteve 90 tė hiqej dorė nga njė mund i tillė dhe toka ti kthehej gjendjes sė saj natyrale. Natyra po e shpėrblen kėtė rikthim. Sot aty, mes bimėsise karakteristike (qė e duron kripėn) kanė gjetė strehė njė mori zogjsh tė rrallė dhe njė turizėm interesant zoologjik ka marrė udhė. Janė me dhjetra ata qė ēdo sezon shohin me tejqyra e dylbi morinė e pashoqe tė zogjve, pėr tė cilėt Butrinti ėshtė bėrė tashmė ndėrkombtarisht i njohur. Jo se nuk ka mė njė zonė me ujra tė vdekura aty pari, porse ajo ėshtė shtyrė e ngucur tej nė drejtim tė detit.
2. Butrintņ Venedikasit, por dhe osmanet, e kanė ditė gjithnjė se ēpėrfaqesonte ai truall aty, me gjithė tė kaluarėn e tij. E pas tyre edhe frėngjtė e me rradhė. Inglizėt e patėn pėrshkruar shpesh nė udhėrrėfimet e tyre, e madje edhe skicuar nga kėndvėshtrime tė ndryshme, kėshtuqė na tingullon paksa pabesueshėm ajo qė Ugolini pohon, se nė fillim tė shek. XX paskėsh zbuluar Butrintin e lashtė. E jo vetėm hartat venedike, por edhe ato frėnge e inglize, deri vonė nė shek. XIX, emertesat e zonės sė Butrintit i barabisnin me ato qė Virgjili pėrshkruante nė Eneiden e tij (kur kur Eneu dhe i jati, Ankizi, mbėrrijnė nė Buthrot). Nė fakt At Coronelli, dėftohet kartograf vėrtet modern, pasi nuk i referohet toponimisė sė Virgjilit, por asaj bashkėkohore tė shek XVII. Dihet se ai e ka shėtitė pjesėn mė tė madhe tė zoterimeve venedike nė Adriatik e Jon, e pėr nga mėnyra se si e skicon Butrintin, duket qartė se e ka vizituar atė. Treqindenjezet vjet mė parė shohim se ēuka e Butrintit ish ende e pamveshur nga pylli dhe se muret e qytezės antike shkriheshin me ato bizanto-mesjetare. Coronelli me njė pėrpikmeri tė admirueshme vizaton tė tre muret rrethuese tė Butrintit mure qė mė pas do zbuloheshin nga ekspeditat arkeologjike tė shek. XX. Dhe sikurse shihet, edhe distanca ndėrmjet tyre vizatohet me mjaft pėrpikmėri (krahaso Genplanin modern sipas orientimit Nord). Veē akropolit dhe mureve rrethuese aty shfaqen edhe tre objekte tė mirėpėrcaktuara: njėra syresh, nė breg tė liqenit, ajo mė nė veri, ėshtė bazilika paleokristiane; njė tjetėr mė nė jug, duhet tė jetė kulla e madhe katėrkendore venedikase; dhe njė tjeter objekt pranė saj, por rrethuar nga ujerat, i takon tė jetė njė fortifikim qė na rezulton se shėnon lindjen e Kalasė Trekėndore tė Butrintit - kur dukej se muret e qytetit gjysėm tė rrenuar asokohe nuk mjaftonin mė pėr ta mbrojtur atė vend.
Edhe emertimi Butrinto shfaqet mjaft i konsoliduar, ndėrkohė qė nė Tabelėn e Peutingerit qyteti shenohet nė trajten Rutharoto, e nė njė hartė tė periudhės sė Renesansės, mė 1571, pėrpiluar nga Camotti, del nė trajten Butiritro. Vetė Ugolini na bėn me dije se nė vitet Njezet tė shekullit tė shkuar, banorėt vendas (vetėm vllehė e shqiptarė) e quanin atė zonė Vuthro. Pra emėrtesa e qytetit tė lashtė, qė sipas mitit ish themeluar nga ikanaket trojanė, qe ruajtur pėr mrekulli nė tė folmen e ēamėve autoktonė, madje nė njė trajte mė tė vjetėr e tė pahuazuar, sipas kalesės: Buthrot-Vuthrot-Vuthro. Forma e sotme e italianizuar Butrint, sikurse shumė novacione tė panevojshme nė Shqipen e Re, ka zbythur padrejtėsisht formėn historike ēame: Vuthro.
3. Canale di Corfł kanali i Korfuzit. Shqiptarėt e kohės sė Coronellit thonin i Qerfozit, emėrtese qė mbijetoi deri nė fillim tė shek. XX e u zhduk pa lėnė gjurmė nga librat tanė, gjithė pas veprimit tė terminologjisė sė re e tė mbrapshtė, qė shqiptarėt e pavarėsuar pėrftuan gabimisht nė tė gjitha fushat, duke hequr dorė mė dėshirė nga njė pjesė e rėndėsishme e trashėgimisė gjuhėsore-toponomastike e cila kish shekuj qė ish formuar (kėshtu b. fj. TuneDanub, RuzalemJeruzalem, RrushėRaguze, SiqeliSicili, Vuthro-Butrint etj.). Sot i themi Ngushtica e Korfuzit ndėkohe qė italianet ja kane dalė tė ruajnė emėrtimin tipik venedikas duke vijuar ta quajne atė Canale di Corfł; e sikundėr Ngushticėn e Otrantos (tė cilės ne dikur i thonim Otrent) vijojnė ta quajnė po sipas idiomės venedike Canale dOtranto - por kjo gjė nuk vlen pėr ujėra qė nuk rriheshin ekskluzivisht nga venedikasit sikunder Ngushtica e Gjibraltarit tė ciles kėsaj here nuk i thonė mė kanal, por ngushticė: Stretto di Gibilterra.
4. P. Dalmura bėhet fjalė pėr gjirin, apo Liqenin e Almurės siē quhet sot. Forma Dalmura sėshtė gjė tjetėr veēse reminishencė e njė drejtshkrimi mesjetar qė nyjen e pėrparme tė emrit e bashkon me emrin vetė sipas kaleses: Dalmura < DAlmura < di Almura. Shpesh kjo emėrtese shfaqet edhe si Gjiri ose Liqeni i Aramerasit, por duket se Arameras ka pasė jetė paralele, por origjinė tė perbashket me ate Almura. Dhe vėrtet, ndėr harta Almura del hera-herės edhe si Armura ose Armyros (shih Guilleminot 1865) e qė kėtu gabimisht Armeras-Arameras. Po ēdo tė thotė Almura?
Shtegun e spjegimit pėr kėtė e marrim nga pėrmendja qė Hipokrati i bėn njė lėngu me pėrbėrje sulfuri, tė cilin ai e quan almura udata (almura udata), i ngjashem me lėngun e kripur tė lotėve e qė e rekomandon pėr purga (pastrime) tė ndryshme. Duhet tė kemi parasysh kėtu se krejt liqeni i Butrintit ėshtė pjeserisht i ėmbėl e pjesėrisht i kripur, dhe se hera-herės aty ndodhin emetime sulfurore tė cilat vijnė nga thellėsia duke shkaktuar ngordhje masive tė florės sė liqenit. Kjo pėrbėrje e ujrave tė Butrintit, pėr tė lashtėt kurative me gjasė, duket se i ka dhėnė emrin gjirit tonė.
5. P. Vatģ (?) Ky toponim nuk ėshtė i qarte as nga domethėnia e as nga pikėpamja shkrimore. E jo vetėm kaq, por nuk ėshtė krejt e qartė se ēfarė pėrfaqėson nė kėtė rast germa P: Punta apo Porto? Nė kartografinė e vjetėr venedike gjenden tė dy format, por nė rastin tonė nuk bėhet fjalė pėr Port, pasi cektina e skajme e ujrave aty (acque morte) nuk lejon bankimin e anijeve a barkave; dhe del kėshtu se bėhet fjalė pėr Punta (it: pikėz) nė kuptimin e njė kepi tė vogėl, pas sė cilit fillon pjesa shkėmbore e bregut duke vazhduar drejt jugut. Kjo konfirmohet edhe nė njė harte tė kėsaj zone tė njė shekulli mė parė, tė Camotti-t mė 1571, kur pėrballė Butrinitit, nė Korfuz, ai shėnon Punta di S. Nicola pėr Kepin e shėn Nikollės aty. Por nė kėtė rast nuk kemi tė bėjme me njė kep tė mirfilltė, se sa me njė pikė nga ku bregu zė e bėhet shkėmbor. Kjo pikėz e pėrcaktuar qartė nė hartė do tė kėtė qenė asokohe njė shkėmb qė del nga uji e qė nė shqipe i thonė gumė.
Sa i takon emerteses Vati, kjo ėshtė njė emertese e rrallė venedike, por duke u nisur nga legjenda e Butrintit, duket e kalkuar nga njė toponim mė i hershėm vendas tė cilit sot nuk ja gjejmė fillin. Bėhet fjalė pėr Gumen e Orakujve, apo Profetėve shumėsi i tė cileve nė italishte bėn Vati. Pra me kėtė emėrtesė mund tė hidhet dritė mbi njė emėr mė tė motshem tė kėtij vendi (dikur kyē) qė sot ėshtė zhdukur.
6. Palude pėrmendet dy herė nė hartėn tonė, e do tė thotė kėnetė ose ligatinė. Nė fakt kjo Palude mbi Acque Morte kėtu paraqitet e shkėputur nga vija e detit, por nė harta tė mėvonėshme ajo del si vijim natyral i bregut tė ceket. Pėr kėtė arsye, nė momentin qė kjo mbytet e freskohet hera-herės nga uji i detit, kthehet nė njė peshkore tė rėndėsishme. Ndryshe qėndron puna me kėneten tjetėr, me lart, e cila ndodhet ngjitur me Liqenin e Butrintit. Duket se nė atė kohė, ky territor, ėshtė pjesė pėrbėrėse e liqenit (nėn kodrėn qė e ndan nga Liqeni i vogėl i Rizės), por sot toka ėshtė ngritur dhe ajo nuk ekziston mė. Me gjasė ky kėnetizim i kėsaj pjese tė bregut ka ndodhė nė Mesjetėn e parė, pasi sot nė kėtė zonė, dhe nė tė tjera aty pranė, janė zbuluar reperte arkeologjike tė qytetit romak i cili nė kohėrat e paqme tė Augustit filloi tė shtrihej jashtė mureve tė Butrintit, nga ana tjeter e kanalit tė Vivarit.
7. Poulla F. Shėnon atė qė sot quajmė Kanali i Vivarit. Nė hartėn e Coronellit mėsojme se Lumi Pavllo, nė shek. XVII derdhej nė Kanal tė Vivarit. Ai vinte nga ana e djathte e kėnetes pranė Liqenit tė Butrintit dhe bashkohej me kanalin aty ku sot ndodhet Kalaja Trekėndore (nė piken ku tani ndodhet trapi). Kuptohet se Lumi Pavllo ėshtė spostuar artificialisht pėr nė atė pike, pasi nėpėrmjet tij bėhej rrethimi me ujė i kullės me sa duket strategjike qė ish dhe bėrthama e parė e kėshtjellės sė mėvonėshme qė do tė ngrihej ne koherat osmane. Rrjedha e lumit vinte nė lėvizje njė mulli me ujė tė ndėrtuar pikėrisht aty e qė sot i kanė mbetė veē themelet. Kjo ėshtė harta e vetme qė njohim e cila tregon pėr ekzistencėn e njė kulle qė nė shekullin e XVII, aty ku ndodhet kalaja trekendore sot dhe qė na konfirmon pėrdorimin e lumit Pavllo pėr rrethimin e saj me ujė. Sot ky lumė derdhet nė jug tė pikės qė po e quajmė Guma e Profeteve, aty ku fillon dhe pjesa shkėmbore e bregut. Nė antikitet, kur dhe atėherė lumi nuk rridhte nė kanal tė Vivarit, ai quhej Akeront emėr qė e mban edhe gjatė gjithė Mesjetės deri nė ag tė kohėrave tė reja dhe riemertohet Pavllo, kur ndodh nje rihelenizim i glosave tė rajonit. Mbetet e errėt origjina e emrit tė lumit (Paulus-Paulos-Pavlos).
8. S. Dimitri. Nė do harta tė mėvoneshme del edhe si S. Demetrius. Ky mikrotoponim shėnon ekzistencėn e njė kishe kushtuar Shen Mitrit buzė kanalit tė Vivarit. Kjo kishė, e cila para kėsaj harte dilte vetėm nė burime tė shkruara, ka qenė kishė katolike nė kuadėr tė dioqezave latine tė cilat nė Butrint e Korfuz jetuan mė gjate se nė vendet e tjera (tė cilat ndodhen nė ndikimin ortodoks). Duket se me kalimin e viteve, pranė saj lindi edhe njė fshat i vogėl peshkataresh i cili nė fund tė shek. XVIII quhej S. Erina (Shėn Terina) por qė nuk pat jetė tė gjatė. Kisha e Shen Mitrit sot nuk ekziston mė. Mbi themelet e saj, me gjasė u ndertua njė repart ushtarak nė kohen e Socializmit e qė mė pas u rehabilitua e pėrshtat nga A. Tare si strukturė pritėse pėr vizitorė. Ndofta sot ėshtė me vend tė bėhen gėrmime sondimi pėr tė pėrcaktuar madhėsine dhe cilėsinė e Shėn Mitrit, e nė kėtė mėnyrė do kemi njė kuadėr mė tė plotė territorial e monumental tė kėtij brezi tė shkurtėr qė pėrbehet nga Kanali i Vivarit, por qė ėshtė kaq i mbrujtur me histori.
Saktėsia e hartės le kėshtu pėr tė kuptuar se qellimi i saj ishte i destinuar pėr pėrdorim ushtarak. Por ēndodhte nė Ēamėri nė tė largetat vite 80 te shek. XVII, kur Coronelli, kozmografi mė i rėndėsishėm i Serėnissimės Republikė tė Venedikut, pėrunjej aq shumė sa tė merrej vetė me pėrshkrimin e ligatinave tė Butrintit? Ndofta do shkruaj herėn tjetėr pėr kėtė.
Nė Shqiperi ndjeshmėria e ulet pėr hartat historike tė gjeografisė sė vendit ndjehet veēanėrisht nė studimet mbi territorin, tė cilat rezultojnė vėrtetė tė mangėta. Njė ndjeshmėri me e larte ndaj dokumentit kartografik, do kish balancuar sado pak atė kujtesė tė dobėt tė gjindjes sonė dhe atė vetėdije, shpesh jo tė formuar, mbi rėndėsinė qė paraqesin faktet e transmetuara drejtpėrdrejtė nga territori ku jetojmė. Dikur albanologėt e huaj, e mė pas ata vendas (nė menyre tė veēantė u shqua Nikoll Gazulli), konsideronin veēanėrisht tė domosdoshme studimin e hartave tė vjetra; por sot ndėr ne - me pėrjashtim tė ndonjė inisiative, tė jashtezakonshme pėr optikėn e institucioneve tona, sikundėr ajo Lucia Nadinit mė 1998 - nuk ndjehet asnjė nevojė pėr publikimin dhe studimin e pasurisė kartografike tė territorit shqiptar. E pra nuk ėshtė i papėrfillshem numri i kartave detare, portulanėve dhe hartave ushtarake qė arkivat shtetėrore, bibliotekat publike dhe koleksionet private zotėrojne tashmė.
Ballkanweb
Krijoni Kontakt