lajm press
Këshilli i radiodifuzionit kritikon përfaqësimin e pabarabartë të partive politike në programim në gjuhën shqipe të Radio-Televizionit Maqedonas. Në vërejtjen e Këshillit të radiodifuzionit thuhet se domosdoshmërisht në emisionet informative të programit në gjuhën shqipe të Televizionit maqedonas duhet të arrihet baraspeshë në prezantimin e aktiviteteve të partive politike dhe individëve që funksionojnë në skenën politike, pasi është konstatuar prezantimi i pikëpamjeve politike në favor të PDSH-së. Ndërkaq Bashkimi Demokratik për Integrim në një reagim drejtuar Këshillit të RTVM-së, Këshillit drejtues të RTVM-së, Këshillit të radiodifuzionit, Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Qendrës për zhvillimin e mediave, misionit të OSBE-së në Shkup dhe përfaqësive diplomatike në Shkup shpreh shqetësim ndaj shkeljeve flagrante dhe kodeksit gazetaresk për informim të drejtë dhe paanshëm nga ana e Redaksisë në gjuhën shqipe të TVM-së. Sipas BDI-së, redaksia e TVM-së në gjuhën shqipe, është shndërruar në shërbim për informim të Partisë Demokratike Shqiptare, duke shkelur të gjitha parimet të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, Kodit zgjedhor dhe Statutit të RTVM-së. BDI kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin masat për të ndaluar shkeljet dhe të ndëshkojë shkelësit e tyre.
Krijoni Kontakt