Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 75 prej 75
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Ne kete moment qe un kam shkruar kete postim, ti po e lexon shume mire, por sa i vetdijshem je qe nuk po enderron? Dmth, ku e ke sigurine qe ti nuk po e enderron kte moment, pra si mund te ndahet realiteti nga fantazia/endrrat?



    mos ke qen gja me nai fallxhore para pc kur e shkrujte kete looool ?!!!
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  2. #72
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anëtarësuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895
    Never Say Never...
    * Im a Slow Walker...But i Never Walk BaCk *

  3. #73
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Nje material interesant qe deshmon per mundesite njerezore rreth endrrave lucide apo udhetimit astral.

    Jashtë trupit. Udhëtimi astral

    Sipas mësimeve të Teozofisë, trupi astral është njëri nga shtatë nivelet tona të ekzistencës. Aty janë të vendosur qendrat e ndjenjave dëshiirave tona. Filozofia Tantriste na mëson për shtatë qendrat të energjisë që quhen ÇAKRA , ku janë të vendosura burimet e vetë esencës së mundësive njerëzore të ekzistencës.

    Ekzistojnë mjaft dëshmi autentike, si ato nga më të lashtat, siç është “Libri tibetan i të vdekurve” dhe “Libri egjiptas i të vdekurve”, gjer tek përjetimet e ndryshme individuale të dëshmitarëve të besueshëm autoritatrivë, të cilët bindshëm pasqyrojnë atë që shkenca jonë bashkëkohore ende nuk e ka pranuar – se, në rrethana të caktuara trupi astral i njeriut mund ta braktisë trupin fizik dhe një kohë të ekzistojë jashtë ambientit të zakonshëm.

    Hulumtuesit e ndryshëm dita më ditë janë gjithnjë e më afër zgjidhjes, tani për tani të këtij fenomenei parapsikologjik. Sidoqoftë, ende duhet të kalojë edhe mjaft kohë që të dëshmohet se çfarë janë këto mekanizma të fshehtë të trurit tonë gjatë projekcionit astral.

    Çka është në realitet projeksioni astral?

    Definicioni më i thjeshtë do të ishte: është aftësia e braktisjes së vullnetshme (vetëdijshme) të trupit fizik, duke transferuar shpirtin njëkohësisht në trupin astral, për t’i shfrytëzuar së bashku gjatë qëndrimit paralelisht si në nivelin fizik ashtu edhe në atë astral.


    Duke qëndruar në viset dhe shtetet e ndryshme të Lindjes, para së gjithash në Indi, Nepal dhe Tibet, kam regjistruar shumë kallëzime për aftësitë e jashtëzakonshme parapsikologjike të joginëve dhe lamajve vendas. Atje, gati nuk kishte njeri që nuk ishte i bindur se trupi është vetëm një mburojë e fortë e energjive të brishta, substile që ekzistojnë në ne.

    Levitimi, ecja nëpër ujë, krijimi i çiftit astral, udhëtimi në kohë, qëndrimet në dimensionet tjera të ekzistencës, udhëtimi astral...janë vetëm një pjesë e mundësive dhe ndërtimit ekzistencial njerëzor.

    Në Ande dhe në Amazoni, kam regjistruar bestytninë se shamanët e vjetër kanë njohur teknikën e udhëtimit astral në të kaluarën dhe në të ardhmen duke qenë në gjendje që t’i vrojtojnë dhe kontrollojnë hapësirat e mëdha ku ata kanë jetuar dhe vepruar.

    Nga ana tjetër, disa hulumtues perëndimorë kanë arritur në përfundim se njeriu ka disa trupa të adaptuar për ekzistim në nivele më të larta – astrale, mentale dhe hyjnore, ndërsa e përbashkëta e qëndrimit në këto nivele, është vetëdija unike pa marrë parasysh se në cilin prej të tyre arrihet.

    A mundet çdo njeri ta realizojë projeksionin astral?

    Mundet! Bile është e preferueshme. Shumë autorë mendojnë se, sikurse trupit fizik që i nevojitet të qëndrojë në planin fizik dhe aty t’i kënaqë nevojat e veta ekzistenciale, po ashtu edhe trupit astral i nevojitet të qëndrojë një kohë në planin astral.

    Edhe diçka: shumica e njerëzve nuk është i vetëdijshëm për udhëtimet e veta astrale, sepse ato i përjeton natën-sa është në gjumë. Psikologët këtë e quajnë si gjumi lucid.

    Libri që është para jush nuk ofron përgjigje në të gjitha pyetjet që sigurisht do të parashtrohen para çdo lexuesi. Por, ofron shumë dëshmi fascinante autentike.

    Ai hap dyert e mundësive të fshefta njerëzore nëpër të cilat nëse një herë kaloni, kurrë më nuk do të kërkoni që t’i mbyllni dhe t’i harroni. Do të jeni të gjykuar që gjithnjë të parashtroni pytje dhe të hulumtoni.


    Ahmed Bosniq/perktheu Hasan Hamezbalaj/Hermesnews
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  4. #74
    Jam shum i sigurt se po meditoj ....!!!

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e THALESI
    Anëtarësuar
    28-06-2008
    Postime
    90
    Lal po na fut doza skepticizmi ata dikur thoshin:
    Ne po e shijojm qe mjalta eshte embel po cka nese ajo nuk eshte e till..??!!
    Ne kto dy gjera mund ti dallojm shum mir gjer sa jemi te zgjuar,ndersa ne enderr nuk e dallojm dot a jemi ne realitet apo ne enderr

    rrespekt me te mira
    Jeta dhe vdekja jane pa emer.

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Pranimi i Shqiperise ne NATO - nje hap i sigurte drejt BE
    Nga brezi97 në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 09:26
  2. A është bota sot më e sigurtë sesa gjatë Luftës së Ftohtë?
    Nga Humdinger në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 23:05
  3. Kush hyn në “Shtëpinë e zeze” është i sigurtë!
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2004, 18:28
  4. Me te sigurte pa semafore ?!
    Nga Blendi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-07-2002, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •