Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Kunder-Mburoje

    U zgjua ne mengjes me kurrizin e mpire nga enderrat e nje nate me pare. Ne enderr kishte mbajtur ne kurriz nje thes me balte...
    *Eh qamet - mendoi - sikur te mos kishin qene mjaft thaset me fasule qe duhet te terhiqte zvare gjithe diten per ne bodrum.
    Zgjati koken nga dritarja dhe pa Nafijen tek prashiste qepujkat ne oborr. Me gjokset e tulet qe i vareshin pa teklif e kenaqur nga dita e re, Nafija kendonte nje kenge te sajuar aty per aty. Fshatari terhoqi supet nga dritarja dhe ashtu ne "meditim" e siper mbi enderrat kurrizore u kollit trashe dhe per momentin nxorri dhe ato zorre te pangaterruara qe i kishin mbetur ne bark. Nga frika se mos dikush tjeter shikonte lirine dalese te trajtave te tij u gelltit mbrapsht me turfullim dhe filloi te rripertypte friken e fshehur. I kenaqur nga mengjesi i vete-servirur, hodhi kapoten dhe u fsheh nga faqja e dheut dhe per ate dite.
    Veten e kishte pare gjithmone si njeri te zgjuar dhe per kete ishte siguruar nje nate me pare kur Nafija kishte bere komentin rreth drejtimit te brazdes se domateve. Kishte punuar mbi ate brazde nje dite me pare dhe sot jo vetem e dinte se kishte mbaruar nje pune por ishte akoma me i sigurt ne zgjuarsine e tij. Nafija i kishte thene se ne te gjithe krahinen nuk egzistonte nje tjeter mendje njeriu qe tja kalonte ne menyren si mendonte. Dhe kishte te drejte, ndoshta ne te gjithe krahinen nuk egzistonte asnje njeri, me aq sa kishte vene re gjate viteve. Por Nafija vinte nga nje familje e ngritur dhe i dinte keto gjera. Kishte shtate vellezer dhe sigurisht dinte shume. Kjo ishte dhe arsyeja perse Beqoja u martua me te ne rradhe te pare. Frika, e cila i ishte rritur gjate gjithe jetes nje trajtesisht me palcen e tij, binte ne kllapi sa here mendonte per trimat e Nafijes.
    *Na duhen shpatulla Nafije - perseriste cdo dite para e pas cdo "vakti". Madje kohet e fundit kishte filluar ta perseriste para e pas cdo veprimi.
    *Nje nate nga ato me hene, pak a shume si gjithe netet e tjera te jetes se tij. Ishte ulur ne gurret e "sokakut" para shtepise se tij dhe i kishte peshperitur Nafijes te vertetat e Henes.
    *E shikon - i kish pat thene - e shikon si i ka drejtuar turinjte nga mua dhe sot po na ben hije nga ana e kundert. Po pergatitet per nje kompllot Nafije. Do te me vrase se e di qe jam i zgjuar. E di ajo qe une ja di te gjitha te vertetat dhe sa here del dielli me kercenon ne pjellore e thote se do kthehet perseri naten tjeter.
    *E ca jane keto te verteta more Beqke, ca i ke bere ti asaj qe nuk te le rehat?! - Ja kish kthyer Nafija kuptohet me e shastisur se kurre nga habia.
    *E di ajo qe kam vendosur ti ze vendin. Se dje ujita gjithe vreshten brenda nje dite dhe i vinte inat qe naten mbylla syte e fjeta. Hena eshte ziliqare...
    *Eja ulu ketu pas meje dhe rrotulloje hijen tende se nuk ta ka fajin hena qe do te shkalafitesh maje mullarit.
    Kishte zbritur nga mullari tek i cili kishte hipur fare "rastesisht" per tju afruar Henes dhe duke perseritur "fjalet magjike" ishte drejtuar drejtes sobes ku e kishte zene gjumi i fshehur pas maces.
    Kete mengjes Nafija tek prashiste kishte vendosur te shkonte tek vellezerit e tu kerkonte ndihme per friken e egzagjeruar te Beqos. Ne mendime e siper, Beqoja u shfaq ne oborr. Edhe pse ne ditet e para te korrikut, kishte hedhur kapoten e mermeriste me duart lart. Ishte nje zakon i ri ky qe kishte pervetsuar kohet e fundit qellimisht per te mbajtur sa me larg rrezet e diellit ne mengjes te cilat sic duket kishin planet e tyre kunder tij. Aq shume ishte lidhur me mendimin se gjithcka ishte duke kompllotuar kunder tij sa dhe te ushqyerit ishte dicka e vjeter per te. Bizelet donin ta mbytnin, ndersa mishi e kercenonte me gjak.
    Nafija i hipi karoces dhe u nis per ne qytet, ose te pakten kjo ishte arsyeja qe dha para Beqos per kete udhetim te papritur.
    Ai me i trembur se kurre tani vrapoi tek thaset e fasuleve ne bodrum dhe u fsheh nen to, duke pritur atje dite e naten per kthimin e Nafijes.
    Nga fundi i javes Nafija u kthye me e gezuar se kurre ne shtepi me nje qese plot gjethe nga lulja "vesh gomari". Ishte nje lule qe rritej vetem ne fshatin e saj dhe vellezerit ja kishin dhene me shpresen e sherimit sa me te shpejte te Beqos.
    Vrapoi e shkreta neper shtepi se me ne fund e gjeti kunder-mburojen por asgjekundi nuk e ndjeu frymen e Beqos. Nga bodrumi vinte ere mish te prishur dhe me friken se pastermaja i ishte qelbur me keq se vitin e shkuar, (duke harruar per momentin Beqon) u turr andej nga vinin mizat.
    Ne bodrum mizat kishin kosti. Trupi i gjysmuar i Beqos dergjej nen njerin nga thaset e fasuleve ndersa insektet vazhdonin te ushqeheshin.
    "E zeza... - thirri Nafija e tmerruar tek shikonte Beqon dhe koken e tij te varur, qe tashme kishte marre ere - Beqoja im kishte pasur te drejte. Te gjithe qenkan bashkuar kunder.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fjorushe!

    Qe t'na heqesh kte shije te hidhur te ketij tregimi me kte beqon, personazh kafk-iano-devollian, mprehe lapsin ndonje dite dhe na trego ndoj gje te bukur.
    Psh jam kurioz te pershkruash nje dite Korcare.

    Supozojme se ti me klasen ngjiteni lart nga Morava ose kampi. dite dimri me bore a dite Maji me lule ..ate zgjidhe vete..
    Keni marre kitarra me vehte, buke, byrecka, djathe e gjize e domate dhe shkoni piknik andej dhe luani e kendoni tere diten..
    Gjate piknikut njera nga vajza, psh Mariana, bie ne dashuri me zerin e bukur te Raqkes qe i qan serenatat (me qe eshte nip i Tole Adhamit..) dhe bile puthen nen nji pishe andej.
    Mirpo Marianen e dashuron dhe Sokoli, i biri i nje biznesmeni te fuqishem dhe.....nis drama...
    Vazhdo vete ...Ti di te shkruash bukur..

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nis drama brari apo mbaron ?

    "Nuk ta them se bardhoshja ka ditelindjen" ...

  4. #4
    Me pelqeu!
    E ka thene Fan Noli, nese do te shkruash vertet, shkruaj per ato qe ke jetuar se shkruan me mire.


    p.s.
    Xha Brarka, me kenaqe me ate tregimin ke dogana. Edhe ti shkruan mire.

  5. #5
    Fragile Maska e Alesia
    Anėtarėsuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    E bukur, rrenqethese, e goditur.
    Bravo Fiori
    Vazhdo shkruaj....
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Skenderbeu ka thene : "Lirine nuk ja u solla une, por e gjeta midis jush"...Ne rastin konkret: "Eksperiencen nuk e perjetova une, ate e njoha midis jush"

    Pershendetje Alesia...

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    kur te fillosh ti bindesh lexuesit keshillues nuk ke per te shkruar kurre ate qe eshte e bukur.
    ...
    Fioro mua me pelqeu , madje shume.
    pls me lejo te te them; "je shume e mire ne proze, ndonse nuk e merr dhe aq seriozisht per te qene e mire"


    urime !
    a do kete vazhdim kjo ?
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Personazhet - shume interesante.
    Stili-po ashtu
    Vetem tema e komplotit me duket e konsumuar

    gjithe te mirat
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  9. #9
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Macja faleminderit per konsideraten dhe besimin qe ke krijuar ndaj shkrimeve te mia pasi e kam vene re qe i ndjek rregullisht. Te falenderoj edhe atehere kur une shkruaj si ne ajer dhe ti nuk di si ta u gjesh anen e si te kthesh nje pergjigje, edhe atehere kur te pelqejne dhe me kenaq apo ngacmon me pergjigjet goditese/komplimentuese.

    Ne lidhje me seriozitetin te kam thene dhe me pare se kur hedh dicka ne forum e shkruaj ne moment dhe nuk e mendoj shume cfare shkruaj apo si e shkruaj, aq me teper cfare do marr prej tij. Ato shkrime te miat qe me jane dukur me shume "personale" apo te zhvilluara, ne vend qe ti hidhja komplet ketu i kam bere save ne kompjuterin tim, por gjithmone kane mbetur ashtu ne qoshet e kompjuterit, pa marre as noten me te vogel te vleresimit te metejshem nga ana ime. Konkretisht pjesen me lart as e kam rrilexuar qe dje kur po e shkruaja ketu pasi ishte dicka e momentit dhe nuk mund te jete me "serioz" se aq.

    Dikea bota eshte e konsumuar, i sapo linduri eshte i konsumuar, plaku eshte i konsumuar. Te gjithe vuajme per te qene nje here femije, nuk besoj se kjo ndjenje ka per te rri-egzistuar...sepse femije ka "pasur" dhe vete ideja e te qenit nje u konsumua me kohe...rrumbullak strumbullak kur e prek te ben me gjak Ne i numerojme vitet ne 2003 dhe ca me pare dmth nje oqean me konsumime, por ne fund te fundit ne jemi "femija" jone.

    Pershendetje...

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kur lexoj nje shkrim ne te cilen burrat dalin me huqe dhe ne fund vdesin, teksa grate dalin te zgjuara e te duruara, atehere nje gje mund te thuhet me siguri qe ai/ajo qe e ka shkruajtur eshte korcare.

    Edhe Teto Rita nga Korca ishte

    P.S E lezetshme por prape nuk e arrin dot gjuhen popullore te Cajupit ne disa prej fabulave dhe komedive te tij. Cajupi ne qender vinte "grate" kurse ti na vure Beqken e shkrete.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  3. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •