Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Dyshime Ndryshimesh...


    Alibi


    Artikulimi i jeteve me ka udhehequr deri tani por keshtu si papritur njerzit i shikoj te zbrazur, pa te. Ngushtues idesh, frikacake te zgjedhjeve te tyre, minj qe jetojne brenda gunave te hiperbolave-fjalore. Dalin e perhapen si hibride qelizash, relika te se kaluares.
    Tensioni i asaj cfare pres te me ndodhe sot nuk ka lidhje me idete e zgjerimit te kultures mbi qenje te njejta. Pres te shkoj ne nje bar ku do te paguaj me shume se cdo marr si dhe pres te bej nje telefonate, per te cilen nuk do marr pergjigjen e pritur. Nese kjo nuk eshte aq e rendesishme sa duket atehere si ka mundesi vendodhja e shtepise se nje zezaku te me interesoje?!
    Jashte ka debore dhe kjo si per ironi te ngrohjes se rruzullit, gjithesia po ngrin. Ne, tashme trajta te paprekshme. Akuj te besimeve dhe prioriteteve te cilet na terheqin mes dallgesh per te ndaluar lumenjte, enderra te ndenjura, jetė pa forma.
    Krijimi i fjaleve ka po aq rendesi sa nje ngjarje e vertete e ne thjesht sa po ndihmojme ne ngritjen e vleres se valutave te tilla. Goditem pas vlerave te tyre dhe "xhugulisem", harlisem ne qeshje qe me hapin barkun e me bejne te shperthej, te dal nga vetja, natyre te cilen e kultivova me kohen. Nuk kam meshire per te vdekurin, as per te semurin, ndersa ideja e dashurive, tani e zbardhur ne jehona qendrimesh, me varet si hije dhe me kujton per kuptime fjalesh, per perqendrime ndjenjash qe paskan qene te rendesishme atehere kur nuk kuptohen.
    Tani katalizoj dhe qendrimet e vetes, dhe po i boshatis dhe ato pa u prekur ne muret cinike te se tashmes. E tashmja egziston, rrjedhoja e saj, pa rendesi, ndersa e kaluara, e vdekur!
    Enderrat i nderpres me zile, ndersa jeten e filloj pa rritem. Vlera te shmangura dhe njerez monotone! Pagova per nje cokollate, makina me dha dy. Kete me te vertete nuk e kisha pritur te me ndodhte...

    -------

    Pas Ylberit

    Parakalimi i jeteve dhe arsyeve i ishte bere monoton tashme. Bashkesite mendore dhe rrjedhjet nje-kalimeshe shkruanin ankthet qe ktheheshin nga mergimet, te tjera perseritje te besimeve keto. Anatomia e nje frymemarje i thyej ne duart e lyera me etje dhe studimi shkundte hi boshesie, se e tille ishte kthyer bota. Qellimi kishte vdekur. Duke kuptuar ndarjen dhe liqenet ku njerzit jetonin, ai jetonte ne nje te tille. Me shume pellgje vetmie, nje anesimi dhe nje besueshmerie te ekspozuara. Te gjithe te drejtuar nga nje imazh, i lekundshem keto dite.
    Zgjedhja qendronte ne do mundte te mbante syze gjithe jeten a do i duhej te pinte liqenin e tij. Nje shtatembedhjete vjecar, i rritur nga padurimi dhe i vogel nga mbeshtetja e nevojitur.
    "Ne vdesim" - mendoi.
    Vazhdoi te ecte permes dunave te reres, nga ku personazhet e librave te vjeter ishin nisur per ne bote magjike. Ndryshe sot rruga. Mungonin librat dhe papagallet. Njerzit ecnin per te kerkuar qellimet e humbura. Kishin degjuar se ne fund te ylberit qendronte "vetja", ishte ajo qe do ju tregonte rrugen per tek qellimet. Ylberi, artificial ky, me ngjyra te ndezura nga neonet te cilet qendronin hapur nate e dite, i udhehiqte drejt hapesirave te njohura nga gjumi dhe te fshehura nga syte.
    Pa e kuptuar keshtu, drejtoheshin nga i vetmi qellim i gjalle, kapercimi i vetes. Atehere (ne fund) te gjithe do te ngjallen te perjetshem, dhe trupi do besoje "drejtesine" te cilen arsyeja e qellimeve te vdekura nuk kupton.
    Te gjithe te vdekur, vrapues pertej vetes, sot.

  2. #12
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Tregimet e jetes se saj!

    U ngrita per te pare henen sot dhe cuditerisht kishte diell. Eklipset e koheve te fundit kane fshire pergjithesimet dhe ato cfare i dija, i dinim dhe i besonim deri ne djegje duarsh. Bota perkufizohet ne pafundesi dhe perseri zvogelohet ne nje violine. Aq thjeshte dhe "ngaterruar", me tinguj te vjeter ne duar te reja. Ne jemi te njejte. Portrete te skalitura dikur, te rreshkura tani nga stinet. Kaq pak. Kaq pak kemi ecur edhe pse lunderojme mes kompjuterash dhe ja kalojme kohes, edhe kaloresit te Doruntines. Nuk kam per qellim te them shume, por duhet thene thjeshtesia. Sa shume gjera kemi ne dore dhe sa pak bejme. Sa shume mund te themi kur shastisemi para te huajve. Ne jemi ata. Ashtu me mish e zemer, ne jemi te gjithe. Eshte kaq e lehte te shikosh kufomat e shpirtrave, ne jemi kaq shume te depertueshem. Perseri ka rruge ne te cilat ecim vete. Sa keq eshte te ecesh vete, sidomos atehere kur e di sa e bukur eshte rruga me te tjere njerez.

    Ne fund te muajit do shkoj skydiving - vazhdoi te mendonte, duke hedhur syte pertej dritares. Goglat rreshqiten dhe i humben diku ne nje peme, akoma lakuriqe para stines se re.


    e shkeputur

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  3. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •