Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37

Tema: Copëza

  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Postime
    1

    Dashuria

    Bera keq qe te lash, tani zemra ime po vuan. E vura re shume vone qe te desha kaq shume. Qe kur nuk jemi me bashke e kuptova qe jeta pa ty eshte e pamundur. Mendoj gjithmone per ty. Ne cdo moment te dites je ne zemren time. Kujtoj momentet e bukura qe kemi kaluar bashke, por kam frike se nuk do te kthehen me kurre. Me mungon. Une di vetem nje gje qe zbulova ngadale ngadale duke te njohur dhe desha ta thoja me te madhe, ta degjonin te gjithe, te duaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!!!

  2. #32
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Te kujtohet kur mbollem rete...??? Prisnim te mbinin engjej.... Ti thurje mijra endrra te vockla per shtepine e tyre dhe une konturoja pamjen..qielli i njelmet i Lutjes.
    Atehere nuk e dinim se shkembinjte vetem celin nuk Lulezojne.....
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    E fillova rrugėtimin tim drejt diellit, atė mėngjes tė mbuluar me vesė.
    Sa mė shumė qė i afrohesha, aq mė me forcė zemra mė rrihte sa kisha frikėn se do tė mė dalė nga krahėrori. Vura syzet e diellit qė tė mbrohesha nga verbimi shkėlqyes qė rrezet e tij lėshonin. Dhe qudi nuk mė digjte fytyrėn, nuk mė digjte trupin por mė digjte mbrendinė time, mė digjte shpirtin tim…E preka diellin me dorė (e besoni ju kėtė?) dhe e dini se si? E preka me duart e ndjenjave, me zemrėn e dashurisė dhe me kujtimet e humbura diku nė pellgun e harresės…
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  4. #34
    purgator Maska e Koco
    Anėtarėsuar
    16-03-2003
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    12
    E djele, ora nja gjashte, sapo ka perenduar dielli dhe njerezit dalin shetitje. Hena e plote veshtron ciftet qe sapo kane zgjatur krahet dhe pa bezdi pushtojne njeri tjetrin duke mbuluar kokat dhe endrrat e tyre. Stoli i vjeter me fton te pi nje cigare me te. Nxjerr paketen dhe loz per ca momente me cigaren qe do me pushtoje trupin. Deti, si nje kengetar i ftuar, fillon hedh valet ne breg me nje ritem te dyshimte. Era leviz rete qe lozin me driten e henes duke krijuar nje skene te re ne cdo te thithur qe i bej cigares. Duart ferkojne njera tjetren si te ishin nje llampe magjike dhe dikur do realizojne nje deshire. Peshperimat e takave mbulojne bulevardin dhe sbejne gje tjeter vecse genjejne syte qe nuk e di se cfare kerkojne. Ata sy mundohen te shtrydhin disa kujtime nga pamja qe pushtohet vetem nga floket e vajzave qe kalojne prane. Keto qenie perrallore qenkan ca fruta qe nuk qenka e lehte ti shtrydhesh ate leng qe kerkoj, kujtimet.
    Era e ftohte i ben lulet te ulin koken dhe cuditerisht ata te dy qe jane ulur nje cike larg meje. Era e ftohte ben dhe kujtimet qe jane ulur shume larg meje te ulin koken dhe te kthehen mbrapsh. Dhe per nje cast ndjej dy sy qe veshtrojne nga xhami i nje makine qe ulerin andej nga rruga. Guna qe eshte krijuar nga kerrusja ime ne ate stol beri ate veshtrim te ndale kohen dhe te me preke per nje cast. Nje cike drite e zbehte nga hena ben imazhin tim te bjere ne sy te atij cift qe po kalonte fshehtazi meje. Pa fjale pershendes vajzen dhe e puth ne mes atij perqafimi qe shtrydh merzitjen nga vetja. Merzitja, ky shok i nevojshem, me bertet dhe qesh, ateher e kuptoj se ishte vecse nje iluzion. Ora tete. Dritat e rruges qeshin me veshjet e kalimtareve dhe ecjen e tyre. Aty jam dhe une.
    purgator

  5. #35
    purgator Maska e Koco
    Anėtarėsuar
    16-03-2003
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    12
    po filloj te shkruaj, pa menduar gje. ndoshta mendimet do vine me vone dhe gjate shkrimit do marrin kuptim.
    Por, e dini c'ka, per mua ska shume rendesi. Eshte nje nga ato oret e vona te nates dhe mendja ka rene ne gjume. Naten e Mire! une po rri dhe ca, ik se erdha, ndoshta shihemi ne mengjes, ndoshta neser ben gjoja sikur s'me njeh. por tani per tani me ler rehat.
    Tani jam i lire, jam i lire te shijoj c'fare me ofrohet pa menduar gjate, pa menduar asgje.
    Nqse do isha duke menduar do vrisja mendjen, me mire keshtu, te mos e vras, ta le ne gjume sespse me duket se do me duhet me vone...ta ruaj per dicka tej ketyre momenteve. Lodhur, inatxhi, dembel, pagjume, keture fjaleve i perkas tani.

    ne sfond degjohet heshtja, cdokush e njeh, sic njeh zhurmen e debores kur bie. nje e qeshur e larget, qe me ka zgjuar gjate dites, vjen e iken ne kete montazh melodish duke u munduar te me vere ne gjume. por nata kalon duke lene eren e shiut pas. dhe mua pak nga pak gjumi me ze.

    ne ato pak caste para gjumit koka zhurmon nga gerhitja e mendjes. mendime qe joshnin ateher tani terbohen. mbase eshte koha te shtrihem me mendjen dhe te kaloj naten. mbase.................
    purgator

  6. #36
    purgator Maska e Koco
    Anėtarėsuar
    16-03-2003
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    12
    Mirupafshim!
    Nje fjale qe te jep shprese, nje fjale qe te genjen.
    nje dicka qe kurre nuk te mbush shpirtin dhe te nesermen sjell,
    kur ne te ardhmen te shihemi, kete fjale do kujtojme,
    dhe heshtazi do pyesim ke ka genjyer me shume.......
    purgator

  7. #37
    purgator Maska e Koco
    Anėtarėsuar
    16-03-2003
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    12
    Dhe me njeh ne cdo pjese te rruges, ate rruge qe ecim te dy.
    Dhe ti vazhdon ecjen me koken poshte, ate ecje qe s'para pelqen ti.
    Dhe kur koken ti ngreh cdo gje zhduket, cdo gje merr ngjyre tjeter, syte perpara dhe rruga vazhdone te te tregoje se ku do shkosh. Nje ritem i thjeshte ky qe ti po ndjek, por nje ritem rinie. Te pres une tek cepi i ktheses aty ku to do kthehesh patjeter. Nje cike i parfumosur nga tymi i cigares dhe alkoholit qe si ne nje tango njoh cdo levizje tenden. E di nje cike e paqarte ky tregim, por ti qe me bisht te syrit me shihje tek te prisja ne ate mengjes te ftohte siguritsht me sheh tani qe po ndez nje cigare tjeter. S'ka me mengjeze te ftohte kendej, nuk ka me peme ku te mbeshtetem, dhe nuk ka me trotuare ku une te ulem, dhe ti kalon perseri kete rrugice te shkelur sa her. E kam pare kete film, personazhi me i rendesishem vdes ne fund. Me te vertete nuk she nje skifter te besuar qe zbret ne krahun tim por dije qe ky personazh do vdese. Kjo skene eshte pjese e ketyre filmave qe ne bluajme ne mendje dhe ti je nje pjese e tyre. E di ti je aty dhe me degjon por mos lexo me ze te larte...
    purgator

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •