Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 37

Tema: Copëza

  1. #11
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371

    sot

    me kalove prane dhe pe ne drejtim meje,i ula syte menjehere nuk doja qe ti te shihje zhgenjimin aty,bere dy metra me tutje ty kthye mendja dhe erdhe me fole.Ah sikur mos ta beje do ishte me mire se mu lidhen fjalet dhe nuk dija c'fare te te thoshja.Orbiti qe me afrove me nxorri nga situtata,me liroi dhe me dha mundesi te te flisja per dicka.Week-end,e dija shume mire qe ja kaluam per bukuri te dy larg njeri tjetrit por qe te dy genjenim sikur linim te nenkuptomin qe po te ishim bashke do ta kishim kaluar shume me mire dhe nuk do ishte aq i merzitshem sa kaloi.Ne fund e pashe se dicka te merziti,nuk e di mbase ai qendrimi im i ftohte por pa dashje,u largove dhe the qe do kthehesh ne ora 6:00 per te folur pak me shume.E di qe nuk do vish.Ehu c'fare te bej une,ti je me nje tjeter.
    Discover me like emptiness.......

  2. #12
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Atehere kur u mesua pa ngrene gomari i Nastradinit vdiq, atehere kur u mesova pa gjume erdhe ti. Sot jam e gezuar, vetem se me haen qershi. Ne kete stine as ne Amerike nuk i shet njeri...50 ore.

  3. #13
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371

    dje

    me habite qe kerkove te falur pse nuk erdhe dhe doje te pije dicka me mua,u afruam te bari dhe une porosita si fillim dy b52 shot.Nje kenaqesi pashe ne fytyren tende dhe kujtove se une kisha qejf te pija shume me ty sot,por jo te thashe se ja kam premtuar nje vajze qe se njoh,u cudite por nuk pyete me dhe une per kete te kam qejf se mi lexon mendimet , kur une nuk dua te flas me ti ndalon.Shume pakenaqesi kishe nga jeta per momentin dhe me pyete ke te zgjidhje punen apo te dashurin.C'fare mendon ti me pyete?Shume gjera mu kujtuan dhe mua ne ato caste dhe sidomos nata e fundit qe ishim bashke,atehere vetem une dhe ti ekzistonim , cdo gje ishte e fresket dhe donte vetem te konsumohej,une te shikoja si vajzen me te bukur dhe ti me shifje si djali me i bukur por kur erdhi mengjesi dhe une kisha 5 minuta qe te veshtroja mua me dukej se freskia jote kishte ikur dhe me dukeshe si "gjyshe",kur u zgjove dhe me pe per disa momente,syte e tu shprehnin te njejten gje dhe une te dukesha si "gjysh",aq sa ma bere fiksim se kisha nje pasqyre aty dhe doja ta thyeja kur mesova se ishte me mire te levizja krevatin se pasqyra nuk me kishte faj.
    Levizja e gotes tende me beri te kthehem aty dhe nuk te dhashe pergjigje c'fare mendoja se po te zgjedhesh punen mund te me duhet ta leviz prape krevatin por tani me pelqen vetja dhe nuk dua te rrezikoj prape.
    Po mendon per ate mengjesin me pyete.
    Sa inat te mora,nuk doja qe kete rradhe ta kuptoje po nejse le t'ja leme takimit qe kemi javes tjeter c'do gje.
    Discover me like emptiness.......

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    deri ketu erdhi aroma e djerses...
    dje po flisja me nje goce. ene po me thoshte sa makabre edhe thate ishte jeta pa nje cun. edhe se pretendimet po i rriteshin nga dita ne dite. degjoja ate edhe ndihesha mire. kaq me lejohet mua te meditoj sonte - kam shume gjera per te bere.
    kesaj i thone te meditosh nga halli.

  5. #15
    copeza.

    me kish ndodhur disa here qe copat e letrave ti zhubravisja ne grusht . tek paloseshin ne forme te crregullt dhe tejkalonin masen e grushit i perplasja per dyshemeje dhe me kembe i shtypja. u qendroja siper derisa majat e gishtave perseri preknin cimenton e ftohte . letrat qulloseshin poshte mollezave dhe krijonin nje petull te sheshte . cepet me shponin si te ishin gjembat e nje kaktusi . po inati nuk me linte qe te ndjeja dhimbjen shpuese. inat pa-aftesie.

    po cdo kaktus ka mish poshte atyre gjembave . dhe letrat e mia filluan te kullonin. shkronjat pikonin nje nga nje mbi dysheme.
    b
    a
    c
    d,t , g , h
    k,p,q,f,x,

    lundronin aty si ne nej pellg shkronjash dhe fjalet e mia . nuk u pendova fare. biles isha e kenaqur qe i shihja aty te perhapura neper mes gishtrinjve . nje ankth dhe frike me hypi . shkronjat do te humbisnin ne putrat e maces time. LE MJAU filloi te lepinte gishtat dhe megjitheto dhe shkronjat.

    LE MJAU nuk mjaullin me. ajo tashme ka zoteruar shqipen. me flet me fjale perkedhelse , me fjale dashurie te humbur, me fjale inati .

    UNE MJAULLIS dhe lepij gishtat e putrave.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga liliella : 20-05-2002 mė 14:29
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Postime
    2
    Pse me mer ne telefon pikerisht kur mua me esht mbushur mendja se te kam harruar? Me ler ta genjej veten time dhe pak , mbase do filloj ti besoj aq shume sa tingellimi i zerit tend s'do te kete me asnje fuqi mbi mua. Akoma e kam mesazhin tend ne cellularin tim. E degjoj sa here qe kam nevoj te te marr ne telefon, te pakten me duket sikur po flas me ty. Ti tingellon kaq bukur kur perpiqesh te lesh mesazhe, tingellon kaq mosperfilles megjithse ne te dy e dime shume mire qe ti mezi prisje te me merrje ne telefon. I urrej lojrat !!!

  7. #17
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371

    5 MINUTA VETEM.....

    ...nga erresira per ne bardhesi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dimegeni : 23-06-2002 mė 16:07
    Discover me like emptiness.......

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e bloom
    Anėtarėsuar
    17-06-2002
    Postime
    13
    dje me tha faleminderit qe i dhashe kurajon qe t'i shprehte dashurine asaj.... sepse pa fjalet e mija nuk do t'ja thoshte kurre....
    dhe une mbeta me nje buzeqeshje te pezmatuar nen buze.. cigarja qe vazhdonte te digjej... dhe birra qe po ngrohej... mgja me mjaftoi te shihja syte e tij qe shndritnin... dhe une nuk u ndjeva me aq e trishtuar....
    tani nuk e di si ndihem.... ndoshta vetem... ndoshta nje budallacke qe i jep nje shqelm gjithshkaje te bukur qe i del para...sa idiote...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bloom : 30-06-2002 mė 11:16

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    pershendtje te gjitheve

    ZHDUKJE NE PAFUNDESI....

    Ika u largova nga vendi im duke lene pas kaq shume enderra femierije te paplotesuara. U largova nga ai vend ku kisha thurur aq shume enderra femierije qe nuk u realizuan. Nuk di se si por ishin te asja femierije qe iku per mos u kthyer me kurre. Iku u largua duke I perpire ne ate gojen e saj te madhe qe u mbyll per mos u hapur me. Dhe une ika nga vendi im duke mos mundur te bej asgje per ate vend te adhuruar ika dhe e lashe ashtu sic me lane edhe mua enderrat e mia qe u zhduken ne pafundesi……..
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  10. #20
    shtrige..e..mire Maska e prettyshkodrane
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Vendndodhja
    larg shkodres
    Postime
    157
    Ehhhh po ndihem kaq e vetme dhe kot sonte
    sa po e kuptoj sa te nevojshme e kam pranine tende
    KA raste qe behem si bishe vetem se dua te te kem prane
    dhe te mundem te mbeshtes koken tek ti si njehere e nje kohe
    po e di se ti je i pafuqishem te kuptosh deri ne fund zemren time
    Sepse sikur te hysh ne skutat me te errta aty do te gjesh shume gjera qe skishe me e imagjinu se tek une do ekzistonin....ti ndoshta me ke menduar si shume te eger ose si nje femen pa ndjenia,por jo i dashur je gabim............
    Ka raste qe ato dalin ne pah kaq shume,po njerezit qe kam afer jane te verbuar edhe smunden ti shohin......
    Shume shpesh ndihem bosh,dhe se njof vetveten,por sa mendoj diku larg aty ku je ti e di se cfare mbizoteron tek une....edhe arrij te them qe ti me ke ndryshuar......me ke erresuar arsyen te mendoj si duhet edhe te veproj si duhet......
    SA HERE LARG TEJE DO JEM
    GJITHMONE NE ZEMER DO TE KEM
    NESE DO KEM CA PIKA LOT NE SY
    DIJE SE ATO JANE LOT MALLI PER TY....

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •