Ata perpeliten dhe sterkalat bien bute dhe mbi mua. Jane tre; nje aq i vogel sa nuk me mbushet mendja se ka ardhur te leshoje vezet, mbase thjesht per karshillik e per te marre nje eksperience nga pjellja. Kater vjet duke u rrotulluar neper bote, ose brigjeve te saj. Kater vjet per te mberritur aty ku u zune (mėmėuji?!) Tani po pushojne, vetem per te shperthyer prape ne perpelitje. Kembet i kam te zhytura deri ne kyēe ne moēal; s'ka rene shume shi sivjet dhe krahu i lumit qe shkonta aty pari nje vit me pare ish plakur ne nje perrua me dy gisht uje ne te. Helen ndez dhe nje tjeter, kokemushke per t'i pare te levizin. Ata levizin ritmikisht (ah! shume ritmikisht) bishtin, duke hapur nje grope ne llumin e fund-fillimit te perroit. Kepucen e djathte e kam ne lluce. Earl eshte lart, ne buze te rruges. Nuk ia mbushi syrin rrepira dhe kundron nga maja e rruges. Ne mengjes me tha se sapunet qe po perdorte tani ia kishin hequr rrjebullen xanxare nga skalpi dhe floket i merrnin fryme me lire e i ishin zbukuruar. Koha per mua nuk rrjedh njesoj si per keta te dy. Madje kam kohe pa luajtur dhe scrabble. Nje vale tjeter sterkalash me ben t'i ngul syte perroit. Uji mbushet me kokrriza te vogla portokallģ qe po te mundja do t'i shkoja ne pč si rruaza. Shterzimet ne pellg kane mbaruar. Polli perroi, segmente te tera pergjate po mbushen me lengimet e para te atyre qe sa hapin syte, fillojne te mbajne mend rrugen per kthim. Pulebardhat dhe nje lejlek i ngeshem ēapiten dhe ato mbi moēal duke uruar qe kotesia e perpelitjeve per pas-jete-lenie te salmoneve te mbaroje nje ore e me pare. Te gjallet nuk i prekin; shqyejne vetem ē'ka filluar te marre udhen e me te shumteve.
Rruges per kthim makina eshte dendur vetem ne ere ftoi dhe une perpiqem te bej ca vend ne ajer dhe per mbartesin e shpirtit. Dua te blej nje qeske nga ato lajthite qe pashe kur erdhem. I lashe ē'kisha sjelle me vete ne moēal. Pjelloria e ketij vendi ku dhe krimbat nuk zvarriten nga dhjamosja me mbush mendjen se mot po te me bjere rruga aty parģ, krokodila-pjellat e mia do jene bere dhe vete prinder...
Krijoni Kontakt