Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Historia e mbretit Zog dhe monarkëve të tjerë nga "The New York Times"

    Si e shihite dhe si e pershkruan historine e mbretit zog por edhe te morakeve te tjere te asaj periudhe shtypi i huaj. Ne kete teme do te sjell artikuj te publikuar nga "THE NYT" mbi historine dhe gjitha te bemat e mbretit Zog se pari, pastaj do te vazhdojm me udheheqes te tjere te shquar.

    Historia e monarkëve të botes, te shkurorezuarit qe duan fron


    Jeta e tij, karriera, largimi nga Shqipëria dhe aventurat e Zogut së bashku me familjen e tij nëpër vendet e ndryshme të botës, vijnë në një këndvështrim të veçantë, me plot të dhëna të panjohura, të shkruara nga gazetari Ed Zuckerman. Zuckerman është një gazetar i lirë dhe bashkëpunëtor i një reviste tjetër. Në një optikë të veçantë shtrohet çështja e raporteve që ndërtuan qeveritë Perëndimore me të gjithë mbretërit e vendeve të Europës Lindore, që u përzunë pas ardhjes së komunizmit. Në numrin e sotëm sjellim për lexuesit tanë një panoramë të përgjithshme të jetës së mbretërve të shkurorëzuar të vendeve të Lindjes, të cilët nuk reshtën së pretenduari për kurorën e tyre edhe në vendet Perëndimore, në të cilat kanë jetuar për shumë vjet. Në numrat e ardhshëm do të merren profilet se secilit prej tyre në mënyrë të detajuar, duke u thelluar në të shkuarën dhe të tashmen e monarkëve pa fron.

    Monarkët e botës, të shkurorëzuarit që kërkojnë fron

    Gazeta amerikane përgatit specialen për historinë e mbretërve të rënë
    Historia e mbretit Zog dhe i monarkëve të tjerë në vende të ndryshme


    Ed Zuckerman

    Mbreti i Shqipërisë është 6 këmbë e 8 inç i gjatë dhe gjithmonë mban një pistoletë në brez. Ka gjasa që të mos e ketë përdorur kurrë atë, pasi ai nuk u përball asnjëherë gjatë kohës në Shqipëri. Regjimi komunist nuk mendoi shumë për familjen mbretërore dhe mbreti nuk bëri asgjë që t’i hyjë në zemër atij. Mbreti i kaloi ditët e tij duke drejtuar “Ushtrinë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike”.
    Mbreti i Bullgarisë është shoku i ngushtë rinie me mbretin e Shqipërisë. Fëmijët e tyre, shokë gjatë periudhës së ekzilit në Egjipt, shkuan në shkollë bashkë. Por mbreti i Bullgarisë u shmang dhe u mor me synime paqësore. Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë, ai u shpreh se mund të bëhej një ambasador i shkëlqyer i Bullgarisë në Kombet e Bashkuara. Qeveria e tanishme komuniste nuk ishte e kënaqur. Mbreti akoma shpreson disi se një ditë do të kthehet në shtëpinë e tij.
    Monarkë të tjerë
    Në anën tjetër, Arkiduka i Perandorisë Austro-Hungareze ia ka arritur që të bëjë rikthimin, ndonëse vetëm pas disa vitesh përpjekje. Në këmbim të kësaj ai ka braktisur titullin e tij, - një hap ky jo i vështirë, pasi kishte kohë që ai nuk e përdorte atë. Por ai ende e quan veten e tij Otto von Hapsburg.
    Që nga Kina në Prusi, që nga Mali i Zi në Rusi, më shumë se 20 monarkë e kanë gjetur veten e tyre të “papunë”, pas përfundimit të revolucioneve dhe luftërave të këtij shekulli. Ata ende vazhdojnë të mbajnë kurorat mbretërore. Mbreti i Greqisë, Kostandini II ishte rrëzuar në vitin 1973. Këshilli Revolucionar rrëzoi perandorin etiopian, Haile Selassie, në vitin 1974. Deri kohët e fundit atë e mbajti Shahu i Iranit në një copës tokë të vogël dhe më pas e largoi me një anije. Mbreti tha se ky ishte një “pushim”. Të shoqëruar nga familja e tij, ndihmësit, shërbyesit, truprojat dhe 200 kuti plot me plaçka, ai u drejtua janarin e kaluar për në Egjipt, pastaj në Marok dhe më pas në një resort të ishullit “Paradise” në Bahamas. Thuhej se ai kishte qenë një vrapues dhe lojtar tenisi, por nuk mund të ishte i gëzuar. Një gazetë iraniane kishte ofruar një udhëtim falas në Mekë për atë që e vret mbretin.
    Disa nga monarkët e rrëzuar në ekzil janë treguar më elastikë. Princi i Kamboxhias, Norodom Sihanouk, punoi si një zëdhënës për qeverinë e “Khmerëve të Kuq”, ndonëse dikur atë e konsideronin thuajse një person të dënuar.
    Monarkët perëndimorë
    Konti 70-vjeçar i Parisit, trashëgimtari i fronit të vjetër të Burbonëve dhe dikur një personalitet i spikatur politik në Francë, para disa kohësh ishte konsideruar nga Sharl de Goli si një pasardhës i mundshëm.
    Aktualisht komandanti Francisko Franko riktheu në krye të fronit mbretëror spanjoll Juan Carlos I, gjyshi i të cilit ishte rrëzuar në vitin 1931.
    Shembulli spanjoll nxiti ëndrrat e disa familjeve mbretërore. Duka i Braganzas, trashëgimtar i fronit portugez, lëshoi një deklaratë për popullin e Portugalisë me rastin e vdekjes së Dukës së mëparshëm, babait të tij, në vitin 1977: “Unë nuk dua që të imponoj pushtetin mbretëror”, - deklaroi ai, - “por po u vë veshin thirrjeve të popullit.... Unë jam i gjithi në dispozicionin tuaj”. Deri tani askush nuk e ka kërkuar.
    Edhe pa fron janë mbretër
    Sidoqoftë, krerët e dinastive nuk shtrojnë çështjen se sa gjatë kanë mbetur pa pushtet, por e përqendrojnë veten e tyre vetëm me çështje dinastie. Nuk ka ide të tilla të trajtohesh si “ish – mbret”, - thotë mbreti i Bullgarisë, i cili është rrëzuar nga froni në moshën 9-vjeçare. “Edhe nëse ju mbani fronin dhe ju jeni në ushtrimin e mbretërimit, edhe nëse ju jeni diku rreth e rrotull apo në ekzil, duhet akoma ta bëni këtë detyrë dhe të përballeni me të njëjtin realitet. Sigurisht, ekzili të bën të përballesh vetëm me një pjesë të saj për shkak të largësisë më të madhe”.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 3 qershor 1979
    Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “In a royal limbo”
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Misteret e Leka Zogut, ja përpjekjet për të rrëzuar Enver Hoxhen

    Gazeta amerikane rrëfen jetën e familjes mbretërore në Spanjë. Ushtria që organizoi kundër regjimit dhe lidhja e tij me Reganin

    Ed Zuckerman

    Vijon nga postimi me lart.

    Deri dimrin e kaluar, mbreti i Shqipërisë, Leka I, jetoi në vilën e tij të rrethuar në majën e kodrës, në periferinë e Madridit. Më pas, qeveria spanjolle doli kundër pranisë së arsenalit të armëve që ai kishte në koleksionin e tij, duke i kërkuar më pas që të largohet. Leka ia mbathi bashkë me armët e tij, mbretëreshën me origjinë australiane dhe kurajën e tij prej emigranti shqiptar dhe udhëtoi drejt Rodesisë, ku ai denoncoi veprimet e qeverisë spanjolle. “Le ta shohim atë”, - tha ai përmes një interviste telefonike nga zyra e tij në hotel “Monomatapa”. Ata e dinin prej shumë vitesh për armët. Po pse atëherë ishte dëbuar?
    Jeta e një mbreti të pakurorëzuar
    “Katër vende dhe unë preferojmë të mos ua përmendim emrin atyre, - presioni i qeverisë na zhvendosi sepse ne ia dolëm me sukses për akuzat që na u bënë”, - thotë ai. Vitin e kaluar, në një vizitë që bëra në vilën spanjolle të Lekës, unë kisha parë në një vështrim të përciptë se pretendimet e tij do të dilnin të vërteta.
    Një taksi në Madrid më hodhi atje, një mëngjes rrezatues dhe të ngrohtë. Ndonëse ishte e rrethuar me kangjella me tela me gjemba sipër, unë munda të shikoja vetëm tokë të mbuluar nga pluhuri, përreth disa ndërtesave të ulëta. Te porta ishte roje një i ri shqiptar, i veshur me një palë pantallona të lodhura, ngjyrë të gjelbër, dhe me një pistoletë të varur në brez. “Ka një arsye psikologjike për këtë”, - tha Leka vetëm pak minuta më vonë, kur unë e pyeta rreth mënyrës së veshjes së rojës së tij. “Grupet e emigrantëve janë të prirë të bëjnë më shumë muhabet sesa të shërbejnë. Por, nëse ju e vendosni dikë në uniformë, ata janë më të prirë të shërbejnë sesa të bisedojnë”.
    Leka, i cili është 40 vjeç, për veten e tij kishte veshje lufte, me një pistoletë dhe një shpatë të ngjeshur në brez. Në anën e majtë të kraharorit mbante një cohë me një shqiponjë dykrenore dhe sipër saj një kurorë mbretërore.
    Përsa i përket gjatësisë trupore dhe epërsinë e tij, në tërësi, ai dukej impresiv teksa qëndronte ndanë tavolinës së tij të lartë, me një pirg materialesh pune. Muret e dhomës në zyrën e tij ishin të mbushura me hartat e Shqipërisë dhe fotografi me mbretin Hussein të Jordanisë, mbretin Huan Karlos të Spanjës, mbretin e ndjerë të Arabisë Saudite, Saisal dhe sigurisht, mbretin e Shqipërisë.
    Ngritja dhe rënia e Zogut
    Ishte Zogu, babai i ndjerë i Lekës, i cili krijoi familjen mbretërore shqiptare të tanishme. Në vitin 1912, pas rreth 500 vjet sundimi të turqve, Shqipëria u shpall e pavarur nga Perandoria Osmane. Dy vjet më vonë, Fuqitë Perëndimore vendosin një princ gjerman, të quajtur William Wied si mbretin e parë të Shqipërisë, duke u mbështetur në praktikën e zakonshme të emërimit të monarkëve jovendas që të drejtojnë monarkitë e reja. Duke i krahasuar me praktikat e kurorëzimeve të zakonshme, ato nuk kishin qenë aq të ngurta për detyrën në Shqipëri. Vendi i egër, i ndodhur si sanduiç midis Greqisë dhe vendit tjetër që më vonë mori emrin Jugosllavi, ishte më i prapambeturi në Europë dhe më tej. Ka një industri të vogël dhe është pa linja hekurudhore, por ka një mori klanesh të brendshme kundërshtare.
    Mbretërimi i William-it ishte i shkurtër dhe i pasuksesshëm; ai u kthye në Gjermani pas 6 muajsh. Ndërkaq, Zogu, i cili atëherë njihej si Ahmet bej Zogu, ishte një yll që po shkëlqente në realitetin shqiptar. Trashëgimtar, me një prejardhje të gjatë bajraktarësh në Shqipërinë e Veriut, ai ishte një ushtarak dhe politikan, dhe në vitin 1922 bëhet kryeministër. Ai e shpalli veten mbret në vitin 1928. William Wied dërgoi një notë proteste për këtë. Por kjo u injorua në mënyrë të gjithanshme.
    Zogu u mbijetoi disa revoltave dhe atentateve. Por ai nuk mundi që t’i rezistojë ushtrisë së Musolinit, e cila e pushtoi Shqipërinë më 7 Prill 1939. Mbretëresha Geraldinë, një ish-konteshë hungareze (dhe me një lidhje të largët me presidentin Riçard Nikson), u largua drejt Greqisë së bashku me djalin e saj 3-ditësh, princin e kurorëzuar, Leka. Thuhet se Zogu erdhi më pas me një pjesë të konsiderueshme të thesarit kombëtar. “Ky është një informacion i rremë”, - thotë Leka. “Fakti është se thesari kombëtar shqiptar nuk ka qenë kurrë kaq i madh. Dhe që kurrë nuk është shpenzuar për qeverinë në ekzil”.
    Vështirësitë e mbretit në ekzil
    Sidoqoftë, Leka u rropat në mënyrë të parehatshme në Egjipt, Francë, Britani dhe Spanjë. Babai i tij vdiq në vitin 1961, teksa familja ndodhej në ekzil dhe Leka u shpall mbreti nga Asambleja Kombëtare e shqiptarëve të mërguar, kur ai i kishte mbledhur nxitimthi në një hotel në Paris. Ceremonia nuk u pranua nga të gjithë, - sigurisht edhe nga pushteti komunist që kishte marrë pushtetin pas Luftës së Dytë Botërore. Madje, as nga të gjithë emigrantët shqiptarë.
    “Kishte një ndjesi të përhapur gjerësisht në radhën e grupeve të emigrantëve se Leka nuk mund të jetë mbret për shkak se ai nuk ishte kurorëzuar asnjëherë”, - thotë Rexhep Krasniqi i Komitetit Shqipëria e Lirë në Nju Jork. “Por, realisht, askush e pëlqente. Mua më duket se ai nuk e meriton”.
    Që në moshë të re Leka nisi biznesin. “Për shkak të natyrës së punës që bëj dhe kontakteve të mia në Lindjen e Mesme, merrem me ndërmjetësimin e ndonjë kompanie që dëshiron të shesë pajisje atje. Ato vijnë dhe i shqyrtojnë këto gjëra me mua... Shumë vende të Lindjes së Mesme janë akoma monarkike dhe ato vazhdojnë akoma të respektojnë monarkitë europiane”. Si mbret i ri, Leka ka udhëtuar gjithashtu për të vizituar komunitetet e emigrantëve shqiptarë nëpër botë si dhe ka forcuar miqësinë politike. Një e tillë është me Ronald Regan, i cili në vitin 1967 u surpriza shumë kur i dha për dhuratë një elefant të vogël.
    Leka në krye të formacionit ushtarak
    Megjithatë, tani Leka u është rikthyer kryesisht qëllimeve të tij te një rol i ri: president i Këshillit Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike. (Shqipëria Etnike përfshin pjesët e Jugosllavisë dhe Greqisë, që janë të banuara nga shqiptarët). “Unë mirëpres çdo njeri që punon për Shqipërinë, qoftë ata që e njohin ose nuk e njohin monarkun”, - thotë ai. Ai flet qartë dhe ngadalë në anglisht, me një theks të veçantë mospërfillës.
    Leka nuk më tregon për madhësinë e ushtrisë së tij, e cila mbledh rreth vetes vullnetarë të rinj me emigrantë shqiptarë. Unë pashë vetëm një gjysmë duzine me trupa që shfaqeshin përreth. Por të tjerët mund të kishin qenë brenda nëpër ndërtesa. “Ne kemi qarkullime gjatë gjithë kohës”, - thotë Leka. Që prej këtu ata shkojnë në kampet e tjera ose mbështeten tek komunitetet e tjera ku ata rifillojnë jetën civile derisa ata të thirren në luftë. Ai refuzoi të thotë se ku janë të vendosura kampet e tjera.
    “Ne nisëm veprimin e parë ushtarak në vitin 1975 me tri çeta që shkuan drejt Shqipërisë. Një çetë është njësi luftuese me një madhësi të papërcaktuar. Ata shkuan në Shqipëri të merrnin vesh për kushtet e popullit dhe nëse mund të organizonin një lëvizje ushtarake. Përgjigja ishte përfundimisht po. Që atëherë ne kemi kryer disa operacione. Disa janë raportuar edhe nga shtypi dhe disa jo”.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 3 qershor 1979
    Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “In a royal limbo”
    Sui generis

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “The New York Times”: “Si u arrestua Leka në Bangkok”

    Gazeta rrëfen përpjekjet e pretendentit për fronin kundër Enver Hoxhës. Partnerët e tij dhe trajnimi i rekrutëve nga guerilët e ishullit Suan

    Ed Zuckerman

    Vijon nga postimi lart

    Njëri prej tyre, megjithëse ishte raportuar shkurtimisht, tregonte ngjarjen që ndodhi në prag të Krishtlindjeve të vitit 1976, kur një shpërthim i vogël tronditi Ambasadën Shqiptare në Paris, i cili rezultoi me thyerjen e xhamave të disa dritareve. Ky bëri gjithashtu që ambasadori t’ia mbathte nga sytë këmbët prej frike”, - tha Leka, me një të qeshur krenare.
    Siç bisedova me Lekën, të rinj, të veshur me uniformë, bënë një parakalim në zonën përreth dhe u ndalën me këtë rast pranë dritares së hapur të zyrës së tij dhe na përshëndetën. Një grumbull mizash zukatnin rreth e rrotull nesh. Për një çast një zile telefoni ra. Po vinte një thirrje nga Melburni. Babai i një të riu shqiptaro-australian, që kishte qenë burgosur në Marok i akuzuar për trafik droge, dëshironte të dinte nëse Leka mund ta nxirrte djalin për një kohë të shkurtër nga burgu për një ceremoni mortore të motrës së tij. Leka iu përgjigj me përzemërsi, pa marrë parasysh zhurmën e mizave dhe menjëherë telefonoi ambasadorin maroken, me një frëngjishte të rrjedhshme, duke i bërë kërkesën për rastin e djalit. Pastaj ai rifilloi rrëfimin e tij ushtarak.
    Përpjekjet kundër Enverit
    Këto janë fletushkat që ne i hodhëm në Shqipëri vitin e kaluar”, - thotë ai, teksa tregonte me dorë letrat. “Ne i hodhëm në qarkullim në Veri të vendit, duke i futur në çanta plastike dhe hedhur përgjatë lumenjve nga Jugosllavia. Në Jug ato ishin shpërndarë me një balonë. Pjesa më e madhe e fletushkave përmbanin fotografitë e Lekës, me uniformë, që mbante një mitraloz dhe qëndronte përpara një gjysmë duzine ushtarësh nën uniformë. Të gjithë ishin me fytyra të zeza, me përjashtim të tij. Ai nxori disa copa të prera gazetash dhe disa nga numrat e gazetës së tij mbretërore. Dy prej copave të gazetave, brenda tyre shkruanin për prerjen e kabllit telefonik dhe telegrafik midis Shqipërisë dhe Italisë, që ndodhi në vitin 1977. Njëri prej numrave të gazetës mbretërore të vitit 1976 informonte se kryetari i Partisë Komuniste, Enver Hoxha, ishte sëmurë dhe që ishte ekzekutuar një ish-ministër Mbrojtje. Por, të dyja këto informacione ishin hedhur poshtë nga zyrtarët shqiptarë në Beograd, duke i cilësuar si "mashtrime dhe ndërhyrje". Qeveria shqiptare i kishte komentuar kështu aktivitetet e Lekës. Por ai u qa, pasi në raste të tjera duhet të tregohej kujdes. "Shumë emigrantë shqiptarë po kontribuojnë me para", - tha ai. "Ne jemi duke marrë përkrahje të rëndësishme nga vendet myslimane. (Shqipëria është një vend tradicionalisht mysliman.) “Kjo nuk është akoma ajo që duhet, por kjo është arsyeja se përse ne do të mirëpritemi publikisht”.
    Duke u ndalur te parakalimi para mbretit, ushtarët mbanin, përveç flamujve të Shqipërisë dhe të Spanjës, edhe flamurin e ishullit Suan në Burma, një territor në rebelim të vazhdueshëm kundër qeverisë qendrore burmeze.
    Tashmë Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me rusët disa vjet më parë dhe që deri tani ka pasur një aleancë të rastësishme me Kinën. Ushtria e Lekës kishte disa lidhje të çuditshme me vendet aziatike. Për lidhjen e rastësishme të Lekës me ishullin Suan, ai thotë se po drejton një biznes në Tajlandë, për të siguruar ushtarë që të trajnojnë rekrutët e tij.
    Arrestimi i “Mbretit” në Tajlandë
    Leka ftoi në zyrën e tij zyrtarin e lartë të ishullit Suan, Khema Wong Mengrai, kur ishim në përfundim të intervistës tonë. “Ky është njëri nga ata që ka qenë në burg me mua”, - thotë Leka. Ai dhe Wong ishin arrestuar në Bangkok, më 1 prill të vitit 1977, pasi iu gjetën në fshehura në një dhomë, pranë një hoteli ku rrinte Leka, 7 pistoleta automatike dhe 200 kuti me municion, një sasi e vogël eksploziv, raketa-hedhëse, mitraloza dhe granata. Leka u la i lirë pas gjashtë ditësh, pasi qeveria tajlandeze pranoi pretendimin e tij për shkak të imunitetit diplomatik dhe Wong u lirua disa ditë më vonë. Leka u tha reporterëve në atë kohë se pistoletat i kishte për t’ua dhënë për dhuratë miqve të tij. Ai më tha se armët e fshehura ishin një dhuratë nga qeveria tajlandeze për të vazhduar luftën e tij kundër komunizmit dhe që arrestimi i tij ishte inskenuar nga një agjenci e padëshirueshme e shërbimeve sekrete të një vendi Perëndimor.
    “Çfarë dëshironi për të pirë”, - pyeti Leka, pasi hyri Wong në zyrë dhe pasi shkëmbyen përshëndetjet e rastit. “Doni pak scotch?”. “Do të preferoja verë”, - u përgjigj Wong. Leka u ul në karrigen e tij me kujdes. Ai ishte i hollë dhe i gjatë, i veshur ushtarak dhe mbante një pistoletë në brez.
    Njeriu i çuditshëm nga ishulli Suan
    “Kur ne ishim në burg, ata (qeveria burmeze) dërguan 15 persona që të vrasin Wong”, - tha Leka. “Disa prej tyre kaluan kufirin dhe disa u kapën në kufi nga…”, – vijoi Wong. Leka ndërhyri: “Shokët tanë…”. Ai kaloi një gllënjkë skotç. Ndërsa Wong verën e tij. Unë e pyeta për të ardhmen e këtyre emigrantëve të rinj shqiptarë që ishin trajnuar në periferi të Madridit, prej guerilëve suan nga Burma. Ata do të drejtojnë një kryengritje në vendin komunist ballkanik, të udhëhequr nga mbreti, i cili nuk e kishte prekur mbretërinë e tij qëkur ai kishte qenë fëmijë 3-ditësh. “Ne jemi duke ndërmarrë një rrezik në të ardhmen”, - tha Wong.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 3 qershor 1979
    Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “In a royal limbo”
    Sui generis

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “The New York Times”: “Pasardhësi i profetit, agjent në bursën e Londrës”


    Ed Zuckerman

    (Vijon nga artikulli me lart)

    Pjesa më e madhe e mbretërve të përzënë, ndonëse nuk janë në gjendje të kthehen sërish në shtëpitë e tyre, vazhdojnë të mbeten në vendet mike të kontinentit, duke minimizuar në këtë mënyrë ndryshimet kulturore. Por Europa mbetet më pak e rehatshme sesa çdo vend tjetër i botës për mbretërit në ekzil.
    “Unë nuk jam europian”, - thotë Rechad el – Mahdi, pretendenti për fronin e Tunizisë. “Unë nuk ndihem si europian”. Rechad-i, 32 vjeç, ishte duke pritur në dhomën e konferencës në zyrën e tij të agjencisë së shitblerjeve të aksioneve në Londër.
    Ai mund të mos ndihet si europian, por sigurisht, ai duket i tillë. Suita e tij, e ndarë në tri pjesë, me cohë me vija, është e arreduar goxha këndshëm. Flokët e tij të gjatë dhe mustaqet ishin prerë sipas modës së fundit. Kravata e tij e zezë ishte e pikturuar me simbolet e monedhave perëndimore si dollari, paundi dhe të tjera të ngjashme. Ai thotë se aktivitetet e biznesit të tij kanë të bëjnë me “Eurobonds”. “Eurobonds dhe Eurodollar” kreditojnë aktivitete të ndryshme. Ju duhet të jeni të zënë me punë”.
    Një tjetër monark jo-europian në ekzil në Europë është Mohammed Zahir i Afganistanit. Ai ishte përzënë në vitin 1973, teksa po bënte një ??????????????kurëmë ujëra minerale në Itali dhe ai jetoi në këtë vend deri para disa kohësh.
    Sulltani i Zanzibarit dhe Imami i Jemenit, që të dy jetojnë në Angli, të tërhequr nga bota.
    Rechad nuk është i tërhequr, por edhe nuk është i vetëkënaqur me të jetuarin në ekzil. Ai e shikon rrezikun e asaj që do të ndodhë, por, “shumë njerëz jetojnë në botën e ëndrrave. Ju shkoni në party dhe njerëzit thonë: ‘Madhëria juaj: Ju duhet ta shmangni të kaluarën tuaj dhe të vendosni lidhjen me realitetin....’”.
    Në pritje të fronit
    “Jeta ime në tërësi ka kaluar duke pritur kohën kur unë do të kthehem në shtëpi, me njëfarë pozite”. Rechad nuk ka qenë në shtëpinë e tij që në vitin 1957, kur ai ishte vetëm 10 vjeç. Në korrik të atij viti, sipas urdhrit të kryeministrit Habib Bourguiba, Asambleja Kombëtare e Tunizisë e shpalli vendin republikë, e për pasojë, shpërbleu Bej Sidi Mohammed el-Amin, i cili kishte qenë sundues absolut gjatë 13 viteve të fundit të protektoratit francez dhe në vitin e parë të pavarësisë. Brenda pak minutash familja mbretërore u tërhoq zvarrë nga qeveria tuniziane. El Amin hoqi dorë nga titulli duke e kaluar në favor të babait të Rechad. Edhe ai u tërhoq, duke hequr dorë menjëherë nga e drejta e tij dhe duke ia kaluar Rechad-it. Së fundi, versioni i ngjarjeve është ai që thuhet nga Rechad dhe mbështetet në mënyrë të njëjtë nga Lidhja Monarkiste me qendër në Britani, por edhe nga David Williamson, një botues, me titull fisnikërie, i rënë nga vakti.
    Në anën tjetër, zyrtarët e Ambasadës Tuniziane në Uashington thonë se ata nuk e kishin dëgjuar asnjëherë pretendentin. Sipas Rechad, ata e kishin deklaruar një gjë të tillë një javë përpara se ai të thoshte se çfarë kishte ndodhur.
    Largimi i familjes El-Mahdi
    "Ne kemi jetuar në Pallatin Bardo", - kujton ai. "Unë mbaj mend se kam qenë në një dhomë me një kushërirën time. Emri i saj ishte Zakia. Princesha Zakia. Ajo ishte rreth 12 vjeçe. Dhe ne po qëndronin në dysheme, kur një burrë hyri brenda dhe për herë të parë tha: “Madhëria juaj. Dhe Zakia zemërohej shumë për emërimin e çdokujt tjetër, përveç Mohammed el-Amin me titullin: Madhëria juaj. Unë përfundimisht isha i humbur. Nuk e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur. Më pas nuk munda të gjej babanë tim”. Siç tregon Rechad, ai tërhoqi një copë gri, e cila tani ishte e varur në dhomën e konferencës së agjencisë së tij. Një dritare e hapur i ofronte atij pamjen e zonën financiare të Londrës.
    Më pas erdhi një anëtar i Këshillit të Regjency-s, i cili ishte një imam shumë i vjetër. Ai tha: “Erdha t’ju shikoj”, - dhe më pas vijoi: “Duhet të largohem nga kryeqyteti, të shkoj diku tjetër, në një vend të sigurt. Zona jonë e madhe, e sigurt është Kairuani, i cili është qyteti i tretë islamik më i shenjtë dhe është kryeqyteti fetar i Tunizisë.... Dhe ne qëndruan në Kairouan deri me 8 tetor. Nga kjo kohë, Kairouan i kishte ndaluar befas dhe ne nuk ishin në gjendje të krijonim ndonjë rezistencë kundër republikës. “Më pas ne shkuam në Oran të Algjerisë. Në Oran, në vitin 1961, disa persona u përpoqën që të më vrisnin. Ata hynë në dhomën e hotelit dhe ne dolëm jashtë nga një ballkon”.
    “Një truprojë ishte vrarë dhe një tjetër së bashku me sekretaren time ishte plagosur rëndë. Gjithashtu, unë kalova 8 muaj të tjerë në spital për të rimarrë veten”, - kujton Rechad.
    Oferta për në Algjeri
    Kush e bëri këtë? “Kush e di?”. “Familja ime ishte përfshirë në gjëra të jo të dyshimta. Ai tha se disa të afërm të tij ishin takuar me kundërshtarët e pavarësisë algjeriane që dëshironin ta rikthenin regjimin pro-francez me Rechad-in si sundues kukull. Ata mund të vijnë dhe të bisedojnë me mua. Dhe në atë kohë, ju e dini, isha 14 vjeç dhe dikush që erdhi më pas, tha: Ne kemi bërë plan që ju tani do të shkoni si sulltan i Algjerisë dhe më pas do të riktheheni në Tunizi dhe të merrni sërish fuqinë dhe gjithçka tjetër....”. Kjo ishte një kërkesë romantike dhe për mua ishte e rastësishme. Mendohej që unë të isha një fraksion brenda në Algjeri, me synimin që plani të ishte më i kollajtë për mua.
    Rechad tha se në vitin 1962 ai shkoi në Bejrut, ku ndoqi studimet në Universitetin Amerikan. Në vitin 1969 vdiq babai i tij dhe ai mori përsipër punët e familjes dhe nisi karrierën e tij në biznes. Ai kalon pjesën më të madhe të kohës së tij në Londër dhe Paris, por ai merr pjesë edhe në çështjet fetare në Tunizi.
    Pasardhësi i profetit
    “Unë jam trashëgimtari i 34-t i drejtpërdrejtë i profetit”, - shpjegon ai. Trashëgimia e tij e afërt është kudo nëpër botë, por ai ndoqi politikat tuniziane, duke pritur momentin për kthim. “Unë nuk kam ndonjë dëshirë të jem europian”, - thotë ai. Gjithashtu, nuk mund të them se kur shkoj në Sharjah, Abu, Dhabi apo Kuvajt, e ndiej veten si në shtëpinë time.... “Nuk e kam ndjerë kurrë të qenit në shtëpinë time, me përjashtim të Algjerisë dhe Tunizisë. Unë nuk e kam provuar kurrë ndjesinë e të qenit në shtëpinë time që në vitin 1962.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 3 qershor 1979
    Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “In a royal limbo”
    Sui generis

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Monarku Simeon: “Një ditë mund të mbretëroj sërish në Bullgari”

    “The New York Times” rrëfen jetën në ekzil të Simeonit II . Marrëdhënia e tij me Bulgarinë dhe shpresat për një rikthim

    Ed Zuckerman

    (Vijon nga artikulli lart)

    Në dhomën e ndenjes të shtëpisë në Madrid, që kishte zënë mbreti i Bullgarisë, Simeoni II, ndodheshin të ekspozuara kuti tualetesh të marra nëpër udhëtime, të cilat i përkisnin mbretit francez Louis Philippe që në shekullin XIX. “Këtu nuk janë të gjitha”, - thotë Simeoni, teksa tregonte objektet e ekspozuara, duke i përshkruar deri në detajet më të vogla”. Madje këtu ndodhet një furçë dhëmbësh prej floriri. Ai e mbante në duart e tij suveniren delikate.
    Lidhja familjare me mbretin francez
    Louis Philippe (i cili vdiq në Angli gjatë kohës në ekzil), ishte stërgjyshi i bullgarit elegant 51-vjeçar, që mbretëroi si mbret që në moshën 6 vjeç deri në moshën 9 vjeç. “Unë i trashëgoj këto nga ky xhentëlmen”, - thotë Simeoni, duke treguar një portret në mur të Dukës së Namur-it, i cili ishte vetëm njëri nga trashëgimtarët e Louis Philippe. Duka vdiq pa lënë pasardhës. Bashkë me portretin e Dukës kishte edhe portrete të anëtarëve të tjerë të familjes: mbretëresha Viktoria, mbretëresha e Bullgarisë Marie Louse, mbreti i Portugalisë Ferdinandi, mbretëresha e Italisë, Helena. “Për përvjetorin e martesës së Dukës së Madh të Luksemburgut po mësoja diçka rreth një divani”, - thotë Simeoni. Ai thotë se ka rreth 150 kushërinj të tij që vinin këtu për fundjavë. Kjo është një gjë shumë e mirë, besoj. Ne shikohemi pak me njëri-tjetrin dhe akoma mbajmë lidhje të drejtpërdrejtë, sepse ne jemi kushërinj.... “Agjentët shkojnë për të bërë marrëveshje së bashku. Po ashtu edhe argjendarët. Ata shkëmbejnë informacione. Edhe ideja ime është thuajse e njëjtë. Sepse ne jemi familje mbretërore, që njëri gjithmonë mund të ndihmojë dhe mësojë tjetrin për gjithçka, për tregtinë që bën secili prej nesh...”.
    Aktiviteti i Simeonit II në ekzil
    Simeoni, qëkur shkoi në ekzil, në vitin 1947 dhe deri sot, ushtron aktivitet tregtar. “Mos pyet se çfarë mund të bëjë një mbret për ju, por pyet se çfarë mund të bëni ju për një mbret”, - i këshilloi ai një grumbulli emigrantësh bullgarë në Çikago në vitin 1966. “Keni mbështetjen time të plotë për kauzën tuaj. Unë jam në gjendje që të jap mbështetje për kërkesat e secilit prej jush”.
    I martuar me një trashëgimtare spanjolle, Simeoni tashmë është një biznesmen, por ai ka publikuar edhe një buletin informativ të monarkisë bullgare. “Ne e ndërpremë atë qëkur Spanja vendosi lidhjet me Bullgarinë”, - thotë ai. Qeveria bullgare ka bërë një memorandum me qeverinë spanjolle për gjërat që duhet të bëje dhe për ato që nuk duhet të bëjë, të cilat janë pranuar nga autoritetet zyrtare të Madridit. Prandaj kjo ishte arsyeja që u ndërpre buletini. Gjithashtu ai e kishte të ndaluar të mbante flamurin e mbretërisë bullgare përpara shtëpisë së tij. Megjithatë, ai vazhdon të ndihmojë refugjatët bullgarë dhe të mbajë lidhje me të gjitha zhvillimet në Bullgari.
    Shpresat për rimarrjen e fronit
    “Unë besoj në kohën e duhur”, - thotë ai. “Në këtë aspekt unë jam shumë bullgar dhe shumë oriental. Unë nesër mund të vdes, por në linjën normale të gjërave unë jam 41 vjeç dhe akoma kam një mundësi të mirë të shikoj ata mbështetës që janë në pushtet tani dhe që i janë bashkuar Marksit, apo të tjerë mbështetës të rinj që duan një Bullgari gjithnjë e më të pavarur dhe më pak të varur nga Moska... Ekziston edhe efekti i lavjerrësit. Zotëri, ne e kemi parë këtë në Spanjë. Unë kam parasysh se këtu kishte miliona veta pro Frankos. Në këtë vend njerëzit që po bëheshin gjithnjë e më shumë histerikë kur shihnin gjeneralin. Unë mund të them se kjo ishte thuajse e drejtë, - dhe që qanë si të çmendur kur ai vdiq. Dhe tani, të gjithë, në mënyrë të befasishme, nuk janë më frankistë; përfshirë ata të gjithë që kanë qenë në opozitë, apo ata të gjithë që kanë vuajtur nga diktatura e tij vdekjeprurëse. Unë kam parasysh se ky lloj interesi është i neveritshëm. Por kjo tregon se çfarë natyre kanë njerëzit. Ata janë një “kope” shumë e mirë në sensin më të mirë të fjalës, dhe normalisht, ata mund të jenë edhe të pabindur. Ajo është një kope dhensh, e cila turret ose zmbrapset në një moment të caktuar. Kjo është gjithashtu mëse normale. Por, nëse kanë dikë që t’i drejtojë, ata e ndjekin nga pas.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 3 qershor 1979
    Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “In a royal limbo”
    Sui generis

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ditet e fundit ne ekzil te djalit te Viktor Emanuelit te Italise


    Ed Zuckerman

    (Vijon nga artikulli lart)

    Pak ditë më vonë unë kërkova mbretin e Italisë, Umberto II, daja i mbretit Simeon, në vilën e tij në Cascais të Portugalisë. Umberti, ashtu si dhe Simeoni, është hequr nga froni në vitin 1946, vetëm një muaj pasi ishte kurorëzuar si udhëheqës i vendit të tij. Ndërsa Simeoni mund të pohojë në konfidencë të vërtetën ose falsitetin, pasi ai “beson në kohë”, Umberto nuk mund ta pretendojë një sfidë të tillë.
    Monarku – dikur një plejboj
    Ai është 74 vjeç. Koha e tij ka kaluar jashtë vendit. Kur ishte i ri, Umberto kishte reputacion si një plejboj ndërkombëtar, - saqë aktorja Dolores Del Rio e quajti atë “burri më bukurosh në botë”, - pikërisht përpara se ai të martohej me princeshën belge në vitin 1930. Ceremonia martesore vazhdoi së paku për një javë dhe tërhoqi vëmendjen e thuajse të gjithë personazheve mbretërorë në Europë dhe kulmoi me një ballo në Pallatin Mbretëror në Romë, ku morën pjesë 5 mijë persona. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Umberto komandoi personalisht Ushtrinë Italiane, që pushtoi Francën. Në fakt ai mori fuqitë mbretërore, por jo emrin deri në vitin 1944, kur babai i tij, Viktor Emmanueli III, u diskreditua nga bashkëpunimi i tij me Musolinin e përmbysur dhe lëvizi përtej direktivave të presidentit Ruzvelt.
    Largimi nga froni i mbretit
    Formalisht, Viktor Emmanueli II hoqi dorë nga e drejta e fronit në vitin 1946, një muaj pas referendumit për monarkinë, ku humbi duke marrë 10 milionë vota pro dhe 12 milionë vota kundër. Umberto është shprehur se duhej marrë në konsideratë kundërshtimi i rezultatit, deri në rrezikun e nisjes së luftës civile, por përfundimisht ai njoftoi: “Unë besoj se kjo është detyra ime; të bëj gjithçka deri aty sa të mund të përmbajë popullin që tashmë vuan shumë, në dhimbje dhe lot”.
    Dhe ai u lagua nga Roma drejt Portugalisë. Umberto akoma dërgon mesazhe urimi për Vitin e Ri përmes kartolinave për besnikët e tij në Itali, ku partitë monarkiste, në mënyrë të vazhdueshme e zgjedhin një grusht përfaqësuesish në Parlamentin italian. Zakonisht organizoheshin ture që sillnin italianë për ta parë atë. Tani ai pranon rrallëherë turistë italianë.
    Takimi i shkurtër me monarkun
    Përpara takimit me mbretin unë u paralajmërova nga dy sekretaret e tij se nuk duhej ta pyesja për çështje të natyrës politike. Edhe vetë Umberto, pas përshëndetjes me mua, me një shtrëngim duarsh entuziast, më përmendi të njëjtën gjë. Ne biseduam rreth Portugalisë, për të cilën ai thotë se pas 33 vitesh ndihet si në shtëpinë e tij. Po ashtu ai bisedoi edhe për fqinjët e tij, të cilët janë; motra e tij, mbretëresha e Bullgarisë, Ioanna dhe Duka i Braganzas, trashëgimtar i Portugalisë për fronin mbretëror. Në periudha të caktuara vijnë edhe Konti dhe Kontesha e Parisit. “Ndonjëherë e shohim njëri-tjetrin në bregdet”, - thotë ai. Biseda me Umberton ishte e gjallë, por ai dukej i brishtë. Ai kishte kaluar një aksident të rëndë automobilist disa vjet më parë. Monarku vuri gishtin te koka e tij dhe më tregon ku kishte qenë bërë ndërhyrja kirurgjikale. Ai më përshkroi vizitën e fundit të tij në Britani dhe një vizitë tjetër të bërë shumë vite më parë në Eisenhower, duke më pyetur nëse kisha qenë në Itali. Po ashtu, ai më thotë se i pëlqen të lexojë.
    Largimi nga “pallati mbretëror”
    Pas rreth gjysmë ore ai njoftoi se koha jonë së bashku kishte mbaruar. Teksa ecnim jashtë, përpara derës së vilës së tij, brenda një kopshti të pasur dhe të këndshëm, tre pushues të rinj italianë, të veshur me xhinse dhe bluza, po ngisnin një makinë “Fiat” me targa italiane. “Ai i pranon të gjithë italianët”, - më thotë sekretarja e tij, teksa tre burrat shkojnë të përshëndesin mbretin e tyre.
    Tri javë më vonë, një artikull i vogël u publikua në gazetën londineze “The Times”, i cili përqendrohej në jetën e djalit të vetëm të Umbertos, princit Viktor Emmanuel. Ky shkrim thoshte se Viktor Emmanueli, gjoja kishte qëlluar një të ri gjermano-perëndimor në Corsica, gjatë një debati për humbjen e një barke gome. “The Times” citon se princi ishte djali i mbretit më të fundit të Italisë, Umberto II. Në fakt, mbreti Umberto ishte akoma aktiv.

    Artikulli i publikuar për monarkun italian Umberto II i jep fund serisë së personazheve të përgatitur në specialen e saj të datës 3 qershor 1979 nga gazeta amerikane “The New York Times”

    Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “In a royal limbo”
    Sui generis

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ahmet Zogu refuzoi propozimin britanik për Komitetin Shqiperia e Lire

    Agjentët anglezë nisin trajnimin e 30 rekrutëve shqiptarë në Maltë

    Stephen Dorril

    Në Maltë, me tridhjetë shqiptarët, të cilët kamufloheshin si anëtarë të një ekspedite eksperimentuese, u takua punonjësi i MI 6-s Rollou Jang dhe Elister Grent, ushtarak me gradën kapiten, person i dytë në Shërbimin. Të rekomanduarit u çuan në kështjellën Benjima, ku Smajli i kamufluar si zëvendës shef i shtabit në Kastilie, selia e garnizonit të Valetës, ishte tashmë në krye të detyrës së bashku me gruan e tij Moi Smajli, ish-shifrante gjatë kohës së luftës në Ndihmën e Shpejtë të Rojës Kombëtare Kalorsiake (FANY) në Najrobi, e cila u mor përkohësisht për të ndihmuar në punët e shifrimit. Radisti i Smajlit, Bill Ganër Kollins, që kishte qenë në përbërjen e SOE-s në Shqipëri dhe pastaj në Tajlandë, kontrollonte ndërlidhjen me Londrën. Ndërmjet atyre që ndihmuan në stërvitjen e shqiptarëve ishte edhe Robërt Dok Zinër që kishte qenë në përbërjen e SOE-s në Paris. Roberti ishte profesor i Oksfordit për besimet fetare të lindjes. Ai shpejt hoqi imazhin e profesorit të çmendur dhe për tre muaj filloi të flasë rrjedhshëm shqip e greqisht 64). Ndërkohë që operacioni po zhvillohej me vështirësi, kishte nga ata që kishin frikë se operacioni po dështonte. Frenk Lindzi, i vetëdijshëm se Titoja nuk kishte ndërmend që t’i ndihmonte, i kërkoi Majkëll Bërkut të pranonte një emërim afat-shkurtër. Ai ishte një yll i futbollit dhe njeriu i OSS-s që e dashuronte rrezikun. Pat shërbyer në prapavijat gjermane në Itali dhe në Francë gjatë luftës para se përfundimisht të punonte në sheshin Grosvenor në Londër, prej ku organizonte shpërndarjen e agjentëve në Gjermani. Bërku ishte modeli për Geri Kuper në filmin “Cloak and Dagger”. I ndodhur midis kuriozitetit, devotshmërisë dhe skepticizmit, Bërk, pranoi të shërbente. Në korrik, i liruar nga Uoronër Bradhërs ai përdori në Romë kamuflimin si ekzekutiv filmi me “Imperial Films”, për të vepruar si ndërmjetës ndërmjet OPC-së dhe Komitetit Shqipëria e Lirë dhe për të hetuar për përcaktimin në Itali dhe Greqi të vendeve që do të duheshin për operacionin. Lindzi i kërkoi atij një raport të hollësishëm, mbasi operacioni të kishte marrë fund. OPC-ja caktoi gjithashtu Xhon Papajanin, një amerikan me origjinë shqiptare që kishte punuar së bashku me Uajznërin gjatë luftës si përkthyes, në Fortesën e Maltës. Megjithëse joshës, Papajani shikohej si një person që s’mund ti zihej besë dhe një zgjidhje jo e mirë për një detyrë kaq delikate. Si pjesë e ndihmës financiare, OPC-ja e ujdisi që MI 6-a do ta furnizonte me 10000 sterlina në vlerë ari të paketuara në kutiza druri të cilat u çuan në Maltë nga RAF-i 65). Në fillim të qershorit, oficeri i OPC-së Robert Llou mbërriti në Londër për të marrë udhëzime të hollësishme nga Stjuart Menis. Llou, oficer në rezervë në ushtrinë amerikane, me njohuri për zonën e Ballkanit, pat punuar me OSS-në në Kajro. Ai kish qenë oficer zbulues në Europën Perëndimore gjatë vitit të fundit të luftës dhe më vonë korrespondent i “Time-Life” në Pragë. Ai pranonte që Shtetet e Bashkuara për momentin ishin akoma një partner i vogël. Gjithçka varej nga kushërinjtë britanikë për të dhënë lajme lokale dhe këshilla politike, njerëzit e tyre kishin shërbyer me SOE-n në Shqipëri dhe ishin bërë ekspertë botërorë për këto lloj çështjesh. A kish kuptuar që ata oficerë të MI 6-ës që kishin shërbyer në SOE hidhëroheshin kur shikonin që përpjekjet e tyre ktheheshin kundër tyre, veçanërisht incidenti i Korfuzit, dhe urrenin regjimin e Hoxhës. Megjithatë, ata kishin ndërmarrë mjaft punë të cilat Llou mendonte se ishin të realizueshme dhe të arsyeshme 66). Më 24 qershor, së bashku me një oficer tjetër të zbulimit amerikan, Robert Mainë, Llou shkoi në Romë së bashku me grupin britanik për të përfunduar bisedat e tyre me të arratisurit për një marrëveshje për caktimin e presidentit dhe të Ekzekutivit të Komitetit Shqiptar. E vetmja pengesë dukej se ishte mirëkuptimi i Mbretit Zog. Entëni Veriër, Meklein dhe Emeri ishin mjaft të sigurt se Zogu nuk do të pranonte të ishte vetëm një kukull. Emeri pavarësisht se shihte çështjet e mëdha në lidhje me të djathtën dhe të majtën, ishte i vetëdijshëm se kundërrevolucioni duhet të ketë një udhëheqës që do të bënte lajka social demokracisë. Zogut, që kishte shkuar në Egjipt që në vitin 1946, iu propozua vetëm si një veprim formal. Më 7 korrik 1949 u arrit marrëveshja ndërmjet grupeve të ndryshme. Mit’hat Frashëri do të kryesonte Ekzekutivin e Komitetit Shqipëria e Lirë dhe do të parashtronte çështjen e nacionalizmit para botës. I emëruari i Zogut, Abaz Kupi u caktua kryetar i juntës ushtarake, Ermenji si zëvendës dhe sekretar i mbretit dhe Gaqo Gogo, si sekretar i juntës dhe i Ekzekutivit. Meklein, Heër dhe Herëld Përkins u nisën për në Kajro dhe në Aleksandri u takuan me Emerin dhe Lloun. Shtatë ditë më vonë, ata takuan mbretin, i cili refuzoi krijimin e Komitetit. Ai ishte i gatshëm të ndihmonte përpjekjet e tyre mbas një ligjërate diplomatike të Emerit, i cili tha se me kthimin e Lartmadhërisë së tij do të mbahet referendum në rast se operacioni del me sukses, ndërsa Komiteti do të mbetej vetëm si një organ përfaqësues. Lou e konsideroi ligjëratën e Emerit mjeshtërore: “Nuk kam parë diplomaci të tillë në jetën time. Ai ishte si Talleyard. Ai e bindi Zogun që ai të ishte i matur si një besimtar i patundur për demokracinë për të na dhënë neve ndihmën e tij” 67). Situata politike e vendit në fund të verës kishte ndryshuar paksa, kur ambasadori grek në Uashington i bëri presion administratës amerikane për të ndërmarrë veprime kundër Shqipërisë. Rebelët ishin akoma aktivë dhe në radhët e udhëheqësve grekë kishin thirrje në rritje për pushtimin e Epirit të veriut. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Greke, Panajotis Pipinelis, i cili si udhëheqës sekret i grupit konspirativ IDEA (Lidhja e Shenjtë e Oficerëve Grekë) të nacionalistëve të djathtë, duke pasur influencë të madhe tek Ministri i Jashtëm Çaldaris, paralajmëroi të porsa ngarkuarin me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Athinë, se vërente që antipatia e Qeverisë Britanike për regjimin e Hoxhës, që nuk do të shkaktonte ndonjë keqardhje në Angli, mund të sjellë si pasojë që komiteti i porsa formuar të konsiderohet de facto si qeveri e ligjshme e Shqipërisë. Forin Ofisi më datën 7 i dërgoi telegram ambasadës në Romë ku thuhej: Ne nuk do t’i japim publicitet formimit të komitetit, sepse në thelb nuk duam që në Jugosllavi apo tjetërkund të kuptojë që prapa tij qëndrojnë fuqitë Perëndimore. Din Ecësen i dha të njëjtën këshillë misionit të SHBA, që komiteti shqiptar në mërgim të vihej nën ombrellën e “Komitetit Europa e Lirë” e cila ishte një organizatë joqeveritare 69). Me shpresën që kur kryengritësit emigrantë, mbasi të dërgoheshin në atdhe do të krijonin një pikë mbështetje në vend, Frenk Uajznëri dërgoi në Londër shefin e luftës psikologjike Xho Brajën nga një derë e fisme virxhinase i njohur si “Duka i Riçmondit”, i cili fshehurazi kishte financuar versionin vizatimor të librit Femra e Kafshëve të Ornuellit; Brajën duhet të bashkëpunonte në formulimin e një komunikate mbi formimin e Komitetit. Më 26 gusht, Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi dhe Seit Kryeziu shpallën në Paris formimin e Komitetit Shqipëria e Lirë. Frashëri u tha gazetarëve të mbledhur se regjimi aktual në Shqipëri i Marshallit Enver Hoxha është aq i dobët sa mund të rrëzohet në çdo kohë. Pavarësisht kërkesës së OPC-së, shërbimi sekret francez refuzoi të marrë pjesë në fillimin e punës së Komitetit sepse sipas një oficeri të (SDNCE) Komiteti konsiderohej si një fabrikim që nuk përfaqësonte askënd. Në fund të muajit, udhëheqësit kryesorë të emigrantëve shkuan në kryeqytete të tjera të Europës për ti bërë reklamë ekzistencës dhe kauzës së tyre. Në Londër, ata u vunë nën mbrojtjen e Pitër Kempit, një veteran tjetër i SOE-s që kish qenë në Shqipëri dhe kishte punuar në Poloni bashkë me Përkinsin. Një antikomunist i vendosur ai kish luftuar me Karlistët pro Frankos në Luftën Civile në Spanjë, përkrah shokut të tij të ngushtë Arçi Lajël. Komiteti pati pak publicitet në Londër dhe u injorua nga agjencitë zyrtare, megjithëse Hju Karltën Grinë i cili ishte shefi i transmetimeve të BBS-së për Europën lindore, u takua me ta dhe u dha një interval kohe për transmetime për Shqipërinë. A pati sukses kjo, është e diskutueshme përderisa numri i radiove në Shqipëri ishte jashtëzakonisht i vogël dhe furnizimi me energji elektrike apo bateri që i përket.
    Sui generis

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “The New York Times”: “Anët pozitive dhe negative të Ahmet Zogut”


    Në një kohë kur bota po reflekton mbi progresin e demokracisë, përhapjen e komunizmit dhe siç u duk pas luftës, rënien e familjeve mbretërore, në Shqipëri monarkia u vetëdeklarua e tillë dhe presidenti Ahmet Zogu është kurorëzuar mbreti më i ri në botë. Ndryshimi u realizua pa shprehur ndonjë keqardhje në lidhje me parimet e demokracisë perëndimore. Nga ana tjetër, gjatë katër viteve të fundit të provave të suksesshme, u vu re se këto parime ishin shumë të përshtatshme dhe të vlefshme. Shqipëria dëshiron që ato të jenë përfundimtare dhe të zgjasin sa më shumë të jetë e mundur nën një monarki kushtetuese, me djalin e tyre të preferuar, Ahmet Zogun, si mbret të popullit. Sipas mendimit të cinikëve dhe të atyre që ishin kritikë për vendin, mbretëria e re e sapokrijuar e Shqipërisë jepte shenja përkeqësimi dhe në sytë e tyre mbreti i ri nuk ishte veçse një kukull dhe një protagonist i operave komike. Ai paraqitej gjithashtu si një person që shpenzonte pa masë, një uzurpator i pushtetit dhe një imoral, i cili jeton në luksin e Lindjes.
    Megjithatë, ata të cilët kanë ndjekur zhvillimet e fundit në Shqipëri i njohin karakterin dhe arritjet e Ahmet Zogut. Zogu, zotësia e të cilit ka impresionuar imagjinatën e çdo djali dhe vajze në shkollat e Shqipërisë, është një patriot që tashmë jeton me këngën dhe legjendën, për popullin e tij, ai është një David, një shpëtimtar, i cili ka ardhur për të mbrojtur vendin e tij nga rreziqet që mund ta kanosin atë.
    Heroi i popullit
    Në kohën kur rreziqet kërcënonin vendin, Ahmet Zogu e ka treguar veten si Napoleoni, njeriu prej të cilit varej fati i Shqipërisë. Detyra e tij ka qenë të shpëtonte Shqipërinë në një situatë mjaft të vështirë në të cilën ajo ndodhej. Në fakt, ai ka rrezikuar jetën e tij për Shqipërinë më shumë se një herë dhe është shfaqur si heroi i shumë njerëzve, një patriot i vërtetë. Për shembull, në Kongresin e Lushnjës ai u mbulua me dafina. Delegatët, të cilët sapo ishin zgjedhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, u mblodhën në Lushnjë në vitin 1920 për të hartuar një kushtetutë. Me sa mbahet mend, delegatët ishin tmerrësisht të frikësuar se mund t’u kanosej jeta e tyre, nëse ata vazhdonin në kryenin detyrën, pa pasur një mbrojtje të mjaftueshme. Ahmet Zogu ndodhej atje si delegat, por ai kishte marrë me vete luftëtarët e tij besnikë. Menjëherë ai mori përsipër të ruante edhe personin e fundit në sallën e Kongresit. Që nga ajo ditë Shqipëria u bë një vend i pavarur deri në vitin 1925.
    Në këtë mënyrë, Ahmet Zogu u shfaq si një figurë me përmasa kombëtare. Mënyra e veprimit të tij, fakti që ishte i ri dhe personaliteti magnetik që reflektonte, bënë që ai të fitonte admirimin e gjithë vendit. Cilësitë e tij agresive, të cilat tashmë janë më të pushtetshme, do ta ndihmojnë atë jo vetëm për t’u bërë një nga drejtuesit frymëzues dhe të besueshëm, por gjithashtu, si një supertregtar të Uall Street-it.
    Një ngjarje tjetër e cila ndikoi në shtimin e popullaritetit të Zogut ndodhi në vitin 1923, kur shpërtheu një kryengritje në Tiranë. Turma të armatosura, të nxitura nga kundërshtarët, u tensionuan dhe u irrituan akoma më shumë duke kërcënuar se do të zaptonin ndërtesën e Parlamentit. Xhandarmëria e kishte të pamundur që të përballonte situatën. Zogu, i cili e kuptoi menjëherë rrezikun që iu kanosej, nuk humbi kohë. Ai mori shpatën, doli nga ndërtesa, hipi në kalin e tij dhe rrethoi turmën e çrregullt bashkë me rojet e tij. Ndërsa Zogu përpiqej të vendoste rregullin, mes breshërisë së plumbave vdekjeprurës, të tjerët zmbrapseshin dhe zgurdullonin sytë mbrapa gardhit të ushtarëve të tij. Ai frymëzonte besim dhe besnikëri tek ushtria dhe përkrahësit e tij.
    Qetësia gjatë trazirave
    Përveç kurajës së tij të jashtëzakonshme dhe trimërisë përballë rreziqeve, Zogu karakterizohej për praninë dhe qetësinë që ruante gjatë momenteve të krizave. Kur një student ishte çmendur, ai u përpoq ta vriste Zogun përpara se ai të hynte në ndërtesën e Parlamentit, ku ishte përfshirë në një konfuzion e gjithë Asambleja. Duke qenë një njeri me shpirt të madh, Zogu shmangu një konflikt të përgjakshëm mes grupeve rivale. Ai fashoi menjëherë krahun e tij të plagosur dhe u ngjit në platformë, kërkoi që të mbahej qetësi dhe filloi të fliste për çështjet e shtetit, duke mos marrë parasysh atë që kishte ndodhur. Edhe armiku më i hidhur politik nuk do të kishte qëndruar indiferent, por do t’u ishte bashkuar duartrokitjeve entuziazmuese.
    Edhe pse Zogu dallohet si një drejtues fisesh, i veshur me një finese kulturore dhe arsimore, ai ka fituar njohuri të mjaftueshme akademike në Vjenë dhe në Shqipëri, të cilat janë të barasvlershme me një diplomë kolegji. Por ai ka më tepër njohuri mbi psikologjinë praktike sesa Princ Vidi apo se Fan Noli, dy prej paraardhësve të tij. Ai njeh mjaft mirë kënaqësitë dhe pakënaqësitë e popullit të tij. Nga ana tjetër, ata e njohin shumë mirë atë dhe kanë besim të plotë në gjithçka që ai merr përsipër të realizojë.
    Tashmë shqiptarët kanë bërë një zbulim. Ata kanë përjetuar zhgënjimin për shkak të drejtuesve mediokër, qeverive jo të qëndrueshme dhe gënjeshtrave për interesa meskine. Pas 500 vjetësh sundimi nga Turqia më në fund Shqipëria fitoi pavarësinë në vitin 1912 dhe dy vjet më vonë, në vitin 1914, siguroi një mbret, Uilliam Vidin, prej të cilit ata mbetën tejet të zhgënjyer.


    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 14 shtator 1925
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pse e sfidoi Ahmet Zogu Fan Nolin në garën politike

    “The New York Times” publikon shkrimin e përfaqësuesit të Shqipërisë në SHBA. Meritat e mbretit Zog dhe vlerat që tregoi krahasuar me Princ Vidin dhe Fan Nolin

    Princ Vidi dështoi plotësisht në drejtimin e Shqipërisë. Ai nuk mund të krahasohej kurrsesi me standardet e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti, Skënderbej. Në vend që të sfidonte luftërat e tyre dhe të bëhej njëri prej tyre, Vidi u përpoq t’i qeverisë ata me monedha, të cilat nuk kishin asnjë vlerë, të hedhura nga dritaret e pallatit të tij mbretëror. Ai u kthye në një lodër në duart e Esat Pashës, duke shkaktuar gjakderdhje të panevojshme. Duke parë defektet e tij, Princ Vidi, ashtu si “Lordi Xhim”, tradhtoi “Anijen e shtetit të tij”.
    Na ana tjetër, Shqipëria kishte mjaft nga idetë dhe idealet e Fan Nolit. Noli kishte udhëhequr një grup teoricienësh, të cilët e quanin veten e tyre liberalë. Ky grup liberalësh kishte si synim kryesor kryerjen e reformave radikale dhe transformimin e shpejtë të Shqipërisë. Ata nisën revolucionin në qershor të vitit 1924, duke iu bërë premtime të çmendura përkrahësve të tyre.
    Noli pritej të mbante premtimet e dhëna përpara revolucionit. Ai gjithashtu pritej të zgjidhte çështjen e reformës bujqësore. Për ta arritur këtë ai e kuptoi se në praktikë nuk ishte e thjeshtë, siç dukej në teori.
    Më pas Noli pati një përplasje tjetër përpara Lidhjes së Kombeve. Mënyra e tij e të kërkuarit te të huajt tregoi një mungesë të taktit diplomatik nga ana e tij. Pasi dështoi në sigurimin e huas që dëshironte, Noli u mbështet te Rusia. Rusia e njohu Shqipërinë dhe dërgoi në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, gjashtë përfaqësues të saj. Të gjitha shenjat dhe gjasat të çonin drejt një Shqipërie komuniste, me Tiranën, si çerdhe të propagandës së Bashkimit Sovjetik në Ballkan.
    Dështimi i Nolit. Hyrja e Ahmet Zogut në lojë
    Rrugët e drejta dhe të ngushta shkaktuan shkatërrimin e Noli. Ai nuk do të devijonte nga rruga e tij; madje as nëse këtë gjë do t’ia kërkonte miku i tij i ngushtë, Faik Konica; në atë kohë president i Federatës Shqiptare të Amerikës, organizata e të cilit ngriti Nolin në postet më të larta në Shqipëri. Konica, i cili tashmë ishte ministër i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kishte telegrafuar Nolit përpara se të mbaheshin zgjedhjet dhe njerëzit të zgjidhnin formën e qeverisjes. Noli nuk e mori parasysh atë; madje as shqiptarët e Amerikës.
    Shqipëria, 95 për qind e popullsisë së të cilës zotëronte prona, filloi të dyshonte lidhur me politikat e reja të Nolit. Opinioni publik ia ngarkonte gabimet Nolit lidhur me regjimin e tij. Pushteti i tij u zvogëlua kur parregullsitë dhe uria filluan të mbizotëronin në vend.
    Ndërkohë, Zogu e vëzhgonte pushtetin e Nolit, që sa vinte dhe shuhej nga përtej kufijve; në Jugosllavi. Zogu hyri triumfues në Shqipëri me 800 ushtarë besnikë, të cilët e kishin shoqëruar atë vazhdimisht, e vend që të përballej me kundërshtime, ai u prit si kampion i ligjit dhe rregullave. Sapo mbërriti në Tiranë, Zogu njoftoi provincat, u kërkoi zyrtarëve që të qëndronin në detyrë dhe u ngarkoi atyre të gjitha përgjegjësitë lidhur me trazirat që mund të ndodhnin.
    Ndërkohë, Noli shpërnguli zyrat e tij në Vlorë, duke shpresuar për një kundërrevolucion; ose një luftë civile të ngjashme me atë midis Esat Pashës dhe Ismail bej Qemalit. Megjithatë, forcat e Zogut i bënë atij presion. Duke dashur t’i jepte kënaqësinë Zogut të qeshte, Noli, ashti si Neroni gjatë djegies së Romës, u kënaq duke luajtur me violinë dhe duke e lënë Shqipërinë me një buzëqeshje të hidhur.
    Çarmatosja e shqiptarëve
    Gjatë periudhës së shkurtër si president i Shqipërisë, Zogu arriti shumë më tepër sesa kishte arritur Shqipëria gjatë 500 viteve të pushtimit turk apo gjatë dhjetë viteve të stuhishme, duke filluar që nga kurorëzimi i Vidit dhe deri te largimi i Fan Nolit.
    Asnjë princ apo njeri me pushtet nuk kishte guxuar të çarmatoste malësorët e Shqipërisë. Zogu e bëri këtë gjë; madje pa përdorur forcën. Ai dha fjalën e nderit se do të mbronte jetën, pronat dhe nderin e tyre.
    Për më tepër, ndërtimi i rrugëve dhe urave, ndihmesa e misioneve të bamirësisë; si Kryqi i Kuq Shqiptar dhe arsimimi i detyrueshëm forcuan pozicionin dhe popullaritetin e Zogut.
    Traktati Italo-Shqiptar, i nënshkruar në Tiranë në vitin 1926, i vendosu një pendë më tepër kapelës së Zogut. Ishte hera e parë që prej shumë shekujve që Shqipëria ishte anëtare e një traktati. Në të shkuarën traktatet i bënin të tjerët dhe Shqipëria ishte vetëm e detyruar që t’i pranonte ato. Shqiptarët duhet të derdhnin gjak përpara se t’u njiheshin të drejtat. Ai traktat i dha Shqipërisë motivin të festonte. Ishte njëlloj sikur emocionet që ishin shtypur për vite me radhë, tashmë ishin lënë të lira.
    Atëherë lind pyetja: Vallë a do ta adhurojnë shqiptarët Zogun me kurorën e idhullit të tyre kombëtar mbi krye, Skënderbeun? Për ata, Zogu pa dyshim është personi i duhur në atë fron. Kjo është dëshira e njerëzve dhe, duke njohur shqiptarët e tij, Mbreti Zog u “përul me seriozitet” dëshirës dhe zgjidhjes së popullit të tij, duke premtuar e do të mbështesë Kushtetutën dhe do të mbronte pavarësinë e Shqipërisë; nëse do të ishte e nevojshme, edhe me jetën e tij.
    Një qeveri e qëndrueshme
    Për të kuptuar entuziazmin e shfrenuar me të cilin shqiptarët pushtuan Tiranën dhe kërkuan me zë të lartë kurorëzimin e presidentit Zog si mbret të Shqipërisë, duhej ta kërkojmë në zgjidhjen e temperamentit psikologjik të vetë shqiptarëve. Zogu jo vetëm i vendosi ata nën të njëjtin nivel me vendet e tjera të pavarura dhe të civilizuara, por gjithashtu arriti t’i siguronte atyre një qeveri të qëndrueshme.
    Një qeveri e qëndrueshme në Shqipëri nënkuptonte një marrëveshje shumë të madhe. Ishte një urim mjaft i mirë ky. Kjo do të thoshte se njerëzit, nën kushtet paqësore do të arrinin progresin e dëshiruar për vendin e tyre në fusha të tilla si; bujqësia, industria dhe tregtia. Reputacioni i tyre luftarak ishte përhapur tashmë në kanale paqësore, me Zogun si Skënderbeun e tyre modern (emri i të cilit në fakt do të thotë Aleksandri i Madh. Ai emër iu dha Gjergj Kastriotit nga Turqia për shkak të kapaciteteve të tij dhe për marrëdhëniet që ai shfaqte ndaj paraardhësve të tij të lashtë).
    Atëherë, detyra e mbretit Zog është; ashtu siç ka qenë edhe politika e tij, të sigurojë qëndrueshmërinë e qeverisë dhe të mbajë marrëdhënie paqësore me vendet fqinje të saj. Mbreti Zog është një njeri që e mban fjalën e tij dhe mban premtimin, për të cilin është betuar vetë ai.

    Shkrimi është publikuar më 14 shtator 1926 në “The New York Times”
    Autori i shkrimit është president i Federatës Shqiptare të Amerikës, në degën e Nju Jorkut
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Konica mburr Mbretin Zog: “Italia, aleate e Shqipërisë”


    Faik Konica

    Dëshiroj t’ju dërgoj falënderimet e mia që keni dërguar në Shqipëri një nga korrespondentët tuaj, G. E. R. Gedye, për të zbuluar nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta se si ecin gjërat në këtë vend. Në njoftimin e botuar në “The New York Times” më 20 janar, me titullin “Revolta shqiptare, çështja e një njeriu”, zoti Gedye ka nxjerrë në pah vënien në lojë të një “revolte” të ndodhur së fundi. Kjo është bërë në mënyrë që publiku amerikan, falë “The Times”-it, të mund të shohë tashmë që e gjithë seria e rrëfenjave të përflakura lidhur me betejat e furishme dhe shpërthimin e bombave, i botuar afro tri javë në shtypin amerikan, të përmblidhet vetëm në faktin se si një oficer i caktuar, i shkarkuar dhe i detyruar të zhdukej, kishte një shërbëtor, i cili u plagos gjatë arratisjes së tij.
    Vlerësimet për mbretin
    I jam veçanërisht mirënjohës zotit Gedye për mënyrën sesi ai është shprehur përsa u përket cilësive të mbretit Zog. Këtë sundimtar brilant dhe serioz e gjen në tavolinën e tij të punës që në orën 6 të mëngjesit dhe zelli që e karakterizon bën që ai personalisht të punojë pa përtesë deri në mbrëmje vonë për punët e qeverisë, duke i shërbyer në këtë mënyrë jo vetëm ecurisë së rendit dhe progresit në Shqipëri, por gjithashtu duke dhënë kontributin e tij lidhur me çështjen e paqes së përgjithshme në Europë. Është thjesht për spektatorët e largët dhe të painformuar, të cilët kanë një ide të mjegullt për Shqipërinë dhe janë totalisht të painformuar përsa u përket problemeve dhe vështirësive me të cilat përballet qeveria e këtij vendi, qoftë në këndvështrimin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar, për të krijuar një panoramë imagjinare për këtë njeri. Faktikisht, figura e mbretit Zog është ekzaktësisht e kundërta e asaj që mund të imagjinohet nga disa njerëz të ndershëm në Amerikë. Në një botim të fundit në Londër mbi burrin e ri të shtetit dhe të kombit, shkrimtari anglez e ka quajtur mbretin Zog “sovranin” e fundit të vërtetë në Europë.
    Italia, aleate e Shqipërisë
    Megjithatë, ekziston një pikë për të cilën unë nuk jam dakord me zotin Gedye; kjo ka të bëjë me çështjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me Italinë. Pa dyshim, janë të shumtë ata shqiptarë të cilët ndajnë të njëjtin mendim me të; që do të ishte në të mirë të vetë vendit dhe të paqes së Europës në përgjithësi nëse Shqipëria deklarohet një komb asnjanës, nën garancinë e Fuqive të Mëdha europiane. Por unë dyshoj për realizueshmërinë e një gjejë të tillë. Një status i tillë kërkon ekzistencën e vendeve fqinje, të gatshme për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare. A i ka Shqipëria këto vende fqinje? Ekziston një çështje mjaft e rëndësishme që duhet pasur parasysh, - shqiptarët, të bashkuar nga turqit për të pushtuar për pesë shekuj, nuk e ndiejnë domosdoshmërinë e mbrojtjes së tyre dhe besojnë në vënien e gjoksit të punës me moton: “Të jetojmë dhe t’i lëmë të tjerët të jetojnë”. Nga ana tjetër, fqinjët e Shqipërisë janë raja, ose bujkrobër, të cilët kanë atë çka dikush mund ta quajë “kompleksi i rajave” ose e përdorur me një anglishte të pastër, “psikologjinë e skllavit të çliruar”, fenomen i njohur mjaft mirë nga studentët e Historisë Romake. Këta njerëz kanë pasionin e shfaqjes së pushtetit dhe në rastin kur interesi i tyre personal tregon se ata duhet të jenë të qetë dhe të punojnë në paqe.
    Për këtë arsye (edhe në këtë rast jam duke folur privatisht, duke shfaqur thjesht opinionin tim personal) unë jam i bindur se që nga rënia e Monarkisë Austro-Hungareze, e vetmja politikë serioze për Shqipërinë është t’i qëndrojë sa më afër të jetë e mundur Italisë. Unë nuk jam i verbër përsa u përket defekteve që kanë italianët. Ata kanë bërë dhe kam frikë se vazhdojnë ende të bëjnë shumë gabime në Shqipëri. Gabimi më i madh i tyre është besimi se mund të arrihet gjithçka me Shqipërinë përmes presioneve dhe kërcënimeve. Por, sërish kam besimin se këto gabime nuk janë të pakorrigjueshme. Italia ka aq shumë interes t’i qëndrojë pranë Shqipërisë sa ç’ka Shqipëria për të qenë pranë Italisë. Edhe nëse këto dy vende nuk do ta pëlqenin shumë njëri-tjetrin, diçka që unë e mohoj, dihet mjaft mirë se martesat e bëra për interes, shpeshherë kanë rezultuar më të suksesshme se martesat me dashuri.

    Letra e Faik Konicës drejtuar botuesit të “The New York Times”-it është publikuar më 24 janar 1935
    Titulli është redaksional
    Sui generis

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  4. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11
  5. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •