Fatkeqėsisht, pėr shqiptarėt qė jetojnė nė Mitrovicėn veriore , jeta atje tė detyron tė mbėshtetėsh vetėm nė mėshirėn e Zotit.
Tė jetosh nė veriun e Mitrovicės do tė thotė tė bashkjetosh me trysninė dhe ankthin
Trysni pėr ti brakstisur pronat e tua , qė pėr ty do tė thotė , fėmijėria , kontributi , puna , endrra dhe jeta jote. Dhe nė ankth nga ngacmimet apo sulmet e mundshme nga komuniteti sėrb qė jeton nė veri.
Nė kėto raste , kėrkimi dhe ofrimi i ndihmės ėshte thuajse e pamundur . Tė pamundur ta bėjnė ata tė cilėt janė tė destinuar tė ta ofrojnė kėtė ndihmė. Sepse nė rastet kur ndihma ėshtė shumė e nevojshme , forcat e KFOR-it , o do jenė shumė largė , dhe deri sa ato tė arrijnė ti “i lave duart”, ose shkurt e shqip ta thonė se pėrgjegjėsia e sigurisė i takon shėrbimit policorė.
Dhe ne… sigurisht tashmė e kemi kuputar se pikėrisht policia ėshtė ajo tek e cila jo vetėm se nuk mund tė mbėshtetesh pėr siguri dhe mbrojtje , por nga ajo vet duhet tė mbrohesh mė shumė , sepse ky organizėm ėshtė bėrė pjesė e krimit, tė cilin ne e nuhasim dhe kapėrdijmė ē’do ditė.
Kėtė gjė e dimė jo vetėm ne banorėt e Mitrovicės veriore , por e dini edhe ju bashkshtetasit e mi te dashur. E dini se krimet qė bėhen nė veri bėhen me koshiencėn dhe mbase dhe nėn patronatin e policisė locale sėrbe tė Kosovės.
Ja pse ne jemi nė meshirėn e Zotit !
Kemi parė nėpėr filma tė pėrshkruar se sa e vėshtirrė dhe e rrezikshme ėshte jeta nė geto , por mė besoni qė ato filma ne po i pėrjetojmė nė realitetin tonė, por akoma mė keq sepse nuk e kemi asnjė tė drejtė , te paktėn minimale.
E vėshtirrė eshtė jeta nė veriun e Mitrovicės. Tė cenohen liritė themelore tė njeriut, liria e levizjes , liria e fjalės, e shkollimit , e punės , e argetimit , e qė mund tė shkojė edhe deri nė atė pikė sa tė tė cenohet e drejta e jetės.
Por ēudia , anomalia mė e madhe ėshte se ne lloharitemi pjesė e shtetit tė Kosovės , e shtetit mė tė ri demokratik nė botė dhe nuk e kemi nga ky “shteti jonė” as mbėshtetjen minimale .
Shpesh kjo na bėn ta kujtojmė fjalėn “jetim me prindėr tė gjallė” , sepse ne po ndihemi jetim pėrderisa si prindėr shquhen institucionet e Kosovės. Ato institucione qė harruan shumė shpejtė patriotizmin, heroizmin dhe luftėn e traumat qė pėrjetoi Mitrovica.
E sot paskan dhe guximin tė na akuzojnė qė po i po shesim proant tona nė veri. Janė pronat tona dhe ne jemi tė parėt qė na dhimsen sepse do tė thotė njė jetė e tėrė me sakrifica , do tė thotė tė shesesh ato qė I ke bėrė mė djersė e gjak , do tė thotė tio shesėsh kujtimet mė tė bukura tė jetės.
Luftuam mjaft pėr tė rezistuar dhe pėr tė mos I braktisur , por ja qė po I shesim , sepse lufta na zgjati pak , sepse arma kryesore na braktisi , prindėrit na braktisėn (institucionet e Kosovės) , pėrderisa kundėrshtari gėzon kujdes dhe pėrkėdheli nga prindėrit e tij (institucionet sėrbe).
Mos u qudisni nga spastrimi i madh i shqiptarėve nė kėtė zonė , sepse ju na sollėt nė kėtė gradė , ju e lejuat me sy hapur kėtė gjė. Me shumė keqardhje ju them se kemi njė intuitė se sė shpejti veriu I Mitrovicės do figurojė I mbipopulluar nga sėrbėt edhe nė dokumenta .
Sa mėkat ! Na detyruat ta shesim gjith prokopinė .
Por unė jam kėtu . Bashkė mė shumė qytqtarė tė tjerė akoma jemi ketu , ne veriun e Mitrovicės. Pa e pasur tė sigurtė as jetėn lirinė , as punėn as shkollėn as asgje , por jemi kėtu sepse na mbanė kėtu dashuria pėr Mitrovicėn dhe mbėshtetja tek “mėshira e Zotit”.
Prindėr , zgjohuni ! Mė mirė vonė se kurrė . Sepse fėmiu i padjallėzuar edhe di tė falė. Mos na lini vetėm nė mėshirėn e Zotit !
Nga nje banor IKodra e Minatorve
( Kodrave tė trimave)
nė veriun e Mitrovicės.
kthehu prapa
Paraqet,Sabri Selmani
Krijoni Kontakt