BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPĖTIMET E TROJEVE SHQIPTARE!

Nė kėtė shekull tė ri po njihemi plot me tė papriturat, “befasirat” dhe me gjėrat “e mrekullueshme” qė na solli babadimiri nė “thesin e tij tė artė,” tė ashtuquajturėn “Pako Ahtisaari.”
Copėtimi dhe pėrpjekjet pėr ē’kombėtarizimin e shqiptarėve filloi qė nga “doktrina e shenjtė serbe” para dy shekujsh, pra nga shekulli i XIX.



Millosh Obernoviēi ishte ndėr iniciatorėt e parė tė kėsaj “doktrine” shoviniste pėr asgjėsimin dhe dėbimin e shqiptarėve nga trojet e tyre nga Qupria, Aleksinci dhe pjesė tė tjera tė kėtyre anėve.
Pėr largimin e shqiptarėve nga kėto troje etnike siē janė: Sanxhaku i Nishit, Vilajeti i Kosovės, Sanxhaku i Manastirit dhe Sanxhaku i Janinės, ai ngjashėm si shovinistėt grekė tė gjeneral Zervės, pėrdori metodat mė pėrfituese dhe fashiste, duke masakruar popullatėn shqiptare dhe duke detyruar qė ata tė largohen me qindra dhe mijėra vetė nga trojet e veta shekullore. Po kjo fushatė e errėt kundėr-shqiptare, mė vonė gjatė historisė, u pėrdor edhe nga pasardhėsit e tij serbė siē ishin: Ilija Gramshanini me platformėn famėkeqe “Naēertanjen,” duke e konsideruar kėtė si “doktrinė tė shenjtė serbe.”
Sanxhaku i Nishit me krahinėn e tij, Toplicėn dhe viset shqiptare, qė tani quhen “Kosova Lindore,” ishin plaēkitur nga Pashallėku i Beogradit (qė qėndrėn e kishte nė Nish) dhe para syve tė botės Serbia bėnte spastrime etnike tė popullatės shqiptare tė kėtyre anėve dhe kėta tė ashtuquajtur “muhaxhirė” (refugjatė). Nė ato kohėra tė errėta u shpėrngulėn rreth 160 mijė shqiptarė me 640 vendbanime shqiptare nga rrethi i Nishit, Prokupjės, Leukocit, Vrajės dhe Kurshumlisė.
Por, krerėt gjakpirės serbė, nuk u kėnaqėn me kaq, pasi kėtė “doktrinė serbe” mė vonė e zbatuan me fanatizėm krajli Nikolla Pashiqi dhe fashisti Ēubrilloviēi, “nobelisti” Andiriēi, tė pasuar nga “komunistėt” e Titos: Rankoviēi, Mugosha, Tempo, Joviēi, Trajkoviēi, Milloshoviēi, kurse tani nėn maskėn e “demokracisė” po e zbatojnė Tadiēi, Koshtunica, Drazhkoviēi, kreu i kishės serbe Pavli, e tė tjerė shovinistė serbė.
Kjo, mbase nuk habit asnjė njeri me mend nė kokė; kur dihen orekset serbomėdha ndaj territoreve shqiptare. Por, tė ēudit dhe revolton fakti qė tani edhe udhėheqja e Kosovės me nė “krye” Sejdiun, Thaēin & Co, e mashtruar nga dinakėria evropiane, e zbatojnė me aq besnikėri Paketėn e Ahtissarit e cila aspak nuk dallon nga platformat e njė strategjie tė errėt prej shekujsh qė Serbia dhe shtete tė tjera sllave nė Ballkan i kanė projektuar prej shekujsh...
Kėta zotėrinj verbėrisht me vendosmėri po e ndjekin “doktrinėn e shenjtė tė Serbisė” kur pranuan fillimisht vendimet e Rambujes e pastaj “Paketėn e Ahtisaaro-viēit.” Kjo Paketė ngjason si dy pika uji me Platformat serbe, sepse hapur e “legjitimon Marrėveshjen serbo-maqedonase” tė vitit 2001, mbi ricopėrimin e tokave shqiptare nė kufirin shqiptaro-shqiptar (kufiri me Maqedoninė) e bėrė pa praninė e shqiptarėve, por, kjo vetėm midis grabitqarėve sllavė, (serbo-maqedonas), kur nga Serbia fashiste i’u dhuruan “Maqedonisė” disa fshatra shqiptare siē janė: fshati Tanush, Dabėllde, Mjak e tė tjera, ku pėrfshihen mbi 2500 hektar tokė shqiptare.
Kanė kaluar kaq vite pas kėsaj “Marrėveshjeje” e tani shqiptarėt e kėsaj ane po detyrohen prapė t’i rrokin armėt nė dorė, madje tani para syve tė botės “demokratike” janė tė detyruar pėrsėri t“u hyjnė rreziqeve tė reja, pėr t’ė mbrojtur pronat e tyre dhe tė ruhen nga ē’kombėtarizimi i egėr qė po u pėrgatitet prej kriminelėve serbo-maqedonas.
Mė 19/ 04/ 2008, Radio Televizioni i Kosovės (RTK), i paraqiti ata trima tė armatosur nė lajmet kryesore, ata, tė cilėt dolėn hapur me armė nė krahė, kur deklaruan se: “Janė tė vendosur dhe tė pėrbetuar qė nuk do i lėshojnė kurrė tokat e tyre shekullore dhe qė kurrėn e kurrės nuk do t“i pranojnė ftesat nga qeveria maqedonase qė ata tė bėhen shtetas “maqedonas.”
Pra, qeveria e Maqedonisė u ka ofruar banorėve tė kėtyre fshatrave tė Kosovės, nėnshtetėsinė sllavomaqedonase, kurse bota “demokratike” po hesht rreth kėtij problemi tejet serioz dhe me rreziqe tė papritura, jo vetėm pėr kėta banorė, por mund tė rrezikohet dhe rajoni!
Evropa Plakė, po bėhet e shurdhėr, ajo po e pėrkėdhel shtetin okupator Maqedoninė, duke i premtuar se sė shpejti do tė pranojmė nė NATO!!!
Por, pėr kėtė, fajin e kanė edhe liderėt e partive shqiptare atje; sepse ata nuk po munden dot tė dalin nga lėvozhgat e pista tė pushtetit me aleanca me okupatorėt!!!
Ata liderė me ato parti do tė duhej t“i thoshin me kohė “NDAL!” gllabėrimit tė mėtejshėm tė trojeve etnike tė Kosovės. Ata, do tė duhej tė bojkotonin parlamentin e njė qeverie armike, e cila kur t’i teket do t’i vrasė shqiptarėt, do u’a ndalė flamurin dhe do i copėtojė trojet e tyre! Pėrderisa, ata nuk e ngrenė zėrin me kohė, pastaj do tė detyrohen atdhetarėt qė t“ė ngrenė armėt kundėr shovinistėve okupatorė!
Po i rikthehem sėrish Paketės sė Ahtisaarit “paqėsor”!
Sipas kėsaj doktrine “demokratike” pasardhėse e platformave serbe; shqiptarėt po bėjnė pėrpjekje tė kombėtarizohen. Pse mendoj kėshtu? E ritheksoj se: Kjo Paketė, Kosovėn etnike e ktheu nė teorinė e saj, kinse qenka “multietnike” qė na lė tė nėnkuptojmė se kėtu nuk ekziston kombi shqiptar, si etni!!!
Sipas kėsaj Pakete, udhėheqėsit tanė besėprerė na e hoqėn Flamurin tonė shekullor, na i hoqėn himnet dhe tė gjitha simbolet tona tė shenjta qė me shekuj i nderuam dhe luftuam pėr ato...
Dhe, sė fundi, ēka ėshtė dhe mė tragjike; sipas kėsaj Pakete trojet shqiptare prapė po ricopėtohen dhe po pranohen enklavat serbe tė krijojnė njė “Republikė Serbe,” brenda Kosovės, kjo po bėhet heshtur por sipas formulės sė decentralizimit, kjo do tė ndodhė...
Pikėrisht, pėr kėto arsye po e quaj Paketėn e Ahtisaarit, simotėr tė “Marrėveshjes sė Naēertanjės.”
Nėse Evropa do tė ishte vėrtetė demokratike, kufiri i tanishėm as nuk duhej tė ekzistonte fare, kur dihet sipas historisė fare mirė qė Lugina e Vardarit dhe tėrė Ilirida i takonte Kosovės, pra, Vilajetit tė Prizrenit.
Evropa e di fare mirė se nė atė kohė ka bėrė padrejtėsi te mėdha ndaj shqiptarėve nėpėr shekuj dhe nė vend qė tė pėrmirėsohen kėto gabime, Evropa Plakė po toleron gabimet e reja nė kėtė Ballkan tė vjetėr. Prandaj, nuk do tė duhej ta njihte Maqedoninė si shtet me kėta kufij! Por, me kohė do t“ia tregonte vendin e merituar....
Por, fundja, s“ka faj Evropa mė shumė se liderėt e nėnshtruar shqipfolės kur nė vitin 1993, ishte qeveria e Tiranės e para qė e njohu Maqedoninė tė pavarur, kjo u bė sipas politikės kundėr-shqiptare tė Sali Berishės. Nėse Evropa “demokratike” ka pėrgjegjėsi, kjo do tė ishte e pafalshme pėr tė, sepse po lejon qė nė Ballkan tė sundojnė “mbretėrit demokratė” qė janė tė etur vetėm pėr pushtet, e jo pėr stabilizimin e shteteve tė kėtij rajoni.
Koha ka treguar dhe po tregon ēdo ditė se shqiptarėt gjithmonė i kanė mbrojtur dhe do i mbrojnė trojet e tyre me pushkė e penė; ashtu siē i kanė bėrė stėrgjyshėrit e tyre gjatė shekujve.
Tani, shtrohet si detyrė parėsore e ēdo atdhetari dhe atdhetare qė kurdoherė tė jemi tė gatshėm t“i ndihmojmė shqiptarėt e rrezikuar tė atyre anėve; ata, kurrsesi nuk duhet tė ndihen tė vetmuar, por nė mbrojtje tė trojeve tė tyre duhet tė dalin edhe vėllezėrit dhe motrat e tyre kudo nė viset tona shqiptare!
Vetėm kėshtu do tė dalim faqebardhė dhe do tė kemi sukses pėr ta bėrė atdheun tonė tė paprekshėm nga okupatorėt.

Kristina RASI
Zvicėr, mė 20 Prill, 2008

Paraqet,Sabri Selmani