Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Sala perseri President? O Zot i madh, MOS !

    Arian ÇANI

    E kam quajtur gjithmonë Doktor gjatë komunikimit tim publik. Nuk e di pse qysh pas Gërdecit, e kam të pamundur ta quaj më Doktor. Nga shkuan dhe e hodhën në erë këtë Gërdecin. Më prishën disa kode komunikimi, të cilat isha mësuar të shkëmbeja me publikun Madje as Berisha nuk arrij dot t’i them pas Gërdecit. E megjithatë, në ditët e tij më të vështira qysh prej revolucionit të ’97, Saliu arriti sërish të ringrihej. Kurba e tij në bursë ishte në rënie të lirë, por Saliu arriti të ndryshojë Republikën në favor të tij. Sigurisht me ndihmën e patjetërsueshme të Ed Ramës dhe gjithë deputetëve të PS. Urime Doktor!

    A e patë me çfarë nxitimi i bëri ndryshimet në Kushtetutë? Ato ditë thashë me vete “e ka prapë një plan diabolik Saliu”. Përveç të tjerave, ngutja e tij për të futur duart te neni që zgjedh Presidentin nuk është pa gjë: skenari i vetë Saliut President para zgjedhjeve politike të 2009, duke bërë rokadën me Bamir Topin nuk është aspak fantapolitikë. Shumëkush nuk arrin ta besojë. Iu duket e pamundur. Në fakt, është totalisht e mundur.

    Ky skenar ka nisur të qarkullojë fort jo vetëm në korridoret e politikës, por edhe në disa zyra ambasadash të huaja në Tiranë, të cilat e shohin si një alternativë për t’i dhënë frymëmarrje qeverisjes aktuale deri në vjeshtën e 2009-ës, që pritet të mbahen zgjedhjet e reja në vend. Dhe ato që më bënë të dyshoja fort se Saliu e ka vërtet këtë skenar në kokë, ishin një ditë në konferencën e përbashkët me kryeministrin çek, ku jashtë çdo konteksti, ai deklaroi: “Nuk kam më asnjë ambicie presidenciale”. Mos! E paska d.m.th… Momenti kur tha në emisionin e tij, te Fevzo, “se nëse do më thërrasë i plotfuqishmi (besoj e kuptuat që i referohej Allahut, Saliu) unë do të mbetem në dispozicion të zgjedhësve të mi…”. Pra? Kujdes! Sa herë që Saliu thotë publikisht jo, është po. Ndodh gjithmonë kështu me Saliun… Në të dyja rastet, këto deklarata ai i bën për të qetësuar palët e të gjitha krahëve dhe për t’i vënë në gjumë deri në çastin e aktit… Një dinak i paparë. Kështu i ka vënë gjithnjë në gjumë kundërshtarët e tij jashtë dhe brenda kështjellës.

    Ideja qoftë dhe për një çast se Saliu me anë të ndryshimit të Kushtetutës në nenin e zgjedhjes së Presidentit, mund të rikthehet në krye të shtetit, po tmerron tashmë të gjatë e të shkurtër në korridoret e PS-së dhe jo vetëm. Dyshimi se në shkëmbim të sistemit zgjedhor, Saliu ua zhyti keq të majtëve me nenin e zgjedhjes së Presidentit dhe mocionin për kryeministrin, ka nisur të përhapet me shpejtësi në qytet, duke krijuar idenë se në vitin 2009, e majta do të vijojë sërish në opozitë pas sherreve të forta dhe të vazhdueshme me LSI-në e Ilir Metës. Saliu luan kështu sërish në mënyrë perfekte. Për herë të dytë brenda disa muajsh, Kryeministri aktual arrin të korrë dy fitore spektakolare, duke marrë atëherë Presidentin me Bamir Topin dhe tani Presidentin pa Bamir Topin.

    Por përse të mos bëhet dhe njëherë Saliu President në këtë vend? Përse jo dhe 5 vjet Saliu në krye të Republikës së re që ai e pagëzoi vetë me Ed Ramën? A nuk e ndryshoi ai Republikën e dytë për 24 orë, duke u bërë kështu i paprekshëm politikisht? Skenari sipas së cilit Berisha bën rokadë me Topin para fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 2009-ës, është jo vetëm teorikisht, por edhe realisht i mundshëm. Ndryshimi i Kushtetutës në këtë pikë ia mundëson këtë skenar. Kush do ta kundërshtojë? I duhen thjesht 50+1 të votave në sallë. A nuk është kjo mbyllja më me dinjitet e karrierës së tij politike? A nuk është kjo tani më shumë se kurrë ëndrra e vetme dhe lehtësisht e realizueshme e jetës së tij?
    (ariancani@gmail.com)

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Ambasadorja Daviet: Miratimi I Ndryshimeve Kushtetuese, Shumë Pozitiv !

    AMBASADORJA DAVIET: MIRATIMI I NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE, SHUMË POZITIV !

    Ambasadorja franceze në Tiranë, Maryse Daviet deklaroi të mërkurën në Kuvend se 'miratimi me konsensus nga parlamenti i ndryshimeve kushtetuese ishte shumë pozitiv".

    "Miratimi nga parlamenti shqiptar, me konsensusin e dy partive kryesore, PD dhe PS i ndryshimeve në Kushtetutë, ishte shumë pozitive”, tha ambasadorja franceze, gjatë përshëndetjes që i drejtoi seancës së posaçme të organizuar në Kuvend, me të rinj studentë dhe nxënës shkollash. Në kuadër të Javës Europiane, ambasadorja Daviet në cilësinë e përfaqësueses së Francës, vendi i cili merr presidencën e radhës së BE-së !!!

  3. #13
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Proporcionali per situaten shqiptare eshte idiotizem e bile nuk perfiton as PD e as PS-ja por vetem rremuja .Personalisht e urrej proporcionalin se ne cdo demokraci te dobet ka sjelle vetem anarki. Presidenti me shumice te thjeshte votash e ben figuren e Presidentit nje lecke politike qe duhet ti fshije kepucet kryeministrit. Ne kete pike le ta kthejme formen shteterore ne republike kancelarike si ne gjermani e te pakten nuk bejme hipokritet.

    Gjithsesi gjithmone kam qene kunder kesaj forme te prapambetur e te papershtatshme shteterore qe sillte kushtetuta me idiote qe ka pjelle ndonjehere populli shqiptar.
    O presidencializem o kancelarizem,gjithe format e tjera jane forma tredhjesh e sjellin kushtetuta me arna te menjehershme sikur jemi ne shek 7 e jo ne shekulin e 21. Po cti besh kur ve sabriun,imamin,salen e edin si konstitucionaliste duhet te vleresosh gjakftohtesine si virtytin me te cmuar.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Copyright i Kushtetutës !

    Copyright i Kushtetutës !

    Kushtetuta nuk është pa të drejtë autori që kushdo, përveç atij, t'i njohë të drejtën vetes të bëjë ndërhyrje tjetërsuese.Ajo nuk u bë informalisht që të jetë në mëshirën e "politikës ndërtimore" por ishte kurorëzim i një rruge të gjatë arsyetimi e debati ku fjalën e fundit e pati populli që tashmë ka "tapinë" e saj. Ndërsa kushdo ka të drejtë të argumentojë e kërkojë ndryshimin e saj, askush nuk ka të drejtë të realizojë ndryshimin e thelbit të saj përveçse me bekimin e popullit sovraniteti i të cilit është vënë në diskutim. Kushtetuta është themeli i ndërtesës-shtet, "sistemi metrik" i shoqërisë dhe si e tillë ajo qënësohet t'i rezistojë kohës duke qenë simbol i konservatorizmit për vlerat e parimet që duam t'i trashëgojmë pas. Nëse diçka nuk funksionon si duhet, nuk duhet me ngut të skanojmë kushtetutën për defekte, por të rishikojmë mënyrën si e zbatojmë atë duke vënë gishtin tek vetja sepse sa më pak ta prekim atë aq më shumë demonstrojmë se ndërtojmë shtet. Të mbrosh parimin e shenjtërisë së Kushtetutës është premisë e qytetarisë e për më tepër e qytetarit-politikan që merr përsipër të flas në emër të saj. Kushtetuta është simboli i lirisë dhe garanci e mosnëpërkëmbjes së dinjitetit qytetar në të drejtën për të zgjedhur rregullat e jetesës ndaj respektimi i saj është respektimi i vetvetes. Informalitet kushtetues!! Aq sa relativisht konstante në kohë, ajo nuk është e ngurtë ndaj ndryshimit progresiv në aspekte, kohën dhe mbi të gjitha rrugën e duhur. Mjerisht, ajo u provokua nga një sjellje "informale" prej segmentesh të caktuara të politikës teksa u tjetërsua thelbi i saj dhe bashkë me të, u nëpërkëmb dinjiteti i të gjithëve që para kësaj vale orteku të shformimit të saj në një shfaqje marionetash, u ndjenë kaq të lënduar që po anashkaloheshin kaq lehtë. E meqë kërkush nuk beson në naivitetin e politikës, mbetet vetëm shndërrimi pakthim i një pjese të saj në rrugën e arrogancës, interesit, cinizmit dhe hilesë pafund në kurriz të një populli që investoi kaq shumë besim në të. Në rast se Kushtetuta shndërrohet në një "kamaleon" ligjor, kërkush nuk mund të ndjehet më i qetë në asgjë, kurdo dhe kudo. Nëse me Kushtetutën veprohet kështu çfarë mund të thuhet për ligje apo dekrete rutinë që hartohen përditë? Arroganca që nuk kursen Kushtetutën, tashmë në revan, nuk ndalet më duke mos njohur më kufij morali. Precedenti i arrogancës politike pakufi është sfida më e madhe ndaj qytetarisë shqiptare në apelim të respektit të mohuar ndaj rolit të sovranit dhe koha ka ardhur që disa vija të hiqen qartë. LSI dhe të gjithë aktorët e tjerë të përgjegjshëm të politikës dhe shoqërisë civile që i bien këmbanave të alarmit në rikonfirmimin e Kushtetutës janë zëri i të gjithëve, sepse të gjithë e kanë të shtrenjtë dinjitetin e tyre dhe të gjithë duan një të ardhme normale për fëmijët e tyre. Çdo përpjekje për t'i hapur rrugë në të ardhmen reminishencave të dorës së fortë, provokon jo vetëm zhgënjim. Nuk kemi nevojë thjesht për drejtues të fortë dhe të zot, por dhe për drejtues qytetar dhe të kontrollueshëm që për dështimet e tyre me dinjitetit dinë të dalin mënjanë. Stabiliteti i qeverisjes nuk përkthehet detyrimisht stabilitet i shoqërisë sepse statukuoja e dështimeve nuk është vlerë që duhet të bekohet përmes Kushtetutës. Nëse një qeveri punon mirë, sado e ekspozuar në mekanizmat kushtetues, ajo nuk votohet kundër sepse do të ishte nonsens dhe do të kishte efekt boomerang për sfiduesit, ndaj stabilitetin e qeverisjes me koracë kushtetuese e kërkojnë me gjasa ata për të cilët suksesi është i pakët. Vota e panikut Kushtetuta e re është mbarsur tashmë dhe pjella e saj mund të jetë gjithçka nëse lihet në kursin e saj. Reforma e re elektorale, e ideuar thjesht dhe vetëm nga forca që i ka zënë paniku i erozionit elektoral, spekulon me realitete të konsoliduara demokratike, veçanërisht ato anglo-saksone, duke trumbetuar bipolaritetin e tyre klasik, por duke anashkaluar faktin se bëhet fjala për realitete të konsoliduara prej shekujsh, ku filtrat politikë, institucionalë, publikë dhe normat e bashkëjetesës asfiksojnë që në embrion çdo prirje autoritariste abuzuese me pushtetin dhe ku dorëheqja konsiderohet akt qytetarie që rrit vlerat në bursën e politikës. Me një rregullim të tillë, ato synojnë të shtyjnë deri në ekstrem presionin ndaj votës për të shndërruar atë nga një votë-pohimi si një mundësi për afirmimin e më të pëlqyeshmes dhe së resë, në një votë-paniku për të mënjanuar më të keqen. Më tepër se stabilitetin e pretenduar, ky ligj zgjedhor lë përshtypjen se synon të përjetësojë bashkëjetesën e interesave politike, deri dje të kundërta dhe të stërakuzuara reciprokisht në publik, që në pamundësi për të spostuar njëra-tjetrën, preferojnë statukuonë duke e mbyllur rrethin për të tretë të "bezdisshëm" që mund të afirmojnë një standard qeverisjeje më të mirë. Misioni i pamundur i goditjes së një Kushtetute të afirmuar iu ngarkua një parlamenti që ishte i përshtatshëm të bënte një veprim të tillë sepse një ndryshim të tillë paradoksal nuk mund ta bënte një parlament normal. Parlamenti i Dushkut, pikërisht se është i tillë, mbetej i vetmi që mund të përdorej për një pazar të tillë antikushtetues. Vërtet ndryshimet kushtetuese nuk na kthejnë mbrapsht në diktaturë, por ato komprometojnë rëndë standardet demokratike dhe këtë ky popull nuk e meriton ndaj dhe ka të drejtën ta apelojë. Referendumi jo vetëm do të rivendosë dinjitetin në vend, por do të jetë dhe zanafilla e një meditimi të madh se kujt i duhet besuar tani e tutje vota e tij, kaq shumë e mospërfillur.

  5. #15
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Citim Postuar më parë nga A7777 Lexo Postimin

    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Proporcionali per situaten shqiptare eshte idiotizem e bile nuk perfiton as PD e as PS-ja por vetem rremuja .Personalisht e urrej proporcionalin se ne cdo demokraci te dobet ka sjelle vetem anarki. Presidenti me shumice te thjeshte votash e ben figuren e Presidentit nje lecke politike qe duhet ti fshije kepucet kryeministrit. Ne kete pike le ta kthejme formen shteterore ne republike kancelarike si ne gjermani e te pakten nuk bejme hipokritet.

    Gjithsesi gjithmone kam qene kunder kesaj forme te prapambetur e te papershtatshme shteterore qe sillte kushtetuta me idiote qe ka pjelle ndonjehere populli shqiptar.
    O presidencializem o kancelarizem,gjithe format e tjera jane forma tredhjesh e sjellin kushtetuta me arna te menjehershme sikur jemi ne shek 7 e jo ne shekulin e 21. Po cti besh kur ve sabriun,imamin,salen e edin si konstitucionaliste duhet te vleresosh gjakftohtesine si virtytin me te cmuar.
    Citim Postuar më parë nga TOKE GEGA Lexo Postimin
    AMBASADORJA DAVIET: MIRATIMI I NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE, SHUMË POZITIV !

    Ambasadorja franceze në Tiranë, Maryse Daviet deklaroi të mërkurën në Kuvend se 'miratimi me konsensus nga parlamenti i ndryshimeve kushtetuese ishte shumë pozitiv".

    "Miratimi nga parlamenti shqiptar, me konsensusin e dy partive kryesore, PD dhe PS i ndryshimeve në Kushtetutë, ishte shumë pozitive”, tha ambasadorja franceze, gjatë përshëndetjes që i drejtoi seancës së posaçme të organizuar në Kuvend, me të rinj studentë dhe nxënës shkollash. Në kuadër të Javës Europiane, ambasadorja Daviet në cilësinë e përfaqësueses së Francës, vendi i cili merr presidencën e radhës së BE-së !!!
    Citim Postuar më parë nga Dajti Lexo Postimin
    Arian ÇANI

    E kam quajtur gjithmonë Doktor gjatë komunikimit tim publik. Nuk e di pse qysh pas Gërdecit, e kam të pamundur ta quaj më Doktor. Nga shkuan dhe e hodhën në erë këtë Gërdecin. Më prishën disa kode komunikimi, të cilat isha mësuar të shkëmbeja me publikun Madje as Berisha nuk arrij dot t’i them pas Gërdecit. E megjithatë, në ditët e tij më të vështira qysh prej revolucionit të ’97, Saliu arriti sërish të ringrihej. Kurba e tij në bursë ishte në rënie të lirë, por Saliu arriti të ndryshojë Republikën në favor të tij. Sigurisht me ndihmën e patjetërsueshme të Ed Ramës dhe gjithë deputetëve të PS. Urime Doktor!

    A e patë me çfarë nxitimi i bëri ndryshimet në Kushtetutë? Ato ditë thashë me vete “e ka prapë një plan diabolik Saliu”. Përveç të tjerave, ngutja e tij për të futur duart te neni që zgjedh Presidentin nuk është pa gjë: skenari i vetë Saliut President para zgjedhjeve politike të 2009, duke bërë rokadën me Bamir Topin nuk është aspak fantapolitikë. Shumëkush nuk arrin ta besojë. Iu duket e pamundur. Në fakt, është totalisht e mundur.

    Ky skenar ka nisur të qarkullojë fort jo vetëm në korridoret e politikës, por edhe në disa zyra ambasadash të huaja në Tiranë, të cilat e shohin si një alternativë për t’i dhënë frymëmarrje qeverisjes aktuale deri në vjeshtën e 2009-ës, që pritet të mbahen zgjedhjet e reja në vend. Dhe ato që më bënë të dyshoja fort se Saliu e ka vërtet këtë skenar në kokë, ishin një ditë në konferencën e përbashkët me kryeministrin çek, ku jashtë çdo konteksti, ai deklaroi: “Nuk kam më asnjë ambicie presidenciale”. Mos! E paska d.m.th… Momenti kur tha në emisionin e tij, te Fevzo, “se nëse do më thërrasë i plotfuqishmi (besoj e kuptuat që i referohej Allahut, Saliu) unë do të mbetem në dispozicion të zgjedhësve të mi…”. Pra? Kujdes! Sa herë që Saliu thotë publikisht jo, është po. Ndodh gjithmonë kështu me Saliun… Në të dyja rastet, këto deklarata ai i bën për të qetësuar palët e të gjitha krahëve dhe për t’i vënë në gjumë deri në çastin e aktit… Një dinak i paparë. Kështu i ka vënë gjithnjë në gjumë kundërshtarët e tij jashtë dhe brenda kështjellës.

    Ideja qoftë dhe për një çast se Saliu me anë të ndryshimit të Kushtetutës në nenin e zgjedhjes së Presidentit, mund të rikthehet në krye të shtetit, po tmerron tashmë të gjatë e të shkurtër në korridoret e PS-së dhe jo vetëm. Dyshimi se në shkëmbim të sistemit zgjedhor, Saliu ua zhyti keq të majtëve me nenin e zgjedhjes së Presidentit dhe mocionin për kryeministrin, ka nisur të përhapet me shpejtësi në qytet, duke krijuar idenë se në vitin 2009, e majta do të vijojë sërish në opozitë pas sherreve të forta dhe të vazhdueshme me LSI-në e Ilir Metës. Saliu luan kështu sërish në mënyrë perfekte. Për herë të dytë brenda disa muajsh, Kryeministri aktual arrin të korrë dy fitore spektakolare, duke marrë atëherë Presidentin me Bamir Topin dhe tani Presidentin pa Bamir Topin.

    Por përse të mos bëhet dhe njëherë Saliu President në këtë vend? Përse jo dhe 5 vjet Saliu në krye të Republikës së re që ai e pagëzoi vetë me Ed Ramën? A nuk e ndryshoi ai Republikën e dytë për 24 orë, duke u bërë kështu i paprekshëm politikisht? Skenari sipas së cilit Berisha bën rokadë me Topin para fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 2009-ës, është jo vetëm teorikisht, por edhe realisht i mundshëm. Ndryshimi i Kushtetutës në këtë pikë ia mundëson këtë skenar. Kush do ta kundërshtojë? I duhen thjesht 50+1 të votave në sallë. A nuk është kjo mbyllja më me dinjitet e karrierës së tij politike? A nuk është kjo tani më shumë se kurrë ëndrra e vetme dhe lehtësisht e realizueshme e jetës së tij?
    (ariancani@gmail.com)
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Neni 87 ishte

    Votimi I per 84 vota, Votimi II per 84 vota, Votimi III per 84 vota, Votimi IV per 84 vota, Votimi V per 84 vota, PARLAMENTI SHPERNDAHET, Votimi VI per 84 vota, Votimi VII per 84 vota, Votimi VIII per 84 vota, Votimi IX per 84 vota, Votimi X per 84 vota, PARLAMENTI SHPERNDAHET, Votimi XI per 71 vota.

    Neni 87 behet

    Votimi I per 84 vota, Votimi II per 84 vota, Votimi III per 84 vota, Votimi IV per 71 vota

    Pra Kushtetutes "ishte" i eshte hequr vetem pjesa (segmenti): [Votimi IV, Votimi X ], i cili ka nje shtrirje kohore rreth 8 muajshe, eshte i ngarkuar me nje fature financiare shume te rende per vendin, ka nje ngarkese te madhe psikologjike per popullin (pasi perfshin dy pale zgjedhje parlamentare)

    Heqja e ketij segmenti [Votimi IV, Votimi X ] nuk ndryshon asgje nga kopetencat, apo vlerat e Presidentit.
    Pasi Presidenti edhe ne Kushtetuten "ishte", ne Votimin e XI zgjidhej me 71 vota (dhe jo nga populli).

    Mendimi im
    Vendim shume i drejte i fizikantit ISLAMI dhe i konstitucionalistit RUSMAJLI
    (edhe une nuk do e kisha bere me mire :) )

    .
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

    Neni 1: Neni 64 ndryshohet si më poshtë: “Neni 64

    1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumë emërore.
    2. Zona zgjedhore shumë emërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial.
    3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.”.

    Neni 64 (ishte)
    1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë. 100 deputetë zgjidhen drejtpërdrejt në zona njëemërore me numër të përafërt zgjedhësish. 40 deputetë zgjidhen nga listat shumemërore të partive dhe/ose koalicioneve të partive sipas renditjes në to.
    2. Numri i përgjithshëm i deputetëve të çdo partie dhe/ose koalicioni partish përcaktohet në raport sa më të afërt me votat e vlefshme të marra prej tyre në të gjithë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve.
    3. Partitë që marrin më pak se 2.5 për qind dhe koalicionet e partive që marrin më pak se 4 për qind të votave të vlefshme në të gjithë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve, nuk përfitojnë nga listat shumemërore përkatëse.

    Neni 2: Neni 65 ndryshohet si më poshtë: “Neni 65

    1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur.
    2. Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit. Periudhat zgjedhore dhe rregullat për thirrjen e zgjedhjeve për Kuvendin përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
    3. Në rast shpërndarjeje të Kuvendit para përfundimit të mandatit të plotë, zgjedhjet thirren jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij.
    4. Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme.”.

    Neni 65 (ishte)
    1. Kuvendi zgjidhet për katër vjet.
    2. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen 60 deri në 30 ditë para mbarimit të mandatit dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij.
    3. Mandati i Kuvendit vazhdon deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri. Në këtë ndërkohë Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje ose të marrë vendime, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme.

    Neni 3: Neni 67 ndryshohet si më poshtë: “Neni 67

    1. Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati. Kur Kuvendi paraardhës është shpërndarë para mbarimit të mandatit, Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e ri jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.
    2. Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë, Kuvendi vetëmblidhet në ditën e dhjetë të afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni.”.

    Neni 67 (ishte)
    1. Kuvendi i porsazgjedhur thirret në mbledhjen e parë nga Presidenti i Republikës jo më vonë se 20 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve.
    2. Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë, Kuvendi duhet të mblidhet vetë brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni.

    Neni 4: Neni 68 ndryshohet si më poshtë: “Neni 68

    1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumë emërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
    2. Në ligjin për zgjedhjet përcaktohen edhe kritere dhe rregulla të tjera të nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, duke përfshirë ato për regjistrimin e zgjedhësve, zhvillimin e fushatës zgjedhore, administrimin, vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe shpalljen e rezultateve të tyre.”.

    Neni 68 (ishte)
    1. Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit.
    2. Rregullat për caktimin e kandidatëve për deputetë, për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe përcaktimi i zonave zgjedhore dhe kushtet e vlefshmërisë së zgjedhjeve rregullohen nga ligji për zgjedhjet.

    Neni 5: Neni 87 ndryshohet si më poshtë: “Neni 87

    1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat.
    2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime.
    Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni.
    3. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
    4. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave. Votimi i pestë zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në votimin e katërt. Në rast se ka më shumë se dy kandidatë me të njëjtin numër votash, kandidati që merr pjesë në votim caktohet me short.
    Në rast se pas votimit të katërt nuk ka mbetur asnjë kandidat në konkurrim, për këtë votim mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni. Kur paraqiten më shumë se dy kandidatë, votimi zhvillohet midis dy kandidatëve që kanë siguruar numrin më të lartë të deputetëve propozues.
    5. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas votimit të katërt pa sukses nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi shpërndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.
    6. Kuvendi pasardhës e zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.”.

    Neni 87 (ishte)
    1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues.
    2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij.
    3. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë.
    4. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë.
    5. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.
    6. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë.
    7. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.
    8. Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga paragrafët 1 deri në 7 të këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme.
    9. Kuvendi pasardhës zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.

    Neni 6: Në nenin 88 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

    a) Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
    “2. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo.”.
    b) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:
    “2/1. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.”.

    Neni 88 (ishte)
    1. Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
    2. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 30 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës.
    3. Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin para Kuvendit, por jo më parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet. Presidenti bën këtë betim:
    "Betohem se do t'i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t'i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar." Presidenti mund të shtojë edhe: "Zoti më ndihmoftë!"
    4. Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund të kandidojë në zgjedhjen presidenciale që bëhet pas dorëheqjes së tij.

    Neni 7: Neni 104 ndryshohet si më poshtë: “Neni 104

    1. Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit.
    2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës.
    Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105.
    3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar tri ditë nga paraqitja e tij.”.

    Neni 104 (ishte)
    1. Në rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri refuzohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
    2. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
    3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga paraqitja e tij.

    Neni 8: Neni 105 ndryshohet si më poshtë: “Neni 105

    1. Një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri.
    2. Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri.
    3. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga votimi i mocionit në Kuvend.”.

    Neni 105 (ishte)
    1. Në rast se mocioni i mosbesimit i paraqitur nga një e pesta e deputëteve miratohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
    2. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
    3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga paraqitja e tij.

    Neni 9: Në nenin 149 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

    a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
    “1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një mandat pesëvjeçar, me të drejtë riemërimi.”.
    b) Pika 4 ndryshohet si më poshtë:
    “4. Prokurori i Përgjithshëm raporton në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit.”.

    Neni 149 (ishte)
    1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
    2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.
    3. Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.
    4. Prokurori i Përgjithshëm informon herë pas here Kuvendin për gjendjen e kriminalitetit.

    Neni 10: Pjesa e Dymbëdhjetë e Kushtetutës “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve” shfuqizohet.
    .
    .
    Pjesa e Dymbëdhjetë e Kushtetutës (ishte)

    KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE

    Neni 153
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet dhe shpall rezultatet e tyre.
    Neni 154
    1. Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët zgjidhen për një mandat 7-vjeçar. Dy anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i Republikës dhe 3 anëtarë të tjerë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
    2. Përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përtërihet çdo tre vjet sipas procedurës së përcaktuar me ligj.
    3. Anëtarësia në Komision nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe politike.
    4. Subjektet elektorale caktojnë përfaqësuesit e tyre pranë Komisionit. Ata nuk kanë të drejtë vote.
    5. Anëtari i Komisionit gëzon imunitetin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.
    6. Komisioni ka buxhetin e vet.

    Neni 11: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    .
    .

    Kushtetuta e ndryshuar marrë në:
    http://www.unevotoj.com/subindex.php...eanca&id=00176
    .
    .

    Kushtetuta "ishte" marrë në:
    http://www.president.al/shqip/kushtetuta.asp
    .
    .
    :^lulja3
    Citim Postuar më parë nga JestersWorld Lexo Postimin
    Aman o per koke time kush i jep vend per te publikuar ketij deles?
    Kjo qe ka shkruar ky mund te ishte shkruar dhe nga nje femi 2 vjec filloreje te cilit sapo i eshte shpjeguar demokracia.

    Po eshte e vertete minoritet marrin ne baze te popullsise vende fikse ne parlament.

    por ama parlamenti nuk mbushet me 1 deputet per parti e me aleanca multipartiake vetem per hir te 2-3 deputeteve qe jane zgjedhur neper fshatra.

    Natyrisht partite e vogla protestojne sepse ju iken rroga e duhet te fillojne te punojne, por per funksionimin e shtetit dhe parlamentit eshte nje filtrim i ketyre vogelusheve teper i rendesishem.

    Ne te gjitha shtetet e botes ekziston pragu per hyrjen ne parlament.

    Bravo Pd dhe Ps per kete hap teper te rendesishem ne ecurine e vendit.
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Me keto ndryshime dhe me te tjera qe do pasojne jo shume larg pas ketyre, presidenti do dale perfundimisht nga skena politike dhe do jete me plot kuptimin e fjales vetem "Simbolik".

    Une kisha besim te madh se Sali Berisha do te ishte ndryshe dhe nuk do luftonte per te perqendruar te gjitha pushtetet ne duart e tij, ne nje kohe kur po kerkohet demokratizimi i metejshem i vendit per tu anetaresuar ne te gjitha aleancat euroatlantike, por, si gjithmone, jane politikanet tane ata qe ne aparence shprehin deshiren e anetaresimeve por thelle ne zemren e tyre te vrare e te dermuar, te bere cope nga ligesite qe i kane shkaktuar ketij populli te varfer, qe po perballet çdo dite me problemin e copes se bukes, bejne çdo gje qe duhet bere per tu larguar nga antaresimi ne keto struktura. Keto persona bejne çdo gje vetem e vetem per interesat e tyre te ngushta, dashakeqe e nuk po di çte them me teper per keta TIRANE, gjakpires, plangprishes, persona qe u shkon per shtat çdo fjale vulgare, persona qe identifikojne me se miri TE KEQEN.

    Edhe opozita, tek e cila kisha gjithashtu besim se do te mundohej te shmangte gabimet qe vete kishte bere ne te kaluaren, edhe ajo me zhgenjeu me miratimin e atyre neneve.

    Po te bejme nje retrospektive te thjeshte. Ne kohen kur PD nuk ishte ne pushtet, votonte kundra çdo lloj ligji qe kishte te bente me taksat, me energjine e elektrike apo shume gjera te tjera, por, kur vinte puna te votohej per gjera te tilla siç u votuan keto ndryshimet kushtetuese, gjithmone votonte PRO.
    Shohim opoziten e sotme, ka votuar kundra çdo projektbuxheti te shtetit, ka votuar kundra ndryshimeve fiskale, por, dje votoi PRO per daljen jashte skene te presidentit dhe perqendrimit te te gjithe pushteteve ne nje pale duar. Perse e beri kete do thoni ju? Shume e thjeshte, sepse dhe ata do vijne nje dite ne pushtet, mos neser, pasneser, dhe ato favore qe ka sot Sali Berisha do ti kene dhe ata neser. Pra, me pak fjale, po tregojne se nuk ka rendesi kush eshte ne pushtet, Saliu, Fatosi apo Edi, rendesi ka qe Shqiptaret qeverisen nga te njejtet njerez, me te njejtat ide, te cilat jane vetem per fundosjen e ketij populli sa me shume.

    Por, mos harroni o te nderuar, populli vertete mund te kete ngrene bar keto 18 vite, por kjo nuk do vazhdoje gjate, do kuptoje dhe ky popull se kush jane keta njerez, dhe fundi i ketyre njerezve do te jete i trishtueshem dhe fatal. Te gjithe budallenjte e tregojne vete se jane te tille, dhe kete po bejne keta njerez qe na qeverisin neve sot bashke me ata qe po na qeversnin dje e gjithashtu bashke me disa te tjere qe bejne gjasme se ne jemi te rinj e me ide te reja.

    Popullit po i vete dhimbja ne kocke, dhe te jeni te sigurte se kur te ndodhe kjo, do habitet dhe qielli nga agresiviteti i tij, do tunden malet dhe gjithsecili do te mare ate qe meriton.
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux Lexo Postimin
    Mua nuk pelqen zgjedhja e presidentit me 50% + 1 te votave. Nqs pretendojme qe presidenti te jete nje simbol dhe figure mbipartiake, kjo lloj menyre e kthen ate automatikisht ne zgjatim te shumices se rradhes. Eshte e vertete qe barriera e 3/5 ishte nje mundesi per te provokuar krize qeveritare, por kjo presupozon se partite do te vijonin te silleshin si mistrece per interesat e tyre. Nderkohe qe 3/5 mund te interpreteheshin dhe si nje menyre per ti detyruar partite per tu emancipuar drejt bashkepunimit. 18 vjet ne sistem shumepartiak, dhe akoma takimi i udheheqesve te dy kraheve shihet si ngjarje e vecante dhe jo rralle eshte arsye per akuza tradhetie. Ne fakt, me gjithe rezervat ne zgjedhjet e Moisiut dhe Topit, zgjedhjet e parakoshme u shmangen, sistemi funksionoi. Dhe nqs vertete ishte kaq shqetesim serioz, mundesia e provokimit te zgjedhjeve te parakohshme, e para kishte akoma kohe per te reflektuar (mbi 4 vjet deri ne perfundim te mandatit te Topit) dhe kishte nje zgjidhje akoma me normale dhe me te pranuar, zgjedhjen e drejtperdrejte nga populli.

    Nga ana tjeter, sistemi proporcional rajonal besoj se eshte zgjidhje shume e goditur per vendin. Ky sistem ben te mundur shmangien e te forteve, deputeteve qe rrahin gazetare e arbitra, dhe shton mundesine per te rritur cilesine e parlamentit. Kontestimi i LSI-se kunder listave te mbyllura qe i rrisin pushtetin partiak kryetarit te partise, ndonese deri diku me vend, nuk eshte faj i sistemit. Ne fakt ne do kemi shtet demokratik atehere kur zgjedhjet partiake te jene vertete demokratike, ku kryetaret e partive te jene produkt i perplasjes se vertete te mendimeve dhe platformave brenda pjeses se spektrit ku bejne pjese. Deri tani nuk di te kete ndonje parti qe ta plotesoje kete kusht, ne vazhdojme te kemi kryetare partish si ne kohen e qoftelargut me 99%, ose me pseudokundershtare si Shkelqim Meta, ose pa konkurrente fare. Ne kete stan sigurisht qe ben pjese dhe LSI dhe Ilir Meta. Nga ana tjeter, duke i shtuar pushtetin kryetarit, i shton po ashtu dhe pergjegjsite ne rast humbjeje. Akuzat e Metes kunder bashkepunimit PS-PD jane qesharake, matematikisht kjo lloj reforme e kerkonte nje bashkepunim te tille, dhe ne perspektive, i heq humbesve dhe kryetarit te tyre mundesine per tu kapur pas Dushkut apo cfaredo preteksti te rradhes. Pretendimet qe PD-PS te dyja bashke nuk bejne me teper se 45% te elektoratit (sipas zgjedhjeve lokale) prape jane pa baza. Ne qofte keshtu atehere partite e vogla qe nuk ndihen me te tilla le te urdherojne e te ti sfidojne te medhate. Ne mos drejteperdrejte, duke bashkuar forcat.

    Une nuk i jap dot nje sqarim logjik faktit se pse duhej amenduar dhe zgjedhja e presidentit bashke me reformen zgjedhore. Megjithate, ne teresi besoj se eshte zhvillim pozitiv drejt zgjedhjeve te drejta e te lira qe ka kaq kohe qe na mbeten mbi krye si njolle e zeze. Ne '96 u krye vjedhja e madhe qe per nje moment shpalli dhe Skraparin si te fituar nga PD-ja, '97 ishin zgjedhje sa per te kaluar rradhen, '01 ishte Dushku i vogel me 5 raunde, '05 Dushku i madh me kontestimin e te gjitha zonave demokrate. Uroj qe ne '09 me ne fund te shohim zgjedhje te hajrit ku te marrim vesh rezultatin perfundimtar 1-2 ditesh. Nuk eshte shume per te kerkuar.
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ky kastrioti nuk mund te rrije pa bere ndonje krahasim me dukurite rajonale, kontinentale, boterore ... ka njohuri e dijeni te medha ... duhet pranuar ...

    ne kete rast, krahasimi me ish jugosllavine eshte jo vetem i pa-goditur, sa edhe non-sens ...

    komunizmi jugosllav nuk ishte aq dogmatik e tel me gjemba si i Shqiperise ... me politiken e boshatisjes se Kosoves me ane te emigracionit masiv, shovenet e belgradit nuk arriten aspak qellimet e tyre te erreta, perkundrazi, ndaj Kosova eshte sot e pavarur ...

    sot ne Shqiperi mund te deklarohesh, krejtesisht prej interesave te çastit, nje radhe grek, here tjeter i pa-strehe, tjeter here edhe ... rom ... per ndonje pasaporte kryesisht, qe te jete e vlefshme per te levizur pa viza ne vendet europiane te marveshjes Schengen ...

    ato partiçkat e vockla, qe ishin si "kontorno" demokratike te sistemit zgjedhor, tashme, edhe ne kuadrin e dushkut, jane bere pengese per "frymemarrjen" e dy partive kryesore ... duke humbur kohe, resurse, ashtu edhe baze elektorale prej prostituimit para- e sidomos pas-zgjedhor ...

    natyrisht sali rama do te kene me shume terren per te zgjeruar, deri perjetesuar domenet e tyre ...

    ashtu dhe puna per zgjedhjen e presidentit ... shmangen telashe krejt te panevojshme, pa bereqet ... pa folur per moralin e perbaltur ...

    e njejta teknologji arritje marveshjesh, si ato dikur me fatosin, sot me edvinin ... nuk paska qene krejt pa breke ne plazhin nudo ... nuk paska dallavere delijorgjiste ne bashki ...

    se si te krijohet pershtypja qe saliut i kane ngarkuar drejtimin jo vetem te pd, por edhe te ps ... klani kapo-gjoni-kondi me sa duket eshte super-klan ...
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Simbolika kasandrine e Stipe Mesiç në parlamentin shqiptar ditën e votimit të ndryshimeve kushtetues

    Monday, 21 April 2008-gazeta Sot
    Nga Kastriot Myftaraj

    Prania e Presidentit të Kroacisë Stipe Mesiç ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, para votimit të ndryshimeve kushtetuese për sistemin zgjedhor dhe për zgjedhjen e Presidentit, duket sikur ishte një paralajmërim prej Kasandre për situatën që mund të krijojnë në Shqipëri këto ndryshime kushtetuese. Me emrin e Stipe Mesiç është e lidhur shpërbërja e federatës jugosllave, gjë për të cilën si katalizator shërbeu një bllokim i funksionimit të Kushtetutës që ndodhi në maj 1991.Në atë kohë, sipas Kushtetutës jugosllave, që parashikonte zgjedhjen me rotacion të kryetarit të presidencës kolektive federale, midis përfaqësuesve të gjashtë republikave dhe të dy krahinave autonome, i takonte përfaqësuesit të Kroacisë, që ishte pikërisht Stipe Mesiç, që të zgjidhej kryetar i presidencës kolektive federale, domethënë President i federatës jugosllave.
    Kjo zgjedhje deri atëherë kishte qenë një formalitet i pastër, por këtë herë nuk ndodhi kështu, pasi votuan kundër përfaqësuesit e Serbisë, dy krahinave autonome, përfaqësuesit e të cilave i kishte imponuar Millosheviçi, si dhe përfaqësuesi i Malit të Zi që ishte njeriu i Millosheviçit. Kështu që mekanizmi kushtetues i funksionimit të federatës u bllokua dhe u vu në lëvizje procesi i shpërbërjes së saj. Çdo përpjekje e mëvonshme për ta kthyer procesin mbrapsht, duke imponuar bashkësia ndërkombëtare zgjedhjen e Mesiçit, doli se ishte një gjë pa vlerë dhe procesi i shpërbërjes eci deri në gjakderdhje.
    Në Shqipëri, ndryshimet kushtetuese të miratuara dje, më pak se tre orë pas largimit të Mesiç nga parlamenti, mund të sjellin një situatë të ekuivalencës së bllokimit kushtetues të ekzistencës së federatës jugosllave. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, në proporcional rajonal, do të çojë në shndërrimin e Shqipërisë praktikisht, në një federatë shumetnike, në nivel politik, edhe pse në letër do të mbetet një shtet unitar. Procesi do të iniciohet kur të jepen vende fikse në parlament për minoritetet etnike, gjë që është paralajmëruar, për shkak se dihet se me sistemin proporcional rajonal PBDNJ mbetet jashtë parlamentit. Kur të caktohet kuotë fikse në parlament për grekët, këtë gjë do ta kërkojnë edhe malazezët dhe maqedonasit, të cilët janë minoritete etnike të njohura. Dhe në rast se do t’ u jepet grekëve nuk mund t’ u mohohet malazezëve dhe maqedonëve. Por, kur t’ u jepet këtyre do të dalin ta kërkojnë edhe romët, egjiptianët, vllehët, boshnjakët, të cilët shteti nuk i ka njohur si minoritete legalisht, ama shoqatat e tyre ekzistojnë legalisht dhe pothuajse të gjithë ata kanë përfaqësues pranë Komitetit Shtetëror të Mbrojtjes së Minoriteteve. Pasi të jetë pranuar se minoritetet etnike duhet të kenë vende fikse në parlament nuk mund të mohohet kërkesa për regjistrim të popullsisë mbi bazë etnike dhe kjo do të thotë që të hapet “Kutia e Pandorës” e spekulimeve nga forca që kërkojnë të shpërbëjnë kombin shqiptar.
    Disa njerëz më kanë thënë se, edhe pse sistemi proporcional rajonal e bart rrezikun që them unë, megjithatë kjo gjë nuk do të verifikohet në realitet, pasi procesi do të mbahet nën kontroll, edhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar dashamirës ndaj Shqipërisë. Ashtu qoftë, por dyshoj se do të ndodhë si me firmat piramidale, për të cilat thuhej se i kanë të huajt nën kontroll dhe do të lejojnë deri në atë pikë sa nuk bëhen të rrezikshme për ekonominë shqiptare, por ndodhi krejt ndryshe. Berisha dhe Rama, po marrin një përgjegjësi të madhe duke bërë gjithçka për të imponuar sistemin proporcional rajonal. Kjo gjë mund të rezultojë më e dëmshme se të gjitha veprimet që kanë bërë politikanët shqiptarë gjatë tranzicionit. Nëse për të mbështetur sistemin proporcional rajonal sillet si argument ai se ky model zgjedhor do të sjellë stabilitet politik, duhet ditur se nuk mund të ketë stabilitet politik atje ku krijohet artificialisht një proces destabiliteti etnik.
    Ata që llogarisin të sigurojnë me anë të këtij ligji autokraci politike, të kamufluar me pretendimin e stabilitetit politik, duhet ta dinë se nuk mund të ketë autokraci atje ku ka destabilitet etnik, në rastin e Shqipërisë të nxitur artificialisht. Një shembull për këtë është Jugosllavia, precedentin e hidhur të së cilës na e kujton prania e Stipe Mesiç dje në parlamentin shqiptar. Millosheviçi tentoi të bëhet autokrati politik i Jugosllavisë, por nuk e arriti dot këtë gjë për shkak të destabilitetit etnik që shpërbëri Jugosllavinë, duke mbetur Millosheviçi autokrat vetëm në Serbi. Nuk mund të ketë stabilitet politik me një ligj zgjedhor që ndalon fragmentarizmin partiak të parlamentit dhe nxit fragmentarizmin etnik të vendit, e për pasojë edhe të parlamentit, gjë që do të ketë edhe pasoja politike, duke çuar në federalizmin, deri në shpërbërjen e vendit. Koha do të tregojë nëse prania e Stipe Mesiç në parlamentin shqiptar ditën e votimit për ndryshimet kushtetuese ishte një paralajmërim kasandrin, duke konsideruar se Kasandra ishte një fatthënëse që sipas mitologjisë bënte parashikime të kobshme , por të vërteta, që nuk merreshin parasysh nga ata njerëz të cilëve u thuheshin dhe në fatin e të cilëve do të verifikoheshin këto ngjarje.
    Citim Postuar më parë nga Sa Kot Lexo Postimin
    Mund te gjeje ndonje njeri te gjitha pikat qe kerkohen te ndryshohen dhe versionin e ndryshuar?

    Do ishte mire sikur te dinim me saktesi se per cfare behet fjale dhe nese po ndryshohet per mire apo per keq...
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Një nga lajmet më të mira që kanë dalë nga Shqipëria në këto 2 dekada dhe një nga korrigjimet e vonuara të një kushtetute që prodhonte kriza elektorale dhe politike cdo 4-5 vjet, sa herë që mbaheshin zgjedhje. Por ajo që ia rrit vlerat lajmit është votimi i përbashkët i dy partive më të mëdha në vend, pozitës dhe opozitës, për adresimin e dy prej problemeve më madhore të vendit: reformen zgjedhore dhe kriza 5-vjecare e paramenduar e zgjedhjes së presidentit. Fakti që pozita dhe opozita bashkëpunuan ngushtësisht për arritjen e këtij kompromisi, duhet parë si një akt maturimi dhe ndërgjegjësimi i klasës politike shqiptare. Kanë kaluar dy dekada që këto probleme kanë ngelur pezull pasi janë bllokuar me qëllim nga të dy palët, duke vënë para interesave kombëtare interesat e ngushta politike.

    Sa për ato 100 individo-partitë e vogla të Shqipërisë që nuk janë fort të lumtura nga këto ndryshime kushtetuese, unë do tu thosha se nuk ka gjë më demokratike se sa votimi direkt në popull i presidentit të vendit, duke ua lënë në dorë shqiptarëve që të kandidojnë dhe zgjedhin personin e duhur që duan në krye të presidencës shqiptare. Do të thotë, që telenovelat e stërgjatura të kuvendit dhe politikës shqiptare marrin fund.

    Ashtu sic nuk ka asgje demokratike që 100 parti të vogla që nuk arrijnë as pragun elektoral të votave, të vjelin miliona lekë nga buxheti i shtetit për të bërë një fushatë që nuk përfaqëson asnjeri përvec paguan rrogën e politikanëve të vetëshpallur.

    Urimet më të mira të gjithë deputetëve shqiptarë që votuan pro dhe të gjithë atyre që bënë të mundur këtë bashkëpunim nga të dy palët. Uroj që bashkëpunimi të mos përfundojë me kaq por të shtrihet edhe në probleme të tjera jetike të vendit sic janë kriza e furnizimit me energji elektrike dhe pastrimi i administratës publike nga korrupsioni.

    Nëse shteti shqiptar realizon me sukses projektin e kartave të identitetit për të gjithë shqiptarët, zgjedhjet e ardhshme parlamentare vitin që vjen do të jenë zgjedhjet më të mira "të lira dhe demokratike" në historinë e pluralizmit shqiptar.

    Albo
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Me nje shumice votash prej 115 vota pro dhe vetem 17 vota kunder. Paketa e ndryshmeve eshte propozuar nga dy partite e medha Partia Demokratike dhe Partia Socialiste te cilat kane rene dakort per nje sistem proporcional rajonal zgjedhor dhe zgjedhjen e presidentit me shumice te thjeshte. Ne nenin per presidentin 9 deputet te grupit te djathte ishin kunder. Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE - Kuvendi i Shqiperise ka miratuar vetem pak minuta me pare ndryshimet kushtetuese me nje shumice votash prej 115 vota pro dhe vetem 17 vota kunder. Behet fjale per projektligji “Per disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, e ndryshuar”, e cila tashme eshte miratuar ne Kuvendin e Shqiperise. Pas debateve te shumta dhe kundërshtimeve nga partite e vogla, shumica e deputeteve ne Kuvend kane deklaruar legjitimitetin e ketyre propozimeve. Paketa e ndryshmeve eshte propozuar nga dy partite e medha Partia Demokratike dhe Partia Socialiste te cilat kane rene dakort per nje sistem proporcional rajonal zgjedhor.
    Gjate miratimit te paketes se ndryshimeve nen per nen 9 deputete ta maxhorances jane deklaruar kunder ndryshimeve te nenit per presidentin. Per kete nen, kane votuar kunder:
    Sami Gergji deputet i PD
    Artur Hasanbelliu deputet i PR
    Nikolle Lesi deputet i LDK
    Arjan Madhi deputet i PR
    Spartak Ngjela deputet i PD
    Besnik Mustafaj deputet i PD
    Dashnor Sula deputet i PR
    Rexhep Uka deputet i PD
    Sali Shehu deputet i PD

    Kuvend-Kushtetuta, Berisha: Ndryshimet sjellin nje kushtetute perendimore

    ORA 22:30 - Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka deklaruar ne Kuvendin e Shqiperise se ndryshimet ne kushtetute do te shmangin njehere e pergjithmone krizat ne Shqiperi. Berisha deklaroi para deputeteve te Kuvendit se me keto nene qe do te ndryshohen, Kushtetuta e Shqiperise do te marre tiparet e kushtetutave perendimore. Nderkohe pasi ehte kundërshtuar nga partite e vogla ne lidhje me ndryshimin ne sistemin zgjedhor dhe zgjedhjes se presidentit, Berisha ka deklaruar se nuk ka ndodhur ndonjehere ne bote qe kryetaret e partive te vogla te behet kryeminister. Gjithashtu Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë qellim kunder presidentit Bamor Topi. Sipas tij Topi ka qene e do te mbetet bashkepunetori i tij me i madh.

    Kuvend-Kushtetuta, Mediu: Sistemi proporcional rajonal krijon probleme

    Ora 22:00 - Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu ka riperseritur edhe nje here qëndrimin e tij ne lidhje me ndryshimet ne kushtetute. Ashtu sic ka e ka permdnur edhe gjate mbledhjeve te grupit te PD, Fatmir Mediu ka deklaruar se sistemi proporcional rajonal do te krijoje probleme te cilat mund te shkaktoje kriza. Ne kete menyre deputeti Mediu ka shprehur voten e tij kunder paketes se ndryshimeve per reformen zgjedhore dhe konkretisht ate proporcional rajonal dhe menyren e zgjedhjes se presidentit.

    Kuvend, Gjinushi: Duhet larguar Berisha, jo presidenti

    Ora 21:50 - Kryetari i PSD-se Skender Gjinushi ka e ka quajtur diten e sotme jo si nje dite historike por nje ndryshim kushtetues ne menyre arbitrare. Duke kundërshtuar ndryshimet ne kushtetute mbi reformen zgjedhore dhe ate presidenciale, Gjinushi tha se nuk eshte presidenti ai qe duhet te largohet por eshte kryeministri Berisha pasi kriza eshte ne qeveri dhe pasojat e saj po i vuan populli shqiptar. Sipas kreut te PSD-se kryeministri Berisha nuk bashkëpunon dot me asnjë president dhe ne menyre te vazhdueshme kërkon largimin e tij. Ne kete menyre Partia Social Demokratike kundërshton paketen e ndryshimeve kushtetuese te cilat po vendosen arbitrarisht.

    Kuvend-Kushtetuta, Meta: Ndryshimet do sjellin "Kushtetuten Sali-Rama"

    Ora 21:20 - Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka shprehur me tone te ashpra kundershtimin e tij per ndryshimet ne kushtetute. “Nese sot miratohet kjo kushtetute e propozuar atehere ajo do te quhet “Kushtetuta Sali-Rama” ose “Kushtetuta e Gerdecit”, ka deklaruar para deputeteve ne sallen e kuvendit Ilit Meta. Me tej Meta ka sqaruar se sistemi zgjedhor proporcional rajonal do te sjelle deformime te shumta te politikes dhe menyres se drejtimit te vendit.

    Kuvend-Kushtetuta, kreu i LDK, Lesi:Votoj pro paketës të ndryshimeve

    ORA 21:10 - Kryetari i LDK, Nikolle Lesi eshte shprehur pro ndryshimeve kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise. Gjate fjales se tij ai ka deklaruar se do te votoje pro paketes se ndryshimeve e cila ka te beje me ndryshimet per sistemin zgjedhor dhe zgjedhjes se presidentit. Paketa e ndryshimeve kushtetuese u miratua dite me pare nga Komisioni i Ligjeve per sistemin zgjedhor proporcional rajonal e cila eshte propozuar nga dy partite me te medha ne vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

    Kuvend-Kushtetuta, Milo: PD-PS kompromis per reformat antidemokratike

    Ora 21:00 - Kryetari i PDS eshte shprehur kunder ndryshimeve kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise. Paskal Milo i ka pare si antidemokratike propozimet e dy partive me te medha ne vend Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. “ Kemi 18 vjet qe qeverisemi nga 2 parti”, ka deklaruar Milo duke shprehur kundërshtimin e tij per miratimin e ndryshimeve te reformes zgjedhore dhe menyres se zgjedhjes se presidentit. Paskal Milo eshte shprehur i habitur se si ka mundesi qe sot PD e PS jane ne nje kompromis kur prej vitesh me rradhe ata kane patur kundërshtime te forta debate te vazhdueshme.

    Ndryshimet kushtetuese, Ceka: Mungese profesionalizmi ne diskutime

    Ora 20:50- Kryetari i Partise Aleanca Demokratike ka deklaruar se eshte kunder ndryshimeve te kushtetutes. Propozimet e bera, sipas tij jane te papërshtatshme per kohen pasi aktualisht Shqiperia ka te tjera ceshtje per te diskutuar. Ceka ka deklaruar se miratimet qe priten te behen sot ne Kuvend jane larg asaj cfare presin zgjedhesit dhe kane nje mungese profesionalizimi ne diskutime per ndryshimet. Ceka ka theksuar se do te preferonte qe sot te ishte ne kuvend per reformen ne arsim, shendetesi apo per pronen.

    Kuvend-Kushtetuta, Ngjela: Kerkohet te rrezohet presidenti aktual. Deputetet kane frike nga populli i tyre

    ORA 20:35 - Deputeti Spartak Ngjela gjate diskutimit per ndryshimet kushtetuese ka akuzuar qeverine se ndryshimet per presidentin behen vetem per te larguar presidentin aktual Bamir Topi nga posti i tij. Ne kete pike ai sqaroi se mandati i presidentit eshte 4 vjecar dhe 3 vjet qe kane mbetur jane te mjaftueshem per te ndryshuar nenin per menyren e zgjedhjes se presidentit. Ne kete prizem ai ka hedhur dyshimet per faktin se perse kërkohet sot ndryshimi i menyres se zgjedhjes se presidentit. Gjithashtu Deputeti Spartak Ngjela ka deklaruar se deputetet e Kuvendit kane frike nga populli i tij. Duke qene se vete ai ka qene per zgjedhjen e presidentit nga populli, deputeti Ngjela ka thene se eshte teper alarmante fakti qe deputetet kane frike nga populli i tyre dhe ne kete menyre nuk guxojne te hedhin presidentin ne votim nga populli.

    Kuvend, nis diskutimi per ndryshimet kushtetutese, sot votime per sistemin zgjedhor dhe zgjedhjen e presidentit

    ORA 20:15- Ka nisur diskutimi ne Kuvend per ndryshimet ne Kushtetute ne lidhje me reformen zgjedhore dhe me zgjedhjen e presidentit. Ne kete komision Fatos Beja, kryetari i Komisionit te Ligjeve te Partise Demokratike ka lexuar raportin e Komisionit te Ligjeve per miratimet e bera pak dite me pare. Nderkohe deputeti i PSD, Engjell Bejtaj ka deklaruar se propozimet e bera per ndryshimet ne kushtetute jane defekte procedurale prandaj duhet te behet kujdes per te respektuar afatet per kushtetuten.

    Balkanweb
    BRAVO
    :)
    :)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Flori : 10-05-2008 më 13:36
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  6. #16
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Proporcionali per situaten shqiptare eshte idiotizem e bile nuk perfiton as PD e as PS-ja por vetem rremuja .Personalisht e urrej proporcionalin se ne cdo demokraci te dobet ka sjelle vetem anarki. Presidenti me shumice te thjeshte votash e ben figuren e Presidentit nje lecke politike qe duhet ti fshije kepucet kryeministrit. Ne kete pike le ta kthejme formen shteterore ne republike kancelarike si ne gjermani e te pakten nuk bejme hipokritet.

    Gjithsesi gjithmone kam qene kunder kesaj forme te prapambetur e te papershtatshme shteterore qe sillte kushtetuta me idiote qe ka pjelle ndonjehere populli shqiptar.
    O presidencializem o kancelarizem,gjithe format e tjera jane forma tredhjesh e sjellin kushtetuta me arna te menjehershme sikur jemi ne shek 7 e jo ne shekulin e 21. Po cti besh kur ve sabriun,imamin,salen e edin si konstitucionaliste duhet te vleresosh gjakftohtesine si virtytin me te cmuar.
    Ne jemi ne nje demokraci te tile si ajo Gjermane, pervec faktit qe tashme eshte populli ai qe zgjedh presidentin.

    Roli i presidentit ama eshte i njejte me ate te presidentit te Gjermanise. Kanzler ne gjermani ekzsiston si pasoje e federalizmit. Roli i Kanzler eshte ama pothuajse i njejte me ate te Kryministrit ne Shqiperi. Kjo lloj Demokracie quhet Demokraci parlamentare. Me ndryshimin e kushtetutes Shqiperia beri hapin e fundit drejt perputhjes me demokracite e zhvilluara parlamentare te perendimit.

    Ps: Ne gjermani eshte e ndaluar te mbahen referundume nga Grundgesetz. Gjermanet jane i vetmi popull qe nuk lejhen te marrin pjese direkt ne zgjedhjen e drejtuesve politike, si pasoje e nje kushti te aleateve ne rindertimin e gjermanise pas luftes se dyte boterore.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Qytetarët e Tiranës në protestë kundër puçit kushtetues Rama-Berisha !!!

    Qytetarët e Tiranës në protestë kundër puçit kushtetues Rama-Berisha !!!

    Nën moton “E duam Kushtetutën” është zhvilluar në sheshin Skënderbej, tubimi i paralajmëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, për të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë. Pikërisht si rezultante e transformimeve që iu bë Kushtetutës së Shqipërisë, më 21 prill, Lëvizja Socialiste për Integrim, me në krye kryetarin e saj, Ilir Meta organizuan dje protestën e parë si treguese e puçit kushtetues të bërë nga krerët e PS-PD. Thirrjes së bërë lidershipit të partisë Socialiste, Edi Rama për t’iu bashkuar aleatëve të tij të dikurshëm dhe të japë dorëheqjen nga marrëveshja me kryeministrin Berisha.Ishte e pritshme, mosardhja e tij në këtë tubim pavarësisht thirrjeve të shumta të drejtuara nga ky i fundit, për tu bërë pjesë për mbrojtjen e kushtetutës. Por, vetëm në datën 8 maj u shpall krijimi i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, për shkak të puçit Kushtetues që PS-PD i bënë Shqipërisë. Kështu, pesë parti politike që marrin pjesë në të janë, LSI, PSD, PAD, PDS, LZHK dhe LIP, kanë unifikuar forcat me shoqërinë civile, analistë dhe gazetarë duke krijuar këtë Komitet, që ka në bazë kërkesën për referendum për ndryshimet e bëra pak kohë më parë në kuvendin e Shqipërisë nën mbështetjen e PD-PS, më në krye analistin e mirënjohur, Artur Zhejin. Të pranishëm në këtë miting ishin kryetari i LSI-së, Ilir Meta, kryetari i PAD-së, Neritan Ceka, përfaqësuesi i Lëvizjes për Politikë Institucionale, Petro Koçi, kryetari i PDS-së, Paskal Milo, përfaqësues të LZHK-së, analistë, përfaqësues të shoqërisë civile, etj. Mitingu sensibilizues i organizuar dje, me qëllim për t’i thënë jo njëherë e përgjithmonë Gërdec-Kushtetutës të miratuar natën e 21 prillit, nga 115 deputetë tradhtare të papërgjegjshëm. Ishin të shumtë pjesëmarrësit të cilët u bashkuan me këtë nismë të këtyre forcave politike, të cilët mbanin në duar banderola me parrulla « Mos kini frikë nga populli ». Pikërisht, 115 deputetët ishin ata që instaluan me votën e tyre Republikën e kryeministrit të Gërdecit dhe shkelën e nëpërkëmbën dinjitetin e qytetarëve shqiptarë, demokracinë në Shqipëri, për të cilën shqiptarët kanë derdhur edhe gjak për ta rivendosur atë dhe shkelën republikën demokratike të Shqipërisë duke e kthyer atë përfundimisht në aksin e një diktature të re personale dhe jo më partiake. Kuvendi i Shqipërisë më 21 prill miratoi në seancë plenare një paketë ndryshimesh në ligjin themeltar të shtetit që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, mocionin ndaj Kryeministrit, mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Paketa e ndryshimeve u propozua nga dy forcat më të mëdha politike në vend, PD dhe PS dhe u votua me konsensus të gjerë. Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes së Kushtetutës, Artur Zheji, tha në fjalën e tij se “ne nuk do të lejojmë që aleanca midis kreut të maxhorancës dhe kreut të opozitës, që ka pushuar së bëri opozitë, të mashtrojë shqiptarët, të bëjë teatrin e politikës dhe jo opozitën e vërtetë”. Ndërsa kreu i Lëvizjes për Politikë Institucionale, nënvizoi se “Partia Socialiste nuk është partia e një kryetari që shet zgjedhjet për të fituar një listë të mbyllur, por është partia e anëtarëve që shkuan deri në dyert e burgut për të fituar Kushtetutën, që nga lideri i saj historik, deri tek anëtari i qendrës së votimit”, tha më tej ai. Ndërsa, kreu i partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka tha se “ju prisni që Parlamenti të vendoste për votën e lirë dhe për të drejtën tuaj për të zgjedhur deputetët që përgjigjen para jush, por ata vendosën t’ju imponojnë lista të mbyllura të servilëve të pushtetit”.Duke iu drejtuar të pranishëmve, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shprehu vendosmërinë e LSI-së për t’i shkuar deri në fund betejës kundër ndryshimeve në Kushtetutë në 21 prill. "Ne pa asnjë diskutim do ta rikthejmë atë Kushtetutë demokratike evropiane dhe të shenjtë, sepse e shenjtë është për ne vota e shqiptarëve", nënvizoi kreu i LSI-së.

  8. #18
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Shum gabim te rend po bokan, qe po u beka amandemantimi i Kushtetutes.

    Ne nenin per presidentin 9 deputet te grupit te djathte ishin kunder.

    A mund te me tregoni se ka ne Shqiperi? Parti Djathtiste?

    Cila parti eshte ajo parti Djathtiste , Majtiste dhe te Qendres, cilat parti jane ato? a mund te me tregoni? une mesa e di une qe ne Shqiperi/Maqedoni/Kosove/Mal te zi nuk ka parti Majtiste, Djathtiste, dhe te Qendres.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga HoteL-MadriD Lexo Postimin
    Shum gabim te rend po bokan, qe po u beka amandemantimi i Kushtetutes.

    A mund te me tregoni se ka ne Shqiperi? Parti Djathtiste?

    Cila parti eshte ajo parti Djathtiste , Majtiste dhe te Qendres, cilat parti jane ato? a mund te me tregoni? une mesa e di une qe ne Shqiperi/Maqedoni/Kosove/Mal te zi nuk ka parti Majtiste, Djathtiste, dhe te Qendres.
    Po hotel ka..

    Mendoj se ne baze te karrikave ku ulen parlamentaret tan.. pra .. ka ona e djatht e Parlamentit quhet "Djathtist.." ka mesi quhen "Qenderor" Ka ona e majt e parlamentit quhen "Majtist".. sdi a o e vertet kjo hahaah po ja futa kot..

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Une mendoje se ka ardhe koha qe kuvendit t'ja miratojne disa qendrime rrenjesore.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  2. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •