Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Jozefina Topalli shumë afër shkarkimit nga detyra e saj

    Jozefina Topalli, rezikon shume te shkarkohet nga detyra e saj, si kryetare e kuvendit te Shqiperise. Artikulli me posht ben ende me te qart edhe arsyet se pse mund te ndodh nje gje e tille shume shpejt.


    Topalli në vështirësi, rrezikon shkarkimin nga votat e deputetëve

    Deputetët e opozitës priten të votojnë në bllok, gati 55 vota. Përcaktuese votat nga shumica dhe sidomos nga deputetë të PD-së


    Pozicioni i Jozefina Topallit në krye të Kuvendit të Shqipërisë duket se ka pësuar një tronditje të fortë. Mocioni për shkarkimin e saj ka gjetur mbështetje të fortë ndërpartiake dhe Topalli, pavarësisht mbështetjes së Berishës, do ta ketë shumë të vështirë rrëzimin e këtij mocioni. Për shkarkimin e kryetares së Kuvendit partitë e majta kanë lënë përkohësisht “mëritë” mes tyre, ndërkohë që zërat janë shtuar edhe brenda kampit të maxhorancës. Publikisht këtë gjë e kanë bërë demokristianët. Thuhet se nën zë mocioni ka gjetur mbështetjen e deputetëve të PBDNJ-së. Por jo vetëm. Bllokimi që Topalli u ka bërë dekreteve të presidentit Topi mund të përkthehet shumë mirë si një sfidë ndaj tij dhe kundërpërgjigjja mund të jetë votimi i mocionit, nga deputetët e PD-së që njihen si përkrahës të Bamir Topit. Në pamje të parë, 71 votat që nevojiten për shkarkimin e Topallit duken qartësisht të pamundura.

    Opozita

    Opozita pritet të rreshtohet në bllok, duke pasur pikërisht 55 vota për shkarkimin e kryetares së Kuvendit. Partia Socialiste, e cila ka qenë e para që shprehu qëndrimin për shkarkimin e Topallit, ka në përbërjen e vet 34 deputetë. (Ky numër mbetet i njëjtë pas largimit të Petro Koçit, për shkak se me PS-në u bashkua deputeti i PAD-së, Pirro Lutaj). Votave të socialistëve për mocionin që do të paraqitet do t’u bashkohen edhe 7 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate. Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, edhe pse ka shprehur rezerva ndaj seriozitetit të kërkesës së PS-së për shkarkimin e Topallit, ka deklaruar se është “pro” çdo nisme që kërkon largimin e saj nga drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë. Gjashtë deputetëve të LSI-së do t’u bashkohen edhe votat e kreut të PDS-së, Paskal Milo, atij të PAD-së, Neritan Ceka dhe kreut të Lëvizjes për Politikë Institucionale, deputetit Petro Koçi. Mbështetje pritet që të ketë edhe nga ish-deputetët e PS-së, tashmë të pavarur, si Taulant Dedja, Durim Hushi, Durim Lamaj, Bukurosh Stafa dhe Paulin Sterkaj.

    Shumica

    Çelësi i suksesit për triumfin e mocionit kundër Topallit duket se do të jenë votat që do të sigurohen nga deputetët e maxhorancës për shkarkimin e saj. Nëse të 55 deputetët e opozitës do të votojnë në bllok, atëherë duhen votat e vetëm 16 deputetëve të maxhorancës, të cilat do të rrëzonin Topallin nga drejtimi i Kuvendit. Nga këto 8 vota duket se do të vijnë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokristiane, krerët e të cilit janë shprehur hapur dhe publikisht për shkarkimin e kryeparlamentares.
    Kësaj nisme priten t’u bashkohen edhe votat e 3 deputetëve të Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, të cilët gjatë këtyre dy viteve në mënyrë të vazhdueshme kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mënyrën se si Topalli po drejton Kuvendin e Shqipërisë. Edhe ish-deputeti Spartak Ngjela pritet të votojë për shkarkimin e Topallit. Duke llogaritur 55 votat e opozitës dhe 12 votat e PDK-së, PBDNJ-së dhe Ngjelës, duket se në plan të parë mbeten vetëm 4 vota për triumfin e mocionit kundër Topallit.
    Në këtë situatë decizive pritet të jenë zhvillimet brenda deputetëve të Partisë Demokratike. Sfida që Topalli i ka bërë presidentit Topi, duke i bllokuar dekretet e tij për anëtarët e Gjykatës së Lartë, pritet të reflektohet me vota kundër saj, nga deputetë jo të pakët të PD-së, të cilët njihen si mbështetës dhe përkrahës të presidentit Topi.


    Mënyra e votimit

    Një tjetër moment interesant i mocionit për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, është mënyra se si do të votohet në sallën e Kuvendit. Gjatë mocionit të parë, të paraqitur nga opozita dy vjet më parë, pati polemika dhe debate të ashpra për mënyrën e votimit. Votimi për mocionin e parë të shkarkimit të Topallit ishte i hapur dhe kjo bëri që shumë deputetë të maxhorancës të stepeshin për ta votuar atë. Në mocionin e ardhshëm nuk përjashtohet mundësia që votimi të bëhet i fshehtë.



    Albania
    Sui generis

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Po ishalla e shkarkojnë nga ajo detyre, se na morri fytyrën, u be kjo me nënshkrua Pavaresin e Shqipërisë. E vraftë Zoti e vraftë.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    cituar per nga siper

    gjithmon hale ne sy e kane pasur zonjen fisnike Jozefine.. keto plehrat .. keto.. falangat kanibale mafioze terroriste.. te edvin meto gjinush ceko milove..
    ato falanga kane per kryefalangist sali sigurims-punistin, per ta mbajtur jozin nen hyqem ...

    apo nuk kane qejf patologjik, si gjithmone, te denigrojne Shkodren ...

  4. #4
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    njesoj si gjithmone ka per te dal edhe ky mocion !!! do degjojme te njejtat gjera te njejtat fjalime edhe si perfundim aty ka per te ndejtur xhozepina topalli !!!

    edhe sa per ate zonje fisnike qe thua brari nuk jam shume i sigurt se sa fisnike mund te jete kur para ca kohesh kam degjuar nga goja e saj !!! qe ata qe ishin ne pozite deri ne 2005 duheshin vrare ne 1997 kur kishte rast pd-ja me e bo nje gje te tille !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  5. #5
    Meqë është mbushur qeveria dhe parlamenti me njerëz fisnikë, prandaj po shkojmë ne krye të Europës.

    Lajme koti për mendimin tim. Si ta heqin si mos e heqin nuk besoj se ka shumë rëndësi.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2008
    Postime
    39
    Jozefina apo Xhozefina si e ka emrin njehere qe te merremi vesh!
    Me te vertete zonje e larte dhe fisnike! Aq fisnike sa ngaterron dokumentat e pavaresise padashje dhe fut edhe emrin e saj se po te mos qe Jozi nuku shpallej pavaresia qe thua ti Brari!

    Po i jep urdhra edhe kryeprokurores njitash se helbete ne d.m.th ata fisniket kane rene nga qielli o jane gjerat ashtu sic duam ne o ska. Mediu ska faj thote Jozi po ti Inke e vockel na nxirr ndonje klecke per shtabin e pergjithshem se une pa Mirken e Medinjve me ke da pi kafene tek kryesia e Kuvend-kopetentave se keta socialistat me kane inat mua!

    Ne Vlore ca si Jozi i quajne kopetenta! Keshtu ka qene edhe Pali Miska rahmet paste kopetent i thoshin edhe atij e ca te tjereve. Do ti qe Pali ishte edhe njecike i trashe i shkreti e coku talleshin me te po provo te tallesh me Jozin ta ben fleterrufene Brari 2 km si miqte e dallavereve te Palit dikur edhe gratis fare pale

    Kuku moj nane!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E meriton te largohet se deputetin kur nuk e do qyteti vet kot rri.
    E ka lene si hale qytetin e vet edhe pse per 16 vjet per PD votoi.
    Jemi te ngopur me bilbilat e Berishes
    Nje ore e me pare te iki se merr dhe Saliun me vehte pastaj

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga keshtjella Lexo Postimin
    Jozefina apo Xhozefina si e ka emrin njehere qe te merremi vesh!
    Dizenjatorja thone.....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Dizenjatorja thone.....
    jo oral,...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    sfinks
    lol

    Xhuxh, nuk ka dale ndonje ligj atje per ish bashkepunetoret e Sigurimit. Kisha pershtypjen qe kishte dale.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jozefina Topalli
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:02
  2. I biri i Hysen Sheshorit: Babai im asnjehere nuk e ka akuzuar Berishen
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 12:30
  3. Topalli: Presidenti te konsultohet me Kuvendin per emerimet
    Nga new-man në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 02:27
  4. Për mësuesit e matematikës
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:22
  5. Jozefina Topalli, gruaja më e pushtetshme në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 07:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •