Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 77
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73

    Digjet flamuri grek në Sarandë

    Përplasje kombësish në Sarandë.


    SARANDE / SHPRESA DINE

    Parulla të rënda antishqiptare të lëna në muret e gjimnazit të qytetit kanë shkaktuar provokim tek disa të rinj, të cilët në mënyrë demonstrative dogjën flamurin grek. Situata provokative mes palësh ka çuar në ngritjen e një grupi hetimor nga policia e Sarandës, për të zbardhur shkaktarët e saj. "Rroftë Greqia", "Vdekje Shqipërisë së madhe" apo më tej akoma "**** Albania" janë shprehjet e shënuara me spry të zi në muret e pasme të shkollës së mesme "Hasan Tahsini". Ato janë zbuluar vetëm në mesditë, ndonëse dyshohet se ishin fiksuar në mure gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Pjesa e murit të shkollës në formë harku ka qenë shkaku i zbulimit shumë orë më vonë nga shënimi i parullave provokuese deri në 1.80 m lartësi. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm shumë forca të policisë e prokurorisë, të cilët nisën verifikimin, me qëllim gjetjen e provave që do t'i çojnë drejt autorëve të saj. Të tjerë janë urdhëruar të lyejnë murin me gëlqere, për të shmangur përballjen e qindra nxënësve sot me to.
    Rreth dy orë më vonë, një grup të rinjsh dogjën në mes të Sarandës flamurin bardheblu të shtetit grek. Ata e kanë cilësuar si një reagim spontan veprimin e tyre, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Himarë. Rreth orës 14:00, një grup prej 6 vetësh, banorë të Sarandës, të moshës nga 18-19 vjeç janë grumbulluar në lulishten në qendër të qytetit për të shprehur në këtë formë protestën e tyre, por duke mos pranuar se kishin dijeni për parullat antishqiptare. "Grumbullimi ishte spontan, - u shprehën ata. - Askush nuk na ka nxitur". I pyetur për ngjarjen, një 18-vjeçar, i cili tha se quhej Rinush, tregon se po bisedonin mes shokësh, të mbledhur në një lokal. "Ndërsa flisnim për gjëra të ndryshme, biseda jonë shkoi te lajmet e ditës së shtunë, kur një kanal televiziv yni dha intervista të shkurtra të marra nga banorë të Himarës, emrat e të cilëve kryebashkiaku i Himarës Bollano u kishte shtuar gërmën "S" në fund, duke i quajtur kështu grekë. Duke folur me njëri-tjetrin për këto veprime të Bollanos, njëri prej shokëve tanë shkoi dhe gjeti një flamur grek dhe në moment vendosëm ta digjnim. Ndërsa shihnim djegien e flamurit shpirtërisht na doli nga zemra urrejtja për atë kryebashkiak, Bollanon, që jeton në shtetin tonë, ha bukën tonë dhe shprehet se Himara është greke. Por dhe në kundërpërgjigje të deklaratave të fundit të bëra nga zyrtarë të minoritetit dhe shtetit grek", u shpreh një nga protagonistët. Me parullat "Rroftë Shqipëria", "Poshtë grekët", "Poshtë Bollano", të rinjtë, pasi e kanë shtrirë flamurin grek fillimisht në tokë, me urrejtje e kanë djegur atë. Policia e Sarandës nuk ka qenë e pranishme gjatë këtij demonstrimi në mes të qytetit, ndërsa gjithçka është realizuar brenda rreth 15 minutash. Të pyetur nëse kanë pasur dijeni për djegien e flamurit grek, burime të policisë e mohuan këtë fakt, duke shtuar se nuk kanë pasur asnjë kërkesë për tubim në qytet.


    "Do shkojmë në Himarë"
    Nuk dihet nëse është thjesht një deklaratë emocionale gjatë zhvillimit të protestës së djeshme, por grupi i të rinjve protestues ka deklaruar se, të njëjtin veprim do të kryejnë dhe në Himarë. Sipas tyre, javën që vjen do të organizohen për të tubuar në qytezën e Himarës kundër deklarimeve të lëshuara së fundi, kur disa banorë të minoritetit kanë kërkuar autonomi.

    Precedenti i flamurit
    Djegia e flamurit nuk është rasti i parë që në Sarandë kryhet i njëjti veprim. Mesditën e 7 marsit 2007, një grup prej 50 të rinjsh të qytetit të Sarandës protestuan, duke djegur 3 flamuj helen, në shenjë reagimi për një video të transmetuar, kur ushtarë grekë lëshonin thirrje të tmerrshme antishqiptare gjatë stërvitjeve që kryenin.


    Hetimet për Himarën

    Plot 10 ditë më parë u shënua incidenti në Himarë mes një grupi banorësh dhe forcave të policisë së rajonit në këtë qytezë. Pas pretendimit të dy personave se ishin shoqëruar pa të drejtë e më pas keqtrajtuar nga uniformat blu, të afërm e banorë të tjerë protestuan para godinës së policisë, duke lëshuar dhe thirrje antishqiptare. Menjëherë pas ngjarjes, u pezulluan nga radhët e policisë së Himarës 2 punonjës të akuzuar për dhunë, ndërsa dhe ndaj 7 banorëve është ngritur akuza për dhunë ndaj policisë për shkak të detyrës dhe tubim të paligjshëm. Hetimet i ka marrë në dorë Prokuroria e Vlorës, e cila ka marrë në cilësinë e provës dhe dëshmi e filmime nga orët e protestës para policisë. Një pikë e nxehtë e hetimit ka mbetur marrja në pyetje e kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano, i cili ndodhej në ato momente mes turmës së protestuesve. Sipas hetuesve, nëse do të lindë nevoja e thirrjes së tij në prokurori do t'i kërkohet një e tillë. Deri tani, të gjithë personat, protagonistë të ngjarjes po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.
    yep

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Shum bukur , mjafton djegia e flamurit per momentin . Un besoj se gjaku shqiptar dot mbroje jugun e Shqiperis . Ndersa tradhtaret dhe shitesit e identitetit do ta marrin denimin. Nuk jemi popull k*rvan per tu shit.
    Rroft Shqiperia e bashkuar
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    C'ja kane bere mire. Te vene edhe ne Himare ta djegin... mos te them ti hedhin edhe ata felliqesirat e Himares ne zjarr , se dukem shume ekstremist.
    Sikur shume zhurme po bejne keta "greket" koheve te fundit.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  4. #4
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Gabim te madhe kane beh.
    Shume keq me vjen.


    PS:Nuk keni ci beni Gomarit dhe i bini samarit..LOL

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga selina_21 Lexo Postimin
    Gabim te madhe kane beh.
    Shume keq me vjen.


    PS:Nuk keni ci beni Gomarit dhe i bini samarit..LOL
    A greket kujt i biejn me shenimin e parollave anti shqiptare ne shtetin Shqiptar ?? Vall ende dot tolerojm ? Po kshu privilegje ska asnje minoritet ne bot.
    Tash vetem te presim kur ti burgosin ata qe djegen flamujt grek , ndersa ata qe shkrujaten parollat anti shqiptare tu jepen shperblime.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #6
    Edhe une mendoj se eshte bere gabim. Gjera te tilla vetem sa i terheqin shqiptaret ne lojen e ndyre te atyre elementeve qe jane kundra stabilitetit ekonomik dhe politik te Shqiperise dhe Ballkanit.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Une mendoj se s`ka pasur asnje djegie flamuri grek ne Sarande, por eshte vetem nje trillim i TopChannel.TCH per tu dukur nje kanal gjasme patriot dhe per te terhequr teleshikuesit sajon lloj lloj gjera te paqena.

  8. #8
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    A e dini se me greket e kemi luften hapur,por ka frike turkun prandaj s`ben gje.

    Sado i mire te jet greku prap grek mbeten dhe e ka treguar koha.

    Persa i perket asja qe ndodhi ne himare duhen zhdukur ata persona qe i japin krah Grekut.

    S`po e zgjas me,sepse politika eshte shume e thelle.

    Shpirt Njeriu
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Nuk eshte zgjidhje as reagimi i duhur djegja e simboleve te nje shteti/populli tjeter. E para nuk eshte morale, sepse ato jane simbolet dhe te atyre qytetareve greke (qe mendja ta do qe jane ne mos shumica, te shumte ne numer) qe duan thjesht fqinjesi te mire. Me djegjen e flamurit, i hyn ne hak dhe kesaj pjese. Dhe e dyta, nga ana praktike, nuk eshte aspak fitimprurese per ne qe te provokojme Greqine pa shkak. Te keqen e kemi ne rradhe te pare brenda vetes. Nqs Bollano tenton ta paraqese Himaren si toke greke, ishte/eshte detyre e forca politike te te dyja kraheve qe te lene menjane merite dhe te bashkepunonin/bashkepunojne ne zgjedhjet lokale kunder personit ne fjale. Nqs Bollano ka cenuar identitetin e banoreve te zones, le ta hedhin ne gjyq. Nqs Bollano ka abuzuar me fondet, le ta hedhin ne gjyq. Nqs do te protestosh kunder ca palacove qe shkruajne Poshte Shqiperia, ne vend qe te djegesh flamurin grek, organizohu qe ta veshesh Saranden me flamurin kuqezi. Nuk eshte se jane shteruar mjetet e tjera qe ti kthehemi asaj qe eshte e fundit.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #10
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ca parazitë që s'dinë gjë veç të rrinë prapa PC, u ka rënë në mend të kritikojnë ata që organizuan një protestë kaq madhështore.

    Po ju o njerz të zi, pse s'po organizoni diçka pra?

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Digjet flamuri Grek në Sarandë!
    Nga flory80 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 21:39
  2. Flamuri i Dardanisë mungon në festimet e 28 nëntorit në Kosovë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 19:34
  3. Digjet jahti në det, shpëtojnë 4 polakët në Sarandë
    Nga atdhetari81 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 04:02
  4. Si u hoq ylli i komunisteve nga flamuri i shqiptarëve
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2005, 18:49
  5. Digjet dhe griset flamuri shqiptar
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 11-04-2005, 15:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •