Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    15

    Tregjedia ne shqiperi nuk duhet te keqperdoret nga asnje shqiptar i shendoshe

    TRAGJEDIA QĖ KA SHPĖRTHYER NĖ SHQIPĖRI NUK DUHET TĖ
    KEQPĖRDORET NGA ASNJĖ SHQIPTAR I SHĖNDOSHĖ

    Tragjedia qė ka shpėrthyer pranė Tiranės mė 15 mars 2008, nuk duhet tė keqpėrdoret nga asnjė shqiptar me tru funksional. Si pas njoftimeve nė kėtė tragjedi kanė humbur jetėn afėr njėzetė dhe janė plagosur afėr treqind Shqiptarė. Kurse numri i tė pagjeturve ende nuk dihet. Vdekja dhe plagosja e kėtyre njerėzve ka shkaktuar dhembje tė thellė dhe ka plagosur rend zemrat e Shqiptarėve nė Ballkan dhe kudo ku gjendėn nėpėr botė. Prandaj kjo fatkeqėsi nuk bėnė tė keqpėrdoret nga asnjė shqiptar, madje as nga ndonjė i sėmurė, degjenerim i robėrisė dhe as nga ndonjė shqipfolės i shitur. Keqpėrdorimin e kėsaj tragjedie mund ta dėshiroj ndonjė i ēmendur dhe armiqtė “pėr t’i zvogėluar vlerat dhe dėmtuar interesat tona kombėtare. Mirėpo tė kuptohet qė nė kėtė fatkeqėsi me viktima tė mėdha nė njerėz, dame materiale e tė tjera, nuk ekziston asnjė interes pėr askėnd: individ, grup apo parti politike. Ky eksplodim ka mundur tė na godasin pa marrė parasysh se cilės parti politike i pėrkasin liderėt qė i drejtojnė institucionet e Shqipėrisė.

    Shkaqet e shpėrthimit tė municionit dhe eksplozivit duhet tė kėrkohen me angazhim maksimal dhe me aksione tė pandėrprera-deri sa tė gjendet shkaktari i vėrtetė. Ky ėshtė obligim dhe detyrė e pėrhershme e drejtuesve tė shtetit, organeve pėrkatėse dhe e tė gjithė Shqiptarėve. Ka mundėsi qė shkaktar i eksplodimit tė kenė qenė enėt e municionit, disa dekada tė vjetra dhe tė dėmtuara nga lagėshtia. Por, eksplodimin ka mundur ta shkaktoj edhe ndonjė pakujdesi e faktorit subjektiv. Ėshtė e tmerrshme nė qoftėse eksplodimin e kanė shkaktuar xhelozia ose konkurrenca! Por tė gjitha angazhimet dhe aksionet e hollėsishme duhet tė kėrkojnė e hulumtojnė: mos eksplodimin e shkaktoj ndonjė shėrbim sekret? Kjo ka rėndėsi kapitale pė Shqipėrinė, Kosovėn dhe pėr interesat e popullit shqiptar. Tani ėshtė bėrė e qartė qė pėrsėri janė ngjallur aspiratat dhe janė intensifikuar konfrontimet mes shteteve tė mėdha dhe tė blloqeve Lindje-Perėndim nė Ballkan e nė kėtė regjion, dhe sidomos rreth Shqipėrisė, Kosovės e territoreve tė tjera shqiptare. Armiqtė e Shqipėrisė e tė popullit shqiptar dhe veēanėrisht tė gjithė armiqtė e Amerikės e shteteve Perėndimore, i ka tėrbuar dhe verbuar njohja ndėrkombėtare e Kosovės shtet i pavarur. Nė kėtė kontekst duhet menduar qė ky eksplodim nė kėtė kohė, mė gjerėsi e pėrmasa shumė tė mėdha, ėshtė realizuar pėr tė dėmtuar pavarėsinė e Kosovės dhe penguar ose pamundėsuar pranimin e Shqipėrisė nė NATO. Prandaj, tė gjithė Shqiptarėt dhe ēdokush, duhet ta kuptojnė qė ēdo pėrpjekje pėr ta keqpėrdorur kėtė fatkeqėsi ka pėr t’u luftuar me tė gjitha mjetet. Ai ose ata qė shpresojnė se do tė fitojnė dhe veprojnė pėr ta “shfrytėzuar” kėtė tragjedi, do tė urrehen, luftohen dhe dėmtohen rend.

    Nuk janė tė shqiptarėve gėzimi as orvatja pėr tė firuar nė krime dhe tragjedi. Deri me tani nė kėso rastesh gjithmonė Shqiptarėt kanė treguar ndjenja vėllazėrore, unitet dhe aksione tė pėrbashkėta. Pastaj, njerėzit me tru tė shėndoshė duhet ta kuptojnė qė sot kanė ndryshuar raportet mes forcave ndėrkombėtare. Pra, sot nuk e drejtojnė bashkėsinė ndėrkombėtare fuqitė tė cilat i kanė ndihmuar aksionet e agresorėve pėr ta sulmuar e masakruar populli dhe okupuat territoret shqiptare. Ėshtė nė interes tė tyre qė drejtuesit e shteteve dhe tė popujve nė Ballkan e mė gjerė, por edhe individėt e liderėt e partive politike, t’i kuptojnė realisht gjendjen e rrethanat aktuale ndėrkombėtare. Pėr aspirata pushtuese dhe nga urrejtja disa drejtues tė disa shteteve janė verbuar! Edhe pse janė mposhtur pushtimi e kanė vdekur aspiratat agresive tė tyre dhe janė shuar kolonitė, nga tėrbimi e verbėria janė duke i udhėhequr vendet e tyre drejtė humbjeve edhe mė tė mėdha ose drejtė greminės!

    Unė sė pari jam njeri e pastaj Shqiptar me pėrcaktime tė majta demokratike. Mirėpo dėshira dhe angazhimet pėr ēlirim kombėtar, pėr tė gėzuar jetėn nė liri dhe pėrcaktimet pėr drejtėsi e barazi, vlejnė e respektohen nga njerėzit me vlera e kualitete njerėzore. Por nuk ėshtė i kompletuar Shqiptari qė nuk e konsideron si tė vetin dhe nuk e do ashtu si veriun edhe jugun e Shqipėrisė, ose eventualisht ushqen urrejtje ndaj Kosovės apo ndonjė territori tjetėr shqiptar. Tė tillėt kanė pėr t’u urrejtur dhe mė siguri elektorati e populli shqiptar, jo qė nuk do t’i pėrkrahin por kanė pėr tė vepruar kundėr tyre. Viteve tė fundit vdiqėn disa krime tė aplikuara me hekur e zjarr dhe padrejtėsi tė tmerrshme ndaj popullit shqiptar. Kemi qenė, jemi dhe do tė jemi njė Komb. Askush tė mos mashtrohet, sot drejtuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare e kanė kuptuar tė vėrtetėn dhe do t’i ruajnė e mbrojnė popullin e territoret shqiptare. Shqipėria, Kosova e mbarė populli shqiptar edhe kėtė fatkeqėsi kanė pėr ta kaluar. Uroj qė as Shqiptari i krisur mos tė gjendet me elementė ose shėrbime tė huaja qė janė duke vepruar kundėr Shqipėrisė e kundėr popullit shqiptar.

    Mė 19 mars 2008 Dr. Ramadan Xhema
    New York Greenwich, USA

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    15
    presim dikskutime dhe komente

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Panorama 05/07/2008

    Dosjet dhe Gėrdeci

    Elsa Ballauri

    Le tė mos i ngatėrrojmė gjėrat dhe tė gėnjejmė veten se kėto dy tema tė mėdha, tashmė tė ekspozuara plotėsisht nė vėmendjen e qytetarėve shqiptarė nuk kanė lidhje me njėra-tjetrėn. Unė nuk do tė merrem me hipotezat se sa e interesuar ėshtė politika qeverisėse pėr tė servirur njėrėn nė vend tė tjetrės dhe pėr tė larguar vėmendjen nga ajo qė ėshtė mė ...e para nė listė. E po, cila ėshtė mė e para nė listė?

    Mendoj se nuk ka njė pėrgjigje tė lehtė pėr kėtė. Pėrpara disa ditėsh, njė mikesha ime mė pyeti me sinqeritet dhe naivitet: "A ėshtė shumė e rėndėsishme hapja e dosjeve pikėrisht tani?". Natyrisht me kėtė ajo nėnkuptonte informacionet e ardhura nė vite pėr makinacione nė dosjet e bashkėpunėtorėve tė sigurimit tė shtetit, a janė ato ashtu siē kanė qenė apo janė zhdukur. Sidomos ajo donte tė gjente njė pėrgjigje nė njė pyetje tė dyshimtė, se a mund tė bėhet gjė vėrtet mbi kėtė ēėshtje, kur dihet qė shumė njerėz qė mbajnė pėrgjegjėsitė e shtetit shqiptar kanė pasur tė kaluar aktive nė bashkėpunimin me policinė sekrete? Mė pas, mikesha ime shtoi edhe njė tjetėr meditim: "…tani le tė vazhdohet me Gėrdecin se historia e dosjeve ka ikur…".

    Ajo e shprehu shumė mirė shqetėsimin momental tė njeriut, i cili do njė orė e mė parė tė rregullojė tė tashmen dhe tė mos ta shqetėsojė mė gjumin me ngjarje tė frikshme. Mua mė erdhi shumė pėr shtat pyetja e saj dhe fillova tė mendoj pėr listėn: Dosjet apo Gėrdeci, Gėrdeci apo Dosjet?...

    Dosjet, gjithsesi, ėshtė njė term, i cili shpjegon pak atė fenomen qė ne duhet ta kishim zgjidhur pėrfundimisht dhe qė unė preferoj ta quaj Lustracion. Procesi 'Dosje' nuk mund tė qėndrojė i vetėm nėse ai nuk ndėrthuret nė fenomenin e Lustracionit ose Rishikimit tė Historisė. Do tė ishte i pėrgjysmuar. Aktualisht kjo po kėrkohet nga politika shqiptare, tė bėhet ligji mbi figurėn e pushtetarit, tė aprovohet dhe …. Zoti e di se a do tė zbatohet, apo do tė ketė fatin e shumė ligjeve tė tjera. Kush do ta mbajė pėrgjegjėsinė e implementimit?…

    Lustracioni ishte njė nga ligjet e Greqisė dhe Romės sė lashtė, qė mundėsonte purifikimin e figurės sė politikanėve. Pėr fat tė keq, ne shqiptarėve na ka kaluar prej kohėsh momenti i natyrshėm pėr ta vėnė nė vend drejtėsinė sociale dhe pėr tė shprehur konsideratėn pėr vuajtjet qė iu shkaktuan shqiptarėt, shqiptarėve. Ai moment nuk iku rastėsisht, atė ne e lamė tė ikte, madje e ndihmuam tė ikte me dėshirėn qė tė ikte pėr tė mos u kthyer kurrė.

    Njė vend, njė popull qė ėshtė i pandjeshėm ndaj vuajtjes sė vet apo tė bashkėkombėsit, qė nuk arrin ta njohė ende ndjenjėn e humanizmit, nuk mund ta krijojė dot kėtė ndjenjė papritmas, i shtyrė nga komuniteti evropian, apo i shtyrė nga njė tjetėr rast i hidhur nė listė siē ėshtė Gėrdeci. Shqipėria nuk hyn nė vendet qė mund tė bėjnė politikė tė madhe dhe tė vėrtetė.

    Por pavarėsisht nga kėto tė meta, mendimi im ėshtė se edhe me zor, ne duhet tė punojmė pėr ritualin e purifikimit, ne e kemi tė nevojshėm atė. Le ta bėjmė si njė rit ndaj parimit tė paqes dhe prosperitetit tonė. Le ta bėjmė, sikurse grekėt dhe romakėt e lashtė si njė rit pėr tė ndihmuar brezat e rinj qė tė kuptojnė se e ardhmja e tyre do tė jetė e qėndrueshme, le ta bėjmė pėr mijėra shqiptarė qė nuk kthehen sot nė vendin e tyre se kanė humbur besimin. Por, edhe nėse nuk na ndihmon dot zemra, tė paktėn hap pas hapi, brez pas brezi, tė na ndihmojė arsyeja.

    Nėse procesi i Lustracionit do tė ndodhte natyrshėm, nuk do tė kishim njė Gėrdec dhe nėse nuk e zgjidhim problemin e sė kaluarės, Gėrdecin do ta kemi si makth nėpėr ėndrra. Por nga ana tjetėr, nėse do mbarojmė ligjin pėr figurėn e pushtetarit dhe do harrojmė Gėrdecin, atėherė asnjėherė nuk do tė zbatojmė ligjin qė hartuam. Nė njėfarė mėnyre, Gėrdeci dhe Dosjet kanė tė njėjtėn pasojė psikologjike dhe ndikojnė njėlloj nė konstruktin social e politik tė Shqipėrisė sė ardhshme.

    Nė kėtė logjikė ėshtė edhe historia e Rafael Lemkin, eruditi dhe juristi i talentuar hebreo-polak, i cili krijoi termin Genocid dhe shkroi pėr tė parėn herė Ligjin Kundėr Krimeve ndaj Njerėzimit. Ai kishte vėzhguar masakrat e pas Luftės sė Parė Botėrore, ato tė Turqve kundėr Armeneve, Asirianėve dhe Pondeve. Kur mori pjesė ne gjyqin e Nurenbergut pas Luftės sė Dytė Botėrore, Lemkin e quajti atė ditė "mė tė zezėn nė jetėn e tij", sepse kuptoi qė ishte zgjidhur vetėm njė ēėshtje, ajo e genocidit nazist dhe nuk ishte kujtuar asgjė nga historia e hershme e para Luftės. Atė e trishtoi harresa e sė kaluarės, si njė mjeshtėr i madh e dinte qė krimi i pandėshkuar sjell tjetrin, madje me pėrmasa akoma mė tė mėdha.

    Ēėshtja e gabimeve dhe krimeve njerėzore nuk ėshtė njė ēėshtje e njėherė tė vetme, ato duhen parė nė kompleksitetin e tyre, sepse njėra ndihmon apo dėmton tjetrėn. Nuk ėshtė vetėm ngjarja nė vetvete qė duhet rikuperuar, por ėshtė marrėdhėnia humane, sociale dhe psikologjike e njeriut ndaj ngjarjes ajo qė e ndihmon apo e lufton krimin.

    Nėse do t'i rikthehemi listės, ēėshtja e dosjeve nuk duhej tė figuronte mė atje, sepse duhej tė ishte zgjidhur me kohė,… por edhe ēėshtja e Gėrdecit s'do tė ishte asgjėkund, sepse pėrgjegjėsia politike dhe qytetare qė do tė kishim ndėrtuar me vite nuk do tė na e lejonte krijimin e njė "krematoriumi" tė quajtur Gėrdec.

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •