Kosova shtet laik dhe multifetar
Kushtetuta e Kosovės e karakterizon Kosovėn si njė shtet laik dhe neutral pėr sa i pėrket ēėshtjeve tė besimeve fetare. Dhe pikėrisht Qeveria e Kosovės duhet tė punojė pėr tė mbrojtur mbi tė gjitha karakterin e saj multietnik, mulikulturor dhe multifetar qė tė konsiderohet si njė shtet i sė drejtės. Laiciteti i shtetit nė thelb nėnkupton ndarjen e pushtetit politik dhe administrativ nga autoriteti fetar. Koncepti modern i laicitetit, del nė pah atėherė kur shteti vendos tė tolerojė fetė e tjera qė ndodhen nė minoritet, nė krahasim me besimin e shumicės nė vend. Pėr sa i pėrket lirisė sė kulteve: tė gjithė kultet janė tė barabarta dhe duhet t'i nėnshtrohen dhe tė respektojnė rregullat e shtetit. Kosova ėshtė e pėrbėrė nga disa besime: myslyman, ortodoks, katolik e bektashi, tė cilėt duhet tė punojnė nė paqe dhe harmoni tė plotė dhe sigurisht duhet njė ndėrhyrje apo rregullim nga shteti pėr sa i pėrket veprimtarisė sė tyre, gjė e cila do tė ndihmonte bashkėjetesėn mes kėtyre komuniteteve. Nė bazė tė nenit 38 dhe 39 tė Kushtetutės kosovare, liria e besimit, e ndėrgjegjes dhe e fesė, ėshtė e garantuar.
Liria e besimit ngėrthen tė drejtėn pėr tė pranuar dhe pėr tė manifestuar fenė, tė drejtėn pėr tė shfaqur bindjet personale dhe tė drejtėn pėr tė pranuar ose refuzuar pėr tė qenė anėtarė i njė bashkėsie ose grupi fetar, askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet, nė kundėrshtim me ndėrgjegjen e vet, qė tė marrė pjesė nė praktikimin e fesė si dhe tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij. Por pikėrisht kjo liri e manifestimit tė fesė, e besimit dhe e ndėrgjegjes mund tė kufizohet me ligj, nėse njė gjė e tillė ėshtė e domosdoshme pėr mbrojtjen e sigurisė dhe rendit publik, ose tė tė drejtave tė personave tė tjerė. Shteti modern multietnik dhe identiteti kosovar Ėshtė me shumė rėndėsi qė bazat e shtetit tė ndėrtohen me pjekuri dhe maturi. Nė Kosovė ėshtė me rėndėsi ngjizja e shtetit tė sė drejtės, shtetit demokratik, multietnik, multifetar dhe inkuadrimi i Kosovės nė proceset integruese drejt shoqėrive demokratike, dhe sigurisht feja luan njė rol thelbėsor. Ngandonjėherė raportet e shtetit dhe fesė janė tė diktuara nga njė tėrėsi faktorėsh historikė, sociokulturorė dhe politikė. Elementet kryesorė qė karakterizojnė kėtė bashkėsi faktorėsh janė pikėrisht: procesi i shtetformimit, kompozimi fetar i shtetit dhe kėrcėnimet qė shteti mund tė ketė tė cilat shteti dhe kolektiviteti fetar dominues pėrballohen. Le tė marrim shembullin e Shqipėrisė. Shteti shqiptar u themelua si ideal bashkėjetese mes shqiptarėve tė feve tė ndryshme, qė donte tė thoshte edhe e traditave tė ndryshme kulturore dhe pikave tė ndryshme tė referimit politik, ekonomik dhe etik. Dhe kjo ka bėrė qė tė krijohet njė ekuilibėr mes tė gjitha feve nė Shqipėri, qoftė ajo myslimane, ortodokse, katolike, apo bektashe.
Njė shembull tjetėr i shtetit laik modern ėshtė dhe ai i themeluar nga Mustafa Qemal Ataturk nė vitin 1922. Laiciteti turk i ka mundėsuar shtetit tė aneksojė fushėn fetare nė shėrbimin publik. Ataturku me idetė e tij bėri qė tė "rrėshqasė" identiteti "myslimano- osman" nė njė identitet nacionalist "turkolaik" apo siē thirret ndryshe "qemalist", dhe ėshtė pikėrisht kjo shkėputje e identitetit qė hodhi bazat e shtetit modern turk. Kosova ėshtė njė vend ku ka shumė etnitete, dhe pikėrisht tė gjitha ato duhet tė bashkohen pėr tė krijuar njė identitet tė pėrbashkėt. Tė gjitha etnitė kanė gjuhė, kultura dhe histori tė ndryshme, secila prej tyre mbron identitetin e vet tė origjinės. Shqiptarėt u referohen heronjve tė tyre, serbėt po ashtu, e njėjta vlen dhe pėr grupimet e tjera tė pakicave kosovare, si turq, romė e tė tjerė, qė e kanė identitetin e tyre. Pikėrisht shteti kosovari duhet t'i pėrfshijė tė gjithė nė identitetin kosovar. Dhe ėshtė pikėrisht kjo sfida qė shteti kosovar duhet tė pėrballet me "rrėshkitjen" e identitetit mysliman apo katolik tė shqiptarėve, tė atij ortodoks tė serbėve, dhe tė minoriteteve tė tjera nė njė identitet "kosovaro-laik"!
Ilda Mara
(
Autorja ėshtė Studiuese dhe kėshilltare pranė revistės
franceze "Politique Internationale")
Krijoni Kontakt