Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 76
  1. #41
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    E ty kush te beni ateist
    MENDJA IME...
    Ezekiel 25-17.

  2. #42
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767

    Realizmi artistik i Blushit dhe surrealizmi historik i Shqiptarėve

    Nga Altin Goxhaj

    Pėrqasja historike e simbolikės estetike tė ARMIKUT nė Librin e Ben Blushit "Tė jetosh nė Ishull"

    "lufto ēdo ditė, lufto me veten,
    kur do ta dish tė paktėn s'do jesh mė viktimė"
    Bojken Lako


    "Desh Zoti qė njė bandit, i cili donte tė vriste dhe tė dėbonte myslimanėt nga Voskopoja, tė zhdukej dhe ai u mbyt nė mėkatin e tij. Desh Zoti qė tė krishterėt tė merrnin njė ndėshkim pėr tė gjitha vuajtjet dhe mizoritė qė u kanė bėrė myslimanėve nė Voskopojė, dhe ata u gjakosėn, u varfėruan, u shkatėrruan dhe shumė prej tyre ikėn tė lebetitur duke humbur pasuritė dhe familjet e tyre. Desh Zoti qė Kėshilli i qytetit, qė drejtonte kundėr ligjeve tė kuranit famėlart, tė zhbėhej pėr tė gjitha vendimet e padrejta dhe hakmarrėse qė ka marrė kundėr myslimanėve, dhe kėshilli u zhbė dhe nuk do tė bėhet mė. Desh Zoti qė librat e Voskopojės, tė shkruara me shkronjat e tė pafeve, tė mos e shihnin mė dritėn e diellit, dhe ashtu u bė dhe libra nuk ka mė. … desh Zoti qė fėmijėt e besimtarėve tė devotshėm tė dallohen nga ata tė jobesimtarėve tė pafe dhe kėtyre tė dytėve u lidhi njė shall tė kuq nė qafė qė t'ua marrė frymėn sa herė t'I dalloje nga atje lart ku qėndron…
    Desh Zoti qė unė tė jem kėtu dhe unė ja ku jam pėr ta prishur vetminė tuaj, pėr t'I dhėnė ujė buzėve tė etura, pėr t'I dhėnė dritė syve tė mbyllur, pėr t'I dhėnė frymė zemrave tė dobta, pėr t'I dhėnė qumėsht gjinjve tė tharė, pėr t'I dhėnė gjak muskujve tė lodhur, pėr t'I dhėnė zė veshėve tė shurdhėt, pėr t'I dhėnė bukė gojėve tė uritura, pėr t'I dhėnė nėnė dhe babė jetimėve, pėr t'I dhėnė shpirt tė gjallėve, pėr t'I dhėnė varr tė vdekurve, pėr t'I dhėnė duar tė pambrojturve, pėr t'I dhėnė armė tė sulmuarve, pėr t'I dhėnė tokė endacakėve, pėr t'I dhėnė forcė luftėtarėve, pėr t'I dhėnė dije tė paditurve, pėr t'I dhėnė njė qytet myslimanėve, pėr t'I dhėnė Zot Voskopojės." (f.266 – 267)
    Me kėto fjalė iu drejtohet Hoxha i turqve shqiptarėve tė gatshėm pėr hakmarrje.
    Dhe kėtu fillon dhe mbaron historia e Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Nė qindra vjet. Kėtu buron edhe mėsimi i myslimanit tė vogėl Ali: "Po tė isha unė profet, do t'I kisha thėnė Isakut tė mos e linte hoxhėn tė hynte nė Voskopojė sepse ai e mėsoi Sali Binishin si ta digjte qytetin". (f.284)
    Jemi ne shqiptarėt qė jemi armiq tė shqiptarėve. Tė huajt vetėm se na rrahin krahėt dhe na pėshpėrisin. Siē dhe Blushi e paraqet nė mėnyrė shumė domethėnėse nė faqe 266-267 kur Hoxha po miraton dhunėn shqiptare kundėr shqiptarėve tė cilėt vetė kėrkojnė tė motivojnė hakmarrjen personale duke u fshehur nė mėnyrė gėnjeshtare pas fjalės sė Zotit. Siē e bėn edhe Marin Kurila kur humbet legjitimitetin e zgjedhjeve njėsoj si edhe Sali Benishi qė fshihet pas Profetit kur fyhet personalisht.

    Faktori misionar i Armikut pėrēarės
    Duke pasur parasysh modelin tredimensional tė udhėheqėsisė arketipike tė ishullit blushian tė pėrbėrė nga tre komponentė, Prijėsi pastoral dhe Princi (qė qėndrojnė pėrballė njėri-tjetrit), ku mes tyre futet me vėshtirėsi i Urti, nė dy anėt ekstreme tė kėsaj treshe, qėndrojnė si dy pole tėrheqės dhe shtytės, 2 "zana" joshėse por kobsjellėse: Hoxha i Turqve dhe Prifti Grek.
    Kėto dy pole shėrbejnė si zėra sirenor qė ndjellin armiqėsinė dhe pėrēarjen, armiqėsi qė sa mė shumė vazhdon aq mė shumė rrėnoja sjell. Dhe kėto rrėnoja mund tė sjellin njė "komb rrėnojė" (siē e quan Kadare nė "Vizitė nė Kėshtjellėn Grace"). Dhe kjo pėrēarje kėnaq si interesin e turqizimit tė shqiptarėve dhe greqizimin e gjuhės dhe tė identitetit tė krishterimit shqiptar. Por kėtė si gjithmonė fajtorėt janė vetė shqiptarėt, sepse "duke i quajtur turq shqiptarėt myslimanė, nė fakt, i kanė hedhur ata si armė nė duart e turqve. Me ato duar turqit kanė luftuar dhe kanė pushtuar fshatrat dhe qytetet tona. Nė tė vėrtetė shqiptarėt kanė luftuar kundėr shqiptarėve dhe njėra palė besonte se luftonte kundėr turqve, ndėrsa pala tjetėr ngushėllohej se luftonte kundėr grekėve. Kėsisoj nuk ka mbetur asnjė pėllėmbė Shqipėri dhe kujtdo qė fitonte i thuhej se fitoi si turk dhe kujtdo qė humbte i thuhej se humbi ngaqė ishte grek.»

    Armiqtė e Ishullit
    Historia e Ishullit tė Blushit ėshtė njė pėrpjekje psikanalitike pėr tė dekonstruktuar arketipin e udhėheqėsisė shqiptare nė histori. Blushi paraqet historinė e vetshkatėrrimit bipolar tė personazheve dhe ishullit tė tyre jo nga ushtritė e tė huajve por nga vetė shqiptarėt, tė pėshpėritur nga misionarėt e huaj qė vetė shqiptarėt i ftojnė nė vatrat e tyre. Sepse Armiku i jashtėm nuk ekziston si njė ushtri shkatėrrimtare por shfaqet nė formėn e misionarit qė argumenton nevojėn pėr vėllavarsje dhe ndarje! Ai shfaqet herė si prift qė ftohet tė vijė nė Ishullin-Fshat dhe herė si hoxhė qė ftohet tė vijė nė Ishullin-Voskopojė. Roli i tij nuk ėshtė tė vrasė por t'i kėrkojė shqiptarėve tė vrasin njėri-tjetrit si tė jenė turq apo grek. Tek Blushi armiku i shqiptarėve nuk duhet kėrkuar jashtė shqiptarėve si njė ushtri bajlozėsh shkatėrrimtarė siē kemi bėrė deri mė sot me histografinė e derisotme glorifikuese qė ka ngelur akoma nė kohėn e Rilindjes sė 150 vjetėve mė parė. Pėr Blushin ARMIKU i SHQIPTARIT ĖSHTĖ VETVETJA. Armiku i jashtėm kufizohet nė pėrmasat e njė misionari qė ofron kėshilla me kėrkesė tė vetė shqiptarėve. Dhe pas kėshillave fillon pėrballja midis Aranitit dhe Ibrahimit, midis Sali Binishit dhe Isak Komneinit.
    Kjo ėshtė njė tezė shumė domethėnėse e Blushit pėr tė shpjeguar se si nė ishullin tonė armiku kemi qenė ne vetė, ku misionari i huaj nė ishull ėshtė vetėm pėrshpėritje zanash ngatėrrestare.

    Historia e Vėrtetė e Dėshtimit Sizifian
    Sepse kėtu qėndron njė pjesė e problemit. Janė shqiptarėt ata qė i thėrrasin tė huajt pėr t'i shpėtuar nga vetė shqiptarėt.
    Ashtu si Komneinėt e Kostandinopojės thirrėn dikur vetė turqit pėr mbėshtetje nė shekujt XII, por qė mė pas nuk u shkulėn dhe u vendosėn pėrgjithmonė pėrballė Konstandinopojės e mė pas e morėn dhe atė! (Histori e Shqipnis, Tajar Zavalani, Phoenix & Shtėpia e Librit, 1998, f.96). Po ashtu si Karl Topia i bėri thirrje turqve tė Hajredin Pashės t'i ndihmonte nė luftė kundėr Balshajve qė nė fund tė shekullit XIV (po aty nė f.116 duke iu referuar historianit tė madh anglez Gibbons). Po ashtu siē grindeshin shqiptarėt me njėri tjetrin duke i dhėnė Venedikut si konēensione pazaresh: Durrėsin, Lezhėn apo Shkodrėn. Po ashtu siē Moisi Golemi dhe Hamza Kastrioti u prinin ushtrive turke kundėr Skėnderbeut.
    Po ashtu siē Ali Pasha apo Bushatlinjtė i shėrbenin Sulltanit kundėr njėri tjetrit. Po ashtu si Bushatlinjė luftonin kundėr njėri-tjetrit nė emėr tė sulltanit. Po ashtu si gjatė Lidhjes sė Prizrenit, Sheh Mustafai i Tetovės u nxit nga Turqit qė tė shpėrbėnte dhe tradhėtonte Lidhjen e Prizrenit duke filluar edhe vėllavrasjen nė njė kohė qė trojet shqiptare copėtoheshin nga Kongresi i Berlinit.
    Po ashtu siē Toptani pėr hir tė pazareve me armiqtė e pavarėsisė, krijoi qeverinė paralele nė Durrės pėr t'i bėrė karshillėk Qeverisė sė Ismail Qemalit. Po ashtu si Haxhi Qamili nėn pėrshpėritjet e Myftiut Osman tė Tiranės Musa Qazimi ngriti flamurin e sulltanit pėr ta kthyer Shqipėrinė nė njė vilajet islam, lėvizje "e pėshpėritur" nga serbėt dhe grekėt, me qėllim qė tė fillonte vėllavrasja ndėr shqiptarė. Ndaj pėr t'a bėrė vėllavrasjen sa mė tė mundshme liruan nga burgu i Gjirokastrės mbi 200 kriminelė ordinerė qė rrafshuan bashkė me andartėt grekė Jugun "pėr tė mbrojtur ortodoksėt e rrezikuar nga mysliamanėt"! Krime qė morėn pėrgjigjen e ashpėr tė patriotit Sali Butka nė Voskopojė e Korēė. Boshnjakėt prosulltan tė Shijakut dhe ushtarėt grekė ishin vetėm suport i pėrplasjes, sepse shqiptarėt dilnin dhe tepronin pėr njė gjė tė tillė. Njė pjesė e andartėve grekė ishin arvanitas sepse dinin edhe greqish edhe shqip qė u duhej pėr t'Ju kėrkuar shqiptarėve tė deklaroheshin si grekė pėrballė Misionit tė regjistrimit tė Lidhjes sė Kombeve! Po ashtu siē serbėt i dhanė para dhe pushkė Markagjonėve tė shitur pėr tė themeluar Republikėn absurde tė Mirditės si vetmbrojtje ndaj gjoja persekutimit qė po i bėhej katolikėve mirditorė! Ndėrkohė qė kėta katolikė mirditor kishin refuzuar tė qėllonin mbi myslimanėt e Haxhi Qamilit njėsoj si Isaku i krishterė i Ishullit tė Ben Blushit qė refuzoi dhe do tė refuzonte sikur 100 jetė tė kishte tė luftonte me myslimanėt e Voskopojės.
    Po ashtu siē vetė Zogu iu kėrkoi mbėshtetje tė armatosur serbėve, siē Noli i kėrkoi mbėshtetje Bashkimit Sovjetik, ashtu sic kėshilltarėt ushtarakė italianė tė thirrur nga vetė Zogu u hoqėn shulet pushkėve.
    Po ashtu siē vetė Enver Hoxha kėrkoi mbėshtetjen serbe duke shitur Kosovėn e braktisur Ēamėrinė, qė vetė arvanitasit ortodoks tė Fariotėve e dogjėn pėr hakmarrje tė nxitur sipas planit Grek tė pastrimit etnik. Vetė Zerva famėkeq ishte arvanitas ortodoks sepse edhe mllefin antiēam gjatė masakrave, nė gjuhėn shqipe e shprehte!
    Po ashtu si nė 2 Korrik 1990 kur nė Tiranė plasi eksodi nė Ambasada ditėn qė Kosova shpallte pavarėsinė. Po ashtu si prifti grek bėri vetėm postierin e parave tė Piramidave tė krijuara nga shqiptarėt nė 1997, njėsoj si 10 vjet mė vonė biznesmeni grekofon Delijorgji u thirr vetė nga qeveritė shqiptare tė majta dhe tė djathta pėr tė na prodhuar Gėrdecin anti-NATO. Djegiet dhe shkatėrrimet e 91-92, 97-98 sipas shumė tė dhėnave rezultojnė tė frymėzuara edhe nga faktorė jashtė Shqipėrisė, por ama nga shqiptarė u bėnė. Mjaftojmė tė kujtojmė masakrimin qė iu bė agrumeve dhe ullishteve tė Rivierės nė 91-92 pėr tė kujtuar se si filloi eksporti i tyre nė masė nga Greqia. Mjafton tė kujtojmė ata djelmoshat me maska dhe flamuj grekė mbi barkat luftarake tė Sarandės nė '97 apo kronikat greke tė '97. Data 1997 e Shqipėrisė sė sotme, me pak rrotullime shifrash mund tė kthehet nė 1679 tė Voskopojės sė Kaosit.
    Ka edhe njė pėrqasje tjetėr shumė reale nė librin e Blushit midis rastit voskopojar tė shokėve tė Marin Kurilės qė dogjėn e shkatėrruan pas vrasjes sė udhėheqėsit tė tyre dhe rastit tė vėrtetė historik tė shokėve tė Avni Rustemit (tė rinjtė anėtarė tė shoqatės demokratike "Bashkimi" tė themeluar nga ky i fundit), qė pas vrasjes sė tij, torturuan dhe vranė "armiqtė" e Avni Rustemit duke djegur edhe shtėpitė e tyre. Sjellja e tyre kundėr "tradhėtarėve" ėshtė dokumentuar mirė nė gazetat e kohės sė vet. Dhe ndryshon vetėm pėr nga pėrmasat me historinė vlonjate tė gjakderdhjes pranė SHIK-ut nė Vlorė '97 qė e kthyen gjithė '97 nė njė vit tė mbrapshtė alla 1913 (i pėrsėritur edhe nė 1924 – 1926) qė tė kujton kaosin shqiptar tė kohės kur Ali Pashė Tepelena ishte ende i ri.

    Lufta surreale me veten
    Pamja e Shqipėrisė Blushiane i ngjan njė pikture surreale tė Salvador Dalisė ("Paralajmėrimi i Luftės Civile") mbi Luftėn Civile, qė tregon njė trup qė ngėrthen me thonj vetveten ku njėra pjesė nuk len pjesėn tjetėr tė marrė frymė.
    Pėr kėdo qė ka lexuar pėr historinė e Shqipėrisė jashtė literaturės sė atrofizuar rilindase shkollore, ka mjaftueshėm informacion pėr tė besuar tė vėrtetėn simbolike-artistike tė Blushit e cila ripėrsėritet dhe riprodhohet nė mėnyrė ciklike nė historinė e Pėrleshjes sė Pafundme, midis Ali Pashės dhe Bushatlinjve, midis vetė Bushatlinjve, midis Ali Pashės dhe Suliotėve, midis Krahut islamik dhe radikal tė Lidhjes sė Prizrenit, midis Toptanasve dhe Ismail Qemalit, midis Haxhi Qamilit dhe udhėheqėsve shqiptarė qė mbėshtesnin Princ Vidin, midis Ahmet Zogut dhe Fan Nolit, midis Enver Hoxhės dhe gjithė opozicionit ndaj tij, dhe tė gjithė politikanėve pa dallim ndėrmjet njėri tjetrit nė njė arketip tė dyfishtė kaotik por rob tė sė shkuarės kreshnikore dhe princėrore duke pėrfshirė nė mėnyrė mė tė spikatur Sali Berishėn, Fatos Nanon, Leka Zogun, Edi Ramėn, Ilir Metėn, etj.
    Kjo luftė surreale kreshnikėsh me veten, shprehet mė sė miri nė dy vargje jo mė nga eposi i Kreshnikėve por nga Pop-Eposi i Bojken Lakos:
    "Lufto ēdo ditė, lufto me veten,
    Kur do ta dish tė paktėn s'do tė jesh mė viktimė"

    Tė Urtėt e Rilindjes
    Dalja nė skenėn blushiane tė Isakut tė Komneinėve dhe Muhamedit tė Ibrahimit, ėshtė edhe simbolika e shfaqjes sė filizave tė Rilindjes Kombėtare qė mbinė nė humusin e gėrmadhave shqiptare. Isaku dhe Muhamedi nuk janė mė as Prijės alla Skėnderbe apo Ali Pashė, dhe as Princėr pretendentė alla Komneinė apo Kurila. Ata janė kategoria e re e tė Urtit tė Ri dhe jo mė tė plakur tė mitologjisė shqiptare ndėr shekuj.
    Ata dalin mbi lojėn e pėrshpėritjes sė misionarit tė huaj, mbi pėrēarjen nonstop tė shqiptarėve.
    Janė ata qė do t'i japin drejtim profecisė sė Arianitit qė i rrėfehet priftit: "Ju grekėt na thoni qė kemi fenė tuaj. Turqit thonė se toka ėshtė e perandorisė, ndėrsa ju grekėt thoni se feja jonė ėshtė feja juaj sepse ungjijtė janė shkruar nė greqisht. Unė nuk do tė jem gjallė, por di qė njė ditė stėrnipėrit e mi do ti kenė tė dyja dhe askush nuk do tė mund t'a marrė mė, as fenė, as tokėn dhe as gratė."(f. 24)
    Isaku dhe Muhamedi janė modeli i ri intelektual, ai model qė prodhon mė vonė Rilindjen Kombėtare tė vėllezėrve bektashinj Frashėri, monsinjor Preng Doci, Jani Vreto, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Vaso Pasha, dhe mė pas Ismail Qemali, Mithat Frashėrit (i bri i Abdyl Frashėrit), Faik Konica, Shahin Kolonja, etj.
    Kėtu ndryshon bipolarizmi i Prijėsit dhe Princit. Nė Voskopojė dmth kur themelohet Polisi, dmth qyteti dhe kultura oksidentale, lind kategoria e re: i Dituri, i Shkolluari, Intelektuali Patriot!
    Intelektuali ėshtė humbės sepse ėshtė romantik por tek humbja e tij qėndron e drejta siē i quan Poeti: "Romantikėt shkruajnė poezi nė mes tė luftės dhe prandaj humbin. Por unė zgjedh romantikėt sepse nė poezitė e tyre humbėsit kanė gjithmonė tė drejtė".(f. 231)
    Personazhet e Blushit, Isaku nė fillim dhe Muhamedi mė pas, janė nxėnės tė Metod Antrakiti qė simbolizon kulturėn iluministe europiane qė morėn Rilindasit shqiptar duke filluar qė nga Rektori i Akademisė sė Re, Teodor Kavaljoti prej Kavaje (origjina e tė cilit pohoet nga vetė i biri i Kavaljotit, profesor nė Budapest), i cili ishte nxėnės i filozofit tė madh pozitivist kozmopolit ballkanas, Method Antrakiti i vėrtetė.
    Por rrėnimi i qytetėrimit perėndimor tė Voskopojės sė Teodorod Kavaljotit tė madh iluminist por tė harruar, e zhvendos edhe kahun e vetė Rilindjes 100 vjet mė pas. Dhe jo vetėm nė kohė por edhe nė hapėsirė. Rilindja e shqiptarėve nga njė Rilindje Perėndimore detyrohet tė mbetet njė Rilindje Lindore, gati orientalo-pastorale. Sepse sado ndihmesė intelektuale mori Shqipėria nga pasardhėsit e mėrgimtarėve tė kohės sė Skėnderbeut nė Itali dhe nga mėrgimtarėt e rinj tė Voskopojės nė Rumani, kryeqyteti kulturor i shqiptarėve mbeti Stambolli, kryeqytet qė paraziton prej qindra vjetėsh nė kokat tona.


    ***

    Mė bukur se Altini, asnjė nuk ka dit ta lexojė kėtė libėr jashtė mase tė bukur. Analizė e shkėlqyer.
    Ezekiel 25-17.

  3. #43
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    E mbarova librin sot, ma sollen tani, keshtu qe me ne fund m'u dha mundesia. Ndaj nuk u shpreha kur tema u hap ne forum.

    Do t'i keshilloja te gjithe ta lexonin, pavaresisht shijen qe mund te lere ne fund. Per mendimin tim mllefet e sazexhiut, mushktarajve etj, nuk kane ashtu te rrine. Altini me lart e ka kapur me mire thelbin ...

  4. #44
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    E mbarova librin sot, ma sollen tani, keshtu qe me ne fund m'u dha mundesia. Ndaj nuk u shpreha kur tema u hap ne forum.
    Tani ta sollėn? Po e kishe moj nė rrjet, njė mp mua dhe tė thosha adresėn lol.

    Ndonjė koment mė shumė? Se mua mė pėlqen kjo tema e librit, po skam gjet ndonjė sagllam pėr debat/dialog.
    Ēa tė bėri mė shumė pėrshtypje? Nuk tu duk se u fute nė botėn e gjysh/stėrgjyshave?
    Hajde fol...lol
    Ezekiel 25-17.

  5. #45
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Julius Lexo Postimin
    Tani ta sollėn? Po e kishe moj nė rrjet, njė mp mua dhe tė thosha adresėn lol.

    Ndonjė koment mė shumė? Se mua mė pėlqen kjo tema e librit, po skam gjet ndonjė sagllam pėr debat/dialog.
    Ēa tė bėri mė shumė pėrshtypje? Nuk tu duk se u fute nė botėn e gjysh/stėrgjyshave?
    Hajde fol...lol
    Lexoj forumin nga halli ne tenet, lol. Une librat i lexoj si qimoti, me stilolaps ne dore, edhe syte s'i nxjerr, se i kam si ato te ballit, Channel-et dmth , por dhe me mire rrenjosen.

    E para me beri pershtypje qe ka kapur kete periudhe kohe. Teper e rendesishme ne historine e Shqiperise, por e pafolur shume. E dyta, perhapja e Islamit ne Shqiperi (unike ne Ballkan) shkermoqet me detaje interesante. Ne kohen e xhaxhit u mbush me legjenda, jo dhune, jo jeniceret, jo grate ne gremine. Per aspektin e saj (me mikro ne nivel) nuk eshte folur, apo nuk eshte dashur te flitet.
    Figura e Arianit Komenit, qe ne shikim te pare duket sikur eshte ngritur ne piedestal ne fakt nuk eshte e tille. Edhe mllefi ndaj Gjergj Kastriotit duhet marre me nje doze kripe, pune feudalesh, te dy, vegla ne duart e fuqive te medha. Pasqyrimi me i mire (Gjergj Brankovici, per Fuqite ta kisha fjalen.)

    Do te vecoja nje thenie te librit:
    "Shqiptaret nuk dine te zgjedhin, dhe c'eshte me e keqja nuk dine ta mbrojne ate qe zgjedhin, dhe akoma me keq, tradhtojne shpejt ate qe zgjedhin." (Fq 56, paragrafi i pare) Vazhdimi eshte akoma me interesant.

    Megjithese ka aspekt fetar, per mendimin tim libri eshte gjeopolitik ne thelb. Idealet, fantazite (fshati i Arianitit, Voskopja etj) Shqiperia vete nuk mund te jete nje ishull.

  6. #46
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Lexoj forumin nga halli ne tenet, lol. Une librat i lexoj si qimoti, me stilolaps ne dore, edhe syte s'i nxjerr, se i kam si ato te ballit, Channel-et dmth , por dhe me mire rrenjosen.
    Eh unė nuk e kam kėtė tė dhėnė se pėr fat kam kujtesėn e fortė dhe ia hedh. Si tė mė vijė lexoj. Po ky ka qėnė njė nga librat e rinj mė tė arrirė shqip. Kėtu e disa vjet.


    E para me beri pershtypje qe ka kapur kete periudhe kohe. Teper e rendesishme ne historine e Shqiperise, por e pafolur shume. E dyta, perhapja e Islamit ne Shqiperi (unike ne Ballkan) shkermoqet me detaje interesante. Ne kohen e xhaxhit u mbush me legjenda, jo dhune, jo jeniceret, jo grate ne gremine. Per aspektin e saj (me mikro ne nivel) nuk eshte folur, apo nuk eshte dashur te flitet.
    Ato tė dhėna nuk hiqen. Tė dhunės. Nuk ndryshohet dot mendimi 180 gradė. Dhunė ka pasur dhe ka qėnė e konfirmuar madje dhe sot. Se unė kam ndjek dhe debatet rreth librit kur rastisa tė jem nė shtėpi.
    Godo me Xhufin, mbėshtesnin idenė se islami jo pak herė ėshtė imponuar me dhunė. Po karakteristika interesante ishte se dhuna ushtrohej jo prej pushtetit qėndror, po prej bejlerėve tė zonės. (nė kėtė pėrfshiheshin aspekte politike se ndarja raja-bejlerė ishte dhe ndarje bujkrobėr-ushtarė. Kur donin ushtarė atėherė i konvertonin.

    Pastaj ke tė dhėna folklorike. (folklori ėshtė i pagabueshėm pėr mua) shiko kėngėn e Ēaush Hormovės e shumė tė tjera.
    Gjithashtu ana humane e gjithė kėsaj ēėshtjeje nuk mohohet. Se ka pasur dhe anė humane, familjare. E shprehur mė sė shumti me kriptokristianizėm.
    Interesante ėshtė teoria e A.Vehbiut qė thotė se kristianizmi pasqyronte anėn femėrore tė popullsisė shqiptare. Ndėrsa islami anėn burrėrore. Femrat ishin mė tė prira tė mbanin fenė e parė. Ndėrsa procesi i burrėrimit shoqėrohej me hyrje dhe nė jetėn sociale tė vendit. (karrierė, ushtri etj).
    Anėn burrėrore e mbėshtet dhe A.Kola kur thotė se shpirti kryeneē i shqiptarit nuk shkonte me krishtėrimin dhe folozofinė e faqes tjetėr.

    Gjithsesi shumica mbijetuese e shqiptarėve ishte diēka midis. Dmth edhe kristianė edhe myslymanė ponė versionin light. (kujto Ali pashėn e romanit kur i shpjegonte Ibrahimit se kė version islam duhet tė merrte).


    Figura e Arianit Komenit, qe ne shikim te pare duket sikur eshte ngritur ne piedestal ne fakt nuk eshte e tille. Edhe mllefi ndaj Gjergj Kastriotit duhet marre me nje doze kripe, pune feudalesh, te dy, vegla ne duart e fuqive te medha. Pasqyrimi me i mire (Gjergj Brankovici, per Fuqite ta kisha fjalen.)
    Kjo ėshtė njė alibi e ngordhur pėr ata qė janė anti librit. Unė mbaj mend nga historia e vitit tė 4rt tė thuhet prej Muzakės nė njė letėr drejtuar Venedikut:
    " dhe i ashtuquajturi Skėnderbe, pasi mori pronat e mia dhe tė tė tjerėve e shpalli veten mbret". E ke shprehjen e goditur aty: zėnka mes feudalėsh.
    KĖSHTU duhet lexuar. Jo si antiskėnderbe...

    Do te vecoja nje thenie te librit:
    "Shqiptaret nuk dine te zgjedhin, dhe c'eshte me e keqja nuk dine ta mbrojne ate qe zgjedhin, dhe akoma me keq, tradhtojne shpejt ate qe zgjedhin." (Fq 56, paragrafi i pare) Vazhdimi eshte akoma me interesant.
    Po kjo hyn te filozofia e ishullit dhe ishullorėve. Ne jemi nė ishull. Unė e besoj kėtė. Shqiptarėt janė ishullorė prej vetė natyrės. Ėshtė e kotė tė kėrkojmė aleatė afėr nė gjeografi. Duhet diēka tjetėr (sipas mendimit tim)

    Megjithese ka aspekt fetar, per mendimin tim libri eshte gjeopolitik ne thelb. Idealet, fantazite (fshati i Arianitit, Voskopja etj) Shqiperia vete nuk mund te jete nje ishull.
    Kėtu s'biem dakort siē shkruajta dhe mė lart.
    Ezekiel 25-17.

  7. #47
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Me ke keqkuptuar, apo ndoshta nuk jam shprehur qarte. Ne asnje menyre nuk mohoj dhunen, eshte pjese e pandare e pushtimit dhe rezultatit (konvertimit.) Por sic thashe me lart, aspekte te tjera te konvertimit nuk jane trajtuar. (Apo te pakten ne kohen e xhaxhit, per ta trajtuar shqiptarin si nje hero "nder shekuj" por jo si nje individ.) Dhuna ekonomike, dhuna psiqike, ideja e parandalimit te dhunes etj etj etj.

    Per rrefimin e Ali Pashes, eshte nje pjese tjeter qe ate e harrojne apo duan ta harrojne shume shqiptare "sunite" sot. Islamizmi ne Shqiperi u perhap ne forme bektashizmi, eshte fakt i pamohueshem, dhe i trajtuar nga shume studiues te tjere te huaj. Me vjen ne mendje libri i Denis Hupchick: "Ballkani, nga Kostandinopoja ne Komunizem." Fjet gjeresisht per kete pune. Nje aspekt interesant sipas tij eshte se e shpjegon perhapjen fese islami ne Shqiperi me ane te Bektashizmit, ndersa ate ne Bosnje ia atribon drejt per drejte koloneve turq qe u vendosen ne mase.

    Po kjo hyn te filozofia e ishullit dhe ishullorėve. Ne jemi nė ishull. Unė e besoj kėtė. Shqiptarėt janė ishullorė prej vetė natyrės. Ėshtė e kotė tė kėrkojmė aleatė afėr nė gjeografi. Duhet diēka tjetėr (sipas mendimit tim)
    Per mua ky eshte deshtimi. Te kujtohet shpjegimi i ishullit nga Izak Komeni? Ketu qendron paradoksi, se shqiptaret nuk munden kurre te bejne te huajt (te huajen) si veten, por i lane te huajt e u bene si ta (sipas librit.) Ndaj them qe eksperimenti i ishullit deshtoi. Arianiti shkoi e vdiq, por ne ishull te huaj. Dhe Komenet lane "Voskopojen" ishullin e djegur.

    Interesante ėshtė teoria e A.Vehbiut qė thotė se kristianizmi pasqyronte anėn femėrore tė popullsisė shqiptare. Ndėrsa islami anėn burrėrore. Femrat ishin mė tė prira tė mbanin fenė e parė. Ndėrsa procesi i burrėrimit shoqėrohej me hyrje dhe nė jetėn sociale tė vendit. (karrierė, ushtri etj).
    Anėn burrėrore e mbėshtet dhe A.Kola kur thotė se shpirti kryeneē i shqiptarit nuk shkonte me krishtėrimin dhe folozofinė e faqes tjetėr.
    Ne te njejten kohe Edit Durham (ne mos gaboj) fliste per burrat shqiptare myslymane qe faleshin ne kembe (ndryshe nga myslymanet ne gjithe boten) sepse sipas tyre, burri nuk gjunjezohet .

    Jemi ne nje fare menyre, qeveri, ishull me vete ... por ne plan te gjere, per mua s'eshte pozitive.

  8. #48
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Nje aspekt interesant sipas tij eshte se e shpjegon perhapjen fese islami ne Shqiperi me ane te Bektashizmit, ndersa ate ne Bosnje ia atribon drejt per drejte koloneve turq qe u vendosen ne mase.
    Dakort. Nė gjithė jugun deri nė Kavajė nuk gjen ndonjė xhami tė vjetėr. Vetėm teqe.
    Pėr mua bektashizmi ėshtė dega mė e shėndetshme dhe mistike e islamit.

    Per mua ky eshte deshtimi. Te kujtohet shpjegimi i ishullit nga Izak Komeni? Ketu qendron paradoksi, se shqiptaret nuk munden kurre te bejne te huajt (te huajen) si veten, por i lane te huajt e u bene si ta (sipas librit.) Ndaj them qe eksperimenti i ishullit deshtoi. Arianiti shkoi e vdiq, por ne ishull te huaj. Dhe Komenet lane "Voskopojen" ishullin e djegur.
    Kėtu hapet njė debat i gjerė pastaj pėr identitetin.
    Shqiptarėt u trajtuan ndryshe prej tė tjerėve. Si para pushtimit edhe gjatė pushtimit turk.
    Para pushtimit janė bėrė masakra sa pėrdesh humbėm idenitetin e vėrtetė qė kishim.
    Vetėm llogarit ndryshimin e emrit - nga arbėreshė nė shqiptarė. Kjo ishte traumė mbarėpopullore. Shumė u detyruan tė emigronin jashtė - More Kalabri, tė tjerėt nuk kishin kujtesė tė qėndresės historike ndaj turqve dhe u pėrshtatėn.

    Hedhja e fajit tani e popullit shqiptar pėr qėndrimin qė mbajti ndaj islamit dhe pushtimit turk ėshtė dopio faj. Sepse atėherė kemi vuajtur. Do duhet tė mbijetonim. Dhe mėnyra humane si e sheh Blushi kėtė ndėrrim identiteti (deri diku) shėrben nė rehabilitimin e shpirtit. Se vėrtet, kemi hedhur kėto hapa gjatė historisė. Me vaje e gėzime dhe gjithė pėrbėrėsit e tjerė tė kohės qė u pėrfshimė.
    Pėr mua kuptimi drejt i asaj periudhe ėshtė njė monument i tolerancės ndaj njeri tjetrit dhe frenim tė fanatizmave.
    Kėto ingredientė do duhet tė pėrdoren pėr formimin e ishullit.
    Se identiteti shqiptar ėshtė i paformuar akoma i plotė. Nuk ka arritur nė pėrmbushjen e vet.
    Vetė ishulli nuk ėshtė ndėrtuar akoma. Po ėshtė rruga e vetme pėr mbijetesė. Do duhet tė formojmė ishullin. Isak Komneni paraqitet si idealist. Ve re dialogėt me murgun muzikant. Dhe ai ėshtė i bindur se do humbasė, po pasardhėsit e tij do fitojnė njė ditė. Dmth na ngelet ne sfida.
    Jemi ne nje fare menyre, qeveri, ishull me vete ... por ne plan te gjere, per mua s'eshte pozitive.
    Pėr mua varet...nėse ėshtė pozitive apo jo.
    Rėndėsi ka tė arrihet potenciali maksimal i kėtyre ishullorėve, gjė qė nuk ėshtė bėrė.
    Nuk ėshtė keq tė jesh qeveri mė vete, mjafton tė jesh qeveri e mirė.
    Ezekiel 25-17.

  9. #49
    sonnenrad Maska e 412
    Anėtarėsuar
    23-11-2005
    Postime
    13
    Pėr mua bektashizmi ėshtė dega mė e shėndetshme dhe mistike e islamit.
    Mjafton tė flasėsh me gjyshėrit dhe do ta thonė vetė se janė paganė. Bektashizmi mbante njė cipė islamike pėrsipėr gjatė shekujve tė kaluar qė t'i shpėtonte pėrndjekjes sė aziatikėve. Ishte njė pėrpjekje pėr tė ruajtur paganizmin shqiptar nė mes tė murtajės islamike. Mjafton tė shikosh se dhe pelegrinazhi bektashi kryhej e kryhet ende nė vendet e kulteve pagane shqiptare. Nė majat e kodrave e maleve, ku mbahet kulti i diellit.

    Sot mjafton t'i hiqet cipa islamike qė u detyrua tė vishte gjatė pushtimit osman.

  10. #50
    Citim Postuar mė parė nga Julius Lexo Postimin
    Dakort. Nė gjithė jugun deri nė Kavajė nuk gjen ndonjė xhami tė vjetėr. Vetėm teqe.
    Pėr mua bektashizmi ėshtė dega mė e shėndetshme dhe mistike e islamit.
    Normal! Bektashizmi e ka mbajtur gjalle tolerancen fetare ne Shqiperi dhe eshte e vetmja dege paqesore e islamizmit. Prandaj edhe luftohet nga Sunitet se ata nuk duan paqe por vetem lufte.

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Te jtosh ne ishull
    Nga Anesti_55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 19:28
  2. pjese nga DOSJA k
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 08:03
  3. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •