Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 76
  1. #21
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Nje pyetje kisha: sa prej jush e kanė lexuar kėtė libėr?

    Flm.
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    O brari, beni mund te jete ashtu si thua ti, dhe eshte, dhe as qe me intereson.
    Po perderisa ai na qenka armik i te gjitha feve(sidomos islamit), paska nje gje te perbashket me mua, keshtu qe per kete veper une e simpatizoj.
    Le ti japim ēezarit ate qe eshte e ēezarit.
    A ka vlera artistike apo jo, mua aq me ben.
    Te themi ate qe eshte, te gjithe ne fund te fundit nisemi nga simpatite dhe interesat persoanle kur vleresojme nje veper apo nje person.
    Ne kete rast interesat e ketij blushit jane ne perputhje me te miat, shume e thjesht.

  3. #23

    Post "Te jetosh ne Ishull” E verteta historike apo gėnjeshtra e Blushit?

    • Nga Dom Nikė Ukgjini

    Romani “Tė jetosh nė ishull”, botuar nga shtėpia botuese “Toena”, ėshtė njė rikthim nė ndėr-thurjet historike tė mesjetės, zbėrthyer sipas fushės sė njė krijimtarie letrare. Ėshtė kjo njė krijimtari letrare e autorit me sfond historik, ku ligjėratėn e vet specifike ai e ndėrton me mjeshtri nėpėrmjet personazheve, qoftė tė imagjinuara si Ibrahimi, Ana, Sara, Isaku, qoftė ato historike, si familja e Komnenėve, Ali Tepelena, Sabatai Zevi etj. Ngjarja e pėrshkruar nė roman ėshtė njė periudhė tepėr sfiduese nė historinė e popullit tonė gjatė shekujve XV-XVIII. Nė bazė tė dėshmive historike konstatojmė se atė ēfarė patėn filluar pushtuesit paganė, sllavė dhe avarė me rastin e depėrtimit tė tyre rrėnues nė Ballkan, arritėn ta finalizojnė pushtuesit osmanė. Pikėrisht kėtė dukuri tė hidhur, me mjeshtėrinė letrare, autori Blushi e zbėrthen nėpėrmjet rrėfimeve tė anėtarėve tė familjes sė gjerė princore tė Arianit Komnenit, e cila ėshtė figura intriguese e romanit. Ngjarjen e romanit autori e fillon nė afėrsi tė Janinės, nė njė fshat tė papėrcaktuar: kur ishte ditė e diel... kur nė qytet zhvillohej pazari…
    Nuk do tė doja tė flisja pėr anėn letrare tė romanit nė fjalė, sepse fjalėn e vet vlerėsuese e kanė dhėnė specialistėt e kėsaj fushe, por do tė doja tė komentoja piketėn dominuese tė librit, siē ėshtė procesi i kalimit tė shqiptarėve nga besimi i tyre shekullor i krishterė, nė besimin mysliman tė cilin e sollėn pushtuesit osmanė. Kėtė fenomen tė pazakontė pėr kohėn autori e prezanton nėpėrmjet njė tregimi tė kėndshėm, i cili lexohet me kėnaqėsi dhe kureshtje, sepse ėshtė kjo e para herė qė nė letėrsinė shqiptare na vjen njė vepėr qė ngėrthen brenda gjithė procesin e islamizimit tė shqiptareve, ngjarje kjo e cila la gjurmė tė pashlyera nė historinė e popullit tonė.
    Nė librin e tij “Tė jetosh nė Ishull” autori paraqitet si njohės i mirė, deri nė imtėsi i kohės kur ka ndodhur ngjarja. Paraqitet gjithashtu si njohės i mirė i jetės kulturore, sociale, i rrethanave politike dhe fetare, pėr tė cilin ai ėshtė dashur tė derdhė shumė mund e djersė.
    Me veprėn e tij letrare me taban historik, Blushi vėrtet i trajton personalitetet dhe ngjarjet historike ashtu siē i ka njohur nga historia, si raportet e familjes sė Komnenėve dhe tė Kastriotėve, personazhin e Ali Pashė Tepelenės. Por duke pasur parasysh synimet e tij, autori i ka paraqitur ngjarjet historike dhe protagonistėt e saj edhe sipas shijeve tė veta letrare! Vepra merr kryekėput shkas nga faktet historike e jo vetėm nga imagjinatat e tij, siē pohojnė disa autorė tė shkrimeve mbi romanin. Nė kėndvėshtrimin historik vepra mund tė pėrballet lirisht me historinė dhe historianėt e sotėm, tė cilėt akoma bėjnė njė histori tė njėanshme. Andaj dhe romani tek disa autorė tė painformuar mirė, nxit dallimin midis tė vėrtetės sė faktit historik dhe tė vėrtetės poetike.

    Procesi i islamizimit sipas Blushit
    Kur ėshtė fjala pėr tė vėrteta historike fetare, qė ėshtė njėherazi tema bosht e romanit, procesin e islamizimit tė shqiptarėve autori e zbėrthen nė mėnyrė tė detajuar dhe me saktėsinė e duhur. Ky fenomen si temė, pėr fat tė keq, pėr shkak tė rrethanave nė tė cilat tani gjendemi (mosngacmimit ndėrfetar) nė historiografinė tonė, nuk ėshtė studiuar dhe sė paku pėr njė kohė nuk do tė studiohet.
    Tė shkruash mbi aspektin e islamizimit tė shqiptarėve me karakter historik kėrkohet njė njohje e thellė, pos librave fetarė, edhe tė dokumenteve tė kohės, siē janė defterėt e ndryshėm tė Qendrės Perandorake tė Stambollit, relacionet e Selisė sė Shenjtė, pra tė Vatikanit tė shek. XII-XIX dhe dokumente tė disa Arkivave nė qendra evropiane. Duke lexuar romanin e Blushit, bindesh se autori ka qenė mjaft mirė i informuar mbi procesin e islamizimit dhe mbi arsyet tė cilat e sollėn kėtė dukuri tė pa konceptuar pėr shqiptarėt. Me pėrshkrimin e tij kreativ ai e bėn lexuesin ta pėrfytyrojė dhe ta pėrjetojė ngjarjen emocionalisht si njė dramė e cila ndodhi nė vendin dhe kohėn e caktuar, “si njė mortajė e zezė”, siē thotė autori, e cila tjetėrsoi jetėn shpirtėrore tė shqiptarit nė aspektin politiko-shoqėror-kulturor, socialo-psikologjik dhe fetar.
    Si studiues pa censurėn e kohės, e shoh jo serioze punėn e disa historianėve shqiptarė rreth ēėshtjes sė islamizimit tė shqiptarėve, tė cilėt ngurojnė t‘i referohen dokumenteve tė Selisė sė Shenjtė e disa studiuesve gjermanė si Georg Stadtmüller, Peter Bartel, studiuesit amerikan Jacques E. Edwin etj., tė cilėt japin fakte tė pamohueshme se si islami u pėrhap tek popullit shqiptar, faktorėt qė ndikuan nė pėrhapjen e tij dhe pasojat qė shqiptarėt i vuajtėn pas.
    Nga studimet e dokumenteve tė kohės paraqiten arsyet qė sollėn islamizimin e pjesės mė tė madhe tė popullsisė shqiptare si, sistemi i devshirmes (jeniēerizmi), sipas tė cilit merreshin djem nga familjet e krishtera shqiptare dhe dėrgoheshin nė Stamboll. Kjo dukuri, e cila zbatohej nė perandorinė osmane qė nė kohėn e sulltan Muratit II nga viti 1451 e nė vazhdim, kishte goditur nė palcė shpirtin e shqiptarit tė robėruar. Pėr kėtė fenomen tė dhimbshėm flet edhe ipeshkvi i Shkodrės Benedikt Ursin nė relacionin e tij dėrguar Selisė sė Shenjtė (Vatikanit) nė vitin 1628; taksa e xhizjes pėr tė krishterėt, e cila pėrbėnte njė presion social dhe ekonomik nė rritje, e pėr tė cilėn na flasin shumė qartė defterėt e ndryshėm nga ai i Shkodrės (1485) e tė tjerė, si dhe relatorėt e shumtė tė Selisė sė Shenjtė, prej tė cilėve Marin Biēi nė vitin 1610, Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Shtjefen Gaspri etj. Gjithashtu, kujtojmė edhe ekzekutimet, ndėshkimet e deri edhe mungesėn e priftėrinjve.
    Historia na tregon se perandoria osmane, me urdhėr tė Sulltan Selimit II nga viti 1569, bėri konfiskimin e pronave tė kishės nė tėrė Perandorinė, pėrveē nė Konstandinopol, Brussi dhe Andrianopolis, pėr t’i shndėrruar nė xhami, depo municionesh, kazerma ushtarake etj. Gjatė kohės sė luftėrave turko - venedikase nė vitet 1646 - 1649, perandoria osmane bėri ndėshkime tė papara nė popullatėn vendase. Si viktima tė para tė flijuara pėrmendim misionarėt fetarė, mes tė cilėve atė Paolo da Veglia nga Mantova, atė Salvadore nga Offida, atė Ferdinando nga Savona dhe atė Giacomo Zamba nga Sarmani pranė Maceratės. Mėsojmė se pas vdekjes se Imzot Pjetėr Bogdanit nė vitin 1689, ushtarėt turq e zhvarrosėn trupin e tij nga kisha e Prishtinės dhe ia hodhėn qenve pėrgjatė rrugėve tė qytetit, ndėrsa ipeshkvi i Shkodrės, Anton Zezaj (Neri) nė vitin 1701 qe varur nė litar nė qendrėn e qytetit nga qeveria osmane. Ky presion ndaj priftėrinjve, vendas apo misionarė, ushtrohej pėr t’i treguar popullit se nuk kishte kush t’i mbronte, se edhe ata do t’i gjente i njėjti fat nė qoftė se nuk do t’i nėnshtroheshin pushtetit. Ngjashėm njoftojnė gati tė gjithė relatorėt e Selisė sė Shenjtė, si Pjetėr Massareku, Pjetėr Bogdani, Vinēenc Zmajeviqi etj.
    Ekzekutime, torturime dhe shpėrngulje masive pati edhe pas luftės ruso - austriake kundėr Turqisė nė vitet 1735 - 1739. Veprohej kėshtu pėr ta shtrirė e zgjeruar edhe mė shumė islamizimin nė popullin shqiptar. Prandaj, autori me tė drejtė thotė “se ka treqind vjet qė turqit i detyrojnė shqiptarėt me shpatė dhe me taksa qė tė tradhtojnė krishterimin” (f. 102).

    Romani fyen islamin apo perandorinė osmane?!


    Duke pėrdorur fjalė paksa tė ashpra pėr myslimanizmin dhe botėn islame, nė romanin e tij Blushi nuk bėn gjė tjetėr, veēse shpreh realitetin e botės shpirtėrore brenda shqiptarit tė syrgjynosur nga robėrimi i pafund, shprehur pėrmes familjes sė zgjeruar tė Komnenėve. Ai shpreh mendimet qė ata bluanin nė kokat e tyre e jetėn e tyre intime, e cila gjendej nė njė dėshpėrim tė skajshėm. Prandaj kėto shprehje nuk kanė si qėllim tė pėrbuzin anėn paqėsore tė shprehur nė librin e shenjtė tė Kuranit dhe tek myslimanėt e mirėfilltė, por ilustrime nė trajtėn e njė mllefi ndaj osmanlinjve, tė cilėt, duke e keqpėrdorur kėtė libėr tė Shenjtė nė emrin e tij, bėnin kėrdi nė trevat ballkanike. Nė mėnyrė tė ngjashme janė shprehur edhe shqiptarėt gjatė viteve 1990-1999 ndaj serbėve dhe besimit tė tyre nė Kosovė. Tjetėrsimi i besimit tek shqiptarėt nė mesjetė nga krishterimi nė islamizėm ishte i vėshtirė, pasi ndėrrimi i besimit do tė ndryshonte sipas tyre edhe konceptin e identitetit fetar dhe kombėtar tė deriatėhershėm. Nga ana e konceptit teologjik e jetėsor, pėr tė krishterėt Krishti ėshtė Zot e njeri, ndėrsa pėr botėn islame njihet vetėm si profet, njeri tokėsor. Ndėrsa nė aspektin kombėtar, siē dihet, Porta e Lartė i identifikonte shqiptarėt e islamizuar me popullsinė turke dhe njerėzit e nėnshtruar perandorisė.
    Ngjarja e islamizimit nė romanin e Blushit, zhvillohet pothuajse nė mėnyrė dramatike. Kėtė dhimbje autori e shpreh nė mėnyrė ilustrative nė personazhin e Arianit Komnenit, qė pas islamizimit tė djalit tė tij Gjergjit, i cili u quajt Ismail, pėrjetoi thyerjen shpirtėrore dhe u zhduk nga fshati i tij duke e gjetur vdekjen nė Kretė.
    Mendimet e shprehura nga disa opinionistė se autori favorizon ortodoksinė greke, janė tė pabaza! Nė asnjė rresht tė romanit Blushi nuk e glorifikon ortodoksinė, por nė zbėrthimin e ngjarjes, pėrdor me kujdes termin tė krishterė dhe krishterim. Kėtė gjė mund ta shohim tė shprehur nė bisedėn mes priftit grek dhe fshatarėve: “Bukėn e kam fituar vetė, paqen ma kanė marrė njė herė grekėt dhe njė herė turqit. Nė jemi tė krishterė, grekėt janė tė krishterė dhe paqe nuk ka” (f. 24). Ndėrsa, kur autori flet pėr bisedime rreth njė aleance ushtarake tė shqiptarėve me grekėt dhe serbėt ortodoksė kundėr turqve, kemi vėrtetėsi, pėr arsye se kjo ide ėshtė hedhur qė mė parė nė tryezat e shteteve tė krishtera evropiane.

    Pasojat e islamizimit sipas romanit “Tė jetosh nė Ishull”
    Marrėdhėniet e ndėrsjella nė familjen e madhe tė Komnenėve dhe ngjarjet rreth personazhit kryesor Ibrahimit, na flasin pėr pasojat qė pati konvertimi tek shqiptarėt. Historia na tregon se pėrhapja e islamizimit nė trojet shqiptare ishte njė proces me rrjedhoja tė shumanshme pėr jetėn shpirtėrore, ekonomike, politike, shoqėrore e kulturore tė popullit shqiptar. Procesi i islamizimit nė jetėn shoqėrore konstatohej qartė, veēanėrisht nė qytete, nė tė cilat ku mė herėt e ku mė vonė, u krijuan mėhallėt (lagjet) myslimane krahas atyre tė krishtera. Ndryshimet nė strukturėn fetare u pasqyruan edhe nė arkitekturėn dhe urbanistikėn e vendbanimeve shqiptare, kulturėn shpirtėrore, doket, zakonet, martesat, nė krijimtarinė artistike, gojore dhe tė shkruar; u dukėn shpejt elementet e kulturės islamiko - lindore. Kėto dukuri shprehen mė sė miri pėrmes Ibrahimit, i cili pas islamizimit filloi tė sillej ndryshe nė krahasim mė jetėn e mėparshme. Kjo gjė vėrehet edhe tek djali mė i vogėl i islamizuar, i quajtur Muhamed, i cili bėnte njė jetė krejt ndryshe nga vėllezėrit e tjerė tė cilėt ishin tė krishterė. Nga rreshtat e romanit mėsojmė se pas martese, me djalin e tij Aliun dhe me tė atin Ibrahimin, frekuentonte xhaminė dhe kremtonte festat myslimane. Edhe ambientet ku familja jetonte kishin marrė njė tjetėr pamje.
    Dallimet ndėrfetare, dėshirojmė apo jo t‘i pranojmė, kanė qenė mjaft tė dukshme nė popullin tonė deri nė aprovimin e kushtetutės sė mbretit Ahmet Zogu nė vitin 1939. Tė gjitha kėto tė vėrteta historike nuk duhen kuptuar sot, siē aludojnė disa autorė, si nxitje pėr pėrēarje ndėrfetare, por si njė ngjarje e hidhur e jetuar nė tė kaluarėn tonė.

    Pasojat politike
    Duke pasur parasysh tė kaluarėn dhe fatin e popullit shqiptar, si pasojė e pushtimit osman, autori i romanit shprehet: “Ju bėheni me fenė e pushtuesit tuaj dhe prandaj nuk do tė keni kurrė shtetin tuaj...” (f. 24). Nėse rikthejmė akrepat e historisė mbrapa, do tė shohim se kjo frazė pėrputhet me faktet historike tė shqiptarėve.
    Porta e Lartė i identifikonte kombet pėrbrenda Perandorisė sipas besimit fetar. Shqiptarėt nuk pėrbėnin njė bashkėsi tė vetme fetare, por ishin tė ndarė nė tri besime, andaj para autoriteteve osmane nuk figuronin si kombėsi mė vete. Si rrjedhojė nuk i njihej e drejta e gjuhės, alfabetit dhe shkollimit nė gjuhėn amtare, dhe as jetesa mė vete si kombet e tjera. Duke qenė se edhe Fuqitė e Mėdha i identifikonin shqiptarėt nė masėn 70% tė besimit islam me turqit, vendosėn nė Kongresin e Berlinit tė vitit 1878 copėtimin e trojeve shqiptare. Nga i njėjti motiv u nis edhe Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr nė vitin 1912-1913, qė pėrfundimisht vulosi fatin e trojeve shqiptare. Shkėndija e vetme e cila ndriēonte errėsirėn nė Ishullin shqiptar ishte perandoria katolike Austro-Hungareze. Ajo e njihte nga afėr situatėn historike tė popullit shqiptar, meqenėse qė nė vitin 1838 kishte marrė nga Selia e Shenjtė detyrėn qė tė kujdesohej pėr shqiptarėt nė Ballkan. Tjetėrsimin e shqiptarėve e tregon fakti se princ Vidi, si i krishterė, u detyrua tė largohej nga Shqipėria mė 15 shtator 1914 pėr shkak tė kundėrshtimeve tė kryengritėsve islamikė, tė organizuar nga Haxhi Qalimi dhe Esat Pashė Toptani.
    Pėr ne studiuesit nuk ėshtė i panjohur fakti i pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr t’u kthyer nė identitetin fetar, tė cilin autori e shpreh nėpėrmjet familjes sė Arianitėve. Kėtė fakt e ka shprehur shumė kohė pėrpara Blushit intelektuali i shquar Faik bej Konica, i cili mė 10 shkurt 1913, ndėr tė tjera i shkruante kancelarive evropiane: “... Nė qoftė se katolikėt shqiptarė shkėputen nga Shqipėria dhe aneksohen ndaj Serbisė e Malit tė Zi, e gjithė puna e bėrė pėr 15 vite, pėr tė pėrgatitur kthimin gradual tė tė gjithė Shqipėrisė nė Kishėn Katolike, do tė jetė e humbur” (Shih. R. Gurakuqi, Aspekte tė Qėndrimit tė Klerit Katolik Shqiptar nė Agimin e Pavarėsisė Shqiptare: Krishterimi Ndėr Shqiptarė, Shkodėr, 2000, f. 289.)

    Pėrfundim
    Pas gjithė asaj qė kam shprehur mė lart, them me bindje se autori i romanit ka respektuar ambientin historik dhe rrjedhėn e ngjarjeve tė kohės sė tyre me aspiratat e tyre fetare e politike tė cilat nuk ndeshen nė burimet historike.
    Edhe pse koncepti kombėtar tek shqiptarėt e shquar dhe grupimet e ndryshme ka qenė faktor dominues mbi ndarjet fetare gjatė tėrė historisė sonė, nė anėn tjetėr nuk mund tė mohohet fakti se tjetėrsimi fetar pati pasoja tė parikuperueshme nė lidhje me zhvillimin shpirtėror, kombėtar, ekonomik dhe politik tė popullit tonė.
    Disa studiues me tė drejtė shprehen se feja islame ėshtė bėrė tashmė pjesė e identitetit tė tyre shpirtėror dhe kombėtar. Pajtohem me mendimet e tyre, por jo me faktin qė kjo plagė e hidhur tė mos e pasqyrohet ashtu siē ka qenė nė historinė dhe letėrsinė e artit shqiptar!
    Mendoj se me anėn e kėtij romani autori nuk ka synuar qė t‘i fajėsojė gjeneratat e asaj kohe pėr ngjarjet e ndodhura e t‘i dėrgojė sot nė ferr, sikurse nuk ka synuar as tė bėjė ndonjė argėtim letrar, por tė tregojė shqetėsimin e tij pėr shqiptarin e sotėm, i cili pėr interesa tė tija tė ngushta ėshtė i gatshėm tė tjetėrsohet nė tė gjitha aspektet. Lexuesi, i cili e njeh historinė dhe e ndjen letėrsinė, arrin ta kuptojė se autori, me anė tė mesazhit tė shprehur nė roman, flet pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e popullit tonė. Vėrtet Evropa nuk kėrkon qė ne tė rikthemi nė besimin e vjetėr, por ndėr ne tė mbizotėrojė toleranca fetare e njerėzore. Gjithashtu, nuk pret qė tė krenohemi se jemi popull me pėrqindje mė tė madhe myslimane, por me veprimet tona tė moderuara tė shprehim keqardhjen tonė pėr ēfarė ka ndodhur nėn pushtimin osman.
    Mos tė harrojmė se historia ėshtė mėsuesja e jetės!

    Shenim Dom Nikė Ukgjini eshte *Doc. Instituti Filozofiko-Teologjik, Shkodėr

    (s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  4. #24
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Te shkruajme kunder grekut, OK.
    Te shkruajme kunder serbit(sllavit), OK.
    Te flasim kunder rromakve,OK.
    Te shkruajme ose flasim kunder otomanve, ketu pelcet shamata!
    Nje perendori qe na mban ne roberi 500 vjet, keta na qenka burrat e dheut!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eh mor nik ukgjini .. cka po na thue..
    po ma fut faik konicen ne nji autobus me ben kico blushin..
    makadal mor budall ..

    ben kico blushit i rreh per te krishter aq sa i rreh nik ukgjnit per pun te pinguinve ne antarktid..
    ben kico blushi eshte ne kupolen e atyre frymezusve te kanibalve enveroisto te 97-tes qe e masakruan te krishterin lek coku.. i cili ishte ne detyre te shtetit shqiptar.. dhe e ka pasur ne vite te tera kanibalen luiz qe ala i kundermon goja gjak.. ne parti te vet e bi.th me bi.th ulur ne ato sallat e selise roze..

    feja e ben kico blushit eshte.. tendero-izmi or djal me shkoll fetare.. te nates..
    dje enveroizmi ish feja e ben blush shytariqve iriqave.. .. e sot tendero-300 miljon-eizmi.. me nji te rene te lapsit..

    kujdes nik se skemi nevoj per lejfena te edvinit nga shkodra..



    ...

  6. #26
    Ben Blushi shkon ne Prishtine.

    “ Te jetosh ne Ishull “, libri i pare i politikanit dhe gazetarit Ben Blushi promovohet edhe ne Prishtine. Dje autori ka qene me lexuesin e Elbasanit, ndersa sot ka udhetuar per here te pare drejt Kosoves. Pen Club i Prishitnes dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit Toena organizojne ne Biblioteken Kombetare te Prishtines, ora 11.00, nje takim te lexuesit me autorin e librit “ Te jetosh ne Ishull “, ky eshte libri i pare i Blushit, i komentuar mjaft ne qarqet intelektuale dhe me nje rekord shitjesh.

    Marre nga “ Milosao “ - E diel, 29 Qershor 2008

  7. #27
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Ben Blushi shkon ne Prishtine.

    “ Te jetosh ne Ishull “, libri i pare i politikanit dhe gazetarit Ben Blushi promovohet edhe ne Prishtine. Dje autori ka qene me lexuesin e Elbasanit, ndersa sot ka udhetuar per here te pare drejt Kosoves. Pen Club i Prishitnes dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit Toena organizojne ne Biblioteken Kombetare te Prishtines, ora 11.00, nje takim te lexuesit me autorin e librit “ Te jetosh ne Ishull “, ky eshte libri i pare i Blushit, i komentuar mjaft ne qarqet intelektuale dhe me nje rekord shitjesh.

    Marre nga “ Milosao “ - E diel, 29 Qershor 2008
    Mos me thuaj qe ka qene ky tipi ne Prishtine e se paskna dite .
    KOSOVA E MADHE

  8. #28
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga eldonel Lexo Postimin
    Mos me thuaj qe ka qene ky tipi ne Prishtine e se paskna dite .

    Kishit me ja pre kryt, se qashtu thot Allahi?

  9. #29
    Citim Postuar mė parė nga eldonel Lexo Postimin
    Mos me thuaj qe ka qene ky tipi ne Prishtine e se paskna dite .
    Jo vetem qe ka qene ky tipi, por edhe e kane vleresuar..., kuptohet intelektualet.
    Une s'di gje, pasi nuk isha me te, por mjafton te shfletosh ne balkanweb.

  10. #30
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Jo vetem qe ka qene ky tipi, por edhe e kane vleresuar..., kuptohet intelektualet.
    Une s'di gje, pasi nuk isha me te, por mjafton te shfletosh ne balkanweb.
    Nuk e gjenda ende ne internet .



    TE JETOSH NĖ ISHULL [(ORTODOKS) TĖ DETIT (MUSLIMAN)]
    Nga Nexhmedin Spahiu
    May 26, 2008, 14:39

    Email'o
    Print'o



    Me pėrfundimin e epokės komuniste letėrsia shqipe humbi drastikisht rėndėsinė e rolit tė saj nė shoqėrinė shqiptare. Shumica e romaneve tė botuar nė epokėn post-komuniste nuk kishin mė shumė lexues se sa vetė autorin. Madje lexues shqiptarė nuk patėn edhe ato vepra letrare qė depėrtuan goxha mirė nė tregun ndėrkombėtar. Kėtė e arriti Ben Blushi me romanin e tij “Tė jetosh nė Ishull”. Arsyeja nuk ėshtė vlera artistike apo qasja provokuese e tunduese pėr shoqėrinė shqiptare, sa ėshtė jehona e krijuar prej miqve te autorit dhe prej klases mediatike qe nuk kane cfare te shkruajne e te flasin tjeter kreative.

    Pėrparėsia e beletristikes ėshtė se autori mund tė shkruajė si tė dojė dhe lexuesi ta kuptojė si tė dojė.



    Ne verėn e vitit 1992, bashkė me mikun tim Edison Ypin, shkuam tek Ismail Kadare nė banesėn e tij nė Tiranė. Gjatė bisedės, Edisoni bėri pyetjen: “Aman Ismail na trego si e gjete aty tek romani “Prilli i thyer” kur vritet Gjorgu: nuk thua se e qėlloi plumbi e u shtri pėr toke, por u ngrit globi e i ra fytyrės”. Ismaili u pėrgjigj: “Po, erdhi koha qe personazhi duhej tė vritej dhe nuk po dija si ta beja kėtė. M’u kujtua kjo mėnyrė dhe e bėra”. Ndėrsa a e di se si ma shpjegoi ky miku im (Edisoni e kishte fjalėn pėr mua): Kadare ka dashur tė tregojė se Kanuni e ka zhvilluar personalitetin e individualitetin e shqiptarit, tendence kjo e kushtetutave moderne, deri nė atė masė sa mund tė ngrihej globi e t’i binte sipėr por assesi qė Gjorgu (shqiptari) tė shtrihet pėr tokė”. Ismaili tha: “Po nuk e kisha menduar kėshtu, por kėshtu mund tė jetė.”

    Nė rastin e romanit “Tė jetosh nė ishulll” nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė kuptuar se ēfarė ka dashur tė paraqesė Ben Blushi. Qė nga titulli i romanit shihet tendenca qė autori e kupton botėn e tij si njė ishull nė mes tė detit. Ishulli ortodoks nė dallgėt e detit musliman. Projeksionet historike i ndihmojnė atij tė shtjellojė idenė e ishullit. Sadoqė, kėto projeksione historike janė tė pasakta, mitologjia e zhvilluar nė kohėn e romantizmit nacional e bėnė tė vetėn. Ideja se muslimanizimi i ka marre nė qafė shqiptarėt nuk ėshtė e re tek shqiptaret, e madje edhe e dominon edhe sot mendimin snobist intelektual nė Tiranė e Prishtinė, kėshtu qė libri nuk e ka anėn heretike, por atė tė trendit.


    Perandoria Osmane ishte ajo ēfarė ėshtė Amerika sot
    Nė fakt, asnjėherė njė popull i zhvilluar nuk mund tė sundohet nga njė popull mė pak i zhvilluar. Sot Perandoria Amerikane sundon botėn pikėrisht pėr shkak se ėshtė kombi mė i zhvilluar i botės. Nė kohėn kur Perandoria Osmane ishte nė kulmet e saj ajo ishte shoqėria mė e pėrparuar e kohės. Pushtimi Osman, pėrjashto kėtu shkatėrrimet qė sillte lufta, sillte kulturė e civilizim. Kėtė e dėshmon fakti qė vendbanimet qė u islamizuan tė parat, ishin qytetet e mė pas fshatrat. Edhe Bosnja edhe Shqipėria dėshmojnė edhe sot e kėsaj dite se popullsia e krishterė kryesisht ėshtė e koncentruar nė viset malore, kurse ajo muslimane nė viset e rrafshta. Me njė fjalė, Perandoria Osmane ishte ajo ēfarė ėshtė Amerika sot. Nė njė mėnyrė apo tjetėr, ne jemi tė pushtuar nga Amerika dhe do t’ishte absurde tė themi se fshatrat shqiptare janė mė tė amerikanizuara se qytetet shqiptare.

    Mirėpo, pavarėsisht se kush paraqet civilizimin e kulturėn objektivisht, e kush primitivizmin, prapėseprap, secili individ apo komunitet ka tė drejtė tė ketė perceptimin e vet pėr kulturėn dhe civilizimin.



    Lėre Clintonin - mė tha fshatari maqedon, ai ėshtė amerikan dhe nuk ka kulturė, po ēfarė t’i bėjmė kėtij pisit tonė Gligorovit qė na turpėroi para botės



    Nė vitin 1998 tek po udhėtoja nė autobus me njė fshatar maqedon, pėr tė hyrė nė bisedė, i lavdėrova presidentin e atėhershėm maqedon Kiro Gligorov si njeri qė e shpėtoi Maqedoninė nga lufta. Fshatari reagoi fuqishėm: “Mos ma pėrmend atė pis tė ndyer”. Pėrse e pyeta. Si pėrse?- m’u pėrgjigj. - Ai matuf tė ketė dashnore. (Ne mediat e atėhershme ishte publikuar njė aferė e tij dashurie me njė aktore tė re). Po i thashė: edhe presidenti Clinton pat aferė dashurie. Lėre Clintonin - mė tha fshatari maqedon, ai ėshtė amerikan dhe nuk ka kulturė, po ēfarė t’i bėjmė kėtij pisit tonė Gligorovit qė na turpėroi para botės. Pra, kėshtu perceptonte fshatari maqedon: Maqedonia e civilizuar dhe me kulturė dhe Amerika e pacivilizuar! U ndala dhe mendova: sa mirė qė ka mendim aq tė lartė pėr vetėn e tij dhe komunitetin e tij maqedoni i shkretė me opinga tė grisura. Kėshtu edhe Ben Blushi ka tė drejtė tė mendojė se sa superiore ėshtė kultura ortodokse e krishtere karshi asaj muslimane. Kėshtu duket se ai e pėrcepton atė dhe nėse nuk mund ta thotė kėtė haptazi sepse si politikan i duhen votat e atyre qe mendojnė dhe ndjejnė ndryshe, e thotė kėtė pėrmes gjuhės sė personazheve.





    Kur Sali Berisha pėrjetohet e portretohet si Sali Benishi





    Ben Blushi, autori, nuk e thotė se Sali Berisha ėshtė i keq sepse ėshtė musliman, por aluzioni i tij me personazhin Sali Benishi ėshtė i qartė. Thjesht, Blushi pėrmes romanit tė tij tregon se Sali Berishėn para se ta sheh si njė pėrfaqėsues tė njė ideologjie tjetėr politike, e sheh atė si njė musliman. Ky fakt ėshtė tronditės pėr shoqėrinė shqiptare dhe sėkėndejmi shoqėria shqiptare ndjehet e provokuar nga ky roman. “Ishulli” tė jep ndjenjėn e tė qenėt i rrethuar nga rreziku. Pėr Ben Blushin kėta janė muslimanėt e Sali Berishės, ndėrsa pėr fshatarin maqedon kėta janė amerikanėt e Bill Clintonit tė cilėt i kanė futur virusin e marrėzisė presidentit Gligorov.



    Botimi i romanit me temė provokative pėr mua ėshtė njė element pozitiv pėr shoqėrinė shqiptare. Sfidimi me tė tregon njė emancipim tė shoqėrisė shqiptare. Ky ėshtė fakt inkurajues. Botimi dhe buja e kėtij romani u jep tė kuptojnė tė gjithė atyre qė ndjehen se jetojnė nė ishullin ortodoks brenda njė deti tė dalldisur musliman, se dallgėt e kėtij deti kanė njė harmoni me ishullin dhe se trembja e ishullarėve ėshtė e pabazė.





    Nėse bota lindore i paska lėnė prapa shqiptarėt, si shpjegohet fakti se ēdo kryeqytet i vendeve islamike ėshtė 100 herė mė i zhvilluar e mė i rregulluar se sa Tirana e Prishtina?



    Ky roman dhe buja rreth tij ėshtė njė rast i mirė pėr ta mposhtur njė herė e mirė idenė dominuese nė mesin e qarqeve intelektuale snobiste nė Kosovė e Shqipėri se Perandoria Osmane ėshtė shkaktare e prapambetjes

    shqiptare, ide kjo qė gjeneron arsyetim pėr mos tė hulumtuar shkaqet e vėrteta tė prapambetjes. Nėse bota lindore i paska lėnė prapa shqiptarėt, si shpjegohet fakti se ēdo kryeqytet i vendeve islamike ėshtė 100 herė

    mė i zhvilluar e mė i rregulluar se sa Tirana e Prishtina?

    Popujt e tjerė muslimanė kanė njerėz tė shkencės, artit, kulturės, arkitekturės, etj., qė i njeh bota, ndėrsa njė shqiptar mund tė bėjė emėr nė botė vetėm nėse largohet nga Shqipėria, Kosova ...Shqiptarja mė e njohur

    nė botė: Nėna Tereze ka bėrė emėr jo duke ikur nė Perėndim, por nė Lindje, nė Kalkutė.



    Vende islamike si Pakistani e Turqia kanė pasė kryeministra femra para disa dekadave. Kur mund tė presin shqiptarėt femėr kryeministre? Nuk ėshtė islamizmi qė i pengon shqiptaret tė mos kenė ujė, rrymė e mos me dijtė me prodhu asnjė gjė origjinale qė tė tjerėt t’i kopjonin kėto produkte.

    Edhe nėse diēka shqiptarėt prodhojnė, ajo ėshtė kopje e diēkahit qė prodhohet diku nė Perendim apo nė Lindje. Tė akuzosh shqiptarėt muslimanė se janė pro-orientalė ėshtė njėsoj si tė akuzosh ortodoksėt shqiptarė se janė pro-grekė. Realiteti ėshtė se anti-grekėt mė tė mėdhenj mes shqiptarėve sot i gjenė nė mesin e ortodoksėve shqiptarė dhe anti-orientalėt mė tė fortė i gjenė nė mesin e muslimanėve shqiptarė.








    Ben Blushi pėrbuzė shumicėn shqiptare muslimane si shpirt mercenari, por nė fakt ai nuk bėn asgjė tjetėr, pos qė e tregon mercenarizmin e tij nė kohėn moderne. Kur Perandoria Osmane ishte fuqi, shqiptarėt ishin pjesa mė e vrazhdė e kėtij shteti. Tani kur superfuqia e vetme nė botė ėshtė Amerika, ne jemi populli mė proamerikan nė botė. Kjo tregon se shqiptarėt nuk i ka afruar me Lindjen dashuria pėr islamin e as nuk i afron me Perendimin dashuria pėr krishtėrimin, por ata kanė anuar nė njėrėn apo anėn tjetėr tė prirur pėr tė qenė nė krah me mė tė fortin. Logjikė kjo tė cilėn e ndjek edhe Ben Blushi: nėse do qė tė tė shitet libri, atėherė bėjė atė ēfarė ėshtė trendi nė Shqipėri: shfryju ndaj muslimanėve. Ndonjė pėrkthim i mirė i romanit mund ta bėjė shumė tė lexuar edhe nė Perėndim, jo pėr shkak tė vlerave artistike apo tė vėrtetave historike, sa pėr arsye qė u jep ndjenjėn e mirė atyre qė ndjehen tė krishterė.

    © by Gazetajava.com
    KOSOVA E MADHE

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Te jtosh ne ishull
    Nga Anesti_55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 19:28
  2. pjese nga DOSJA k
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 08:03
  3. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •