Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 76
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Romani i Ben Blushit: Te jetosh ne ishull

    Romani i Blushit dhe ideologjia e Ortodoksisė


    Nga Olsi Jazexhi-gazeta Ndryshe



    Romanit mė tė fundėm tė Ben Kiēo Blushit, 'Tė jetosh nė njė ishull' i ėshtė dhėnė shumė publicitet nė mediat shqiptare. Shumė njerėz me tė cilėt kam folur pėr kėtė roman, me ēfarė kanė dėgjuar nga mediat, thonė qė ėshtė njė roman i mirė qė flet pėr tolerancėn fetare nė Shqipėri pse kėshtu kanė folur televizionet kliente tė Partisė Socialiste. Mbi mirėsinė e librit tė Ben Blushit foli edhe botuesi dhe miku i familjes Blushi, Fatmir Toēi i cili nė kapakun e prapėm tė librit thotė qė romani 'pėrpiqet tė tregojė se si shoqėria shqiptare e pėrsosi instrumentin e bashkėjetesės fetare pėr t'i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve tė kohės.' Kur fjalė tė kėtilla dalin nga njė person si Fatmir Toēi dhe Piro Misha qė mori pjesė nė promovimin e kėtij libri, tė cilėt nė njė seri rastesh kanė sulmuar muslimanėt shqiptarė pėr librat qė ata botojnė dhe kanė kėrkuar censurimin e tyre si nė kohė tė Partisė sė Punės, toleranca e librit tė bėnte tė dyshosh. I nxitur nga dėshira e mirė pėr tė kuptuar sesi ėshtė e mundur, qė djali i Kiēo Blushit, i Islamofobit mė tė egėr nė Shqipėri i cili hoxhallarėt e Shqipėrisė i ka quajtur xhambazė kuajsh disa muaj mė parė, mund tė shkruaj njė roman qė flet pėr bashkėjetesėn fetare nė Shqipėri, porosita nga Italia qė tė mė blejnė kėtė roman. Ishte njė habi pėr mua qė njė njeri racist dhe islamofob si Beni i Kiēos sė Blushėve i cili nė Tetor tė vitit 2006 feu muslimanėt e Shqipėrisė nga podiumi i parlamentit shqiptar, tė mund tė ndėrroj pllakė brenda natės dhe nė vėnd tė urrejtjes dhe racizmit islamofobik tė prodhojė njė roman qė flet pėr tolerancė.

    Librin tė cilin porosita nga Tirana, e mora para dy ditėsh dhe e lexova me njė frymė. Libri i Benit qė ka 408 faqe i dedikohet nė faqen e 5tė tė tij Eva Bratit - Blushi, gruas sė Benit e cila u akuzua disa vite mė parė si pėrfituese e pandershme e 250 milion lekėve tė taksapaguesėve shqiptarė me 12 tendera tė Albtransportit nė kompaninė familjare tė familjes Blushi. Duke parė qė ky libėr i dedikohej njė personi tė pėrfolur pėr korrupsion qė nė faqen e parė tė librit, nėnqesha me vete dhe thashė hajde tolerancė fetare qė duhet tė ketė kėtu brenda.



    Romani i Ben Blushit nis nė njė fshat diku nė jug tė Shqipėrisė

    Beni ndoshta e ka imagjinuar romanin nė fshatin e tij nė Kolonjė. Nė roman tregohet sesi njė i krishterė vendos qė njė ditė prej ditėsh tė shekullit tė 18-tė tė bėhet musliman. Arsyeja pse personi do tė bėhėt musliman, sipas Ben Blushit, ėshtė teoria e vjetėr greko - sėrbe kundėr shqiptarėve, e cila islamizimin e tyre nuk ia dedikon triumfit teologjik tė Islamit ndaj Krishtėrimit, as shtypjes greko - sėrbe kundėr shqiptarėve, por dhunės turke, taksave turke dhe muslimanėt e islamizuar tregohen si servilė dhe njerėz frikacakė ndaj turqve. Ben Blushi fut nė gojėn e tė krishterit qė bėhet musliman debate tė ndryshme qė ky bėn pėr islamin. Ndėr tė tjera Ben Blushi, Islamin e quan fe tė dhunės. Kuranin libėr tė ndalimit dhe jo lejimit. Muhamedin e akuzon sikur ai ka shkruar Kuranin edhe pse ai nuk dinte shkrim e kėndim (fq. 9). Lėmoshėn qė muslimanėt japin ky e quan varfėrim tė njeriut (fq. 12), Islamin e tregon si njė stuhi rėre qė ofron dhe mbyt liritė e njerėzimit etj.

    Kur Ibrahimi bėhet musliman, Ben Blushi mbledh tė krishterėt e katundit tė Kolonjės tė cilėt Islamin e quajnė kolerė qė ka njė mijė vjet qė pėrhapet me majėn e shpatės, ndėrsa njerėzit qė pranojnė mesazhin e Zotit, i quan Judė (fq. 23). Por ndėrsa shqiptarėt muslimanė janė judė dhe tradhėtarė, turqit Ben Blushi i tregon si ujqėr, tė cilėt pasi shumohen shumė vrasin njėri tjetrin (fq. 25). Turqit janė aq mizorė saqė ata bėjnė edhe grekėt e ishullit tė Mitelenit mizorė pasi kėta rrojnė nėn robėrinė turke (fq. 84). Turqit nė romanin e Benit sjellin edhe kolerė me vete kur ata pinė ujė nė ēesmėn e fshatit (fq. 118). Njė krahasim tė kėtillė, tė turqve me ujqėrit unė e kam gjetur nė Mein Kampfin e Hitlerit ku ai i krahason ēifutėt me ujqėrit tė cilėt kur shumohen shumė hanė njėri tjetrin. Unė nuk e di se ku e mėsoi Ben Blushi kėtė krahasim tė turqve me ujqėrit. Por di qė si Beni ashtu si edhe i ati, Kiēua, janė dele tė urta tė herezisė sė tij peshkopit grek, Janullatos. Kur grekėt vranė ēifutėt, turqit dhe ēamėt nė Janinė dhe Selanik nė vitet 1913, 1925 dhe 1945 qarqet fondamentaliste helene si shqiptarėt, si turqit ashtu edhe ēifutėt i krahasonin me kėto epitete. Ka mundėsi qė qirje Janullatosi ta ketė mėsuar Ben Blushin me kėto krahasime luftėnxitėse dhe anti-semite.

    Nė roman, personazhet e Ben Blushit tregojnė sesi dervishėt qė predikonin Islamin nė Shqipėri ishin pėrdhunues grashė muslimane (fq. 26), Ibrahimin i cili bėhet musliman, tė krishterėt e thėrrasin 'Ibrahim o derr, Muhamedi tė pret nė ferr' dhe ofendime tė tjera kundėr profetit tė Islamit (fq. 33 - 35). Por ndėrsa Ibrahimi personazhi kryesor i romanit tė Benit ėshtė bėrė musliman syni, Ben Blushi tregon qė Ali Pashai ėshtė prototipi mė i qartė i muslimanit shqiptar, i cili sipas Benit ėshtė Bektashi, dhe si pasojė ėshtė hajdut, rrufian, njeri qė ja ka me hile Zotit, kriminel, pedofil, kusar, pėrdhunues grashė dhe njeri i pabesė (fq. 44 - 52). Ali Pashai i cili qeveriste grekėt nė Janinė, Ben Blushi e tregon si njė mostėr seksuale i cili kishte jo vetėm femra nė Harem tė cilin e pėrdorte si bordell, por edhe njė bordell special me djem tė rinjė. (fq. 325). Ndėrsa operacionet anti-terroriste qė Ali Pasha bėri kundėr banditėve grekė dhe suliotė, Ben Blushi i tregon si aksione kriminale dhe tė pabesa nga shqiptarėt muslimanė, kundėr suliotėve ortodoksė, qė ky nga hajdutė dhe vrasės i bėn heronjė tė krishtėrimit.



    Proēesi i islamizimit tė shqiptarėve

    Proēesin e islamizimit tė shqiptarėve Ben Blushi e quan tradhėti ndaj krishtėrimit, pasojė e taksės sė gjakut, xhizjes antikristjane, pengmarrjes nga turqit, dhunės qė muslimanėt shqiptarė ju bėjnė tė krishterėve nė Shkodėr, Vlorė, Berat, Korēė, Janinė dhe Elbasan. Nė Shqipėrinė muslimane tė Ben Blushit tė krishterėt terrorizohen nga muslimanėt shqiptarė, tė cilėt grabisin toka, gratė e tė krishterėve, siē kanė mėsuar nga Kalifi Umar (fq. 102 - 103). Muslimanė, nė romanin e Benit bėhen edhe tė krishterėt e pabesė qė duan ti vjedhin babait tokėn e tyre me ndihmėn turke (fq. 111).

    Herojtė e Ben Blushit nė roman janė vllehėt e Voskopojės. Personazhi kryesor i romanit ėshtė njė grek bizanit me emrin Arianit Komneni tė cilin Beni e bėn heroin e romanit. Ky Komneni tė cilėt tė gjithė i njohin qė historikisht janė grekė dhe shqiptarėvrasės, nė roman shitet pėr shqiptar, por njė shqiptar me qendėr jo nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Vlorė dhe nė qytetet ku u zhvillua shqiptaria por nė Voskopojė. Nė bisedat qė Komneni greko - vllah i Ben Blushit bėn me hajdutin Ali Pashė Tepelena, heroi ortodoks i romanit sulmon islamin, shqiptarėt muslimanė dhe mbron ortodoksinė dhe i tregon ortodoksėt si herojtė e shqiptarisė. Duke ditur mllefin qė greko - ortodoksėt kanė me Skėnderbeun si hero katolik, Ben Blushi sulmon me gojėn e Arianitit edhe Skėnderbeun tė cilin e quan turk, musliman, tė pabesė, hileqar, njeri qė i bėn pabesira Arianitit, dhe njė njeri pa ndėrgjegje, pasi ishte edukuar si musliman, njeri djallėzor pėr shkak tė edukatės turke qė kishte marrė etj. Ky Skėnderbeu ishte i pabesė dhe sėbashku me turqit i bėnin hilera Arianitit. (fq. 55 - 63). Por njeri i keq nė romanin e Benit nuk ėshtė vetėm djallėzori Skėnderbe i cili ėshtė aleat i Papės dhe jo i Janullatosit, por edhe njė Thoma Komneni i cili cilėsohet si tradhėtar meqė ai u bė musliman (fq. 64).

    Arianiti ėshtė hero i krishtėrimit

    Pėr Ben Blushin, heroi i tij, Arianiti ėshtė hero i krishtėrimit i cili thotė se nuk ka dallim nėse jemi shqiptarė, serbė apo grekė. Rėndėsia ka qė tė luftojmė me flamurin e krishtėrimit, kundėr Islamit tė cilin ai e quan njė pėrbindėsh mė trup nė Azi dhe i cili vendin e ka nė Azi. Ndėrsa Islami i pėrket Azisė, pėr Ben Blushin, Krishtėrimi ėshtė njė farė qė nuk mund tė mbijė nė Azi (fq. 82). Herojtė e Ben Blushit nė roman thonė qė Shqipėria ėshtė vend i vogėl pėr shumė fe, gjė qė nėnkupton se nė kėtė vend nuk ka vend pėr muslimanėt (fq. 93).

    Heroi i Benit lufton pėr tė mbrojtur Kretėn greke, Greqinė, Voskopojėn dhe do tė ndėrtojė Perandorinė Bizantine me themel pan - orthodhoksinė greke dhe ēati Evropėn (fq. 66 - 68). Arianit Komneni ėshtė nė dashuri tė madhe edhe me serbėt tė cilėt me Gjergj Brankoviēin bėjnė komplote pėr tė marrė pushtetin nė Kosovė kundėr shqiptarėve. Pėr kėtė arsye tė dy herojtė ortodoksė tė Ben Blushit shkojnė nė Stamboll qė tė ndėrtojnė njė komplot. Muslimani shqiptar qė Arianiti takon nė Stamboll ėshtė barbari Patrona Halili tė cilin autori e tregon qė ėshtė Lab. Dhe lebėrit tregohen si hajdutė, vrasės, barbarė dhe tmerri i Stambollit (fq. 72 - 76).

    Por qendra e qytetėrimit qė Ben Blushi quan 'shqiptar' ėshtė Voskopoja e vlleho - grekėve. Nė kėto vitet e fundit si pasojė e indoktrinimit vllaho - grek dhe Janullatist nė Shqipėri, njė numėr i madh ortodoksėsh, qė nga Aurel Plasari, te Alfred Moisiu, Piro Misha, Kiēo Blushi, Nasho Jorgaqi etj kanė zhvilluar kultin e Voskopojarizmit. Vllehėt besojnė ashtu si edhe serbėt qė duan Kosovėn - se Voskopoja ėshtė tokė e shenjtė e tyre, tė cilėn e shkatėrruan shqiptarėt muslimanė. Ndėrsa serbėt, Kosovėn shqiptare e masakruan dhe e dogjėn pėr 100 vite me radhė, falė besimit tė tyre tė marrė se Kosova ėshtė njė Jeruzalem serb, voskopojarizmi vllah ėshtė edhe me i rrezikshėm pse ai cėnon sigurinė kombėtare nė Shqipėri pasi vllehėt duan tė bėjnė njė shtet brenda shtetit dhe Voskopojėn e shohin si Jeruzalemin e vllahėrisė. Kush ka lexuar gazetėn FRATIA qė botojnė vllehėt e Tiranės me Nasho Jorgaqin dhe Vangjel Shundin, do tė shohin sesi vllehėt e Tiranės botojnė aty poezi dhe shkrime ku vllehėt pretendojnė qė shqiptarėt kanė qenė barbarė dhe vetėm vllehėt e Voskopojės kanė patur qytetėrim nė Shqipėri (shiko Gazeta Fratia, Nėntor 1997, fq. 6, poezia Voshopolea). Kėtė gjė synon tė tregojė edhe Ben Blushi nė roman e tij. I yshtur siē duket nga peshkopi Janullatos, Beni e tregon katundin vllaho - grek tė Voskopojės, sikur tė mos ketė qėnė njė vendstrehim ēobenėsh aromunė qė jetonin me kuaj dhe me gomerė duke transportuar mallrat e muslimanėve shqiptarė, por sikur tė ishte njė El Dorado i krishtėrimit. Vllehėt qė edhe sot nė Rumani mezi kanė bėrė njė palo-shtet, Ben Blushi na i tregon sikur tė ishin mė tė qytetėruar sesa shqiptarėt muslimanė. Nė roman Ben Blushi tregon qė Voskopoja kėrcėnohej nga bandat muslimane tė Korēės dhe Beratit. Muslimanėt e Shqipėrisė sė Jugut, qė nga Skrapari, Vlora, Korēa dhe Berati, Beni i tregon si barbarė. Ndėrsa vllehėt tė cilėt nė Shqipėrinė Osmane kanė patur statusin e evgjitit dhe rronin nė gjendje gjysėm tė egėr, Beni i tregon sikur tė ishin britanikė. Kapitulli 23 i romanit tė Ben Blushit e tregon Voskopojėn sikur tė ishte njė parajsė e cila ishte kėshtu vetėm nga qė nuk kishte muslimanė.

  2. #2
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Barat, ku e gjete edhe ti kete shkrim nga nje autor "neutral". Olsi Jazexhiu se besoj se eshte shqiptar por turk, dhe eshte fanatik 12 karatesh. Para do kohe shkova ne web-sajtin e tij, e gjithe kohesh sa lexova teksin me percjellte muzika turke..............

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar mė parė nga Traboini Lexo Postimin
    Barat, ku e gjete edhe ti kete shkrim nga nje autor "neutral". Olsi Jazexhiu se besoj se eshte shqiptar por turk, dhe eshte fanatik 12 karatesh. Para do kohe shkova ne web-sajtin e tij, e gjithe kohesh sa lexova teksin me percjellte muzika turke..............
    Normal qe duhet sjelle pikeshikmi i ndryshem. Po te sillja nje shkrim qe thoshte bravo te lumte bravo shume mire etj...ti nuk do ishe pergjigjur fare

  4. #4
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Postime
    325
    po mirč a ka včnč ky nč roman nčshkrimin qč čshtč histori e sajuar dhe jo ngjarje e včrtetč siē ndodh nč editorinč oēidentale ?!...( e vejnč pčr tč mos ngatčrruar lexuesin sepse shumč autorč pčrdorin nč kombinim histori tč včrteta me tč sajuarčn dhe kčshtu lexuesi nuk i merr pčr tč včrteta)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar mė parė nga Traboini Lexo Postimin
    Barat, ku e gjete edhe ti kete shkrim nga nje autor "neutral". Olsi Jazexhiu se besoj se eshte shqiptar por turk, dhe eshte fanatik 12 karatesh. Para do kohe shkova ne web-sajtin e tij, e gjithe kohesh sa lexova teksin me percjellte muzika turke..............
    Ja dhe nje pikeshikimi tjeter....

    ---------------------------------------------------------
    «Tuneli» i errėt i marrėdhėnieve ndėrfetare nė Shqipėri dhe romani i Ben Blushit

    Tuesday, 15 April 2008-gazeta Sot
    Nga Kastriot Myftaraj


    Tė vjetrit thoshin se pėr tė arritur njė gjė duhet bėrė njė flijim. Nė qytetin ku linda unė, nė Korēė, pėr bashkėjetesėn fetare ishte flijuar njė lumė, dy vjet para lindjes sime.Lumi qė kalonte pėrmes qytetit ndante lagjen e tė krishterėve nga ajo e myslimanėve. Nė prag tė ndalimit tė fesė nė Shqipėri, nė vitet gjashtėdhjetė, regjimi komunist qė po bėhej gati tė mbyllte tempujt fetarė e kuptoi se nė Korēė ekzistonte njė tempull i llojit tė vet, qė ishte lumi, i cili simbolizonte ndarjen fetare. Prandaj regjimi vendosi ta eliminojė lumin, njė veprim unik ky nė Shqipėri, qė binte edhe mė tepėr nė sy se nė atė kohė nė Tiranė regjimi u pėrpoq tė krijojė artificialisht njė lumė qė tė kalonte pėrmes qytetit, siē ndodh nė shumicėn e qyteteve tė botės. Pėr tė eliminuar lumin qė kalonte pėrmes Korēės, regjimi nė fillim ndėrtoi njė shtrat tė ri pėr tė, qė e anashkalonte qytetin, dhe i ēonte ujėrat e lumit nė njė degė tė Lumit Devoll qė kalonte nė veri tė qytetit. Pasi regjimi e devijoi rrjedhėn e lumit e mbuloi pjesėn e shtratit tė tij qė kalonte pėrmes qytetit, deri nė dalje tė qytetit. Por, qė tė evitohej pėrmbytja e qytetit, nė rastet kur mund tė kishte prurje tė mėdha uji nga gryka e malit ku zbriste lumi, si dhe pėr ta pėrdorur si kanal magjistral pėr shkarkimin e ujėrave tė reshjeve, pjesa e shtratit tė lumit qė kalonte pėrmes qytetit, nuk u mbush me dhe, por pjesa e ngushtė dhe e thelluar e saj u mbulua me pllaka betoni mbi tė cilat u hodh dhe, duke u formuar kėshtu njė tunel qė kalonte pėrmes qytetit. Pėr ta kuptuar mė mirė atė qė u bė, imagjinoni sikur pjesa mė e thellė e shtratit tė Lumit tė Lanės nė Tiranė, nė lartėsinė pak mbi skarpatat tė mbulohet me pllaka betoni, ndėrsa mbi to tė hidhet dhe.

    Pastaj mbi tunel u ndėrtua njė trotuar kalimi mes dy rrugėve pėr kalimin e makinave, identik si trotuari i mesit qė ėshtė nė Rrugėn e Kavajės, por mė i gjerė. Gryka e tunelit ishte saktėsisht pėrballė hyrjes kryesore tė spitalit tė qytetit, nga e cila e ndante njė nga rrugėt kryesore tė qytetit, nė anė tė sė cilės ishte ndėrtuar njė lulishte, saktėsisht nė breg tė ish-lumit. Nė hyrje tė grykės sė tunelit fillonte pjesa e pambuluar e shtratit tė thatė tė lumit, qė vinte duke u ngjitur midis shpateve tė kodrave qė i rrinin qytetit sipėr, dhe nė shpatin e pjerrėt tė tė cilave ishte ndėrtuar njė pjesė e qytetit. Kodrat ishin parku i gjelbėruar i qytetit ku gjithmonė kishte shumė njerėz. Shtėpia ku banoja unė, njė pallat i ndėrtuar nė kohėn e komunizmit, ishte jo mė shumė se dyqind metra nga gryka e tunelit, qė ishte nė shtratin e vjetėr tė lumit. Tuneli ishte misteri qė mė tėrhiqte mė shumė nė fėmijėrinė time. Grykėn e tij e shikoja thuajse ēdo ditė kur dilnim nė parkun qė gjendej fare pranė vendit ku banoja. Gjithashtu, unė kaloja ēdo ditė nė rrugėn sipėr tunelit poshtė tė cilit ndodhej lumi i ndryrė. Nga tė rriturit dėgjoja pėr lumin qė kishte kaluar dikur poshtė kėmbėve tona, dhe qė tashmė nuk kalonte mė, pasi ishte devijuar, por megjithatė poshtė kėmbėve tona ishte tuneli nė shtratin e dikurshėm tė lumit, ku lumi i vdekur ngjallej kur kishte reshje atje nėntokė, pėr tė vdekur pėrsėri kur vinte thatėsira. Ky lumė i vdekur dhe i gjallė, i ndryrė nėntokė, u bė njė nga misteret qė torturonin mendjen time nė fėmijėri. Aq mė tepėr kur mėsova se misteri i lumit kishte tė bėte me njė mister tjetėr tė madh, fenė. Njė ditė, gjatė njė ekskursioni me klasėn time, nė shkollėn fillore, njė shoku jonė, duke parė grykėn e tunelit, nė anė tė rrugės sė parkut, nė njė pjerrėsi,nė ish-shtratin e lumit, e pyeti mėsuesen se pėrse ishte mbuluar lumi.

    Mėsuesja, qė ishte edhe komuniste, u pėrgjigj: Lumin e mbuloi partia, se nxiste armiqėsi fetare mes njerėzve! Kėtu gjėrat u ngatėrruan dhe mė tepėr pėr mua. Ato kohė flitej shumė pėr komplotet antiparti tė grupeve tė ndryshme nė kulturė, ushtri, ekonomi (duhet tė ishin vitet 1974-1975), dhe ne fėmijėt e shkollės fillore nuk mbeteshim jashtė kėsaj, se edhe ne na informonin nė njė farė mėnyrė. Pra, lumi kishte tė bėnte me komplotet (fjalė e kohės kjo, pėr tė cilėn edhe nė tė vegjlit krijonim kuptimin tomė), lumi ishte nė njė farė mėnyre komplotist, dhe kishte marrė dėnimin, ishte burgosur. Por, ajo qė kishte bėrė lumi lidhej me njė mister tjetėr tė madh pėr tė cilin na flisnin nė shkollė, pėr fenė. Nė shkollė na thoshin se feja ishte njė gjė e keqe, njė mbeturinė e kohės sė kaluar, me tė cilėn nėnkuptohej periudha parakomuniste, dhe se nuk kishte mė muslimanė dhe tė krishterė. Tashmė nuk kishte mė kisha dhe xhamia qė ndanin e pėrēanin popullin, tashmė ishim tė gjithė tė bashkuar rreth partisė. Partia ishte kisha dhe xhamia nė mistikėn e re ateiste, Marksi ishte Zoti, ndėrsa Enver Hoxha ishte profeti i tij nė Shqipėri. Partia po pėrpiqej ta zhdukte pėrēarjen dhe armiqėsinė fetare vėrtet, por po fuste njė tjetėr pėrēarje dhe armiqėsi, atė klasore, e cila nė Shqipėri solli shumė mė tepėr viktima se ajo fetare. Nė shkollė na thoshin se feja e shqiptarit ishte shqiptaria. Por shqiptaria (atdheu, kombi) nė realitet vinte pas partisė dhe shokut Enver. Unė linda nė kohėn e ateizmit, nė njė familje paraardhėsit e sė cilės, si nga babai ashtu dhe nga nėna, nė kohėn osmane, u detyruan tė marrin fenė e okupatorit. Por si 99% e shqiptarėve qė u kthyen nė kėtė fe nuk ishin praktikantė islamikė. Tė gjithė ata qė kthyen fenė nė Shqiėpri, nė kohėn e pushtimit osman kanė qenė katolikė, pėr faktin e thjeshtė se ortodoksėt nuk kishin arsye pėrse ta kthenin fenė, pasi ishin tė mbrojtur nga statusi i posaēėm qė kishte popullsia si Rum-Milet, me Patriarkanėn e Stambollit, si ersatz- shtet tė kėsaj bashkėsie.

    Ndėrsa katolikėt ishin pa mbrojtje. Nė familjen time, nė njėfarė mėnyre ishte ruajtur tradita e krishterė, qė nuk ishte ortodokse, por sipas tė gjitha shenjave ishte katolike. Madje, si nė ēdo familje tė konvertuarish, pėrmendej dhe historia e konvertimit, ose mė saktė prozelitimit, e pėrcjellė, siē ndodh rėndom nga gjyshėrit tek nipėrit. Kėshtu qė feja mė bėnte kureshtar. Aventura mė e madhe e fėmijėrisė sonė dhe kriteri i guximit ishte qė tė hynim nė tunelin e shtratit tė vjetėr tė lumit. Ndėr ata mė tė rritur se ne kishte nga ata qė e kishin pėrshkruar krejt tunelin, nga dalja jugore e tij, pranė shtėpisė sonė, nė daljen veriore, nė skajin tjetėr tė qytetit, duke pėrdorur elektrikė dore. Kėta ishin heronjtė e fėmijėrisė sonė. Pėr tė gjithė ne fėmijėt qė e kishim shtėpinė afėr hyrjes sė tunelit, porosia qė jepnin mė shpesh prindėrit kur dilnim jashtė pėr tė luajtur ishte tė mos shkonim tek hyrja e tunelit dhe tė mos futeshim atje. E megjithatė ne do tė bėnim ēdo tė bėnim dhe atje do tė shkonim dhe do tė bėnim disa hapa nė tunel, duke qenė nė garė me njėri-tjetrin se kush hynte mė larg nė tunel dhe kush qėndronte mė tepėr atje. Por gjithsesi mbeteshim pranė hyrjes sė tunelit. Pėr mua tuneli bėnte asosacion me tė gjitha ato qė lexoja nė libra, si «Udhėtim nė qendėr tė tokės», «Aventurat e Tom Sojerit», apo «Aventurat e Hakėlberri Finit». Njė herė, duke shfletuar nė bibliotekėn e shtėpisė njė tekst tė vjetėr antologjie letrare pėr shkollat e mesme, lexova njė pėrshkrim tė «Ferrit» nga «Komedia hyjnore» tė Dante Alighieri. Ajo qė mė tėrhoqi ishte ngjashmėria me historinė e lumit. Dante zbriste nėn tokė, nė ferr, ku kishte njė lumė. Dhe e gjithė kjo lidhej me fenė. Tashmė isha i sigurt se e kisha zbuluar sekretin e lumit tė ndryrė. Ai ishte lumi i ferrit pėr tė cilin fliste Dante dhe atje shkonin shpirtrat e njerėzve tė kėqinj. Kjo ide mė pėrforcohej nga fakti se pranė grykės tė tunelit ishte spitali i qytetit, ku gjendej njė nga misteret e mėdha tė frikshme tė ne fėmijėve qė banonim aty afėr: morgu. Nė fantazinė time bėra lidhjen mes grykės sė tunelit qė fshihte lumin e ndryrė dhe morgut qė ishte pranė saj, nė anėn tjetėr tė rrugės. Kur ua tregova kėtė zbulim shokėve tė mi 10-11 vjeēarė, ata mbetėn pa mend, dhe nuk mė besuan derisa ua tregova librin, gjė qė ata i bindi.

    Qė atėherė askush prej tyre nuk shkeli mė tek gryka e tunelit. Prindėrit e tyre, qė e mėsuan kėtė gjė nga ata, mė pėrgėzuan, duke pėrfshirė dhe njė sekretar partie, qė njėherė kishte shkuar dhe e kishte rrahur tė birin tek gryka e tunelit, sapo kishte marrė vesh qė ai kishte hyrė atje. Tė gjitha historitė e frikshme qė kishin shpikur tė rriturit, pėr t’ i larguar fėmijėt, nga gryka e tunelit nuk kishin funksionuar. Kjo imja funksionoi, edhe pse ky nuk ishte qėllimi im. Tashmė qė tė hyje tek gryka e tunelit, quhej njė guxim shumė mė i madh se mė parė. Nė pallatin ku jetoja unė, nėse shprehja pallat mund tė pėrdorej pėr atė monstėr arkitektonik tė kohės sė komunizmit, nė njė nga dy hyrjet e pallatit banonte dhe gjyshi i Ben Blushit nga babai. Nė pushimet e verės Beni vinte shpesh nė Korēė te gjyshėrit dhe gjatė kėsaj kohe luante me kalamajtė e mėhallės. Unė isha tre vjet mė i madh se ai dhe ndėr fėmijėt e mėhallės kisha fituar famėn e kompetentit pėr ēėshtjen e misterit tė tunelit tė lumit. Tė gjithė fėmijėt qė vinin nė verė nė mėhallėn tonė, nga qytetet e tjera, pėr tė kaluar njė pjesė tė pushimeve pranė tė afėrmve, me kujdesin e kėtyre tė fundit, dėgjonin nga unė historinė e lidhjes tė tunelit tė lumit me morgun e spitalit, si mėnyra mė e sigurt, pėr t’ i qėndruar larg grykės sė tunelit. Tashmė nuk mė kujtohet nėse atėherė mysafiri nga Tirana e dėgjoi nga unė kėtė histori apo jo. Vetėm di tė them se edhe ai, duke luajtur me fėmijėt e mėhallės nė parkun pranė qytetit, e ka parė grykėn e tunelit dhe ėshtė tėrhequr prej saj. Tė tjerat i mbeten atij pėr t’ i treguar nėse do.

    Kur mora nė dorė romanin e Ben Blushit «Tė jetosh nė ishull», duke qenė se ishte paralajmėruar qė atje do tė rrėfehej pėr ēėshtje tė marrėdhėnieve ndėrfetare, edhe me digresione kohore, tė them tė drejtėn prisja qė, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, qoftė edhe si njė parabolė nė kohėt e mėvonshme, tė rrėfehej dhe pėr historinė e lumit tė ndryrė dhe tė tunelit tė tij, qė duhet tė kishte lėnė mbresė tek ai si pėrjetim i fėmijėrisė. Por nuk ishte kėshtu. Nė romanin e Ben Blushit Voskopoja pėrshkruhet si njė qytet i ndarė, ku jetojnė nė lagje tė veēuara tė krishterėt dhe muslimanėt. Nė realitet, nė Voskopojė, nuk ka pasur banorė muslimanė, as nė shekullin XVIII, kur ajo lulėzoi dhe u shkatėrrua, as nė kohėn e Luftės sė Parė Botėrore, kur atė e dogji Sali Butka, pėr shkak se ishte bėrė qendėr e andartėve grekė. Duke e pėrshkruar Voskopojėn si qytet mikst fetar, Ben Blushi nė fakt pėrshkruan qytetin e Korēės, i cili ka qenė qytet mikst fetar, me dy lagjet e ndara nga lumi. Ben Blushi, nė kohėn qė botoi romanin, ėshtė prej dy mandatesh deputet i zonės elektorale nė qytetin e Korēės, qė mbulon kryesisht pjesėn e qytetit nė tė djathtė tė ish-lumit, nė pjesėn tradicionalisht tė krishterė ortodokse tė qytetit. Nė roman, Ben Blushi tregon pėr njė konflikt politik nė Voskopojė, pėr sundimin e qytetit, ku tė krishterėt ortodoksė i paraqet me dy simbole: kryqi ortodoks dhe shalli i kuq. Pse Ben Blushi i bėn tė krishterėt ortodoksė tė Voskopojės me shami tė kuqe, kjo merret vesh. Ai kėrkon tė paraqesė me anė tė tyre PS-nė e sotme, ashtu si me Voskopojėn paraqet Shqipėrinė e sotme. Kryqi ortodoks dhe shamia e kuqe nė fakt janė shndėrruar nė dy simbolet e PS. PS qė nga viti 1991 kur doli nga PPSH ka pasur vetėm ortodoksė nė krye tė saj, dhe bėn gjithēka qė tė vetėparaqitet si mbrojtėse e fesė ortodokse nė Shqipėri.

    Ndėrsa shalli i kuq simbolizon traditėn partizane tė Luftės sė Dytė Botėrore, tė cilėn PS e sheh si vlerėn tjetėr ekskluzive tė saj. Romani i Ben Blushit mė duket si aventurė e vonuar e tij nė “tunelin” misterioz tė lumit tė ndryrė nėntokė pėr shkaqe fetare. Se ku tė nxjerr aventura nė kėtė tunel, kėtė e tregon vetė Ben Blushi nė pėrfundim tė romanit, ku tregohet se tė krishterėt dhe muslimanėt nė Voskopojė luftojnė pėr kontrollin e qytetit, derisa nė fund fitojnė muslimanėt dhe tė krishterėt ikin nga qyteti i shkatėrruar dhe i djegur. I gjithė lidershipi i PS, qė nga Edi Rama ishte i pranishėm nė promovimin e romanit tė Blushit, ditėn e hėnė, ēka do tė thotė se PS u vetėshpall publikisht si krahu politik i Kishės Ortodokse nė Shqipėri, si shamia e kryqe e lidhur tek kryqi ortodoks. Ky ėshtė njė zhvillim shumė i rėndėsishėm, qė nuk mund tė lihet tė kalojė kaq lehtė se do tė ketė pasoja nė tė ardhmen. Nė kėtė mėnyrė, PS, me nė krye Edi Ramėn, i hyri njė aventure nė “tunel”. Por aventura politike nė kėtė “tunel” ka njė lidhje jo fantaziste, por reale me morgun. Nėse PS do tė veprojė si krahu politik i Kishės Ortodokse, qė pėr mė tepėr drejtohet nga greku Janullatos, kjo ėshtė njė formulė e sigurt pėr njė konflikt politiko-fetar nė Shqipėri. Nė fund tė kėtij tuneli nuk ka dritė pėr tė dy palėt.

    Vetėm njėra palė do tė dalė nga “tuneli”, ndėrsa tjetra do tė mbetet pėrjetė atje. Prandaj nuk duhet hyrė nė “tunel”. Ben Blushi me romanin e tij hyri nė “tunel” shumė vite mė vonė. Nė “tunel” hyri dhe Edi Rama dhe PS. Se ēfarė situatash do tė japė kjo, kėtė do ta tregojė koha. Njė gjė ėshtė e sigurt. Sot ka qendra, nė Greqi, Serbi, Rusi, qė, veēanėrisht sot pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, tė nxisin njė konflikt politiko-fetar nė Shqipėri, deri nė luftė tė armatosur. Prandaj ia vlen qė atyre qė kanė hyrė nė “tunel” t’ u tregohet historia e vjetėr e lidhjes sė tunelit dhe morgut, pėr t’ i shkurajuar nė kėtė aventurė. Unė nė dy libra qė kam shkruar dhe botuar, jam pėrpjekur tė bėj kėtė gjė, tė tregoj historinė e lidhjes sė “tunelit” me morgun.

  6. #6
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Promovimi i njė romani, ndoshta, tė shkruar sė fundmi nga autori Ben Blushi paska zėnė kohėt e fundit dhe hallet e shtypit tė pėrditshėm pėr tu lodhur duke komentuar ngjarjet e tij fetare dhe erotike.Edhe pse nuk ėshtė cudi qė Romani vjen si njė Kalė Troje tema ose ideja e Romanit mund tė jetė e frymėzim odisesk bizantin tek Blushi.Kjo tė jep pėrshtypjen e njė konspiracioni Dan Broėn kur nė vend tė Monalizės ėshtė vendosur ndonjė ikonė mbas luftės sė ikonoklasisė. Edhe nė kapakun e librit e lexon fjalėn kryq tė thurur me gurė nė mes tė murit ose ndonjė numėr tė bestytnisė krishtere dhe kjo nuk e bėn aspak romanin mė tė vleshėm pėr kureshtarėt arumunė.Ndonėse inspirimi i njė politikani mund tė vij nga feja ose nga instuticionet e saj politike kjo tregon dhe njeherė se ndarja me mesjetėn e hershme akoma nuk ka pėrfunduar sipas shprehjes “Jepi Zotit atė qė i takon Zotit dhe jepi Cezarit atė qė i takon Cezarit”.Jo rrallė herė kemi parė Cezarė tė tillė qė mundohen tė shkruajnė rreth asaj qė propagandohet nė qarqet ndėrkombėtare si virtyt i popullit Shqiptar(Toleranca).Ėshtė pėr tė cuditur ndersa sot po lexoja dhe njė pjesė tė Librit tė Nikollė Lesit “Si e njoha Nanon dhe Berishėn” nė trativat pėr tė zgjedhur presidentin e 2002 nė ishullin e Kretės ku qėndronin dhe eksponentė tė prapavijės ishullore politike.Instiktivisht mu lidhėn ishujt ne mendje ....!



    Edhe pse “Ibrahimi “personazhi i Romanit tė Ben Blushit e kuptoi realietin fitimtar dhe triumfal tė fesė Islame pėr shqiptarėt dhe shpirtat e tyre, nuk duhet vecuar rasti kur politikanė tė tillė … fusin brenda marketingėve tė tyre terminologji tė shkruari duke nxitur njė farė antipatie ndaj njė feje tjetėr.E ndėrsa Feja ėshtė dicka e shenjtė ia vlen tė pėrmendim shkrimet e c’kishėrimit ose c’shenjtėrimit tė njerzve arsimdashės ose arsimtarė edhe pse pėr faktin se dikujt i pėlqen origjina bizantine duke e parė me syrin e vet magjiko fetaro-letrar mirėpo gjithmone ekziston njė sy tjetėr i cili edhe pse nuk ėshtė filozofik i jep kuptimin e mirėqėnė cdo njeriu qė kupton realitetin politik dhe fetar tė Shqipėrisė qė duhet patjetėr tė shkėputet nga “Ishulli fqinj” i Komneit. Nėse do lexonim nė arkivat e shtetit nė fondin 482 viti 1919 d 28 ose fondin 482 v 1918 d 41do tė shikonim se si femrat kristiane, e bija dhe e shoqa e arumunit Nik Shestanit kėrkonin vullnetarisht tė bėheshin muslimanė . Pse kėto histori nuk pėrfundojnė nė romane kjo nuk ėshtė faji jonė.Ne kemi faj qė nuk shkruajmė romane rozė qofshin kėto politkė ose histori si kjo e mėposhtėmja.



    Aty nga gjysma e parė e shekullit XX nė qytetin e Elbasanit ndodhėn dy tėrmete tė fuqishme njėri pas tjetrit.Lėkundjet e tyre kishin ngjallė panik tė madh nė popull.Nė tė vertėtė ato nuk ishin tėrmete por dy ngjarje skandaloze qė jehona e tė cilave kishte marrė dhenė mė shpejtėsi nė katėr anėt e qytetit dhe mė larg.Konkretisht martesat me dashuri e dy tė rinjve arsimtarė Elbasanas me dy vajza arsimtare Elbasanase tė feve tė kundėrta.Abdyl Bajraktari me Kisvallgji Llulla dhe Faik Pajuni me Alipi Buda.Kėto lidhje martesore sensacionale u pėrshėndetėn u pėrgėzuan nga opinioni i shėndoshė, pėrparimtar ndėrsa elementėt fanatikė ortodoksė i dėnuan me herezi.Kjo pėrbėnte njė sakrilegj pėr kohėn obskurantiste.Cifti Pajuni si lulja nė dimėr nuk mund ti rezistonte klimės sė fothtė dhe u detyrua tė shtegtojė nė Shkodėr.Martesa e dallėndysheve tė arsimit ishte dasma e tolerancės fetare qė u pėrshėndet edhe bashkėpatrioti Qemal Stafa.Nė njė takim tė castit, nė vitin 1935 ai i uroi kėto fjalė.Ju lumtė ju jeni pionierėt e pėrparimit dhe tė zhvillimit.Familja e re e heretizuar nga kisha u krijua duke pasur nė themel tė saj Dashurinė, dashurinė ndaj Fesė dhe Zotit dhe Dashurinė rinore ndaj njėri tjetrit.

    Ato kremtonin festat fetare, Bajramin dhe pashkėt dhe frekuntonin Xhaminė dhe Kishėn.Toleranca fetare i konsolidoi edhe mė shumė familjen dhe marrėdhėniet bashkėshortore.Mbas kthimit nga Shkodra cifti i ri iu pėrvesh punės pėr ndėrtimin e cerdhes sė tyre.Pėr kėtė pajtuan njė usta tė mirė.Ndėrkohė inkuzitorėt kishin organizuar njė meshė pėr ckishėrimin e tė pabesės.Ato po lėviznin si fantazma pėr tė kompesuar me gjak, cnderimin e kishės.Mbasdite vonė dikush me petka tė zeza takon ustain e shtėpisė sė Faikut dhe me njė ton tė vrazhdė e tė prerė i drejtohet me kėto fjalė.Unė tė njoh.Ti je njeri hallexhi, prandaj merri kėto e i thuaj sikter fukarallukut, duke i ofruar disa “gjela” tė verdhe dhe njė revole.Hajt bėhu trim dhe mos u bėj budalla.Ustai ishte i zgjuar i thjeshtė i ndėrshėm dhe me karakter tė fortė, e pa me cudi dhe urrejtje dhe qetėsisht i tha. Kur isha capkėn i vogėl babai mė kėshillonte qė tė mos vrisja me gur lastiqesh kumurijat dhe dallėndyshet.Atė kėshillė e kam edhe sot e kėsaj dite vath nė vesh.Unė dhe Mėsuesi jemi muslimanė.Nė Islam nuk ka dhunė.Dallėndyshet arsimtare nuk vriten.Ai meritonte njė tjetėr pėrgjigje por, ia lashė Zotit.

    I ktheva kurrizin dhe u drejtova pėr nė shtėpinė time.Rrugės sė gurtė nėpėr terrin e asaj nate tė keqe ecja rėndė rėndė.Mė dukej sikur qielli mė kishte rėnė mbi kokė.Lloj-lloj mendimesh pėrplaseshin si meteorė mikroskopikė nė planetin tim!Para syve shfaqeshin e zhdukeshin me shpejtėsinė e disqeve fluturues fantazma e ikonave nė formėn e “gjelave” tė verdhė me njė pistoletė nė formė kryqi dhe me njė zhurmė metalike si kėmbana qė mė shponte daullen e veshit.O Zot fola me vete, mė ndihmo pėr tė mirė dhe mė mbro nga e keqa.Ecja dhe lutesha.Lutesha si njė fajtor pa faj.Pak hapa nga pragu i derės sė shtėpisė e ndjeva veten tė cliruar nga stresi psikologjik dhe tė lehtė si gjethe!.Mbas dy ditė pushimi dola nė treg pėr tė gjetur ndonjė punė.Nuk di pse smė bėhej tė punoja mė tek Mėsuesi!?Mė vinte turp nga paturpėsia e njerzve tė paturpė dhe tė pashpirtė!Atė ditė Faiku duke kaluar nė sheshin e tabakėve shikon prej sė largu Usatin.I thėrret pėr ta takuaqr e biseduar me tė.Ustai i gėzua kur e pa Mėsuesin por nuk dėshironte njė takim nė mes tė sheshit … .breshėrive tė pyetjeve tė Faikut: Si je, nga shtėpia si i ke, pse ske ardhur, mos je pakėnaqur nga unė ose pagesa.Ustai iu drejtua Faikut me mirėsjellje.Zoti faik nuk ėshtė vendi pėr tė biseduar kėtu.Faiku u shtang nga fjalėt e Ustait dhe i propozoi atij qė tė pinin nga njė kafe.Ata u larguan nga sheshi dhe kaluan nė njė rrugicė tė shtruar me kalldrėm.Hyn nė njė kafe ku pėr fat skishte njeri.Dy kafe pėrsėriti faiku.Ustai nxorri nga xhepi i xhaketės kutinė e duhanit dhe ia ofroi mėsuesit qė skishte vėnė kurrė cigare nė gojė.faiku e vuri dorėn nė zemėr.Gishtėrinjtė e trashė me kallo i dridheshin nga emocionet Ustait.Pėr tė mirė iu drejtua i pari Ustait Faikut.Filxhani i kafesė i dridhej sikur tė kishte peshėn e njė guri themeli.Tė bėftė mirė iu pėrgjigj mėsuesi.Zoti Faik:- filloi tė flasė ustai me njė zė tė mekur.Urdhėro fol pa frikė, ki besim tek unė.Cka ndodhur? Ia preu fjalėn ustait duke parė gjendjen e tij drithėrore dhje pėr ti dhėnė kohe dhe mundėsi tė clirohej nga emocionet.Faiku e dėgjontė me vėmendje dhe admirim tė vecantė ustain e tij trim e tė zgjuar muslimanin besnik.Nė fund tė bisedės ato u pėrqafuan me njėri tjetrin si vėllezėr biologjikė.U ndanė dhe u pėrshėndetėn duke ia lėnė hordhitė anti arsimdashėse njerzve tė ligj qė nuk kursenin pėr tė arritur qėllimet tyre tė ligta as mėsuesit sikurse vranė Stefan Bardhin, Dhaskal Todrin, Papa Kristo Negovanin, Petro Nino Luarasin, Aristidh Kolėn dhe vazhdojnė tė vrasin shpirta shqiptarėsh dhe sot.

    (Ibrahim Stafa)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 25-05-2008 mė 08:53
    "Shoku Mjekesise"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Bravo Ben Blushi, e simpatizoj se tepermi edhe pse nuk e kam idene fare se kush eshte e nga vjen e nga shkon, por nisur nga libri hallall buka me dhall.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jam shkrimtar, jo roje fushe!

    agron tufa


    (25.05.2008)

    Pena nuk ėshtė shpatė, pena ėshtė serum shėrues “Asnjė roman apo vepėr letrare e botuar pas vitit 1990 nė Shqipėri nuk ėshtė shoqėruar me kaq debat, me kaq interes pėr median dhe pėr publikun sa romani “Tė jetosh nė ishull” i Ben Blushit”. Kėshtu kanė vendosur ta pagėzojnė mediat shqiptare suksesin e romanit tė Ben Blushit, duke qenė njėkohėsisht vetė protagnistė tė njė kompanie intensive reklame, vetė vlerėsues, vetė kritikė, duke i mbuluar tė gjitha rolet e mundshme qė, rėndom, janė pjesė e diskursit, pėrfshijė edhe pėrfaqėsimet pro dhe kundra. Edhe kur bėhet ndonjė pyetje e tipit “cilat janė arsyet qė ky roman, jo vetėm po shėnon shifra rekorde nė shitje, por edhe njė interes pėr diskutim publik?” - atėherė massmedia shqiptare nga gjiri i sė cilės vjen Blushi, sapo ti tė hapėsh gojėn, “ndėrhyn” dhe po vetė pėrgjigjet. Masmedia laragane shqiptare e ka dėnuar qysh nė fillim me sukses romanin e Ben Blushit, andaj mė mirė ėshtė ta mbyllėsh gojėn, se sado dhe sido qė tė flasėsh, fjala dhe opinioni yt kanė pėr t’iu bėrė shėndet famės sė romanit. Po a ėshtė e vėrtetė se ky “sukses” i Blushit ėshtė i pari qė ka tronditur publikun? Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet ta kundėrshtoj, duke ndėrmendur kėtu vjeshtėn e vitin 2002 pėr librin e Aurel Plasarit “Dhjetė ditėt qė nuk tronditėn botėn”, vitin 2003 dhe 2004 me romanet e Rudina Xhungės “Preja e njė martese tė lodhur” dhe “Sikur Ana”, ndėrsa Blushi 2008 ėshtė vetėm rasti i tretė. Nė rregull? Debati, si atėherė, si tani ka qenė “me interes pėr median”, krejt siē e cilėsoni ju. Shitja nė shifra “rekord” e kėtij romani, si edhe e rasteve tė autorėve tė mėparshėm, e ka njė “pse”, sikundėr dhe debati, i cili nuk ėshtė se vjen natyrshėm, por artificial: ē‘do tė bėnte, fjala vjen, njė kalė nėse do t’i shtinim njė grusht me miza? Nuk do tė gjente rehat, derisa tė ēlirohej prej tij. Prej grushtit tė mizave, po them. Kėshtu pra, kam hyrė nė shpjegimin e fenomenit, tė cilin e kam sqaruar mė parė, nė gazeta tė specializuara letrare. Tani unė dua (por a do tė mė dėgjojė vallė kush?) tė sqaroj disa gjėra thelbėsore, qė s’kanė tė bėjnė me autorėt e “sensacioneve”, as me lexuesin e as me mendimin kritik e studimor mbi produktin letrar. Prandaj kjo kėrkon vesh tė mprehtė e, sidomos, vullnet tė sinqertė, si kusht pėr t’u mirėkuptuar (ngase keqkuptimin e kemi gratis). Nuk jam as me ata qė e shajnė romanin e Blushit “Tė jetosh nė ishull”, as me ata qė e mbrojnė. Kjo punė nuk zgjidhet me rreshtim palėsh “pro et contra”. Nė letėrsi nuk hyhet me shpatė nė dorė, por me asi pene tė padukshme qė ndikon tek lexuesi dhe kritika letrare, duke dhėnė njė efekt tė ngjashėm si me atė vizitorin qė ėshtė ngjitur nė terracėn-kafe tė njė ndėrtese 180 metėr dhe, papritur, shkėputet nga biseda rreth filxhanit tė kafesė dhe hedh sytė poshtė, fjala vjen, mbi urėn e njė lumi tė lundrueshėm pėrposh. Atėherė njeriu vėrtet kapet nė befasi: i habitur shikon se si qenka ngjitur aq lart, ndaj provon trallisjen qė tė shkakton lartėsia e pahetuar – njė si marramendje e lehtė: pamja pėrposh vallėzon, rrotullohet dhe, lagjja me grataēela, landshaftin, avulloret mbi lum sikur rrotullohen bashkė me tė nė njė karusel tė ngadaltė: ti nuk e ndjen tė sigurtė truallin nėn kėmbė: ndodh ajo qė thonė - “tė tė ikė truri!”. Kėsisoj pena nuk ėshtė ushtė, as bobė e flamur, as aromė e athėt baruti patriotik, por pėrkundrazi, serum. Serum shėrues, dehės, trallisės qė tė mundėson tė pėrfshish tė tėrėn brenda njė shikimi vizionar, tė shkapėrcesh logjikėn triviale tė pėrditshmėrisė dhe tė ngjėrosh “hisen e Zotave”, “shpirtin absolut tė historisė” me mistikėn dhe ezoterikėn e pavdekshme. Dhe gjuha... gjuha ėshtė eliksiri qė i drogon kuptimet racionale nėpėrmjet efektit tė saj magjistar, sugjestionues. E tash e kuptoni dhe vetė se pėr asgjė tė kėtillė nuk bėhet fjalė nė veprat qė parashtruam. As tė Blushit. Pra, ja ku dolėm mė nė fund: ēfarė e ka shallashtisė kaq keq lexuesin shqiptar, sa ta qortojė veten se, gjoja, ėshtė ton i keq tė mos e kesh lexuar librin e Filan Fistėkut? Keqkuptimi! Komedia e pėrjetshme e Keqkuptimit mbi atė ēka ėshtė letėrsi serioze, e pėrjetshme dhe sozisė sė saj tunduese, mashtrimtare qė ėshtė letėrsia masive/masovike. Ky ėshtė kurthi qė pėrsėritet vazhdimisht, jo vetėm nė kulturėn tonė, por edhe nė ato kultura imune e me profilaksi tė sofistikuar. Nė kėtė kurth (tė pranimit dhe receptimit) tė letėrsisė masive si letėrsi e vėrtetė kanė rėnė goxha burra me gjithė kostum e kollare, tullecėr e kripėgjatė, aq sa rrengu s’ka tė sosur, si nė atė pėrrallėn me shtrigėn plakė qė rri buzė gjolit me njė shkop nė dorė: bėlldum! Bien nė ujė dyzina derhem burrash qė s’dinė not: pėrpėliten tė dalin, rendin drejt plakės tė kapen pas shkopit tė saj, ndėrsa ajo zgėrdheshet, i ndrys mė fort drejt fundit: “zhytu bir, zhytu se mbete pa hise!”. Po ēfarė ėshtė letėrsia masive/masovike? Letėrsia dhe para-letėrsia (letėrsia masive/masovike) Po e reduktoj kėtė nocion qė nė Fakultetin Filologjik ua jap studentėve nė njė cikėl leksionesh. Letėrsia masive/masovike ėshtė njė narracion tepėr popullor qė ka lindur qė nė shekullin XIX si fenomen social i qendrave tė urbanizuara nė kulturat paramoderniste. Kryesisht me zhanrin e romanit, kjo letėrsi etiketohet si romani dedektiv; romani shkencor (science-fiction) dhe joshkencor (fantasy) ose fantastik; romani western dhe romani dashuror (romani i damave, romani rozė, i grave); fotoromanet dhe kinoromanet, romani mistik, historik. Emėrtimet e njohura si “letėrsi e verdhė”, “bulevardeske”, “konjukturale”, “ideologjike” etj, janė pjesė e orbitės sė kėsaj letėrsie. Ndaj tė gjithė kėtyre zhanreve zbatohet gjithashtu termi literaturė triviale, argėtuese, eskapite, e tregut apo “e lirė“, - zhanėr paraletėrsi, beletristikė, mė sė mbrami edhe etiketimi vlerėsues e i vrazhdė “limonadė” - nė tė pėrkundėrt me “elitaren”, “oborrtaren”, “aristokraten”, “dijetaren“; apo ndryshe letėrsia e “ulėt”, nė tė pėrkundėrt me letėrsinė e “lartė”. Letėrsia masive si rregull, zgjedh njė temė intriguese qė nuk lė askėnd indiferent nė grupe tė caktuara shoqėrore dhe imiton modelin e letėrsisė serioze. Pėrkundrazi, poetika e narracionit, si rregull, ėshtė e “mbyllur“ (nė tė kundėrt me “veprėn e hapur“ tė U. Ekos). Nė kėtė kuptim, ajo i pėrgjigjet plotėsisht kėrkesave kanonike tė pikėlidhjes, kulminacionit dhe pikėzgjidhjes, e jo rrallė edhe kritereve tradicionale pėr klasicizmin e tėrėsisė sė kohės dhe tė vendit. Narracioni masovik ka njė lexues llahtarisht tė gjerė, ngase nuk e kushtėzon lexuesin me asnjė reflektim estetik, meditativ apo filozofik. Ky auditor nuk ua ka takatin receptimeve tė tilla: lexuesi masiv, ashtu i papėrgatitur dhe sipėrfaqėsor, gjendet nė varėsi psiqike nga ngjarja dhe mezi pret tė kthejė fletėn tjetėr, ndryshe nga kredhja e ngadaltė nė lexim, shijimi i gjuhės, poezisė, imazheve autentike dhe nėntekstit lodėrtar ndėrmjet rreshtash. Modelet e letėrsisė masive shiten, lexohen, mund t’u rrėfehen lirshėm lexuesve tė tjerė apo kujtdo qoftė, sipas modelit tė ritregimit tė lajmeve tė reja-taze nė gazetėn e mėngjesit, apo tė ndonjė reviste fletėpakė me tirazh tė madh (nė aspektin konkret letėrsinė masive e pėrqasin me mjetet e komunikimit masiv dhe shfrytėzojnė pėr studimin e saj po ato metoda sasiore - teknikėn e kontent-analizės, procedurat statistikore). Prandaj procesi konsumimit masiv i ēdocilit libėr tė veēantė tė llojit tė kėtillė, si rregull, ėshtė mjaft i shkurtėr (nė kufijtė e njė apo dy sezoneve, e shumta – njė viti), ndėrkaq qė prurja e veprave tė reja tė kėtij zhanri ėshtė gjithnjė i stėrmadh. Konkurenca e modeleve, sipas ligjėsive tė tregut, ėshtė krejtėsisht e tendosur, ndėrsa qarkullimi dhe ndėrkėmbimi i tyre – ėshtė shumė i shpejtė (procese tė ngjashme kemi, pėr shembull, pėr modėn masive). Gjithė procesi i konsumit tė letėrsisė masive, sikundėr e pėrmendėm mė lart, kalon zakonisht jashtė sferės sė vėmendjes profesionale, analizave dhe rekomandimeve tė recensentėve letrarė, kritikėve “ekspresė”, “vėzhgonjės” apo “komentonjės”. Madje procesi i konsumit tė letėrsisė masive kalon jashtė sferės sė pedagogėve dhe studentėve, madje edhe jashtė vėmendjes sė bibliotekarėve tė bibliotekave masive. Nė tė shumtėn e rasteve nė zgjedhjen e lexuesve ndikojnė tė tillė faktorė tė rėndėsishėm pėr vetėdijen e paspecializuar, si interesi-ves qė ėshtė formuar me kohė kundrejt librave tė kėtij tipi, zhanri, teme, syzheti, e fort mė tė rrallė – kundrejt njė autori tė caktuar, d.m.th., kundrejt njė strategjie tė caktuar botuese, kundrejt vetė kanalit tė komunikimit. Me letėrsinė masive/masovike nuk merret kritika letrare, studimi filologjik. Sepse ėshtė njė proces qė ndodh jashtė dyerve tė letėrsisė, ndonėse konsumohet nė tirazhe milona kopje. Ėshtė rrota e pėrditshme e preshit dhe spinaqit qė konsumohet para se tė vyshket shumė shpejt. Shitshmėria e saj qė tė befason (siē na kanė befasuar edhe nė Shqipėri) nuk i kap gjithsej 3 stinėt, hajde - njė vit. Mandej del libri tjetėr i sensacionit masiv dhe libri i mėparshėm katandiset tė shitet me gjysmė ēmimi apo nė kosha. Vini re njė gjė: edhe klasikėt e kėtij narracioni masiv/masovik si Agata Kristi, Danielė Stil, Stefen King, Nikolas Spark, Den Braun, Harold Robins, Aleksandra Marinina etj, etj., as qė pėrmenden qoftė dhe shkarazi nė Historinė e Letėrsisė sė ēdocilės kulture nacionale. E thashė: ėshtė njė proces qė ndodh jashtė dyerve tė letėrsisė. Si funksionon popullariteti i kėsaj letėrsie? Fushata aktive e reklamės pėr avancimin e modelit (mė saktė, tė tipit tė dhėnė tė modeleve) pėr tek lexuesi, e cila realizohet, nga njėra anė, nė njė formė tė tillė kulturore sociale tė suksesit dhe konfirmimit/pranimit si “bestseller” (“bumi” i shitjes sė javės, sezonit, vitit), dhe nga ana tjetėr - nė figurėn e shkrimtarit/shkrimtares si njė prej “yjeve” tė publikut dhe i/e cili/cila bėhet modė e fabulės sė komunikacionit masiv mediatik (veēse nė kėtė rast dhe nė kėtė cilėsi emri, pamja e jashtme, jeta e pėrditshme e autorit mund tė jetė pėr lexuesin e gjerė e njohur, interesante dhe me autoritet - ndėrsa burimet, natyra dhe thelbi kuptimor i njė shkrimtari-klasik janė krejt tė tjera!); mekanizmi i pėrsėritjes qė mbėshtet dhe shumėzon suksesin, mund tė jetė njė pėrsėritje “nė hapėsirė” (kinemaja dhe tele-ekranizimi i librit sensacional, shndėrrimi i emrit tė heronjve tė librit dhe autorit nė distinktive mode, ndėrsa shembėlltyra e tyre - nė suvenire) dhe “nė kohė” (seria/kolana, vazhdimi patėsosur i syzheteve qė bėhen nė llojin e vet “trashėgimi klasike” e kulturės masive - sikundėr janė tė tilla ndėr shumė sosh, “Tre musketierėt” dhe “Tarzan”, “Fantomas”, “Bashkė me erėn”, “Beautiful”, “Dinastia”, “Kloni”, “Paloma”, “Lost”, “Shtėpiake tė dėshpėuara”, etj). Arsyet e shitshmėrisė edhe pėr romanin e Blushit janė pikėrisht marketingu, reklama, angazhimi tėrėsor i shtypit dhe, natyrisht, padituria e intelektualėve tanė qė e ushqyen dhe i dhanė pėrmasėn e njė ngjarjeje kulturore romanit. Pėr mua romani i Blushit ka sjellė njė tė mirė tė madhe: shpalosjen e mediokritetit tė inteligjencies tonė, e cila duke mos gjetur tjetėr sebep tė fisėm pėr diskurs historik, e gjeti kėtė jo tek dokumentat historikė, por tek njė roman i letėrsisė masive/masovike. Si ta vlerėsojmė romanin e Blushi-junior, si shkrimtar a si historian? Isha duke pirė kafen e mėngjesit nė “Vila Logoreci”, kur njė analist i njohur kalon atypari dhe mė kthehet e mė bėn rezil: “Po si more nuk ju vjen turp ju shkrimtarėve! Rrini ju, rrini... del njė Ben Blush dhe ua bėn ēorap letėrsinė, ndėrsa ju heshtni!”. Ishte vėrtet qesharak ky melodramatizėm, por unė iu pėrgjigja shfajėsueshėm: “Zotėri, unė jam shkrimtar, jo roje fushe!”. Vepra artistikisht i ka dobėsitė, tė cilat po i rendis pa i analizuar: e para – gjuha. Ėshtė njė gjuhė pa reliev, e dystė, e pėrgjithshme. Stili dėftor, informativ, pa dinamikė. Do tė thoja njė “stil anemik, vegjetarian”. Kam pėrshtypjen se nė Shqipėri kanė harruar pėr fare ē’do tė thotė tekst artistik, “kėnaqėsia e tekstit” sipas R. Barthes. Ėshtė e vetmja dorėzani pėr ta klasifikuar njė vepėr “artistike” apo “jo artistike”. Pėr mua mbetet njė vepėr me tė gjitha simptomat e narracionit masiv. Nėse vepra nuk qėndron nė kėtė pikė, atėherė vetvetiu bien tė gjitha planet e tjera, ideore, kulturore, artikuluese. Mua nuk mė shqetėson aspak se ēfarė flet Blushi pėr historinė, a ka vėrtetėsi historike apo jo. As kė provokon vepra. Zaten qėllimi i letėrsisė masive ėshtė tė provokojė! Mua mė intereson shkrimtari B. Blushi. Dhe atė nuk e gjeta nė asnjė faqe. Ndėrkohė qė, e theksoj, Blushi ėshtė njeri me shije, gjykuar nga poezitė e hershme eksperimentale, tė botuara nė antologjinė “100 ushtarė”. Mė vjen vėrtet keq qė e ka shpėrdoruar talentin e tij tė vėrtetė nė njė vepėr kompromentuese tė letėrsisė masive, sepse pėr njė ndėrgjegje shkrimtari nuk ka vlerė shitja, madje duhet parė me dyshim kjo, nėse e do vėrtet suksesin real. Nėse mė lejohet farė kėshille si vlerėsues i pėrvojės sė tij tė hershme letrare, do tė doja tė ndikoj pikėrisht nė kėtė drejtim: t’i largohet kėsaj pėrvoje fiktive, se vetė ka pėr ta parė sa e rreme dhe sa e shkurtėr ėshtė ajo. Ėshtė njė gėzim kallp, qė nuk mban gjatė. Nėse jo roman, si ta quajmė librin e B. Blushit? A ka realizuar Blushi nė librin e tij, sė paku njė diskurs me koniukturė historike apo religjioze, duke tentuar tė fyejė ndjenjat e besimtarėve muslimanė? Ky ėshtė shqetėsimi naiv, i pėrgjithshėm, qė nuk lė askėnd rehat dhe qė nė fakt ėshtė kurthi pėr shitjen e librit e, paralel me tė, i protagonizmit publik tė njė autori qė vjen piramida e politikės. Sa e vėrtetė ėshtė kjo? Ky do tė ishte njė pretendim qesharak, pas gjithė atyre qė kemi folur mė lart. Thjesht, romani do tė harrohet e zor ka pėr ta nxjerrė mė kush nė dritė. Jo se e them unė. Kėshtu thotė ligjėsia e pamėshirshme e letėrsisė masive. Do tė dalė njė roman tjetėr i kėtij lloji, njė sensacion i ri qė do ta zhvendosė vėmendjen. Sėrish kritika do tė bjerė “bėlldum” nė kurth. Ndėrkohė lexuesit i duhet tė piqet, Blushit tė vendosė nė duhet ta pėrsėrisė pėrvojėn, apo tė ndjekė shembullin distancues tė Balzakut nga romanet e tij tė parė bulevardeskė. Nėse keni vėnė re, tė gjitha konfigurimet nė studio qenė pėrzgjedhur nga organizuesi nė mėnyrė tė tillė, qė tė mos kishin haber nga diskutimi letrar. Pėrndryshe kompania nuk do t’ia arrinte qėllimit tė marketingut. Nė gjithė studion nuk gjeje njė shkrimtar pėr tė qenė, njė kritik letrar apo njė studiues tė letėrsisė. Pse kishin frikė vallė? Mė mirė nga tė gjithė, kėtė e kupton organizuesi i emisionit “Opinion”. Jo drejtuesi – organizuesi...t. Si duket ne shqiptarėve duhet tė na i caktojnė me imponim shkrimtarėt, dje me dekret, sot me populizmin mediatik, sipas njė fushate tė llogaritur deri nė pėrjashtimin qoftė edhe tė opinionit tė njė shkrimtari, studiuesi apo kritiku. Edhe nėse lindin palė pro end contra, ata u ngjajnė mė sė shumti mitingjeve dhe antimitingjeve nė fillim tė viteve nėntėdhjetė: beteja merr fund kur mitingashėt dhe antimitingashėt tė kenė likuiduar njėri-tjetrin. Kush fiton nė kėtė rast? Politikanėt, sigurisht... nė rastin konkret, fiton botuesi dhe autori i librit. Sepse tekefundit, gjithė zallahie, zhurma, melodramatika e diskurseve tė pėrllogaritura bėhet pėr tė fituara ca para tė pandershme dhe njė lavdi tė rreme. E pse jo? Njė mendim cinik mė thotė: ėshtė e pafalshme tė mos pasurohesh kur ke kaq shumė budallenj pėrqark. Kėshtu janė ndarė frontet: njėra palė ofron njė thes me rrena, pala tjetėr e blen shtrenjtė. Ja pra, gjithė dialektika e njė sensacioni, gjoja letrar.
    Marrė nga “gazetastart.com”

    gaz 55



    Nga Agron Tufa

  9. #9
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    per tu cuditur disa ngaterrojne rolin e shkrimtarit me rolin e politikanit edhe kur behen kritike letrar faktikisht behen analiste politike !!! lum si nena Shqiperi per politikanet dhe per analistet e tij !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Athu sa para ka marr nga greket per ket liber ? Ose sa para ka marr nga greket qe emri i tij te paraqitet si shkrimtar i ketij libri. Sepse un mendoj se ky person ska kapacitet te shkruaj nje liber , ky nuk e njifte librin e tij , dhe gjat gjith kohes e perseriste te njejten gje , se ky esht vetem nje shkrimtar e andej kendej , por aspak nuk dha sqarim per at qe e ka shkrujt.
    Pra librin ja kan shkrujt greket dhe qarqet anti shiptare e ky paraqitet vetem si autor.
    Te ishte kritiku orthodoksizmi nga ndonje shkrimtar tjeter ne ket menyr , garant se sdot ishte leju aj liber dhe ktu gjith dot sulmonit at shkrimtar.
    Ky shkrimtar po fut percarje mes shqiptarve te besimeve te ndryshme , me qellim qe orthodokset ti paraqes si dicka ndryshe nga shqiptaret e besimeve tjera , pra don ti paraqese si grek.
    Ben Blushi o i gjor , ste kalon kjo taktik , se dot ju shporrim gjith grekve.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Te jtosh ne ishull
    Nga Anesti_55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 19:28
  2. pjese nga DOSJA k
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 08:03
  3. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •