Fahrie PALLQA
VJESHTA
O, diell më thuaj,
Kush t'ka ofentuar,
Që rrezet e arta t'vijnë -
Te ne i ke ndaluar?
T'jesh i sëmurë,
S'ka shans, se besoj;
Je i madh, ke imunitet -
Virusi e ka vështir[ të t'sulmoj!
Sigurisht e sheh si ftohtësia,
Pa mëshirë t'zëvendëson;
Me erën është zënë aleate -
Deri në lëkurë më depërton!
Po ç'është shiu tradhëtar,
Menjëherë u vie pas;
Bubullimë, rrufeja... të duket -
Sikur qielli do pëlcasë!
Jam e dëshpruar,
Të them haptas o diell;
Më duhet t'vishem trash -
E t'mbaj me vete ombrellë!
S'kam ç'të bëjë oj çupë,
Lamtumirë ditëve t'nxehtë;
Shenjat ç'i përshkrove tregojnë -
Se ka ardhur vjeshtë!
Krijoni Kontakt