Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 130
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Atentat ndaj kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit, në fshatin Rakovec!

    Atentat ndaj Ahmetit në fshatin Rakovec


    Bekim Buçi


    Tentim për atentat ndaj kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka ndodhur të hënën në fshatin Rakovec të Tetovës. Sipas zëdhënëses së BDI-së Ermira Mehmeti, vetura me të cilën Ahmeti ka udhëtuar në një tubim zgjedhor partiak është sulmuar me rafale automatiku, me ç’rast ka është plagosur një aktivist partiak nga Shkupi. Mehmeti ka shtuar se kryetari i BDI-së në këtë sulm ka shpëtuar pa lëndime. “Vetura me të cilën ka udhëtuar kryetari Ahmeti është dëmtuar nga rafalet, kurse është plagosur edhe një person nga Shkupi. Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për aktivist partiak, apo për person i cili ka qëlluar rastësisht aty”, deklaroi për “Lajm” Mehmeti. Sulmi ndaj kryetarit të BDI-së ka ndodhur pas orës 16. Deri në mbyllje të këtij edicioni të gazetës BDI nuk kishte informata për identitetin e sulmuesit, ose sulmuesve. Informata më të hollësishme për këtë incident nuk kishte as në polici.


    http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=1581
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Paska shpetu per pak me sa duket.
    Sui generis

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Shtiet me armë në Ali Ahmetin

    12 May, 2008
    Disa persona të panjohur sot shtien në automjetin e liderit të Partisë Demokratike për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, gjatë vizitës së tij në Bogovinë.


    Këtë sot, siç lajmëroi korrespondenti i Makfaks-it, në pres-konferencën në Reçicë të Vogël e lajmëroi Ahmeti, i cili shtoi se në incidentin është lënduar edhe një fëmijë.
    Sipas liderit të BDI-së, pas mbërritjes në fshatin Rakovec, komunë e Bogovinës, erdhi deri te shtënia me armë automatiku, një pjesë e kontrolluar, por një pjesë e pakontrolluar.
    Ahmeti theksoi se pas ndërprerjes së shtënieve, kishte dal dhe hyrë në automjetin, pas çka vijoi breshëri plumbash në pjesën e prapme të automjetit.
    "Ne i dimë kryerësit, ndërsa ata i dinë edhe organet shtetërore dhe organizatat ndërkombëtare', tha Ahmeti.

    Në këtë moment automjeti në të cilin ka qenë Ahmeti është në shqyrtim, ndërsa përfaqësuesit ndërkombëtarë po shqyrtojnë edhe dy automjetet tjera ku ishte edhe prefekti i Bogovinës Nevzat Elezi.

    "Unë as që kam, as që kam pasur plumb për shqiptarët apo për cilindo qytetar të Maqedonisë. Apleoj që të mbahet paqja, meqë pavarësisht se në cilën bashkësi ndodhin ngjarje të tilla, çmimin e paguan mbarë Maqedonia", shtoi Ahmeti.
    Ai për incidentin e sotëm si fajtorë kryesor i potencoi ministren e Punëve të Brendshme Gordana jankullovska dhe kryeministrin Nikolla Gruevski.

    "Unë jam lider partie politike në opozitë dhe nuk kam mekanizma, as që dua të krijojë mekanizma paralele për mbrojtje. Dua që të funksionojnë organet shtetërore, por jo në baza partiake, por në bazë të interesit të përgjithshëm të shtetit', tha Ahmeti. (Makfaks)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Ahmeti bën të ditur se ka pasur tentim për atentat ndaj tij 12/05/2008 19:16:10


    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri të ditur se ndaj tij ka pasur tentim për atentat në fshatin Rakovec të Tetovës deri sa po mbante një tubim me qytetarët e këtij fshati, ndërsa sipas tij nga të shtënat e armëve një fëmijë është i lënduar.

    “Fillimisht janë dëgjuar rafale armësh automatike, ndërsa më pas kam marrë sugjerim nga sigurimi im që të largohemi nga vendi i ngjarjes. Kur u ndalën të shtënat e lëshova shtabin dhe hyra në veturë, më pas filluan të shtëna armësh që vinte nga prapa. Por dëshiroi zoti që unë jam gjallë, për shkak të veturës së blinduar”, deklaroi kryetari i BDI-së në një konferencë për mediat në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël disa minuta pas sulmit ndaj tij. Ahmeti deklaroi se nga të shtënat e armëve një fëmijë është i lënduar. Kryetari i BDI-së deklaroi se ka njohuri se kush janë autorët e këtyre akteve.

    “Ne i dijmë autorët e kësaj vepre, por i dijnë edhe autoritetet shtetërore por edhe bashkësia ndërkombëtare. Bëhet fjalë për persona të njohur “, deklaroi Ahmeti.
    Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dënoi sulmin me armë zjarri ndaj karvanit të BDI-së dhe Ali Ahmetit.

    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një tubim në lagjen Teqe të Tetovës para incidentit që i ndodhi Ahmetit deklaroi se po përgaditet një projekt antishqiptar. (K.S/INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  5. #5
    Demokracia e Re Maska e Progres
    Anëtarësuar
    27-01-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    216
    Absolutisht nuk eshte e vertete,BDI-ja ka fillu me gjujt neper shtabe te veta,te bej tulifat shantazhe,mos harroni se z.Thaci para se te ndodh rasti i fundit tha se keto jane trika te vjeterte Ali Ahmetit qe ta frigon popullin,jemi mesuar ti ndegjojme njerezit e BDI-se qe gjuajne me kallashnikova neper ajer e thojne se ne a bon atentat.
    MVR-ja thote se Ali Ahmeti nuk e ka paraqitur rastin ne polici dhe nuk ka deshmi per nje gje te tille.
    PO me vjen mire qe ja keni ndi erren humbjes se thelle.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e LoG
    Anëtarësuar
    03-03-2008
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    36
    S'ka shanc te boje PDSH atentat ndaj Z.Ahmetit , Se me ba PDSH , THACI del ju thot vet une e bana..



    Ju t'BDI-s , mos u frigni so gjo kjo :P !

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2006
    Postime
    82
    E kam mare edhe shqipnjen e Skenderbeut per shkak te simobolit famekeq te formacionit fashist te Menduh Vojvodes, e vellezer kjo eshte Kasapana nuk kursen asgje Menduh Vojvoda vetem te fitoj zgjedhjet, do humbni fashista do humbni. Si duket formacioni fashist i Meduh Vojvodes ende nuk e din cka eshte demokracia.
    Me shkaun i nxjershin flamurat e bardhe "Ne jemi per paqe" tani atentat ndaj nejriut me me peshe ne Maqedoni.
    TURP, TURP,............................................. ....................,TURP.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2006
    Postime
    82
    E kam mare inat edhe shqiponjen e Skenderbeut per shkak te simobolit famekeq te formacionit fashist te Menduh Vojvodes, e vellezer kjo eshte Kasapana nuk kursen asgje Menduh Vojvoda vetem te fitoj zgjedhjet, do humbni fashista do humbni. Si duket formacioni fashist i Meduh Vojvodes ende nuk e din cka eshte demokracia.
    Me shkaun i nxjershin flamurat e bardhe "Ne jemi per paqe" tani atentat ndaj nejriut me me peshe ne Maqedoni.
    TURP, TURP,............................................. ....................,TURP.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-08-2006
    Postime
    63
    Shume qesharake !

    Para disa vitesh (2005 ) ne nje miting parazgjedhor ne fshatin Cegran gjate fjalimit te Sulejman Rushitit nga jashte filluan te ndegjohen krisma kallashnikovi, te njejten mbremje disa bashkefshatar te Sulejman Rushitit e lajmerojne familjen Rushiti qe ne hyrje te fshatit jane te vendosur disa vetura me kelsyh te Talat Xhaferit te cilet kane barte kallashnjikov nga njera veture ne veturen tjeter , me te kuptuar familja Rushiti i rrethon veturat e Talatit , ne momentin kure e hetojne se jane te rrethuar njeri nga ish vozitesit e tij fillon te ike me veture , nga shpejtesia e madhe ben ndeshje ku edhe lendohet ... bartja e kallashnjikovave edhe komplet rasti eshte i incizuar me telefon mobil nga nje bashkefshatar i Sulejman Rushitit , i cili per arsye te sigurise se tij personale edhe te femijeve te tij nuk e publikon incizimin
    Ndryshuar për herë të fundit nga zoro2006 : 12-05-2008 më 15:51

  10. #10

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •