Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 203
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Shqiptarët ndryshojnë emrat dhe aplikojnë për kartën e homogjenitetit grek

    Gjykata e Përmetit miraton 40 kërkesa për kombësi greke në vit

    Konvertohen nga shqiptarë në grekë, për të përfituar nga "ofertat" e vendit fqinj

    Sipas të dhënave të Zyrës së Gjendjes Civile në Bashkinë e Përmetit, llogariten se rreth 40 persona nga ky qytet ndryshojnë me vendim gjykate kombësinë e tyre nga shqiptare në greke. Përgjegjësja e kësaj zyre, Pranvera Lapaj, thotë se ndryshimi i kombësisë për shtetasit bëhet vetëm me vendim gjyqësor, ndërsa zyrat e gjendjes civile kanë në kompetencë vetëm ndryshimin e emrave, mbiemrave, apo dhe ndryshimin e emrit të nënës, babait, gjyshes, apo gjyshit.

    Në kompetencë të zyrave të gjendjes civile është edhe pasqyrimi i lejeve të banimit të shtetasve që dëshirojnë të ndryshojnë vendbanimin e tyre "Pas ndryshimeve politike që i hapën rrugën lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë brenda vendit, leja e banimit lëshohet nga zyrat e gjendjes civile me një firmë të thjeshtë të kryetarit të bashkisë apo komunës pas paraqitjes së kërkesës së bërë nga kryefamiljari. Gjatë vitit të lakuar, ne si bashki kemi pasur vetëm 40 shtetas që kanë marrë lejen e banimit në qytetin e Përmetit, ndërkohë që rreth 30 shtetas nga Përmeti kanë kërkuar të largohen me banim në qytete të tjera. Dinamika e lëvizjes së lirë të popullsisë ka ardhur duke u ulur dhe kjo dinamikë ka bërë që numri i popullsisë të jetë konstant nga 10 mijë e 500 deri në 19 mijë e 620 banorë që janë regjistruar në fund të vitit 2007", sqaron shefja e zyrës së gjendjes civile Pranvera Lapaj.

    Ajo thotë se pjesa më e madhe e të ardhurve janë nga zonat e thella rurale të Përmetit dhe Skraparit dhe vetëm 4 familje kanë kërkuar dhe kanë ardhur për të banuar në qytetin e Përmetit. Duke iu referuar informacioneve nga Zyra e Gjendjes Civile në Fier, që flet për transferime familjesh nga Fieri në Përmet, Pranvera Lapaj sqaron se "familjet e ardhura nga Rrethi i Fierit kanë qenë familje të kthyera në origjinë, pasi origjina e mëparshme e tyre ka qenë nga zona e Çarshovës. Burime informacioni nga Bashkia e Përmetit bënë të ditur se të larguarit nga qyteti i Përmetit kanë preferuar të zgjedhin për të banuar në qytetet e Tiranës dhe Durrësit. Lidhur me marrjen e së drejtës së banimit në një nga njësitë e qeverisjes vendore, komunë apo bashki qoftë, mjaftojnë vetëm tri dokumente, një kërkesë drejtuar kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, një certifikatë familjare dhe një kontratë qiraje apo dokument titull pronësie për një banesë në qytetin ku shtetasi dëshiron të banojë.

    Përgjegjësja e Zyrës së Gjendjes Civile në Përmet ngurron të na japë statistika të sakta për numrin e personave që kanë kërkuar dhe u janë bërë ndryshime të emrit apo mbiemrit nga emra që u përkasin familjeve me origjinë myslimane të besimit fetar në emra që i përkasin besimit ortodoks. "Nuk mund të jap një shifër të saktë për ndryshimet e emrave dhe mbiemrave, por mund të them se ky numër ka ardhur duke u zvogëluar nga viti në vit. Nga sa mbaj mend gjatë vitit 1997 duhet të jenë 38 raste ndryshimi të emrave, por një pjesë e tyre ka qenë rindryshim, pra kthim nga emri i ndryshuar më parë në emër ortodoks, është rikthyer në emrin e mëparshëm", thotë Pranvera. Sipas saj, gjatë vitit të kaluar është ndërprerë praktika e ndryshimit të njëkohshëm të emrit dhe të mbiemrit nga i njëjti person, por janë praktikuar vetëm ndryshime në emër ose në mbiemër. "Mbështetur në udhëzimet e ardhura nga drejtoria e Zyrave të Gjendjeve Civile në Ministrinë e Brendshme, ne kemi pranuar dhe ndryshuar vetëm kërkesat që lidhen vetëm me emrin ose mbiemrin dhe kemi kthyer të gjitha ato kërkesa që bëhen për të dyja elementët e identitetit të shtetasve", thotë ajo.


    ---------------------


    Grekët joshin shqiptarët: Ndërroni kombësinë për pensione
    Në Korçë numërohen 10 mijë të konvertuar për përfitime

    Njëherazi me mbështetjen për anëtarësimin në NATO, Athina ka nisur të aplikojë një sërë procedurash për t‘u "ndihur" shqiptarëve në nevojë: Çdo shtetasi shqiptar që ka mbushur moshën 65 vjeç mund t‘i lidhet një pension që shkon deri në 250 euro në muaj, mjaft që ky të deklarojë se ka orgjinë greke. Ky pension dhe premtimi për dhënien e pasaportave greke për të ashtuquajturit "homogjenë" ka bërë që mijëra njerëz të vrapojnë zyrave të ndërrojnë emrat dhe të sajojnë historia e dëshmitarë për të bindur gjykatat shqiptare se kur kanë lindur janë regjistruar gabimisht me kombësi shqiptare. Ata që kanë më shumë mundësi t‘ia dalin mbanë janë banorët e jugut të Shqipërisë, në kufi me Greqinë. Në juglindje të vendit, në zonën e Korçës, flitet për të paktën 10 mijë persona që kanë arritur të marrin kartat e homogjenit, çka do të thotë se u njihet kombësia greke. Krahas atyre që janë pajisur tashmë me karta homogjeniteti ka edhe persona që kanë siguruar pasaporta nga shteti fqinj, duke u njohur kështu si shtetas grekë. Dhënia e kombësisë greke është një procedurë që shteti fqinj ka nisur ta aplikojë në pesë vitet e fundit, ku pjesa më e madhe e të larguarve në emigracion me familjet, pas qëndrimit në shtetin fqinj dhe pas përpjekjeve për të përfituar për qëllime fitimi një pension nga ana e shtetit grek, kanë siguruar nëpërmjet ndërrimit të kombësisë dhe marrjes së kartave një pension që më shumë konsiderohet si ndihmë sociale. Kjo situatë nuk ka lënë pa prekur as zonën e Korçës dhe të fshatrave të kësaj prefekture. Zonat tërësisht ortodokse në juglindje të vendit, si Zicishti dhe Polena, janë nga të paktat fshatra që kanë një numër të madh të personave që janë pajisur me karta 10-vjeçare dhe pasaporta ku njihen si shtetas grekë. E njëjta gjë ndodh edhe në fshatrat me pjesën më të madhe të komunitetit me përkatësi fetare ortodokse, si Drenova, Voskopoja, Boboshtica etj. Personat që kanë pasaporta greke e konsiderojnë veten grekë edhe pse nuk quhen minoritarë dhe Korça nuk ka një komunitet etnik të njohur zyrtarisht. Edhe pse ndryshimi i kombësisë është i regjistruar në Greqi, ku jepen edhe kartat apo pasaportat, në Shqipëri janë të paktë ata të cilët kanë deklaruar këtë ndryshim para institucioneve vendore. Sipas të dhënave nga ana e Bashkisë së Korçës, nuk ka statistika të sakta se sa persona janë të regjistruar në gjendjen civile me kombësi greke. Kryetari i Bashkisë, Niko Peleshi, thotë se me regjistrimet e reja dhe kalimin e të dhënave në sistemin kompjuterik do të ketë edhe shifra të sakta për këta persona që kanë të ndryshuar kombësinë. Sipas tij, korçarët me origjinë greke janë të paktë në numër, por siç thotë vetë kreu i bashkisë, janë të shumtë ata të cilët kanë siguruar kartat e homogjenitetit, por kjo nuk do të thotë se ata janë grekë, për aq kohë sa kjo nuk figuron në dokumentacionin zyrtar të njësive vendore.

    Korçë
    Në vitin 2007 ndërruan emrat 252 persona



    Një nga metodat për të siguruar më lehtë dokumente nga ana e palës greke, është të vërtetosh jo vetëm prejardhjen, por edhe përkatësinë fetare. Kjo mund të përcaktohet lehtë nga ana e palës greke nëpërmjet identitetit. Mjafton një emër që të dallohesh lehtë në rast se je një ortodoks apo mysliman. Kjo ka qenë një nga arsyet që një pjesë e mirë e qytetarëve të Korçës, të cilët i janë drejtuar emigracionit, janë detyruar të bëjnë ndryshim të emrit apo mbiemrit, vetëm për të qenë të pëlqyeshëm për palën greke dhe për të siguruar më lehtë një vizë apo një dokument. Nga të dhënat zyrtare të gjendjes civile të Korçës rezulton se gjatë vitit 2007, të paktën 252 persona kanë kryer ndryshimin e emrit ose mbiemrit dhe në disa raste edhe të dyja bashkë. Në kërkesat dhe aplikimet që i janë drejtuar bashkisë për ndryshim emri dhe mbiemri, vihet re se nuk janë vetëm persona me përkatësi fetare myslimane që kryejnë këto ndryshime, pjesa më e madhe e të cilëve emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj. Një pjesë e mirë janë edhe ortodoksë, të cilët janë pagëzuar me emra të rinj në Greqi.



    -----------------------------


    Vllahët, pjesa dërrmuese e homogjenëve
    Politikat e ndjekura nga Greqia e kanë eklipsuar ndikimin e Rumanisë mbi "çobenjtë"

    Vllahët janë komuniteti që përfiton më shumë nga lehtësirat për marrjen e dokumenteve apo qoftë edhe të vizave greke. Kjo pakicë kulturore ka përparësi, pasi konsiderohen si të ardhur nga shtetit grek dhe shpesh u jepet cilësimi si vllaho-grekë të ardhur në juglindje të vendit tonë nga malet e Pindit. Pjesa dërrmuese e komunitetit të vllahëve ka përfituar nga pajisja me kartat e homogjenitetit. Fakti se i përkasin një pakice kulturore etnike që i dallon nga shtetasit shqiptarë dhe lëvizja e tyre nga shtete të tjera u ka dhënë më shumë prioritet nga ana e palës greke në trajtimin me dokumente, duke i konsideruar si persona me origjinë greke. Kjo i bën ata të favorizuar, ndërkohë që në zonën juglindore të vendit janë përqendruar një numër i madh vllahësh.

    Për disa vite, ky komunitet është organizuar në shoqata, të cilat janë të ndara midis tyre, duke u bazuar tek identiteti dhe prejardhja: Një pjesë mbrojnë tezën e origjinës nga Rumania dhe një tjetër nga shteti grek. Anëtarët e këtij komuniteti në tërësinë e vet kanë qenë pjesë e grupimit politik të PBDNJ apo edhe të organizatës "Omonia". Me anëtarësimin e kësaj pakice kulturore në grupimet politike dhe komunitare me bazë mbrojtjen e minoriteve etnike dhe kulturore, nisi edhe ndarja në cilësimin e këtij komuniteti në Korçë si progrek.

    Fakti se një pjesë e zyrtarëve grekë në periudha të ndryshme kohore dhe drejtues të lartë kanë pasur origjinë vllahe, këto lidhje janë marrë në konsideratë për të përforcuar më shumë idenë se edhe vllahët e Korçës janë me origjinë greke për shkak të afërsisë së vendit tonë me shtetin fqinj dhe lëvizjes së popullsisë greke gjatë Luftës së Parë Botërore.

    Pas rrëzimit të regjimit komunist po theksohej gjithnjë e më shumë tendenca për të nxjerrë në pah origjinën greke të komunitetit të vllahëve të Korçës. Pjesëtarë të këtij komuniteti ishin të parët që vendosën lidhjet ekonomike dhe ato me bazë emigracionin me shtetin fqinj dhe si rrjedhojë të parët që kanë përfituar pas viteve ‘90 nga pajisja me dokumente dhe trajtimi me përparësi.

    Disa nga zonat e Korçës kanë qenë edhe vatrat kryesore tradicionale të komunitetit që njihet në vend si vllahe. Këto fshatra të pozicionuara në afërsi të maleve, ose të kufirit me shtetin grek kanë një numër të konsiderueshëm të popullsisë vllahe. Të tilla fshatra janë Boboshtica, Drenova, Voskopoja, disa fshatra të zonës së Vithkuqit dhe të Kolonjës etj., nga ku shumë familje gjatë lëvizjeve demografike në vite janë zhvendosur edhe në qytetin e Korçës, duke iu shtuar numrit të familjeve vllahe ekzistuese në këtë qytet. Po ashtu, edhe në qytetin e Korçës janë të identifikuara dhe të njohura zonat me popullsi dominuese nga komuniteti vllah në lagje të veçanta, të cilët për këtë arsye të përkatësisë etniko-kulturore, kanë qenë edhe më të privilegjuar në lidhje me përfitimin e vizave dhe më pas të dokumenteve për marrjen e nënshtetësisë greke.

    Nga ana tjetër, vllahët e Shqipërisë përfitojnë trajtime të veçanta edhe nga Rumania, që konsiderohet shteti amë i vllahëve, që njihen zyrtarisht si arumunë. Duke qenë se Rumania është larg dhe ekonomikisht e pafuqishme, vllahët po i bashkohen gjithnjë e më shumë Greqisë, që për shumë prej tyre ka qenë një vend "transit" para se të vinin në Shqipëri.

    Organizimi


    "Omonia" bashkoi dy rrymat e vllahëve

    Për disa vite ky komunitet është organizuar në shoqata, të cilat janë të ndara midis tyre, duke u bazuar tek identiteti dhe prejardhja: Një pjesë mbrojnë tezën e origjinës nga Rumania dhe një tjetër nga Greqia. Anëtarët e këtij komuniteti në tërësinë e vet kanë qenë pjesë e grupimit politik të PBDNJ, apo edhe të organizatës "Omonia".


    --------------------------------



    Pare e zezë për pleqëri të bardhë
    Në rrethet Sarandë dhe Delvinë trajtohen me pensione greke 200 të moshuar

    Trajtimi me pension pleqërie nga Greqia i atyre që mbajnë kombësinë greke dhe kanë mbushur moshën 65 vjeç e lart, është një realitet jo i ri. Madje shpesh kjo është bërë temë debati jo thjesht mediatik, i cili është vërtitur në çështjet nëse është normale të ndodhë apo jo; nëse e jep Greqia për diasporën e vet; apo është kjo një kosto që paguan Evropa për pakicat e një nga 26 pjesëtarët e familjes së vet. Gjithnjë një tis mjegulle ka mbetur pa u shpërndarë, sa herë flitet për këtë që vazhdon të ndodhë. Madje nga tryezat e thjeshta, ngacmimi i marrë nga ky realitet, ka mbërritur deri në foltoren më të lartë, në Kuvendin shqiptar vite më parë. Ish-deputeti Limos Dizdari, që guxoi të prekë një temë të tillë, të konsideruar tabu, thotë jo pa humor se "të tjerë paguhen e të tjerë e paguajnë për këtë financim absurd". Nga të shprehurit shqip për atë që bën Greqia, ai nuk mori dot votat e nevojshme për të qenë sërish deputet i Delvinës në Kuvendin shqiptar.

    Sa janë ata që përfitojnë "pensionin e grekut"? Andrea Caka, një prej tyre në qytetin e Sarandës, thotë se në të gjithë rajonin Sarandë-Delvinë, ku përfshin edhe fshatrat e këtyre ish dy rretheve, me ndarjen e dikurshme administrative, janë 1500 deri 2000 vetë që e përfitojnë. "Dy gjëra kërkohen për këtë, - shpjegon Caka. Të kesh zyrtarisht kombësinë greke dhe të kesh plotësuar moshën 65 vjeç". Madje një banor i fshatit Markat të Sarandës, që është pjesë e krahinës së Çamërisë, tregon sikur fjala të jetë për një "loto" të papritur për atë që ka përfituar gjyshja e vet, me origjinë greke. Ajo i ka marrë në një dorë disa vite të "pensionit të lidhur nga greku", që kanë shkuar në 50 mijë euro. Tregojnë se kjo erdhi pas përpjekjeve titanike që e bija e saj, pas disa vitesh në emigracion, bëri për t‘i plotësuar disi me vonesë dokumentacionin e kërkuar.

    Në varfërinë ekstreme dhe në sfondin e trajtimit qesharak që shteti shqiptar u bën të pensionuarve të vet, e cila shpesh nuk e kalon cakun e 40 eurove në fshat dhe atë të 70 eurove në qytet, kushdo do të bëhej nga pak "xheloz" për dy standardet jetike të njerëzve të së njëjtës moshë e në të njëjtin shtet e qytet. Ata më të thyeshmit kanë vrapuar të marrin një lugë nga deti i bërë kos, qoftë edhe duke sakrifikuar ndonjë gjë nga origjina e vërtetë. Ka nga ata që tundimit për të shtuar në portofolin personal edhe 300 a 350 euro të tjera, i janë dorëzuar, duke bërë një "korrigjim të vogël" te kombësia, e cila kur ndodh të ndërrohet nga shqiptare në greke, plus moshës, t‘i bie këto euro si dhuratë. Sido që disa thonë se ajo është pare e zezë, pleqërinë ta bën të bardhë.

    Por këtë kanë nxituar ta bëjnë edhe jo pak nga ata që mendojnë se jeta është e shkurtër e pleqërinë e kemi prapa veshit. Dhe një pjesë e kërkesave për ndërrim të kombësisë nga shqiptare në greke, nxiten nga kjo "tejpamësi". Ligji ua mbyll disi derën spekulimeve të ndodhura deri pak vite më parë me këtë element të identitetit të shtetasit shqiptar. Por hapësirat nuk janë mbyllur krejt, përveçse janë zhvendosur nga zyrat e gjendjes civile në komuna e bashki, në dyert e gjykatës e në duart e ustallarëve me diplomë noteri e rol avokati. Rajmonda Zholi, përgjegjëse e Gjendjes Civile në Bashkinë e Sarandës, tha se "u është mbyllur rruga këtyre veprimeve dhe bazë për çdo veprim merret akti zyrtar i lindjes". Pasi në asnjë rast, sipas saj, nuk mjafton dëshira apo kërkesa e dikujt për të lënë një kombësi e për të marrë një kombësi tjetër. Zholi thotë se në një vit mund të numërohen 4-5 raste të ndryshimit të kombësisë, të cilat bëhen me proces gjyqësor, me noter e avokat dhe me një procedurë që finalizohet me vendim gjyqi, që përfundon në gjendjen civile. Realisht, është vështirësuar shumë marrja e kombësisë greke, edhe kur atë e ke vërtet të origjinës tënde. Zholi sqaron se rastet më të hasura në pretendimin për ndryshim kombësie janë ato kur njëri prej prindërve nuk ka firmosur në aktin e lindjes së fëmijës dhe nuk është shprehur për kombësinë e fëmijës. Ndërsa në çdo rast kur akti i lindjes gjendet i firmosur nga të dy prindërit, është e mbyllur çdo hapësirë ligjore për të ndryshuar kombësi. Gjithsesi, ato që quhen shpesh "gjendje civile private", vazhdojnë të punojnë, duke u bërë pjesë e lojës për "transplant" kombësie.

    "Gazeta shqip" 19-04-2008
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 19-04-2008 më 18:40

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Fiuuuuuu :s
    Cka esht kjo ?
    Jo jo me thuani se esht tallje kjo ???
    Në juglindje të vendit, në zonën e Korçës, flitet për të paktën 10 mijë persona që kanë arritur të marrin kartat e homogjenit, çka do të thotë se u njihet kombësia greke.
    S.O.S

    Ku jan ata qe me thojn se Janullatos asimilusi sqenka i rrezikshem , ju lutem ?????????????????

    E njëjta gjë ndodh edhe në fshatrat me pjesën më të madhe të komunitetit me përkatësi fetare ortodokse, si Drenova, Voskopoja, Boboshtica etj.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Postime
    325

    Question

    Desha me dit njè gjè unè qè jam nè Itali mund ta kèrkoj kèt kartè apo jo si kan bo korçarèt ?!

    edit.(e shkrujta 2 herè)

    ktu ku jam unè nè Bari (Bari vecchia- zona mè e varfèr nè gjith zonèn ) ka njè komunitet tè vogèl grek qè jeton mos mè keq...pse nuk ja japin atyre kèt kartè ?!...

    duhet tè shqetèsohem unè pèr ta ?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga RedDardan : 19-04-2008 më 14:32

  4. #4
    Shqiperia nuk mund te krahasohet me ekonomine greke ende, keshtu qe nje pensionist grek do kete te ardhura me te larta, por kjo nuk do te jete gjithmone keshtu. Ndersa loja e ulet qe po ben Greqia duke perdorur leket per te rritur perqindjen e numrit te "grekerve" ne vendin tone, jane deme te perhereshme.
    Qeveria dhe parlamenti duhet te rishikoj ligjin e ndryshimit te emrave. Jo vetem duke e bere sa me strikt, por edhe ta kontrolloj qe zbatohet. Ne raste moszbatimi te merren masa penale ndaj personave te gjendjes civile. Gjithashtu, duhet shtuar nje zyre qendrore qe ben kontroll te pavarur nga zyrat lokale per kerkesat e paraqitura.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Un spo mundem ta kuptoj , pse bash ne shqiptaret duhet te shkrihemi ne popullin me te urryer ne ket Ballkan , pra ne grek , pse spo asimilohen sllavet ?? Pse jo turqit qe po jetojn aty me shekuj ??
    Te mallkuar qofshin gjith ata qe e shesin gjakun shqiptar per lek. Se te pasur skemi qen asnjeher ,mirpo nderin e kemi pas pasurin kryesore .
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    ok,por mos ja vini fajin atyre shqiptareve qe kane nderruar shtetesine!!
    ti biem drejt muabetit,duhet te punohej fort qe shqiperia te futej ne BE dhe nuk do ishin kto probleme.
    dhe une po te me jepnin shtetesine italiane do e pranoja,a e di pse?????se nuk kam ndermend te vdes per buken e gojes,nje pale dokumenta te nje shteti te BE te japin siguri per jeten.
    eshte e kote te hiqemi hipokrite,nese duhet gjetur faji le te gjendet tek ata politikane qe nuk ju intereson integrimi i vendit ne europe,kaluan 18 vjet lol,ku shkoi parulla duam shqiperine europe.
    populli do mbijetoje,nuk shtyhet me 50 euro ne muaj per person,populli nuk ka faj.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #7
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Postime
    325
    ktu ku jam unè nè Bari (bari vechia- zona mè e varfèr nè puglia)ka njè komunitet tè vogèl grek qè jetojn si mos mè keq pse nuk ja japin atyre kèt kartè?!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    Kjo është ironia e kohës.Në vënde të tjera të evropës dhe botës Himariotët mbajnë kombësinë Shqiptare dhe bile nuk kan arritur të mësojnë gjuhën Greke,kurse në greqi jan konvertuar në grekë.

  9. #9
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Postime
    325

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga diocleziano Lexo Postimin
    ok,por mos ja vini fajin atyre shqiptareve qe kane nderruar shtetesine!!
    ti biem drejt muabetit,duhet te punohej fort qe shqiperia te futej ne BE dhe nuk do ishin kto probleme.
    dhe une po te me jepnin shtetesine italiane do e pranoja,a e di pse?????se nuk kam ndermend te vdes per buken e gojes,nje pale dokumenta te nje shteti te BE te japin siguri per jeten.
    eshte e kote te hiqemi hipokrite,nese duhet gjetur faji le te gjendet tek ata politikane qe nuk ju intereson integrimi i vendit ne europe,kaluan 18 vjet lol,ku shkoi parulla duam shqiperine europe.
    populli do mbijetoje,nuk shtyhet me 50 euro ne muaj per person,populli nuk ka faj.

    ore italianèt nuk janè nacionalista edhe unè e kam shtetèsinè IT. por nuk mè jep problem se nuk je i detyruar tè ndrrosh emrin dhe fenè kurse greku èshtè ndryshe
    njè herè qè bèhesh grek bèhesh mè i keq se greku

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga RedDardan Lexo Postimin
    ktu ku jam unè nè Bari (bari vechia- zona mè e varfèr nè puglia)ka njè komunitet tè vogèl grek qè jetojn si mos mè keq pse nuk ja japin atyre kèt kartè?!
    I jan versul Shqiperis o vlla , se ktu e kan me but, andej me Italianin ska tata mata.
    Mirpo te deklarohesh grek , te ndryshosh historin familjare, te genjejsh se gjyshin e stergjysin e ke pas grek dhe se Enveri i ka ber shqiptar , kjo esht e patolerushme . Qellimi grek esht shum i qart, krijim i minoritetit grek ( me baz ne besimin orthodoks) pastaj rritje e shtypjes ndaj qeveris shqiptare qe te beje nje regjistrim te popullsis , ku dot dilnin nja 15% grek , futja e tyre ne kushtetut si popull autokton dhe me pastaj kerkimi i te drejtave speciale , gjuha greke zyrtare , te mbrohen te gjitha kishat orthodokse GREKE , mundesisht nje autonomi.
    Shqiperia ne vend se te ket 4 milion banor , sot i ka 3 milion , 1 milion jasht shtetit , 15% grek . E gzofshim.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •