Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e linda2
    Anëtarësuar
    04-12-2007
    Postime
    46

    Kërkoj informacion rreth një vepre

    kush mundet se sipas mundesive te me jepni nje biografi te shkurter reth shkrimtarit Rexhai Suroi edhe vepren e tij Besniku ju lutem

  2. #2
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Rexhai Surroi (June 8, 1929 — December 22, 1988) was the father of Veton Surroi and a journalist, diplomat and writer. He was a member of the first cohort of students to have finished high school in Albanian language in the former Yugoslavia in 1947/48. He graduated as a lawyer from the University of Belgrade. He was an active football player before becoming journalist and editor of weekly "Zani i Rinis". He was an editor in Radio Prishtina, where he became director in the mid-sixties. In 1969/70, as vice-president of the provincial government of Kosovo, he was one of the most fervorous advocates for the establishment of the University of Prishtina, the first and only in the Former Yugoslavia, where the language of instruction was Albanian. In 1971, he was appointed Ambassador of the Former Yugoslavia to Bolivia and from 1974-1977 he held the post of assistant secretary in the Federal Secretariat of Foreign Affairs. From 1977-1981 he was the Ambassador of the Former Yugoslavia to Mexico, Honduras and Costa Rica and from 1981-1983 again held the post of the assistant secretary in the Federal Secretariat of Foreign Affairs. From 1983-1985 he was the general manager of the largest Albanian media company in Kosovo "Rilindja"; from 1985-1988 he was Ambassador of the Former Yugoslavia to Spain, where he died. He wrote "Besniku", "Dashunija dhe urrejtja", "Pranvera e tretë" and "Orteku I & II".

    Rexhai Surroi ishte politikan dhe zyrtar i lartë i diplomacisë së ish-RSF Jugosllavisë, gjithashtu ishte ambasador i Jugosllavisë në Spanjë dhe një numër të vendeve Latino Amerikane.
    Rexhai Surroi është autor i disa librave dhe i ati i publicistit të njohur kosovar, Veton Surroi, dhe aktivistes Flaka Surroi.
    Rexhai Surroi vdiq në një incident që përshkruhej si aksident trafiku derisa ishte ambasador në Spanjë, por dyshohet se mund të ketë qenë vrasje me motive politike.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2008
    Postime
    8
    referatin per vepren e tij me te mir besniku

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Solomoni
    Anëtarësuar
    18-10-2008
    Postime
    134
    REXHAI SURROI

    Rexhai (Nijazi) Surroi u lind në Prizren më 8 qershor 1929, në një familje qytetare dhe bujare.

    Shkollën fillore e kreu në Prizren, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin Sami Frashëri të Prishtinës më 1947, duke qenë anëtar i brezit të parë të maturantëve që kryen shkollimin e mesëm në gjuhën shqipe në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kishte qenë futbollist aktiv i KF Prishtina, duke i takuar kështu gjeneratës së parë të futbollistëve shqiptarë dhe duke u shpallur njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave të KF Prishtina. Ka qenë anëtar i përfaqësueses së Kosovës në takime rajonale.

    Studimet i kreu në Fakultetin Juridik të Beogradit dega Gazetari/Diplomaci. Me shkrime filloi të merret që nga viti 1945, kurse më 1948 filloi të shkruante në gazetën “Zani i Rinis” si bashkëpunëtor, kurse më vonë ishte iniciator i shndërrimit të kësaj gazete në revistë, ku edhe u shqua me punën e tij si redaktor.

    Me t’i përfunduar studimet, u kthye në Prishtinë për t’u punësuar në Radio Prishtinë, në cilësi të gazetarit/reporter për t’u shndërruar në redaktor, e më pas edhe drejtor i këtij institucioni. Pas disa vjet qëndrimi në këtë post, u emërua Nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës. Gjatë ushtrimit të këtij funksioni, do të mbahet ndër mend angazhimi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës më 1970 si dhe fjalia: “Shqipja më nuk do të jetë gjuhë e sharrëxhinjve, por e shkencës dhe artit”, e thënë në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës.

    Më 1971, u emërua ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i RSFJ-së në Bolivi, të cilin mandat e kreu më 1974. Me t’u kthyer, u emërua ndihmës-sekretar në Sekretariatin Federativ për punë të Jashtme të RSFJ. Më 1977 u emërua ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, në Kosta Rikë dhe në Honduras, mandat ky i cili zgjati deri më 1981, kur u sërish u emërua ndihmës-sekretar në Sekretariatin Federativ të Punëve të Jashtme të RSFJ. Më 1983, u emërua drejtor i përgjithshëm i NGBG “Rilindja” në të cilin post qëndroi deri më 1985 kur u emërua ambasador jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Spanjë.

    Më 1959 botoi romanin e tij të parë, “Besniku”, kurse më 1961 botoi përmbledhjen e tregimeve me titull “Dashunija dhe Urrejtja”. Më 1971, botoi romanin e tij të ardhshëm, “Pranvera e Tretë”, kurse me 1974 i botoi dy pjesët e romanit të tij më të vëllimshëm “Orteku”.
    Vdiq në Guadalajara të Spanjës, më 22 dhjetor 1988.

Tema të Ngjashme

  1. Permbledhje dua te zgjedhura
    Nga Nur_11 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 08:09
  2. Kerkoj pune...
    Nga Insomnus në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2007, 23:25
  3. Lutje për Muslimanët
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 10:59
  4. te kerkoj (se me mungon)
    Nga ^VJOSA^ në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-01-2003, 10:25
  5. Kërkoj!
    Nga zemri në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 08:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •