Panorama, 30/04/2008

A ėshtė i banueshėm Gėrdeci sot?

Prof. Dr. Besnik Baraj

JO, ėshtė pėrgjigja.

Kėtė pėrgjegjėsi dhe vendim nuk duhet e nuk ka mundėsi ta marrė banori, ku ndodhi ngjarja tragjike ...por shteti. E theksoj kėtė, pasi banori pranė Gėrdecit nuk ėshtė i ndėrgjegjshėm dhe nuk ka mekanizmat e nevojshėm pėr tė provuar rrezikun qė ofron jetesa nė atė zonė, pėr atė vetė, familjarėt dhe gjėnė e gjallė qė ai mund tė pėrdorė. Kjo lidhet me produktet e atij shpėrthimi gjigand dhe tragjik njėkohėsisht.

Analizat e para tė publikuara nga burime tė ndryshme mediatike, sjellin tė dhėna pėr praninė e lėndėve mjaft tė rrezikshme pėr qeniet e gjalla. Bėhet fjalė pėr trinitro glicerinė dhe trinitrotoluene. Duke qenė njė shpėrthim eruptiv, pavarėsisht temperaturave tė larta, nuk kemi njė djegie tė plotė tė lėndėve organike, ndaj derivate tė tjera tė rrezikshme duhet tė jenė tė pranishėm, ku do tė veēoja fenolet. Materialet eksplozive, predhat kanė patur dhe pėrmbajtje tė fuksinatit tė merkurit, i njohur pėr toksicitetin e lartė. Prania e metaleve tė tjerė si plumb, kallaj, zink dhe bakėr duhen analizuar, ndonėse ato mendoj janė nė forma jo biodisponibėl, por qė me kalimin e kohės mund tė transformohen nė substancė tė rrezikshme biodisponibėl.

Tė gjitha kėto lėndė kimike paraqesin njė toksicitet mjaft tė lartė, duke krijuar premisat pėr sėmundje tė rrezikshme, si kancerit, sėmundjeve tė lėkurės, ndėrsa metalet e rėnda shkaktojnė probleme nė veshka, mėlēi, sistemin nervor etj. Gjithashtu, prania e lartė e nitrateve apo nitriteve sjell kontaminim tė ujėrave sipėrfaqėsorė e nėntokėsor dhe sė bashku me ndotėsit e tjerė i bėn ato tė papėrdorshėm. Ndėrkaq, jetesa aty, kultivimi i zarzavateve, rritja e bagėtive do t’i ekspozojė ato ndaj kėtyre ndotėsve, duke u bėrė pjesė nė zinxhirin ushqimor.
Nė poligonet e qitjes normale, sipas standardeve tė vendeve tė NATO-s, bėhet gjithmonė vlerėsimi i impaktit nė mjedis. Nėse ndodh transferimi i poligonit, ai monitorohet dhe rehabilitohet pėr tė shmangur pasojat nė aktivitetet e njerėzve pėrreth.

Mos tė harrojmė se fėmijėt janė mė tė ekspozuarit pėr shkak tė vetė sjelljes sė tyre. Ata do tė luajnė nė ato mjedise tė kontaminuar, do pėrdorin ushqim, i cili do jetė i ekspozuar mė shumė. Po tė shtojmė kėtu dhe pakujdesinė e tyre ndaj ndotjes, i bėn ata mė tė riskuar.

Si rrjedhojė e kulturės tonė mjedisore tė kufizuar dhe mosbėrjes publike tė shumė shkaqeve tė sėmundjeve, ne e quajmė tė rrezikshme njė zonė nėse efektet janė tė menjėhershme, kur nė fakt mjedisi i kontaminuar ėshtė njė vrasės i ngadaltė dhe pasojat shfaqen pas 5 apo 10 vjetėsh. Kjo gjendje vihet re edhe nė mjaft “hot spote” nė Shqipėri, pranė ose brenda tė cilave banojnė njerėz. Padyshim sot Gėrdeci ėshtė njė “hot spot” dhe duhet trajtuar si i tillė.

Dalja e ndonjė qeveritari, ku pohon se nuk ka probleme tė mjedisit nė Gėrdec, ėshtė jo vetėm papėrgjegjshmėri, por do tė thosha njė krim ndaj atyre fatkeqėve. Ditėt e para tė tragjedisė, kur Berisha kishte njė ndjeshmėri tė ndryshme nga sot, pohoi se banorėt e Gėrdecit mund tė zgjedhin tė banojnė aty ose jo. Nė fakt, nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme apo intuitivisht, ai tregoi se ajo zonė ėshtė e pabanueshme. Nesėr, kur banorėt e zonės do tė kuptojnė se mund tė kenė pasoja shėndetėsore, do tė hedhin nė gjyq shtetin pėr tė kompensuar pasojat e sėmundjeve qė mund tė shfaqen tek ata. E nėse gjykatat nė vend s’kanė ndjeshmėri, do jenė gjykata ndėrkombėtare qė do mund t’u adresohen. Sigurisht ky veprim s’mund tė jetė njė ngushėllim.

Njė tragjedi e ngjashme me atė qė ndodhi nė Gėrdec, me problemet e veta ndotėse, po tė ishte shkaktuar nė njė vend evropian, vendi do tė rrethohesh dhe nuk do tė lejohej tė futeshin banorėt, deri sa tė jepeshin pėrgjigjet e analizave e tė merreshin masat pėrkatėse.

Ka dy mėnyra pėr tė vepruar.


Sė pari, me shpejtėsi tė veprohet pėr tė rehabilituar zonėn pėr ta kthyer atė nė tė banueshme, brenda standardeve. Sigurisht kjo kėrkon analiza tė kujdesshme dhe pėrcaktimin e hapėsirės sė kontaminuar. Pėr kėtė duhet tė angazhohen institucione dhe ekspertė tė pavarur. Tė tillė mund tė gjesh nė Universitetin e Tiranės, duke ofruar teknikat e nevojshme instrumentale dhe profesionalitet. Padyshim ka institucione tė tjera, por qė e mira do jetė tė ketė pėrfaqėsues dhe nga universiteti. Bazuar nė tė dhėnat kimiko-analitike, ku duhet tė pėrfshihen dherat dhe ujėrat sipėrfaqėsor e nėntokėsor, hartohet plani i veprimeve. Ekspertiza dhe informacioni i nxjerrė nga ekspertėt amerikanė qė investiguan nė Gėrdec, do ishte mjaft i dobishėm.

Sė dyti, meqenėse rehabilitimi kėrkon burime financiare dhe kohė, zgjidhja tjetėr ėshtė transferimi nė njė zonė afėr, ku shteti t’u sigurojė banorėve sipėrfaqe tė ngjashme toke, duke mbuluar dhe koston pėrkatėse.

Nė Shqipėri, pėr shkak tė dinamikės sė problemeve, shqetėsimeve ekonomike qė mbulojnė jetėn tonė tė pėrditshme, vėmendja transferohet shumė shpejt, duke harruar ato tė mėparshmet. Dramat apo tragjeditė parciale mbulojnė njėra-tjetrėn dhe shumė pak bėhet pėr tė zgjidhur apo zbutur efektin e tyre. Mbi tė gjitha pėr tė mėsuar e pėr tė krijuar standarde tė caktuara politike-qytetare nė sjelljen tonė.

Drama apo tragjedi tė ngjashme nuk ėshtė ēudi tė trokasin nė pragun e secilit, por atėherė do jetė shumė vonė. Potencialisht tė gjithė ne shqiptarėt jemi tė ekspozuar ndaj risqeve nga mė absurde, qė lidhen me mėnyrėn si bėhen politikat e zhvillimit tė kėtij vendi.