Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Jano
    Anëtarësuar
    09-09-2006
    Vendndodhja
    Bukuresht
    Postime
    44

    Plan për ndërtimin e një termocentrali me qymyr në Shqipëri

    Nuk a di me hollesi temen, por sot degjova nga mediat greke se nje termocentral elektrik qe ishte planifikuar te ndertohej ne veri te Greqise, per shkak te demostrimit dhe mospranimit te banoreve lokale.(ne veri te Greqise),do te ndertohet perfundimisht ne Shqiperi.
    Termocentrali prodhon energji elektrike me lende djegese dhe ndot mjaft mjedisin.
    Mendoj se para natyres se paster e te kendshme qe ka Shqiperia,(aty ku e themi,vetem kjo na ka ngelur),nuk ia vlen me c'faredo shume parash ,apo ne emer te zhvillimit ekonomik, te ndotet mjedisi.
    Per mendimin tim nese ndodh nje gje e tille, eshte nje krim i madh mbi popullin shqiptar.
    Feja e shqiptarit eshte shqiptariA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Edhe pse nuk e kam degjuar po ka shume mundesi te ndodh dhe nuk habitem por vetem me vjen keq.Pse????? Kush e ngre zerin per shqiptaret???? Ku kemi shtet ne??? Ne jemi mall pa zot.

  3. #3
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga Jano Lexo Postimin
    Nuk a di me hollesi temen, por sot degjova nga mediat greke se nje termocentral elektrik qe ishte planifikuar te ndertohej ne veri te Greqise, per shkak te demostrimit dhe mospranimit te banoreve lokale.(ne veri te Greqise),do te ndertohet perfundimisht ne Shqiperi.
    Termocentrali prodhon energji elektrike me lende djegese dhe ndot mjaft mjedisin.
    Mendoj se para natyres se paster e te kendshme qe ka Shqiperia,(aty ku e themi,vetem kjo na ka ngelur),nuk ia vlen me c'faredo shume parash ,apo ne emer te zhvillimit ekonomik, te ndotet mjedisi.
    Per mendimin tim nese ndodh nje gje e tille, eshte nje krim i madh mbi popullin shqiptar.
    Ne cilin vend te SHQIPERISE do te ndertohet.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    pershendetje

    u paska hipur inati dhe thoni shqiperia nje kosh plehrash.mund te shani organet kopetente dhe jo shqiperia nje kosh plehrash.a kini ndjenje dashurie per ate vend por kur shoh qe shkruani ashtu me duket sikur s'doni ate vend dhe nqs se jo eshte koncepti juaj pa e vene ne dyshim.mund te shajme cilindo por jo shqiperine se ajo eshte ajo qe na permbledh te gjitheve( kosh plehrash) e cuditshme

  5. #5
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Keta jane ANTI'SHQIPETAR qe shkruajn keshtu, nuk eshte e vertet qe Shqiperia eshte nje kosh me plehra'titulli me mire do te ishte "Qeveritaret qe e udheheqin Shqiperine jane nje kosh me plehra" dhe jo Shqipria.

    Nese e ke shkruar firmen tende ti "feja e shqiptarit eshte shqiptaria"dhe pastaj e ke be nje "kosh me plehra" Shqiperia eshte dhe pergjithesija jote qe mos e bejsh "kosh me plehra" ndoshta kosh me plehra qe e kane mbuluar greket aty jam shum dakort.

  6. #6

    Grekët, TEC me qymyr në Shqipëri

    Rojters": Shoqëria greke PPC dhe gjermania RWE do ndërtojnë termocentral 800 mega

    Në kulmin e debateve mes ambientalistëve dhe qeverisë për morinë e veprave energjetike të parashikuara për t‘u ndërtuar në vend, lind një tjetër projekt, që pritet të ndezë edhe më shumë luftën mes palëve. Mediat ndërkombëtare njoftuan dje se kompania publike greke e energjisë, PPC, dhe shoqëria e dytë më e madhe e prodhimit të energjisë në Gjermani, RWE, në bashkëpunim do të ndërtojnë shumë shpejt në Shqipëri një termocentral me qymyr, me një fuqi të instaluar, që do të variojë nga 500 deri në 800 megavat. "Në mbledhjen tjetër të bordit, që do të mbahet në datën 22 të këtij muaji, ne do të nënshkruajmë marrëveshjen e mirëkuptimit me RWE, tha për mediat drejtori ekzekutiv i PPC-së, Takis Athanasopoulos. Ky termocentral me qymyr i bashkëngjitet atij të projektuar nga gjiganti italian ENEL. Shoqëria greke nuk e ka bërë publik vendin se ku do të ndërtohet termocentrali misterioz, për të cilin në Shqipëri nuk është folur asnjëherë. Ky projekt nuk është bërë i njohur në publik. Vepra energjetike, sipas agjencisë së lajmeve "Rojters" do të ketë 3 pronarë. Përveç shoqërisë greke dhe gjigantit gjerman, në këtë projekt do të jetë e përfshirë edhe një tjetër shoqëri greke, por mjaft e njohur në Shqipëri. Kompania "Titan", e cila është tashmë aktive në vendin tonë, pasi prej vitit të kaluar ka marrë nga qeveria licencën për të ndërtuar një fabrikë çimentoje në Fushë-Krujë, me vlerë 170 milionë euro, do të ketë 10 për qind të aksioneve të termocentralit.

    Termocentrali

    Termocentrali me qymyr, i propozuar për t‘u ndërtuar nga konsorciumi gjermano-grek, do të funksionojë si një joint-venture dhe është projekti i dytë i këtij lloji në vendin tonë. Më parë, shoqëria italiane "Enel" kishte propozuar të ndërtonte një tjetër TEC me qymyr në Shqipëri dhe madje për këtë ka pasur edhe një marrëveshje paraprake mes qeverisë shqiptare dhe shoqërisë italiane. Vendi i ndërtimit të hidrocentralit ende nuk dihet se cili do të jetë, por ministri i Energjetikës, Genc Ruli, ka siguruar se nuk do jetë qyteti i Vlorës. Termocentrali i ri i propozuar nga grekët si aksionerë kryesorë gjermanët me 51 për qind të aksioneve. Shoqëria publike greke e energjisë do të zotërojë 39 për qind të aksioneve, ndërsa "Titan" do të ketë 10 për qind.

    Ekspertët

    Ekspertët e energjetikës thonë se ndërtimi i termocentraleve pa fund në Shqipëri është një gabim, për shkak se vendi ynë nuk ka avantazhe në këtë drejtim. Ata thonë se tashmë që Kosova është e pavarur, lindin mundësira të reja bashkëpunimi mes dy vendeve. Kjo është pranuar dhe nga vetë ministri i Energjetikës, Ruli. "Shqipëria dhe Kosova janë të dënuar për të qenë plotësues të njëra-tjetrës në sektorin e energjisë. Kosova, me pasuritë e saj të pashtershme të linjitit dhe Shqipëria me rezervat e konsiderueshme të pashfrytëzuara hidrike, mund të krijojnë një sistem optimal energjetik, i cili duhet të shkrihet në një të vetëm", ka deklaruar Ruli. Pra, profilizimi i Shqipërisë në prodhimin e energjisë hidrike, kur Kosova ka avantazhe të theksuara në prodhimin e energjisë termike, duket se është çelësi i optimizmit të sistemit energjetik në vendin tonë.



    TEC-i do prodhojë energji për grekët

    Gazeta "Ethnos" zbulon detajet e planit grek. Ruli: S‘na ka mbërritur oferta zyrtare


    Shqipëria rrezikon të zhytet në një skandal të rëndë ekologjik, nëse qeveria do të pranojë ofertën e grekëve për ndërtimin e një termocentrali të ri për prodhimin e energjisë elektrike me qymyrguri. Gazeta greke "Ethnos", në numrin e saj të fundit, shkruan se kompania shtetërore energjetike greke, PPC, ka anuluar ndërtimin e TEC-it në qytetin e Kozanit në Greqi, pas protestave të forta të banorëve të zonës, për shkak të nivelit të ndotjes që shkakton dhe ka vendosur që ta zhvendosë atë drejt Shqipërisë. Sipas drejtuesit të korporatës greke, Takis Athansopullos, që citohet nga gazeta vendase, vendimi u mor pasi reagimet, sipas tij të padrejta të banorëve të Kozanit, po i kushtojnë zonës disa milionë euro investime.

    Oferta

    Mirëpo oferta për qeverinë shqiptare nuk është bërë nga grekët, por nga gjermanët, të cilët, sipas revistës "Forbes", do të jenë bashkëfinancues të TEC-it. Por, ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, deklaroi se deri tani pala shqiptare është njohur vetëm me një propozim për të bërë ofertë për ndërtimin e një TEC-i në Shqipëri, por propozuesit nuk kanë asnjë detaj për projektin dhe vendin ku ata kërkojnë që ta ndërtojnë. Qeveria shqiptare, sipas Rulit, është në pritje të ofertës së plotë dhe vetëm pas shqyrtimit të saj do të marrin vendim. Megjithatë, gazeta greke "Ethnos" zbardh disa nga detajet e propozimit grek, që flet se TEC-i kërkohet të zhvendoset nga Greqia dhe të ndërtohet në Shqipëri. Sipas gazetës, pothuajse e gjithë energjia që do të prodhohet nga ky TEC do të eksportohet për në Greqi dhe palës shqiptare do t‘i jepet vetëm një pjesë e vogël e energjisë së prodhuar, si këmbim për lejen e ndërtimit. Vitin tjetër, Greqia do të ketë nevojë për 800 megavatorë më shumë energji dhe nëse nuk i siguron, shumë zona të saj do të vuanin nga kufizimet. Ndaj grekët kërkojnë që ky TEC të ndërtohet në kohë rekord. TEC-i i Kozanit, të cilët grekët kërkojnë ta transferojnë në Shqipëri, sipas vetë shoqatave ambientaliste greke është i një teknologjie të vjetër dhe shkakton ndotje të lartë. Ambientalistët e fqinjit tonë jugor fatmirësisht janë shprehur kundër ndërtimit të këtij termocentrali, jo vetëm në Greqi, por edhe në Shqipëri, pasi, sipas tyre, erërat e veriut mund të sillnin ndotje në ajër edhe në zonën e tyre.

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=40644
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #7
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    He mer se jemi mesuar ne shqipetaret me u marr neper kembe
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  8. #8
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Citim Postuar më parë nga AnGeL_DeViL Lexo Postimin
    He mer se jemi mesuar ne shqipetaret me u marr neper kembe
    Jo jo e ke gabim lal pse ne jemi mesuar te merremi neper kembe mos jane gje kafshe shqiptaret.Nuk eshte e thene qe shqiperia perfaqesohet nga 1 njeri por nga 100,000,000 njerez.Jo jo skemi faj ne por faj kane katunaret neper bote qe kur i pyet car je ti.Thene: ' Kush a une bre jom Albanoze ' Ja pra ne na felliqin katunaret neper bote sepse kemi dhe aq mentalitet ne qe te tregojme vlerat tone neper bote
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Per mua kjo po fryhet shume si tragjedi. Amerika sot shumicen dermuese te energjise e siguron nga TEC-e me qymyr si ky. Shqiperia nuk eshte Greqi dhe ka nevoje per investime te tilla. Sigurisht me disa kushte. Ne kete TEC mund te aplikohet filtrimi intensiv i karbonit (Clean coal) qe do ta ulte shume ndotjen, si dhe qeveria mund te vendose kushte favorizuese per perdorimin e kesaj energjie per vendin dhe te ardhurat e buxhetit te shtetit.

    TEC-i mund te ndertohet ne zona te thella, dhe mund te kerkoje investime ne infrastrukture si psh hekurudhe, apo port detar per kete TEC, qe qeveria shqiptare mund tua kerkoje pales investuese.

    Me duket mua se sa here flitet per investime te tilla, frika qe buron prej injorances eshte dominuese ne cdo debat. Keto jane investime te cilat Shqiperia nuk duhet ti mohoje me fodullek, por perdore ne interes te saj. Te kesh nje TEC qe furnizon Greqine me rryme elektrike do te thote te kontrollosh nje muskul strategjik ne rajon edhe per te ardhmen. Imagjinoni sikur ky TEC te ishte sot ne Maqedoni, a do ishte Greqia kaq fodulle per problemin e emrit?

    Shqiperia nuk mund te jete nje Republike Bananeje keshtu tere jeten, kombi i lendinave dhe livadheve me barinj e dele, i emigranteve pa atdhe, dhe i njerezve te kafese e duhanit. Investime te tilla sjellin punesime masive dhe pune cilesore per shqiptaret, shume me cilesore se puna e bariut, kamarierit apo banakierit....

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2008
    Postime
    1
    shqipria dhe nena yte jan kosh plehrash ore papak i karit

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Ikona dhe miniatura mesjetare në Shqipëri
    Nga white-knight në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 08:04
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •