Gazeta Sot 06 April 2008
Paranoja e Berishės ndaj gazetės SOT,
grahma e fundit e karrierės sė tij politike
Nga Arjan PRODANI
U bė njė kohė e gjatė, qė gazeta SOT ėshtė shndėrruar nė target tė qeverisjes sė Sali Berishės. Komunisti Sali Berisha, i bindur nė idealin e tij, ka vendosur tė ēojė deri nė fund qėllimin e tij tė nxjerrjes jashtė loje tė gazetės, tė cilėn nė kohėn kur ishte nė opozitė e kishte faksimilen prove nė ēdo seancė parlamentare, nė luftėn kundėr korrupsionit tė qeverisjes Nano.
I bindur, se me kėtė gazetė nuk ka pėr tė pasur ndonjėherė rrugė tė mesme kompromisi, Sali Berisha ka vendosur tė ēojė deri nė fund, qėllimin e tij malinj, pėr tė nxjerrė jashtė loje me dhunė dhe represion, kėtė gazetė qė e ka demaskuar para opinionit shqiptar. Nė tė vėrtetė, kėto gjashtė vjet tė debutimit tė gazetės SOT, nė tregun mediatik shqiptar kanė qenė vite tė pėrpjekjeve tė njė tribune tė pavarur, nė njė treg me njė konkurrencė tė pandershme, nė njė treg tė ashpėr, ku politika ndikon nė mėnyrė tė jashtėzakonshme nė prishjen e balancave dhe raporteve .
Gazeta SOT, nė kushtet e njė diskriminimi total dhe agresivitetit tė papėrmbajtur tė makinės kriminale shtetėrore, ka mundur tė shndėrrohet nga njė kaike nė mes tė kėtij oqeani tė tmerrshėm e tė trazuar politik, nė njė transoqeanik, qė i prish rehatinė dhe qetėsinė politikės kriminale qė po masakron tė ardhmen, ėndrrat dhe shpresat e shqiptarėve.
Gazeta SOT diti tė shndėrrohet nė tribunė tė mendimit ndryshe midis opinionit mediokėr dhe statik, kjo gazetė, diti tė thyejė tabutė e njė opinioni tė pėrpunuar mė sė miri nė kuzhinėn politike shqiptare. Kjo gazetė, duke qenė unike nė llojin e vet, ka qenė njė nga kontribuueset mė tė rralla nė tregun mediatik, pėrsa i pėrket denoncimit tė aferave tė pista qeveritare, duke demaskuar nė thuajse gjashtė vjet, qindra skandale tė qeverisjeve, administratės dhe zyrtarėve tė korruptuar. Kjo gazetė, nė kushtet e sabotimit tė pėrhershėm, si nga pozita dhe nga opozita, ka qenė nė gjendje tė lundrojė me siguri, nė parashikimet e saj politike, duke sjellė opinionin ndryshe pėrpara shqiptarėve. Gazeta SOT ka sjellė nė faqet e saj, mendimin e palėkundur dhe pakompromis tė njerėzve tė pavarur, tė njerėzve qė mendojnė ndryshe nga politika shqiptare, nga mendimi mediokėr i saj dhe larg standardeve qė ajo ka vendosur pėr pėrfaqėsimin e mediave.
E ndodhur midis kasandrave dhe berishėve, midis narcistėve dhe ramistėve, gazeta SOT ėshtė tamponuar nga kėto grupime, pėr tu bėrė kurbani i radhės, ose mė mirė Gėrdeci delijorgjian. Lakuriqėsia e Ramės dhe inkriminimi i Berishės, kanė pėrmbledhur energjitė pėr tė kryer ekzekutimin e gazetės SOT, pasi asnjė nga palėt nuk ėshtė e sigurt nė gjetjen e njė kompromisi nė vijėn e saj editoriale, pėr ēka pėrbėn njė rrezik iminent nė zgjedhjet e ardhshme elektorale tė vitit 2009
Duke qenė modest nė gjykimin dhe parashikimin tim, mendoj se dyshja Rama-Berisha, kanė gjetur njeriun e gabuar pėr ta kryqėzuar. Pėrsa i pėrket Berishės, nė njė shkrim timin tė para disa ditėve, kam dhėnė mendimin pėr tė. Ai ėshtė njeriu, qė nė mėnyrėn mė kriminale sabotoi demokracinė shqiptare, duke e drejtuar qėllimisht nė mėnyrė tė gabuar politikėn e Partisė Demokratike, duke mashtruar idealistėt dhe njerėzit qė menduan, se me rrėzimin e komunizmit, Shqipėria do tė shndėrrohej nė njė vend demokratik me shtet ligjor. Sali Berisha ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet kali i trojės i komunistėve nė demokracinė e brishtė shqiptare.
Sot, Partia Demokratike ėshtė njė formulė e Katovicės, ku spiunėt dhe njerėzit e sigurimit kanė uzurpuar postet kyēe nė parti dhe qeveri. Sali Berisha, nė mėnyrė tė qėllimshme tradhtoi shtresat qė e pėrkrahėn qė nė ditėt e para tė qeverisjes tė tij.
- Ai i rrahu dhe dhunoi tė persekutuarit politikė, duke u dhėnė nė vend tė kompensimit, ca copa letrash pa vlerė, qė nuk i hyn nė punė kėrkujt.
- Shtresėn e pronarėve, Sali Berisha e dhunoi nė mėnyrė skandaloze, duke shpikur dhe zbatuar ligjin skandaloz agraro komunist 7501.
Kjo shtresė, ka ngelur me tapi nėpėr duar duke i tallur me komisione hije, tė cilat janė kthyer nė shėrbim tė tė birit pėr aferat e tij. Sali Berisha, nė mėnyrė tė qėllimshme pėrbuzi dhe masakroi kėto dy shtresa, duke treguar se qėllimi i tij i vėrtetė ėshtė zbatimi i Katovicės, tė dhėnė me urdhėr nga njeriu qė e komandoi nė krye tė Partisė Demokratike.
Nėse Berisha, deri nė vitin 1997 ruajti tė paprekur virtytin e tė qenit njeri i ndershėm, mesa duket, kėtė radhė kjo kartė i ėshtė djegur dhe ky nuk ėshtė kontribut i gazetės SOT, por i babėzisė sė tij.
Mundet, qė tashmė plaku Sali, nuk kontrollon dot mė djajtė e vegjėl tė shtėpisė tė tij, tė cilėt kanė dorė, thuajse nė mėnyrė ēudibėrėse nė ēdo aferė apo institucion lekėbėrės.
Personi i dytė, qė mendoj se ėshtė njeriu mė i interesuar pėr mbylljen e gazetės SOT ėshtė Edi Rama. Ky njeri, nuk mund ti falė kėsaj gazete, ekspozimin lakuriq tė fotove tė tij tė bėra nė brigjet e Francės.
Nė mėnyrė permanente, gazeta SOT ka stigmatizuar mėnyrėn thuajse kriminale qė Edi Rama i ka bėrė shkatėrrimit tė Partisė Socialiste, duke e kthyer kėtė parti nė njė institucion bashkiak. Mėnyra se si Edi Rama, ka operuar me bashkinė e Tiranės dhe me fondet e saj, kanė qenė qendra e denoncimeve tė drejta tė gazetės SOT.
Personalisht, mendoj se deri tani, Edi Rama nuk ka qenė nė gjendje tė ngrihet nė rolin e liderit nė kėtė parti. Ai, nė mėnyrė abuzive ka qenė pjesė e lojėrave meskine, ku pazaret e fundit me Sali Berishėn e kanė kthyer nė vegėl tė bindur tė tij. Pėrveē suksesit qė solli shkėlqimi i fasadave, qė ngjyrosi nė vitet e para tė qenies nė krye tė Bashkisė tė Tiranės, kėto vlera ju zbehėn, sė bashku me zgjyrosjen e kėtyre fasadave.
Pra, siē e thashė mė sipėr, interesi i dy personazheve kryesore tė politikės shqiptare ėshtė qė gazeta SOT tė mbyllet. Tashmė llogaritė janė bėrė nga komunisti Sali dhe djali i pėrkėdhelur i Kristaqit.
Kamikazėt janė nė dyert e gazetės dhe kanė bėrė gati mandatin me 30 milionė lekė gjobė ndaj gazetės SOT. E them dhe njėherė: 16 vitet internim nė kohėn e Enverit, mė kanė mėsuar shumė. Nėse do e mbyllin gazetėn SOT, njė tjetėr SOT do tė dalė nė treg, mbase jo me 24 faqe, por do tė dalė.
Gazeta SOT ėshtė njė uragan qė nuk mund tė ndalet. Ajo do tė vazhdojė tė jetė denoncuese e politikės kriminale, qė lindi nga krimi shtetėror i Enver Hoxhės. Mė vjen keq me miopinė e Berishės dhe mė pak tė Ramės.
Fatkeqėsia e Berishės ėshtė, se nuk po lė mundėsi rikuperimi pėr tė ardhmen e fėmijėve tė tij. Jetėgjatėsia e tij politike, nuk mund tė arrijė kurrė atė tė Enver Hoxhės.
Unė, kur pashė tė vdekur diktatorin Enver Hoxha dhe kur pashė fėmijėt e tij qė cilėsoheshin si njerėz me damkėn fėmijėt e diktatorit, nuk e vė kurrė nė dyshim, qė do ta shikoj nė kėto pozita edhe Sali Berishėn.
Mendoj, se Sali Berisha duhet tė heqė dorė nga kjo lloj qeverisje skandaloze, nė mėnyrė qė demokracia shqiptare tė mos tė penalizohet nga njė votė plebishitare nė vitin 2009.
Krijoni Kontakt