Close
Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 142
  1. #111
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Pershendetje anetare te nderuare !!

    Mendoje se cdo kushi do te kete mirekuptim per temen, sepse nuk kame per qellim qe te lendoje dike , pore thjeshte te bisedohet per probleme qe ne disa raste kane qene edhe te dhimbshme me deshire apo pa deshire.

    Duke u bazuare ne tradite , lakmi, xhelozi, mbrotje te nderit familjare, apo kujdesi per femijet jetima ,vendosa qe te hape nje teme , e cila disa vjete me perpara ne shume familje shqipetare ,jane praktikuare martesa te pa deshiruara. Ne shume raste keto martesa qellimet teorikishte kane qene pozitive ,pore ne anen tjeter praktikishte kane funkcionuare s,i martesa te dhunshme apo negative.

    Nga me te moshuarit kame ndegjuare se dikush ne mesin e shqipetareve ,mbas vdekjes se vellaut eshte martuare me gruane e vellaut, duke u bazuare ne arsyet e larte permendura, s'i qe jane respekti i familjes ,kujdesi i femijeve jetima ,nderi familjare, zhelozia , lakmia, apo edhe tradita.

    Pra anetare te nderuare kerkoje edhe mendimet e juaja ne lidehje me keto martesa ,duke mos e perfshi religjionin .
    Po ka shum raste ne Kosove tek shqiptaret mysliman, disa i njof edhe un,pas vdekjes se vellait, e kthejn nusen per vellain tjeter me te ri ose edhe nese eshte i martuar i ben dy me arsyetimin qesharak 'per te mos e nxjerr jashte robin e shpis'.
    Kjo dukuri sot fatmiresisht eshte zhduk, mund te ndodhin raste te rralla.
    Nuk guxojme asesi ta lidhim kete tradit me Kanunin sepse kjo eshte tradit e importuar nga turqit e nuk ka te beje asgje me Kanunin, nuk e di pse flasin per kanunin disa qe nuk kan as me te paktat njohuri per te.
    Kjo tradit duhet patjeter te zhduket bashke me shume tjera, me duket shum e ulet kjo gje, nuset e vllait deri dje e shikove si moter e si nane dhe sot ta besh grua, kjo eshte shtazarake per mendimin tim.

  2. #112
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Kush janë njerëzit e famshëm që janë martuar me kushërirat

    Nga Alber Einstein, Edgar Allan Poe, Roosvelt e deri te Darvin

    Në disa vende, martesa mes kushërinjve të parë është e ligjshme, në disa të tjera jo. Përgjatë historisë, shumë njerëz të famshëm janë martuar me kushërinjtë tyre, për arsye nga më të ndryshmet. Në kohët e hershme, martesa mes kushërinjve ishte më se e zakonshme. Duke qenë se njerëzit nuk lëviznin shumë nga vendi, ku lindnin, personat që kishin në dispozicion për t’u martuar ishin zakonisht kushërinj. Martesa mes kushërinjve gjithashtu do të thoshte dhe mbajtjen e pronës dhe tokës brenda familjes. Po kush kanë qenë disa prej njerëzve të famshëm që janë martuar me kushërinj. Një prej tyre ka qenë Albert Einstein. Albert Einstein u martua me kushërirën e tij të dytë, Elsa, në vitin 1919. Ai u martua thuajse menjëherë pas divorcit me gruan e tij të parë, Mileva. Elsa vdiq në vitin 1936 për shkak të problemeve me shëndetin. Gjeniu i matematikës nuk u martua më pas vdekjes së kushërirës dhe bashkëshortes së tij, por njihet për historitë e tij me shumë femra. Presidenti amerikan Jefferson gjithashtu është një prej atyre që është martuar me kushërirën. Thomas Jefferson u martua me kushërirën e tij të tretë Martha Wyles Skelton Jefferson në vitin 1772. Bashkëshorti i saj i parë kishte vdekur duke e lënë me një djalë, i cili i vdiq në kohën që ajo ishte e fejuar me Jefferson. Martha dhe Thomas sollën në jetë gjashtë fëmijë. Duke pasur shëndet delikat, ajo u nda nga jeta në vitin 1782 dhe Jefferson nuk u martua kurrë. “Babai” i teorisë së evolucionit Darvin ka marrë për grua kushërirën. Pasi kishte refuzuar shumë propozime për martesë, për shkak se i duhej të kujdesej për të ëmën, kushërira Emma pranoi propozimin e Darvin më 11 nëntor 1838, kur ishte 30 vjeçe. Ato u martuan një vit më vonë dhe sollën në jetë dhjetë fëmijë. Në moshën 20-vjeçare shkrimtari i njohur, Edgar Allen Poe shkoi të jetonte me tezen, burrin e saj dhe kushërirën, pasi babai e braktisi, ndërsa e ëma i kishte vdekur. Ishte pikërisht në Baltimore, ku ai takoi për kushërirën e tij Virginia, me të cilën ra në dashuri dhe u martua, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe. Ajo vdiq 18 vite më vonë, në vitin 1848 dhe Poe vdiq dy vjet pas saj. Guvernatori Rudy Giuliani u martua me një grua që mendonte se ishte kushërira e tij e tretë, Regina Peruggi, në vitin 1968. Por vetëm disa vetë më vonë ato e kuptuan se në fakt, ato ishin kushërinj të dytë. Regina dhe Rudy u divorcuan në vitin 1982 dhe ai u martua me bashkëshorten e tij të dytë, Donna Hanover, në vitin 1984. H.G. Wells është shkrimtari britanik, i cili është i famshëm për librat fantastiko-shkencorë “Makina e kohës”, “Ishulli i doktor Moreau”, “Njeriu i padukshëm”, “Lufta e botëve” etj. Ai u martua me kushërirën e tij të parë, Isabel Mary Wells 1894, por e la atë e la pas tre viteve për t’u martuar me një studenten e tij, me të cilën pati dy fëmijë.

    Edgar Allan Poe
    Në moshën 20-vjeçare shkrimtari i njohur, Edgar Allen Poe shkoi të jetonte me tezen, burrin e saj dhe kushërirën, pasi babai e braktisi, ndërsa e ëma i kishte vdekur. Ishte pikërisht në Baltimore, ku ai takoi për kushërirën e tij Virginia, me të cilën ra në dashuri dhe u martua, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe. Ajo vdiq 18 vite më vonë, në vitin 1848 dhe Poe vdiq dy vjet pas saj.

    Albert Einstein
    Albert Einsetin u martua me kushërirën e tij të dytë, Elsa, në vitin 1919. Ai u martua thuajse menjëherë pas divorcit me gruan e tij të parë, Mileva. Elsa vdiq në vitin 1936 për shkak të problemeve me shëndetin. Gjeniu i matematikës nuk u martua më pas vdekjes së kushërirës dhe bashkëshortes së tij, por njihet për historitë e tij me shumë femra.

    H.G. Wells
    H.G. Wells është shkrimtari britanik, i cili është i famshëm për librat fantastiko-shkencorë “Makina e kohës”, “Ishulli i doktor Moreau”, “Njeriu i padukshëm”, “Lufta e botëve” etj. Ai u martua me kushërirën e tij të parë, Isabel Mary Wells 1894, por e la atë e la pas tre viteve për t’u martuar me një studenten e tij, me të cilën pati dy fëmijë.

    Franklin D. Roosevelt
    Edhe pse ishin takuar që kur ishin fëmijë, ato u afruan me njëri-tjetrin gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë, e cila u organizua nga xhaxhai i Eleanor dhe kushëriri i pestë i Franklin, presidenti Teddy Roosevelt. Franklin Roosevelt ishte 20 vjeç në atë kohë dhe studionte në Harvard. Ato u martuan në vitin 1905 dhe patën gjashtë fëmijë.

    Charles Darvin
    Duke lënë mënjanë teoritë e seleksionimit natyror, njeriu që popullarizoi teorinë e evolucionit, u martua me kushërirën e tij Emma Wedgwood. Pasi kishte refuzuar shumë propozime për martesë, për shkak se i duhej të kujdesej për të ëmën, Emma pranoi propozimin e Darvin më 11 nëntor 1838, kur ishte 30 vjeçe. Ato u martuan një vit më vonë dhe sollën në jetë dhjetë fëmijë.

    Thomas Jefferson
    Thomas Jefferson u martua me kushërirën e tij të tretë Martha Wyles Skelton Jefferson në vitin 1772. Bashkëshorti i saj i parë kishte vdekur duke e lënë me një djalë, i cili i vdiq në kohën që ajo ishte e fejuar me Jefferson. Martha dhe Thomas sollën në jetë gjashtë fëmijë. Duke pasur shëndet delikat, ajo u nda nga jeta në vitin 1782 dhe Jefferson nuk u martua kurrë.

    Johann Sebastian Bach
    Kompozitori i njohur u martua me kushërirën e tij të dytë nga babai, Maria Barbara Bach në vitin 1707. Edhe pse nuk dihet shumë për martesën e tyre, është i njohur fakti se Bach ka pasur një jetë martesore të kënaqshme. Sidoqoftë vdekja e saj erdhi shpejt dhe e papritur, kur Bach ishte larguar nga shtëpia për të përcjellë punëdhënësin e tij, Dukën e Kotënit.

    Jesse James
    Një prej anti-heronjve më të famshëm amerikanë, i cili në filmin e fundit, ku është subjekt, interpretohet nga Brad Pitt. Jesse James u martua me kushërirën e tij të parë, Zerelda “Zee” Mimms, e cila kishte marrë emrin e mamasë të Jesse James. Ato dy fëmijë së bashku dhe qëndruan të martuar deri sa Jesse u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare, në vitin 1882.

    Rudy Giuliani
    Guvernatori Rudy Giuliani u martua me një grua që mendonte se ishte kushërira e tij e tretë, Regina Peruggi, në vitin 1968. Por vetëm disa vetë më vonë ato e kuptuan se në fakt, ato ishin kushërinj të dytë. Regina dhe Rudy u divorcuan në vitin 1982 dhe ai u martua me bashkëshorten e tij të dytë, Donna Hanover, në vitin 1984.

    Jerry Lee Lewis
    Në vitin 1957, muzikanti i njohur rok, Jerry Lee Lewis u martua me kushërirën e tij, Myra, e cila në atë kohë ishte vetëm 13 vjeçe. Me këtë martesë ai humbi respektin e të tjerëve dhe besueshmërinë. Kjo lëvizje pothuajse i dha fund karrierës së tij dhe bëri që ai të zhvendosej nga muzika rok në atë kauntri. Ato patën dy fëmijë bashkë dhe u divorcuan në vitin 1970.

    http://www.tiranaobserver.com.al/ind...iale&Itemid=84
    "Shoku Mjekesise"

  3. #113
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Jane te huaj,ne krahasim me moralin tone shqiptar.
    Nuk esht me e turpshme tja maresh vllaut te vdekur nusen me shum se tia maresh per se gjalli.ose edhe babai te shkret i vdiq robi ,nena e djalit dhe babai sjell nji nuse te re dhe diten ja mer djali e besa edhe naten shpesh .Kjo tem duhet shiquar nga aspekti fetar ..ket nuk e ndalon Profeti madje e gradon me gjenet ate person qe njetin e ka te sinqert. une kisha nji pyetje!...Dhe Allahu kure krijoi femren dhe mashkullin ..atyre u linden femij vetem vajza apo edhe djem apo filluan martesat e njerzve dhe egjinve sa per fillim.Shpesh ne shqiptaret jemi krenare per gjera te pa vlera eqe nuk kan baze sa disa e arsytojn qe mshehurazi ben te behet dashuri burre grua pore nese ket dashuri e mbajn sekrete edhe nese jon raste si kto qe po debatojm.
    Tash jemi ber modern dhe me nuk jemi arab as turq tani ja marin edhe gjall edhe vdekur po mshet se zoti nuk po i pajka shqiptaret se po bekan veq une pleme biseda te tilla.
    E p[o me duket kure qohen tani shiptaret e thon po dojka ai ganimet me na qit ne nju tybe heee.
    valla sa raste martesash te tilla kom ndegju per se gjalli as 10 perqind si kom ndegju raste kure njani prej klientve u shkue ne HAVA te Zoti.

  4. #114
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Pershendetje anetare te nderuare !!
    Nga me te moshuarit kame ndegjuare se dikush ne mesin e shqipetareve ,mbas vdekjes se vellaut eshte martuare me gruane e vellaut, duke u bazuare ne arsyet e larte permendura, s'i qe jane respekti i familjes ,kujdesi i femijeve jetima ,nderi familjare, zhelozia , lakmia, apo edhe tradita.
    .
    NUk mund te gjykohet nje kontekst mesjetar nepermjet prizmit te vlerave bashkekohore!!
    Asokohe, nje grua e vè nuk kishte kurrfare mundesie per te jetuar vetem, si nga ana ekonomike e po ashtu edhe nga ajo shoqerore. Nuk duhet harruar qe ne Shqiperi(dhe treva), mbizoteronte feudalizmi gati deri ne vitet '40!!!
    Jarigas

  5. #115
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    France
    Postime
    263

    Cili është mendimi juaj për martesat në moshë të re?

    Tung te gjitheve...

    Se pari desha t'ju pershendes nga zemra te gjithe...

    Me siguri e njihni edhe ju dikend,qe eshte fejuar apo martuar ne moshen e re,p.sh ne vitet 15 apo 17-18 ku pe di une.

    Cfare mendoni ju per kete?
    Eure Meinung dazu?


    --> Une per vete ndoshta ne kete mendim jam akoma "mbrapa"...nuk di, por mendoj qe kjo eshte nje gabim i madh qe bejne te rinjet tane...nuk mund ta shijojn teresisht femijerine dhe rinine e tyre dhe shume shpejt lidhen me problemet dhe hallet qe sjell martesa...nganjehere edhe lindin femi dhe me kete fundosen brenda shume probleme te jetes....
    Andaj mendoj qe koha me e mire per martese tek ne femrat eshte kah mosha 24 vjeçare dhe te djemt prej moshes 25 deri 28 vjeçare...apo edhe me gjate...se martesa u del boll te gjitheve! Me besoni....

    Une mendoj qe gocat e sodit qe te gjitha jane ne stres mendojn se do mbesin pa u martuar ??


    Me nderime dhe rrespekt, po ashtu edhe me falemnderim per pergjegjet qe mesiguri do vijojn...
    Ndryshuar për herë të fundit nga muslim_ks : 17-10-2010 më 16:26

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Mund te them qe nuk kam pare ndonje cift te lumtur nga ata qe jane martuar shume te vegjel. Plot vuajtje, drama, xhelozira te vet moshes, niveli i ulet arsimor, rrjedhimisht nivel i ulet ekonomik. Zhgenjime se coc prisnin nga martesa, divorcet te nje shkalle me te larte etj, etj. Te pakten kur martohesh ne nje moshe me te pjekur je i ndergjegjshem qe martesa nuk eshte vetem puthje e perqafime, e fushe me lule.
    Feelings change - memories don't.

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e jeta_ime
    Anëtarësuar
    16-09-2010
    Vendndodhja
    aty ku eshte gjithnje me mire
    Postime
    190
    Edhe une jam kunder marteses ne moshen e re.Nuk mendoj qe mund ti gjykosh gjerat dhe ti marresh me mend,sic i merr ne moshen me te vjeter.Edhe besoj qe nje person qe do zgjedhesh ne moshen e re,mbase pas nje kohe pjekurije nuk do e zgjidhje kurr.Prandaj edhe une mendoj qe em mire,eshte te martohet me vone.Pajtohem gjithashtu me moshen 24 -25.
    Besoj cdo gje duhet shkuar me rend.Sepse as te vonohet martesa nuk duet,sepse lindin probleme tjera,qe psh nuk mund te krijosh familje,etj etj.

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Mendoj se në kohët e sotme mosha më e mirë është 18-22 për femrat dhe 20-25 për meshkujt.

    Kuptohet që të jenë edhe të virgjër, se ndryshe martesa është e pavlerë.

  9. #119
    barcelona Maska e shpresa-gazi
    Anëtarësuar
    28-09-2010
    Vendndodhja
    NE TOKE
    Postime
    128
    Ne kohet e sotme nuk ka me martesa nder 18 vjet ato martesa te hershme kan qen ne kohet e me parme atehere njerzit nuk kan qene te shkolluar,mentaliteti ka qene ndryshe,nuk e kan ditur se femra mbi 18 vite mund te behet grua po ashtu edhe nene,po tani njerzit jzn te ditur dhe me nuk ndhodhin ke si lloj martesa femijesh ehhehe me respekt....
    BARCA IS DIE BESSTE!!!

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    [=-BATO-;2897462]Mendoj se në kohët e sotme mosha më e mirë është 18-22 për femrat dhe 20-25 për meshkujt.

    Kuptohet që të jenë edhe të virgjër, se ndryshe martesa është e pavlerë.
    [/QUOTE]




    Qe do te thote qe femra s'duhet te beje shkolle te larte? Apo te veje ne shkolle e shoqeruar me burrin?
    Mos u bo merak Bato se tani ka dal metode e re. Rrine te virgjera kastile qe ta shesin ne ankand. S'keni shpresa ta merrni te virgjer po s'fituat ankandin. Shitet shtrenjte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 17-10-2010 më 18:54
    Feelings change - memories don't.

Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Gruaja në Islam
    Nga Xhenneta-Morina në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  3. Dashuria dhe Martesa
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-05-2006, 15:12
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •